Kur Musa shkoi te zjarri në mal ai u mirëprit nga një ngjarje e mrekullueshme. Atij iu drejtua Zoti nga një shkurre. Aty, Zoti rrëfen për këtë frymëzim të parë në Kur’an si vijon:
Por kur arriti aty një zë e thirri atë nga ana e djathtë e luginës së bekuar, nga një shkurre: "O Musa! Unë jam Zoti yt, Zoti i gjithë botërave." (Kur'an, 28:30)
Dhe kur arriti aty, një zë e thirri në emër: "O Musa! Unë jam Zoti yt. Zbathi këpucët (sandalet), se ti me të vërtetë që ndodhesh në luginën e shenjtë Tuva. Dhe Unë të kam zgjedhur ty, kështuqë dëgjo mirë se çfarë të frymëzohet ty. Sigurisht që Unë, vërtetë Unë jam Allahu. Nuk ka zot tjetër pos Meje, kështuqë Më adhuro dhe plotëso rregullisht faljen e namazit për Përkujtimin Tim." (Kur'an, 20:11-14)
Ky ishte frymëzimi i parë që Musai pranoi, që e nderonte atë si të dërguar të Zotit, rangu më i lartë që një qenie njerëzore mund të arrij në këtë botë.
Një pikë e rëndësishme meriton vëmendje këtu; Zoti i drejtohet Musait…Zoti e thërret Musain nga një dru. Zoti ishte mjaft afër Musait sa t’i drejtohej atij drejtpërdrejt. E vërteta megjithatë është, Zoti është gjithnjë aq afër sa për t’ju drejtuar kujtdo. Për shembull, gjatë leximit të këtyre rreshtave, Zoti është afër teje. Është aq afër sa të flas me ty, të dëgjoj zërin tënd dhe t’ju bëj të dëgjoni zërin e Tij. Ai mund t’na dëgjoj edhe nëse ne pëshpërisim. Zoti rrëfen këtë fakt në Kur’an me këtë varg
Zoti rrëfen këtë fakt në Kur'an me këtë varg "Zoti është më afër njeriut se sa vet vena e qafës së tij." (Kur'an, 50:16)
Pasiqë i tha Musait se zëri që dëgjon i takon Zotit të tij, Zoti e pyeti atë për shkopin e tij:
"Dhe ç'është ajo që ke në dorën tënde të djathtë, o Musa?" Ai u përgjigj: "Ky është shkopi im mbi të cilin unë mbështetem, me të cilin shkund gjethe nga pemët për delet e mia dhe më shërben edhe për punë të tjera." (Kur'an, 20:17-18)
S’ka dyshim se Zoti e dinte çfarë Musai mbante në dorë. Megjithatë për ta udhëzuar Musain dhe për t’ia njoftuar atij urtësinë e Tij, Zoti i tha që ta hudh shkopin:
"Hidhe shkopin tënd!" Por kur ai e pa atë të përdridhej si të ishte gjarpër u kthye dhe iku dhe nuk shiqoi prapa… (Kur'an, 27:10)
Kur Musai pa shkopin e tij të shndërrohej në gjarpër e pushtoi frika. Megjithatë, kjo ngarje ishte paraparë të jetë një mësim me anë të cilit Zoti mësoi Musain të mos frikësohej ndaj askujt përveç Tij dhe të mos i nënshtrohej askujt tjetër pos Tij:
…"Mos ke frikë Musa! Vërtetë që të Dërguarit nuk frikësohen para Meje." (Kur'an, 27:10)
Ai tha: "Kape atë dhe mos ke frikë, Ne do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme." (Kur'an, 20:21)
Në pajtim me urdhërin, Musai muar shkopin e tij. Ky shkop më vonë do të bëhet një mrekulli që do të përdoret kundër Faraonit. Pas kësaj, Zoti i dha Musait mrekullinë e dytë:
Fute dorën tënde në gji, do të dal plotësisht e bardhë dhe e padëmtuar fare…(Kur'an, 28:32)
Siç na njoftojnë vargjet e mësipërme, dora e Musait u shfaq plotësisht e bardhë, si një mrekulli nga Zoti. Musai u shqetësua dhe u ndje i frikësuar nga këto gjëra. Megjithatë, Zoti e urdhëroi të merrte veten dhe të shkonte me këto mrekulli te Faraoni:
…Dhe vëri duart në ije që të çlirohesh nga frika. Këto janë dy dëshmi nga Zoti yt për Faraonin dhe krerët e tij. Vërtetë që ata janë një popull në rrugë të gabuar. )(Kur'an, 28:32