logo
HARUN YAHYA

ARRITJA E TIJ NË LUGINËN TUVA dhe FRYMËZIMI I PARË

Musai respektoj marrëveshjen që bëri me plakun dhe qëndroi në Medjen për shumë vite. Në fund të kohës së përcaktuar, domethënë, kur marrëveshjes i erdh fundi, Musai dhe familja e tij u larguan nga Medjeni. Gjatë udhëtimit, Musai pa një zjarr në largësi, në njërën anë të Malit Sinai, kah i cili po kalonte me familjen e tij. Musai mendoi se do të mund të sjellte një degë të ndezur nga zjarri për tu ngrohur ose të merrte ndonjë lajm që andej:

Pasiqë Musai e kishte përmbushur afatin e përcaktuar dhe po udhëtonte me familjen e vet, vërejti një zjarr në njërën anë të Malit Tur. Ai i tha familjes së vet: "Qëndroni këtu, kam parë një zjarr. Mbase mund t'ju sjell që andej ndonjë lajm ose ndonjë degë të ndezur nga zjarri që të mund të ngroheni." (Kur'an, 28:29)

(Kujto) kur Musai i tha familjes së vet: "Vërtetë që pashë një zjarr. Unë do t'ju sjell që andej ndonjë lajm ose së paku një degë të ndezur që të mund të ngroheni." (Kur'an, 27:7)

Kujto) kur ai pa një zjarr dhe i tha familjes së tij: "Pritni këtu! Vërtetë që shoh një zjarr. Mbase mund t'ju sjell një degë që andej ose mbase gjej ndonjë udhëzim atje." (Kur'an, 20:10)

Kjo ngjarje është treguese e edhe një tipari tjetër të karakterit shembullor të Musait. Musai është një person shumë i vëmendshëm, i cili me kujdes vlerëson çdo gjë që ndodh rreth tij. Ai e din që Zoti paracakton të gjitha ndodhitë në pajtim me një fat të caktuar dhe me urtësinë hyjnore. Për këtë arsye, Musai gjithmonë i mirëpret ngjarjet apo rrethanat e ndryshme duke shpresuar të nxjerrë ndonjë përfitim prej tyre. Vërejtja e zjarrit në mal dhe vlerësimi i situatës nga ai është mënyrë e të menduarit të veçantë të një besimtari vigjilent. Vendimi i tij që të shkoj vetëm duke lënë familjen prapa për t’u siguruar për sigurinë e tyre është gjithashtu një urtësi shembullore që iu dhurua nga Zoti.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim