Pasi që sundimtari kishte mësuar të vërtetën filloi një periudhë e re për Profetin Jusuf (as). Sundimtari u tha njerëzve të tij t’ia sjellin Jusufin (as) dhe kur ai mbërriti ai i dha atij një pozitë të rëndësishme pranë tij, duke e bërë atë këshilltar të besueshëm të tij. Kjo rrëfehet në Kuran si vijon:
Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke pozitë dhe je i besueshëm".
Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm". Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) që të jetonte aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën. (Sure Jusuf: 54-57)
According to ancient Egyptian sources, rulers would give the people they appointed to run the treasury a ring such as this. Prophet Yusuf (as) was very probably given a ring like this as a symbol of his power and rank.
Për të rikujtuar, Profeti Jusuf (as) kishte shkuar në Egjipt si rob, pas kësaj ai ishte futur në burg nën akuzën e shëmtuar dhe të pabazë se ishte dhënë pas epshit ndaj një gruaje. Mirëpo, Allahu bëri që të ndodhte një ndryshim që do të dukej “i pamundshëm”, duke e bërë Profetin Jusuf (as) një njeri fjala e të cilit kishte vlerë në qeverinë Egjiptiane. Tejkalimi i asaj që në shikim të parë mund të duket krejtësisht i pamundur, i takon sferës së urtësisë dhe pafundësisë së Allahut. Siç njoftohemi në Kuran: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” (Sure Bekare: 249)
Si një mrekulli e besimit për besimtarët, Allahu i shpëton ata prej situatave që duken shumë të vështira apo të pamundshme dhe iu kundërvihet atyre që e mohojnë Atë. E vetmja detyrë që i takon një besimtari është që kurrë të mos e braktis besimin e tij në premtimin e Allahut dhe që gjithmonë t’i nënshtrohet vullnetit të Allahut dhe të ketë besim në Të.
Për ata që jetojnë jetët e tyre të larguar nga feja, majat më të larta që ata mund të aspirojnë është të posedojnë fuqi dhe pushtet në këtë botë, të posedojnë prona dhe pasuri dhe të kenë ndikim në mënyrën se si shpenzohen ato. Ky është qëllimi për të cilin ata luftojnë dhe të cilit ata ia kushtojnë jetët e tyre. Mirëpo, siç kemi parë, Allahu liroi Profetin Jusuf (as) nga burgu dhe i dhuroi atij gjithë këto të mira përnjëherë. Këtu qëndron urtësia në përkujtimin nga Allahu të jetës së përtejme (ahiretit) në fund të këtij ajeti, menjëherë pasi Ai i kishte dhënë Profetit Jusuf (as) fuqi, pushtet dhe pasuri.
The ancient Egyptian pictures above depict the seven years of plenty before the famine.
He said, "Sow for seven years in the normal way and leave that which you harvest in the ear except for a small amount from which you eat. Then after that seven hard years will arrive in which you can eat from what you set aside for them, except for a little which you store. Then after that another year will come in which the people will be helped by rain in plenty and when they once more will press." (Surah Yusuf: 47-49)
A wall relief depicting the starving people of Egypt.The ancient Egyptian inscriptions from 1700-1550 BC describe in great detail the seven years of famine during the time of Prophet Yusuf (as).
Images of agricultural land before and during the famine from a film about the life of Prophet Yusuf (as).
A relief and a painting showing the Egyptian government storing away part of the harvests from the years of plenty and the distribution of provisions during the time of famine.
Në këtë mënyrë ne përkujtohemi se pronat dhe posti të ndara në këtë botë nuk janë të rëndësishme dhe ne duhet t’i drejtojmë shikimet tona drejt jetës së përtejme. Megjithatë, në fjalinë e fundit të këtij ajeti, sikur që na përkujtohet kjo çështje dhe informohemi se shpërblimi që do të na jepet në jetën e përtejme do të jetë më i dobishmi, gjithashtu njoftohemi se kjo vlen për besimtarët dhe për ata që ndjejnë frikërespekt ndaj Zotit. Prandaj është e pamundur për ata të cilëve u mungojnë këto karakteristika të shpresojnë për një shpërblim të këndshëm në jetën e përtejme. Në këtë mënyrë, Allahu kthen shikimin e njerëzve në drejtim të jetës së përtejme.
Njerëzve u shfaqet edhe një fakt shumë i rëndësishëm në historinë jetësore të Profetit Jusuf (as). Allahu zbulon këtë në Kuran:
E, pa dyshim se pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. (Sure Inshirah: 5-6)
Siç njoftohemi në këtë sure, Allahu u premton besimtarëve se pas çdo sprove Ai ka siguruar lehtësim.
Jeta e Profetit Jusuf (as) është përplot me shembuj të tillë. Mënyra se si kishte shpëtuar kur e hodhën në pus dhe si ishte edukuar në një familje të mirë dhe mënyra se si ishte emëruar përgjegjës i Thesarit të shtetit pas daljes nga burgu janë të gjitha dëshmi se si Allahu çdo hall dhe vështirësi e pason me ngushëllim dhe lehtësi.
Historical paintings bringing to life the seven hard years of famine.
Siç pamë, Profetit Jusuf (as) iu besua Thesari Shtetëror i Egjiptit. Pas një kohe të shkurt, vëllezërit që e kishin hedhur atë në pus erdhën në Egjipt me qëllim që të bënin tregti dhe erdhën tek ai, por nuk arritën ta njohin. Ai, në anën tjetër, menjëherë i njohu ata dhe përgatiti një plan shumë delikat. Ai u ofroi atyre furnizime dhe i siguroi ata për mikpritjen e tij bujare, duke llogaritur kështu se do të mund të ndikonte që ata të bënin atë që ai dëshironte. Në vargjet në vazhdim mund të shihet se qëllimi i tij i vërtetë ishte që në të vërtetë të merrte vëllain e tij më të ri:
Dhe (pas një kohe) erdhën vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohu ata, por ata nuk e njihnin. E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!" E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim). (Sure Jusuf: 58-60)
Thanks to Prophet Yusuf's foresightful management, provisions were distributed in exchange for capital during the years of famine. People poured into Egypt to engage in trade. The painting above and the ancient Egyptian images to the right depict that trade.
Nga kjo mund të vërehet se Profeti Jusuf (as) i përkrahu ata në dëshirat e tyre duke ua bërë të qartë se ishte një njeri i drejtë. Kjo shkoi tamam sipas planit. Veç kësaj, ai ua bëri të qartë se nëse nuk do t’ia sjellin vëllain e tyre nuk do të fitonin atë për çka kishin ardhur dhe as që do të pranoheshin një herë tjetër. Në këtë mënyrë ai ngjalli tek ta një perspektivë shqetësuese të vështirësive të mundshme.
Në të vërtetë, ndikimi i fjalëve të Profetit Jusuf (as) në vëllezërit e tij u vërejt menjëherë. Duke e ditur fuqinë dhe madhështinë e tij ata ishin të bindur se fjalët e tij nuk ishin të kota dhe vendosën të bëjnë gjithçka që kishin në dorë për ta sjellë vëllain e tyre:
Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do të bëjmë atë!" (Sure Jusuf: 61)
Years later, the brothers who had thrown Prophet Yusuf (as) into the well came into his presence again to take provisions. This painting depicts that moment.
Strategjia e përdorur këtu nga Profeti Jusuf (as) ishte shumë e zgjuar. Nëse ai nuk do t’iu kishte ofruar atyre një përfitim material në këtë mënyrë, nëse nuk do t’iu kishte imponuar një numër kushtesh, ka mundësi që ata s’do ta kishin bërë këtë me dëshirë dhe s’do ta kishin sjellë vëllain e tyre. Prandaj, Jusufi (as) nuk ia la gjërat rastësisë në tërësi, por përgatiti një plan të cilit ata s’mund t’i bënin ballë.
Përveç ndërmarrjes së gjithë këtyre masave të zgjuara, Profeti Jusuf (as) ndërmori edhe një hap tjetër për t’u siguruar mirë. Para se vëllezërit e tij të lëshojnë Egjiptin ai vendosi të hollat që mori prej tyre për furnizime fshehtë në ngarkesat e tyre. Duke iu dhënë atyre edhe furnizimet edhe të hollat që ata i kishin paguar ai u siguroi atyre edhe një tjetër përfitim material. Kjo ngjarje përshkruhet në këtë sure:
Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëni mallin e tyre (barrën që kishin sjellë për të blerë drithë) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne". (Sure Jusuf: 62)
Këtu ka një grimcë të çmuar të mençurisë që besimtarët duhet ta nxjerrin nga ky varg i hapave të ndërmarrë; kur njeriu bën një marrëveshje me njerëz ndërgjegjes së të cilëve nuk mund t’i besohet dhe të cilët janë të luhatshëm në besim dhe në parime morale, është e rëndësishme që të ndërmerren të gjitha masat e mundshme kundër mundësisë që ata të thyejnë marrëveshjen dhe për t’u siguruar se ata do të bëjnë atë që kërkohet prej tyre. Një besimtar nuk e lë në dorën e palës tjetër rrjedhën e ngjarjeve, me fjalë të tjera nuk ua lë iniciativën atyre që janë të dobët në besim.
Një fakt i mirënjohur është se karakteristikë e njerëzve të paditur është lidhja e tyre e thellë me gjërat materiale dhe mënyra se si ata i përkulen çdokujt dhe çdo gjëje që mund të sjellë përfitime për ta. Vëllezërit e Jusufit (as) s’mund as të paramendonin të humbnin mundësitë materiale që ai u kishte ofruar. Posa lanë Egjiptin ata shkuan tek babai i tyre dhe e lutën atë t’ua jepte vëllain e tyre të vogël, duke i premtuar se do ta mbrojnë atë:
E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)". (Sure Jusuf: 63)
Megjithatë, babai nuk u besoi atyre:
Ai (Jakubi) tha: "A t'u besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve". (Sure Jusuf: 64)
Një vështrim i vëmendshëm do të zbulojë se si Profeti Jakub (as) ashtu edhe Profeti Jusuf (as) përgjithësisht përkujtonin dhe lavdëronin Allahun pasi që flisnin. Ky është një shembull për besimtarët, që tregon se ata duhet ta përkujtojnë Allahun gjatë gjithë kohës dhe kurrë të mos e harrojnë Atë.
Por, vëllezërit e Profetit Jusuf (as) posedonin një dëshirë të fortë për përfitim material. Për këtë arsye, ata bënë gjithçka që ishte e mundur për ta bindur babanë e tyre:
E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër! Ja, ky është malli ynë që na u kthye, do të furnizojmë me drithë familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)". (Sure Jusuf: 65)
Pasi që Profeti Jakub (as) nuk u besonte djemve tjerë të tij ai kërkoi prej tyre që t’i premtonin se do ta kthenin vëllain e tyre:
Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në Allahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "Allahu është garantues për këtë që e thamë". (Sure Jusuf: 66)
Vërejtja që Profeti Jakub (as) bëri se Allahu ishte dëshmitar i kësaj marrëveshjeje dhe se ai e bëri Allahun Mbrojtës të tij janë shembuj të rëndësishëm të urtësisë. Kjo na tregon se të kërkosh prej njerëzve që janë të dobët në besim të betohen në emër të Allahut është një mjet i efektshëm për t’i udhëzuar ata drejt asaj që është më e mirë për ta, kjo për arsye se nëse ata ndjejnë qoftë edhe pak frikërespekt ndaj Allahut do ta kenë këtë në mendje dhe do të sillen në mënyrë të ndershme.
Pasi që kishte shkëputur njëfarë premtimi prej fëmijëve të tij, Profeti Jakub (as) iu tha të veprojnë me kujdes dhe të hynë në Egjipt nëpër hyrje të ndryshme:
Po ai (Jakubi) tha: "O bijtë e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan. (Sure Jusuf: 67)
Kjo këshillë që Profeti Jakub (as) iu dha të bijve të tij është tejet e rëndësishme. Këto vargje tërheqin vëmendjen ndaj faktit se besimtarët duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes, të llogarisin çfarëdo rreziku të mundshëm dhe të ndërmarrin masa të duhura paraprake.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, Profeti Jakub (as) na përkujton për thelbin që qëndron pas çdo gjëje. Ai thotë se është Allahu Ai që vendosë për këtë, se nëse Allahu dëshiron diçka nuk ka mënyrë të ndalohet ajo dhe se është e domosdoshme që t’i nënshtrohemi vullnetit të Tij. Këto janë vërejtje tejet të vlefshme. Këtu mund të vërehet ideja e nënshtrimit ndaj vullnetit të Allahut të cilën Myslimanët duhet ta përvetësojnë në kuptimin e saj më të plotë. Mendimet e përhapura të fatit dhe nënshtrimit janë në të vërtetë të gabuara. Ka njerëz që mendojnë se gjërat ndodhin për shkak të masave që ata kanë ndërmarrë, ose se ata mund të bëjnë që të ndodhin gjëra tjera. Të tjerët kanë një pikëpamje të gabuar të nënshtrimit ndaj vullnetit të Allahut, në pajtim me: “Ajo që do të ndodhë është tashmë e paracaktuar, kështu që nuk ka nevojë që ne të bëjmë çfarëdo.” Të dyja janë të gabuara. Njerëzit janë përgjegjës për ndërmarrjen e masave të duhura në çfarëdo situate me të cilën ndeshen, për t’i vënë gjërat në lëvizje, por të mos harrojnë se përfundimi është në duart e Allahut. Natyrisht se masat paraprake nuk do ta përcaktojnë përfundimin e asgjëje, prapseprap ato duhet të merren me kujdes dhe në mënyrë të ndërgjegjshme si një veprim i besimit.
Profeti Jakub (as) ishte besimtar i kompletuar dhe ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë fshehtësi. Mënyra se si ai i drejtohej Allahut kurdoherë që fliste dhe merrte parasysh anën e fshehtë të gjërave është tregues i frikës së tij ndaj Allahut. Ne na tregohet në një varg se Profeti Jakub (as) ishte një shërbëtor i pajisur me dituri:
Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Sure Jusuf: 68)
Vëllezërit e Profetit Jusuf (as) erdhën në Egjipt, duke sjellë vëllain e tyre të vogël dhe prapë erdhën tek profeti. Këtu, Profeti Jusuf (as) ndau vëllain e tij të vogël prej të tjerëve dhe ia zbuloi atij identitetin e tij të vërtetë:
E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!" (Sure Jusuf: 69)
Prej fjalëve të Profetit Jusuf (as) duket se vëllezërit e tij kishin bërë gjëra të ndryshme për t’i shkaktuar atij vështirësi dhe shqetësim. Ky është edhe një tregues i asaj se si karakteret e tyre ishin shumë të larguara nga feja.
Pasi që u takua me vëllain e tij më të ri, Profeti Jusuf (as) bëri një lëvizje mjaft të zgjuar të afrimit të tij pranë vetes. Kështu ai shpëtoi vëllain e tij të vogël prej mundimeve që po i shkaktonin vëllezërit e tij. Zgjuarsia e Profetit Jusuf përshkruhet në Kuran me fjalët në vijim:
E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!" U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?" (Shërbëtorët e sundimtarit) thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drithë). Unë vetë jam për këtë garantues!" Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!" (shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?" (Vëllezërit) thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
Ai (Jusufi) filloi (kontrollimin) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e Allahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm. (Sure Jusuf: 70-76)
Sipas ligjeve të Egjiptit, Profetit Jusuf (as) nuk i takonte të mbante vëllain e tij pranë vetes, mirëpo ai ishte në gjendje ta bënte këtë duke iu falënderuar planit që vuri në veprim. Sipas këtij plani, ai fshehu një kupë në plaçkat e vëllait të tij. Njëri prej njerëzve të tij pastaj i thirri ata në mënyrë të tillë për t’i vënë ata në një gjendje psikike të fajësisë dhe alarmit. Përveç kësaj, u deklarua se kupa i takonte sundimtarit dhe se kushdo që e gjente do t’i jepej një barrë e plotë deveje (me drithë) si shpërblim. Kështu u krijua përshtypja se ky ishte një incident madhor, duke parandaluar në këtë mënyrë çfarëdo dyshimi se e gjithë kjo ishte një dredhi e bërë me qëllim.
Tek më vonë, ai i pyeti ata se çfarë mund të ishte dënimi nëse do të zbulohej se kupa ishte në posedimin e tyre. Sipas ligjit, pronari i thesit në të cilin do të gjendej kupa do të ndalohej dhe do të mbahej në arrest.
Pictures showing the ruler's lost goblet being found in the baggage of Prophet Yusuf's brother.
Mirëpo për të mos e bërë të dukshme se e gjithë kjo ishte një dredhi, ai nuk shikoi së pari në plaçkat e vëllait të tij të vogël, por filloi t’i kontrolloj plaçkat e të tjerëve. Kur kupa u gjend në plaçkat e vëllait të tyre të vogël, të tjerët menjëherë e pranuan këtë situatë dhe e akuzuan atë se ishte një hajn dhe përsëritën një shpifje të mëhershme në lidhje me Profetin Jusuf (as):
(Vëllezërit) thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pas vjedhur më parë edhe një vëlla i tij.”… (Sure Jusuf: 77)
Mirëpo, vëllezërit e tij në të vërtetë e dinin shumë mirë se ai nuk do të kishte vjedhur, se ai ishte një person i ndershëm. Sipas standardeve morale të përcaktuara në Kuran, besimtarët duhet të kenë mendim të mirë për njëri tjetrin dhe të mbrojnë njëri tjetrin prej shpifjeve. Fakti se vëllezërit e Profetit Jusuf (as) nuk e mbrojtën vëllain e tyre të ri të pafajshëm dhe faktikisht e implikuan këtu edhe vet profetin, është tregues i karaktereve të tyre të rrejshme dhe dyfytyrëshe.
Profeti Jusuf (as) u soll me durimin më të madh përballë kësaj situate:
(Vëllezërit) thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pas vjedhur më parë edhe një vëlla i tij.” Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), Allahu e di më së miri për atë që ju trilloni.” (Sure Jusuf: 77)
Qëndrimi i Profetit Jusuf (as) këtu është shembull si i bindjes ndaj Allahut ashtu edhe i një zgjuarsie të madhe. Shumica e njerëzve të paditur zemërohen kurdo që dëgjojnë fjalën më të vogël të folur kundër tyre dhe reagojnë në mënyrë emocionale. Mirëpo, Profeti Jusuf (as), mbajti mendimet e tij të fshehta, siç na rrëfejnë vargjet, me fjalë të tjera, ai nuk lejoi që ndjenjat e tija intime të kuptohen prej të tjerëve. Ngjarjet që vijojnë rrëfehen më poshtë:
Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!
Ai (Jusufi) tha: "Allahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur mallin tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!" E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në Allahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (Egjiptit) deri sa të më lejojë babai im, ose të vendosë Allahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatësi më i drejtë! (Sure Jusuf: 78-80)
Këtu shihet se njëri prej vëllezërve të Profetit Jusuf (as) ishte pak më i ndërgjegjshëm se të tjerët. Në të vërtetë, një situatë e tillë ishte shfaqur në kohën kur Profeti Jusuf (as) u hodh në pus dhe shumica e vëllezërve të tij deshën ta mbytin atë, në çka njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të pusit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve". (Jusuf: 10). Ndoshta këta të dy janë në të vërtetë një i njëjti person (Allahu e di më së miri). Atë që ne po krahasojmë këtu është një karakter interesant njerëzor, një karakter ndërgjegjja e të cilit e bën të kuptoj se ajo që po ndodhë rreth tij është mëkatare, por që dështon t’iu kundërvihet këtyre ngjarjeve në masë të mjaftueshme dhe që është në gjendje vetëm të bëj një kundërshtim modest. Edhe pse ky është një model shumë më pozitiv se ai i njerëzve mizorë pa kurrfarë ndërgjegje, akoma është tejet i pamjaftueshëm dhe i mangët kur të krahasohet me karakterin e një besimtari të sinqertë.
The moment the goblet was found, from a film about the life of Prophet Yusuf (as). Under normal circumstances Yusuf (as) would not have been unable to keep his brother by him, yet the plan he conceived enabled him to do this.
Karakteri i besimtarit është karakter që kërkon ndërhyrje të atypëratyshme dhe të menjëhershme kur vëren sjellje që është në kundërshtim me fenë e Allahut, apo vrazhdësi, apo mungesë të vetëdijes. Besimtari kurrë nuk është i paaftë, kurrë nuk bie nën ndikimin e “psikologjisë së grupit” apo nën ndikimin e shumicës mizore përreth tij dhe kurrë nuk bën kompromise për atë që është e drejtë. Ai kurrë nuk do t’i shmanget rrugës së Allahut, madje edhe nëse të gjithë përreth tij i shmangen.
Biseda në mes të vëllezërve të Profetit Jusuf (as) rrëfehet në Kuran me këto fjalë:
Ju kthehuni te babai juaj dhe i thoni: "O ati ynë, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!" Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi). Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!" (Sure Jusuf: 81-83)
Kur e shqyrtojmë me vëmendje, vëllezërit me të vërtetë besuan se vëllai i tyre i vogël kishte vjedhur. Mirëpo siç kemi parë tashmë, ishte një gabim i rëndë i tyre të mendojnë kështu. Ata duhej ta dinin se një besimtar kurrë nuk do të bënte një gjë të tillë dhe duhej të kishin mendimin më të mirë për vëllain e tyre dhe të pandehnin se kishte ndodhur ndonjë gabim. Në të vërtetë, Profeti Jakub (as) u soll mu në atë mënyrë që mund të pritej prej një besimtari. Ai kurrë nuk pranoi as edhe mundësinë më të vogël se djali i tij mund të ishte hajn, meqenëse e dinte se ai ishte besimtar, njeri që kishte frikë prej Allahut. Pos kësaj, pasi që ishte i vetëdijshëm se parimet morale të djemve tjerë të tij ishin tejet të largëta nga ato të fesë, ai refuzoi t’u besoi dhe supozoi se vet marrëveshjet e tyre të pandershme qëndronin në thelb të çështjes, se kjo ishte ndonjë dredhi e tyre. Nënshtrimi i Profetit Jakub (as) ndaj vullnetit të Allahut këtu është një tjetër shembull i sjelljes së drejtë që i ka hije një besimtari. Edhe pse ai besonte se ajo që i kishte ndodhur djalit të tij ishte ndonjë gabim dhe se ishte përdorur ndonjë dredhi, ai menjëherë iu drejtua Allahut dhe me durim kërkoi ndihmën e Tij. Prapë, ai e bëri të qartë se ajo që i përshtatej atij ishte durimi. Profeti Jakub (as) kurrë nuk e humbi shpresën. Ai madje shpresonte se Allahu do ta ribashkonte atë me Jusufin (as) dhe djalin tjetër në një të ardhme të afërt.
Veç kësaj, besimi se në çdo gjë ka diçka të mbarë është një prej karakteristikave që më së shumti i karakterizojnë besimtarët. Se kishte diç të mbarë në besimin e vëllezërve se më i riu kishte vjedhur kupën, vërtetohet me faktin se ata u bindën lehtësisht që ta lënë vëllain më të ri në Egjipt pa i shkaktuar asnjë vështirësi Profetit Jusuf (as).
Profeti Jakub (as) në anën tjetër, e dinte këtë fshehtësi, domethënë, se Allahu krijoi gjithçka dhe i bëri të favorshme për besimtarët. Në të vërtetë, aspekti që më së shumti bie në sy i qëndrimit të tij është mënyra se si ai nuk i lidhë ngjarjet me shkaqet materiale, nuk mendon me një logjikë sipërfaqësore të shkakut dhe pasojës dhe e din se çdo gjë është padyshim nën kontrollin e Allahut. Ky shembull tregon se besimtarët kurrë s’duhet ta braktisin shpresën e tyre në Allahun, pa marrë parasysh se çka ndodhë, pa marrë parasysh se sa janë të vështira rrethanat. Ata duhet gjithmonë të jenë përplot shpresë dhe t’i drejtohen Allahut për ndihmë.
Mirëpo, Profeti Jakub (as) ishte në një situatë interesante. Pavarësisht nga ajo se e dinte se Allahu krijoi çdo gjë, ai nuk ngurronte të ndjente pikëllim për Profetin Jusuf (as) dhe vëllain e tij. Kjo ishte një sprovë për të. Kjo përvojë ishte në të vërtetë një sprovë aq e madhe, sa që siç zbulohet në Kuran, sytë e tij u zbardhën nga pikëllimi për Profetin Jusuf (as), domethënë, ai u verbua. Djemtë e tij e paralajmëruan se ai mund të sëmurej për shkak të pikëllimit që ndjente, bile edhe të vdiste:
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërimi im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). Ata thanë: "Për Allahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh". Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut, e unë di për Allahun atë që ju nuk dini". (Sure Jusuf: 84-86)
Në këto vargje tregohet se pikëllimi mund të shpie në sëmundje të rëndë. Në të vërtetë, në shumë vende në Kuran, Allahu u thotë njerëzve që të mos ndjejnë pikëllim apo trishtim. Kur nuk respektohet kjo vërejtje, pasojat negative mund të vërehen menjëherë. Përveç pasojave psikike të pikëllimit, me vete gjithashtu sjellë pasoja të rënda fizike, si nxirje nën sy, tendosje në fytyrë, zbardhje të flokëve, dobësim trupor, etj.
Në vazhdim të kësaj ngjarje, Profeti Jakub (as) kërkoi prej djemve të tij të shkojnë dhe të sjellin lajme të reja për Profetin Jusuf (as) dhe vëllain e tij:
(Jakubi u tha të bijve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, sepse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun. (Sure Jusuf: 87)
Këtu vlen të përmendet fakti se Profeti Jakub (as) ishte i sigurt se Profeti Jusuf (as) ishte ende gjallë. Arsyeja për këtë siguri ndoshta mund të ketë qenë një dijeni e posaçme që Allahu ia dhuroi atij. Siç zbulohet në Kuran, Allahu është në gjendje që profetëve dhe të dërguarve të tij t’u dhuroj gjëra të tilla si perceptim të fuqishëm shqisor, urtësi të jashtëzakonshme, mendjehollësi të përkryer, largpamësi superiore dhe aftësi për të parë ngjarjet e së ardhmes. Për atë arsye është e domosdoshme të mbështetemi në ata të cilëve ju është dhënë një dijeni e tillë, t’ju besojmë dhe të veprojmë në përputhje me ta.
Një fakt tjetër që theksohet në këtë varg është se besimtarët duhet gjithnjë të jenë optimist në çfarëdo rrethana. Profeti Jakub (as) kurrë nuk nuk pushoi së shpresuari se do ta shihte Profetin Jusuf (as) dhe vëllain e tij dhe i këshilloi djemtë e tij që kurrë të mos e braktisin shpresën në Allahun. Humbja e shpresës në Allahun është një gjendje shpirtërore e përshtatshme për mosbesimtarët, jo për besimtarët.
Kurani përshkruan takimin e Profetit Jusuf (as) me vëllezërit e tij si në vazhdim:
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, Allahu i shpërblen ata që dhurojnë". (Sure Jusuf: 88)
Qëndrimi i përvetësuar nga vëllezërit në fund të strofës së mësipërme vlen të përmendet në veçanti. Pasi që e lutën Profetin Jusuf (as) që të jetë bujar ndaj tyre, ata përkujtuan Allahun dhe faktin se Ai do t’i shpërblejë ata që japin me bujari. Ky është tregues i sjelljes së tyre dyfytyrëshe, pasi që përkundër asaj se jetonin në një mënyrë që është në kundërshtim me fenë dhe kënaqësinë e Allahut dhe të harruarit e Allahut nga ana e tyre gjatë veprimeve të tyre, kur interesat e tyre janë të rrezikuara ata e përkujtojnë Atë.
A picture showing Prophet Yusuf (as) revealing his true identity to his brothers. They remembered what they had done, repented and confessed their mistake.
Fakti se Allahu i don ata që sinqerisht kërkojnë kënaqësinë e Tij zbulohet në Kuran dhe për këtë nuk ka dyshim. Në anën tjetër, ata që injorojnë atë që e kënaqë Allahun dhe i drejtohen Atij vetëm kur rrezikohen interesat e tyre, akoma mendojnë se mund të ndikojnë në të tjerët pavarësisht prej këtij qëndrimi.
Në vargun vijues Profeti Jusuf (as) i la të kuptojnë identitetin e tij pa marrë parasysh këtë lutje për ndihmë nga vëllezërit e tij, pa i vënë fare veshin asaj që ata thanë. Në këtë mënyrë ai ua mundësoi atyre që të kuptojnë kush ishte ai në të vërtetë:
A Christian picture of the brothers regretting their past deeds.
Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij, kur ishit injorantë?"Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, Allahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim Allahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve". Ata thanë: "Pasha Allahun, është e vërtetë se Allahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!" (Jusuf: 89-91)
Siç mund të shihet nga thëniet në këto vargje, vëllezërit e Profetit Jusuf (as) arritën të marrin me mend se kishin të bënin me vet Profetin Jusuf (as), duke deklaruar pendimin e tyre dhe faktin se ata kishin bërë gabim. Ata pranuan se Allahu e kishte dalluar Jusufin (as) dhe se Ai e kishte zgjedhur atë mbi të tjerët. Një çështje me rëndësi theksohet këtu: aftësia e të zgjedhurit i takon Allahut. Ky fakt gjithashtu zbulohet në Kuran, në fjalët: “Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja…” (Kasas: 68)
Profeti Jusuf (as) iu dha vëllezërve të tij përgjigjen vijuese:
Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, Allahu ju faltë juve; Ai është më mëshiruesi i mëshiruesve! (Jusuf: 92)
Siç mund të shihet nga vargu i mësipërm, përkundër faktit se Profeti Jusuf (as) ishte në situatë t’i ndëshkonte vëllezërit e tij apo të sillej me ta në mënyrë të keqe, ai nuk i mori në pyetje ata, por në vend të kësaj tha se ai nuk i dënonte ata. Në të vërtetë, ai madje luti Allahun që t’i falte ata, duke i përkujtuar se Allahu është më Mëshirëploti.
Kjo sjellje nga ana e Profetit Jusuf (as) është shembull për të gjithë besimtarët. Njerëzit e paditur frymëzohen me urrejtje në situata të tilla, dhe veprojnë me logjikën e hakmarrjes. Besimtarët, në anën tjetër, refuzojnë të këmbëngulin në të drejtat e tyre personale, siç ishte rasti me Profetin Jusuf (as), dhe e dinë se sjellja falëse pëlqehet në sytë e Allahut. Kjo është në pajtim me vargun: “T’i justifikoj njerëzit, të urdhëroj atë që është e drejtë dhe t’ju shmanget injorantëve.” (A’raf: 199). Ata falin sjelljen e ligë dhe dëshmojnë virtyte morale superiore duke iu kundërvënë të keqes me të mirë.
Pasi që iu tha këto fjalë vëllezërve të tij, Profeti Jusuf (as) iu dha këmishën e tij, duke i lutur që t’ia dërgojnë babait të tyre:
Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhjani atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamët, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time". (U nisën) Dhe posa u ndanë devetë (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: "Për Allahun, ti vërtet qëmoti je në humbje". (Sure Jusuf: 93-95)
Këto vargje dëshmojnë se familja e tij mendonte se Profeti Jakub (as) kishte bërë gabim për shkak se ishte përmalluar shumë për djalin e tij. Ekziston një mësim i urtë që duhet ta kemi në mendje që shfaqet nga ky qëndrim i tyre; shpesh është gabim të gjykohet në dritën e pamjeve dhe shkaqeve të jashtme. Kjo për arsye se Allahu ka folur në Kuran për veprimet që ndërmerren duke u bazuar në dijeninë e cila është dhuruar në mënyrë të veçantë. Për shembull, kjo çështje ilustrohet deri në një masë në ngjarjen e takimit të papritur të Profetit Musa (as) me një rob të Allahut të pajisur me dijeni të posaçme. (Për hollësi tjera, shiko Profeti Musa (as) të Harun Jahjasë, Qendra e Librit Millat, Qershor 2002). Sidoqoftë Allahu kishte shpallur se Profeti Jakub (as) ishte një rob i pajisur me dijeni të posaçme. Familja e tij nuk qe në gjendje të kuptoj sjelljen e tij të përvetësuar për shkak të kësaj dijenie dhe iu qasën çështjeve nga një perspektivë sipërfaqësore, duke besuar që ai ishte në gabim.
Në të vërtetë, pas marrjes së këmishës, Profeti Jakub (as) përkujtoi familjen e tij për dijeninë e posaçme që i ishte dhënë atij:
E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij ju kthye të pamët dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga Allahu çka ju nuk dini?" (Sure Jusuf: 96)
Siç kemi parë, fjalët e folura më parë nga Profeti Jusuf (as) ndodhën; kur përshkuan me këmishë fytyrën e babait të tyre atij iu largua sëmundja dhe sytë e tij filluan të shohin prapë. Pra atij iu rikthye shëndeti. Veç kësaj, fjalët e Profetit Jakub (as) u bënë realitet. Ai kishte kuptuar dhe ndjerë që më parë se do ta shihte prapë Jusufin (as). Ky është një tregues i vërtetë se ata të dy ishin robër të pajisur me dijeni të posaçme.