Kurani na informon se dy të rinj tjerë u futën në burg së bashku me Profetin Jusuf (as) dhe se ata kërkuan prej tij që t’ju interpretoj ëndrrat e tyre:
Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave). (Sure Jusuf: 36)
The verses speak of two young men entering the dungeon together with Prophet Yusuf (as). These two can be seen in the picture above.
Do t’ju përkujtojmë se Allahu kishte mësuar Profetin Jusuf (as) të interpretonte fjalët e njerëzve. Kjo ishte arsyeja pse shokët e tij të qelisë kërkuan prej tij t’ju interpretonte ëndrrat e tyre. Një gjë meriton të përmendet këtu: Si e dinin ata se Profeti Jusuf (as) posedonte dituri dhe urtësi të tillë?
These ancient Egyptian pictures describe the dreams of the two young men who were imprisoned with Prophet Yusuf (as). The top picture shows the young man preparing wine. Underneath can be seen the bird eating the bread the young man was carrying on his head.
Thënia në pjesën në vazhdim të këtij ajeti jap përgjigjen në këtë pyetje; të tjerët në burg thanë se e konsideronin atë si “prej të drejtëve (komentuesve të mirë).” Kjo tregon se gjatë qëndrimit të tij në burg Profeti Jusuf (as) u soll si një besimtar i vërtetë, gjë që u bëri përshtypje njerëzve përreth tij. Duket se sjellja, karakteri dhe pamja e jashtme e Profetit Jusuf (as) ishin të gjitha të atilla që frymëzonin besim tek të tjerët. Në të vërtetë, madje edhe shprehja e fytyrës e dikujt mund të ndikoj që njerëzit përreth të ndjejnë se ai është një besimtar i vërtetë. Kur Allahu iu referohet besimtarëve në Kuran, Ai thotë: “…Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes…” (Sure Fet’h: 29)
Shenjat e gjurmës së sexhdes për të cilat bëhet fjalë këtu me siguri se nuk janë të kufizuara në shenjat fizike që rezultojnë nga lutjet e gjata, por gjithashtu përmbajnë “dritën e besimit” që ndriçon fytyrën e një personi (Padyshim se Allahu e di më së miri).
Ndershmëria e shfaqur prej Profetit Jusuf (as) në burg na tregon një cilësi të rëndësishme të besimtarëve; besimtari shfaq kudo që mund të jetë ai integritet të njëjtë madhështor. Kjo për arsye se besimtarët jetojnë për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe Allahu është gjithandej në diturinë e Tij. Allahu është gjithmonë me besimtarin, qoftë në burg, në shtëpi, kur ec në rrugë, kur shkruan në tavolinë, kur han apo shikon televizionin. Ai pushton besimtarin dhe din çdo gjë që ai thotë ose që i shkon në mendje. Ja përse parapëlqimi i besimtarit për sjellje të mirë dhe parime morale nuk ndryshon sipas gjendjes së tij. Besimtarët vazhdimisht përpiqen të shfaqin një standard të lartë të qëndrueshëm të moralit dhe vetëdijes.
Kjo ishte arsyeja pse shokët e qelisë të Profetit Jusuf (as) i besonin atij, kuptuan se ishte njeri i mirë dhe kërkuan këshillën e tij. Profeti Jusuf (as) filloi të flas pasi që ata ia bënë këtë kërkesë. Megjithatë, siç do të shihet prej vargjeve më poshtë, ai ndoqi një rrugë shumë të zgjuar kur e bëri këtë. Ai drejtoi rrjedhën e bisedës në drejtimin që ai konsideronte si më të përshtatshmin dhe u mor më çështjet që ai i konsideronte më të rëndësishme dhe më të ngutshme para se të kalonte në çështjet që atyre ju interesonin më së shumti:
Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im. Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson Allahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë". Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok Allahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën. O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose Allahu, i vetmi ngadhënjimtar?" Ata që ju adhuroni përveç Allahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. Allahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Sure Jusuf: 37-40)
Stone carvings depicting the studies and books on the science of dream interpretation in Egypt and Mesopotamia during that period.
Siç mund të shihet, Profeti Jusuf (as) u foli atyre për njësinë e Allahut dhe të këqijat e politeizmit. Ai e shpjegoi karakterin e shtrembëruar të sistemit të paditurisë në të cilin ata jetuan dhe u rekomandoi që të jenë vetëm në shërbim të Allahut.
Gjersa ai fliste, ai gjithashtu u dha shembuj të profetëve të kaluar, duke përkujtuar se si të gjithë ata ishin pjesë e të njëjtës fe Hyjnore.
Ai gjithashtu bëri pyetje për t’i nxitur njerëzit me të cilët po fliste të mendojnë. Për shembull, ai pyeti: “…a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari?” duke përkujtuar në të njëjtën kohë emrin e Allahut si i Vetmi Ngadhënjimtar. Pra ai u përpoq që t’i bënte ata të mendojnë dhe të kenë frikë dhe të nderojnë madhështinë e Allahut.
Ai pastaj përkujtoi idhujt që adhuronin dëgjuesit e tij, duke thënë se ata nuk ishin asgjë tjetër pos bestytni, idhuj të rrejshëm të trashëguar prej kohës së paraardhësve të tyre të cilëve ju mungonte çfarëdo prove e vërtetësisë. Ai shpjegoi se ishte mëkat të adhurohej kushdo tjetër pos Allahut dhe se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këtë dhe pastaj i thirri në rrugën e drejtë.
Hapat e ndërmarrë nga Profeti Jusuf (as) sqarojnë mënyrën e shëndoshë të qasjes që duhet të përdoret kur njerëzve iu shpjegohet Islami. Duke e parë mundësinë që u paraqit në dëshirën e tyre për të prekur këtë temë, ai së pari shpjegoi atë për çka dëshironte të fliste në hollësi. Pasi e bëri këtë, ai atëherë kaloi në dhënien e përgjigjes në pyetjet e tyre në lidhje me shpjegimin e ëndrrave të tyre:
A bust of one of Prophet Yusuf's cellmates.
O shokët e mi të burgut! Njëri prej ju dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu). E atij për të cilin e dinte se është i shpëtuar i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Por djalli e shtyri atë të harrojë ta përkujtojë te zotëriu i tij, dhe për këtë mbeti në burg disa vjet. (Sure Jusuf: 41-42)
Një vështrim i kujdesshëm i ajetit të dytë tregon se Profeti Jusuf (as) u soll në të vërtetë në mënyrë shume të mençur. Pasi që foli për interpretimin e ëndrrave të tyre, ai i tha njërit prej dy shokëve të tij të qelisë që do të shpëtonte që t’ia përkujtonte atë zotëriut të tij. Kjo ishte një strategji shumë mendjemprehtë që për qëllim kishte të siguronte lirimin e tij nga burgu. Sidoqoftë Profeti Jusuf (as) ishte gjithashtu i vetëdijshëm se ekzistonin kufijtë deri ku ai mund të arrinte dhe se ai do të dilte nga burgu vetëm atëherë kur Allahu të dëshironte.
Në të vërtetë, siç mund të shihet në pjesën e fundit të vargjeve të cituara më lartë, shejtani bëri që ai person ta harronte Profetin Jusuf (as), i cili kaloi shumë vite i burgosur. Mirëpo, profeti gjithashtu e dinte se ky ishte përfundimi më dobiprurës. Kjo në të vërtetë ishte një sprovë që thërriste në durim dhe nuk ka dyshim se kalimi i shumë viteve në burg dhe madje të qenit i harruar do të ishte një gjë shumë e vështirë për shumicën e njerëzve. Mirëpo Profeti Jusuf (as) këtu vërteton superioritetin e vlerave të tij morale dhe besimin e tij, duke mirëpritur çdo gjë që i ndodhi atij me nënshtrimin e tij të plotë ndaj vullnetit të Allahut.
One day, the ruler wished to have one of his dreams interpreted. He sought out the most reputable seers and wise men in the country. The incident is depicted in the picture above..
Siç rrëfehet në Kuran, Profeti Jusuf (as) kaloi shumë vite në burg. Megjithatë, një ditë sunduesi shfaqi dëshirën që t’i interpretohej njëra prej ëndrrave të tij. Parashikuesit më të njohur dhe njerëzit më të urtë në vend u thirrën për këtë qëllim. Mirëpo, ata të gjithë thanë se ëndrra e sunduesit ishte shumë e paqartë dhe nuk ishin në gjendje ta interpretojnë. Mirëpo, pak kohë më vonë, njërit prej ish shokëve të qelisë së Profetit Jusuf (as) iu kujtua ai:
E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!" Ata (paria) thanë: "Ëndrra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla". E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ju tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)". (Sure Jusuf: 43-45)
When the most famous seers and wise men in the country failed to interpret the ruler's dream, Prophet Yusuf's cellmate who had been released from prison remembered Yusuf (as) and suggested his lord visit the prison to meet him. This is depicted in the relief above and the painting below.
Duket se ngjarjet u shpalosën në mënyrë plotësisht të papritur dhe se Profeti Jusuf (as), i cili ishte harruar në burg për një kohë aq të gjatë, më në fund ishte kujtuar. Në të vërtetë ishte e shkruar në fatin e Profetit Jusuf (as) se për të do të kujtoheshin vetëm pasi të kishin kaluar shumë vite, që është edhe arsyeja pse ngjarjet morën këtë rrjedhë. Ishte Allahu i Cili ia dërgoi sunduesit ëndrrën e tij në dukje të paqartë, frymëzoi tek ai dëshirën që t’i interpretohej ëndrra atij, nuk e lejoi askënd ta interpretoj atë në mënyrë të kënaqshme dhe bëri që ish të burgosurit t’i kujtohej Profeti Jusuf (as). Allahu kishte paracaktuar të gjitha këto më parë. Kurani vazhdon të përshkruaj se si u shpalosën ngjarjet:
(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të thatë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)! (Sure Jusuf: 46)
Mënyra se si shoku i tij i qelisë iu drejtua Profetit Jusuf (as) është me interes të veçantë, “O Jusuf, o ti i drejti…” Nga kjo shprehje mund të shohim se njerëzit lehtësisht mund të kuptonin ndershmërinë dhe sjelljen e këndshme të një besimtari të vërtetë që e karakterizonte Profetin Jusuf (as). Si çdo profet, sjellja e Profetit Jusuf (as) shprehte sigurinë e tij personale dhe frymëzonte siguri tek ata të cilët takoheshin me të. Ish shoku i tij i qelisë ishte i vetëdijshëm për aftësitë e tij dhe iu afrua atij duke e parë se ai ishte i sinqertë dhe i besueshëm. Kur ata u takuan, ai kërkoi interpretimin e ëndrrës së sunduesit. Profeti Jusuf (as) e interpretoi ëndrrën më këto fjalë:
Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lëni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë). Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)". (Jusuf: 47-49)
One day, the ruler wished to have one of his dreams interpreted. He sought out the most reputable seers and wise men in the country. The incident is depicted in the picture above..
Kur sundimtari mësoi për mënyrën se si Profeti Jusuf (as) kishte interpretuar ëndrrën e tij ai e thirri atë të vinte tek ai. Kur lajmëtari i sundimtarit erdh te Profeti Jusuf (as), profeti përdori një strategji shumë të zgjuar. Në mënyrë që të dilte në shesh se ai ishte hedhur në burg dhe kishin shpifur të pavërteta për të edhe pse ai ishte plotësisht i pafajshëm dhe që e vërteta të zbulohej, në vend se t’i bindej thirrjes së tij menjëherë, ai e ktheu mbrapsht lajmëtarin tek sundimtari me një varg pyetjesh që do të ndikonin që kjo çështje të shqyrtohej përsëri. Ai kërkoi të mësonte për gratë që kishin prerë duart e tyre, të cilat ishin dëshmitare të pafajësisë së Profetit Jusuf (as) dhe të pandershmërisë së gruas së Azizit. Ato të gjitha ishin dëshmitare të shkallës së parë, ndonëse më parë nuk kishte ekzistuar një mjedis i tillë në të cilin ato do të mund të dëshmonin. Për atë arsye, Profeti Jusuf (as) shfrytëzoi këtë mundësi në mënyrën më të mençur. Ngjarja përshkruhet si në vijim:
E mbreti tha: "Më sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufit) i dërguari (i mbretit), ai (Jusufi) i tha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë se si është puna e grave, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre". (Sure Jusuf: 50)
Si përgjigje në pyetjen e Profetit Jusuf (as), sundimtari mblodhi bashkë gratë dhe i pyeti për të vërtetën në lidhje me këtë çështje:
Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt! Ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!" (Sure Jusuf: 51)
Representations of the Egyptian ruler of the time.
Pas aq shumë vitesh e vërteta më në fund doli në shesh. U kuptua se gratë kishin ngritur një kurth për Profetin Jusuf (as) dhe se ai kishte vepruar me ndershmëri përballë propozimit të pahijshëm të gruas. Mirëpo, vitet që ai kishte kaluar në burg, ndonëse pafajësia e tij ishte fare e qartë, nuk ishin assesi humbje apo fatkeqësi. Allahu kishte planifikuar secilin moment që ai kishte përjetuar dhe ai plan përmbante mëshirë dhe mirësi të madhe. Të qenit në burg kishte shërbyer si mjet për edukimin shpirtëror të Jusufit (as) dhe që ai të edukohej mirë dhe të arrinte pjekurinë. Ai u afrua më pranë Allahut përmes qëndrimit të tij tërheqës. Të gjitha hallet dhe vështirësitë e kësaj bote shpërblehen në botën e përtejme (ahiret). Allahu u premton atyre prej robërve të tij që janë të durueshëm përballë vështirësive në këtë botë, atyre që i nënshtrohen Atij dhe janë falënderues, madje edhe në rrethanat më të vështira, një jetë të këndshme në jetën e përtejme dhe kënaqësinë e Tij.
Veç kësaj, koha që Profeti Jusuf (as) kaloi në burg ishte gjithashtu një mjet për edhe një tjetër çështje të mbarë, pasi që Allahu ashtu kishte paracaktuar mjedisin politik në Egjipt që u bë një mjet përmes të cilit ai pat mundësi të vinte në pushtet.
Kur i hedhim një vështrim ngjarjes së ardhshme në këtë tregim, shohim se pasi që gratë dëshmuan të vërtetën Profeti Jusuf (as) i tha ndërmjetësit:
Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe se vërtetë Allahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve. Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë. (Sure Jusuf: 52-53)
Momenti më mahnitës këtu është se Profeti Jusuf (as) prapë i përkujtoi ata përreth për Allahun. Ai tha se Allahu kurrë nuk lejon planet tradhtare të atyre që ngritin kurthe dinake të kenë sukses dhe se Ai bën që e vërteta të dal përfundimisht në sipërfaqe. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse shpifjet kundër Profetit Jusuf (as) dolën në shesh me lejen e Allahut. Sundimtari dhe njerëzit mësuan të vërtetën në momentin dhe mënyrën që dëshiroi Allahu. Fati që Allahu përcaktoi u jetësua dhe shkaktoi skenarin më të mirë dhe më të përshtatshëm.
Mirëpo ajo që Profeti Jusuf (as) thotë në vargun e mësipërm është gjithashtu më se e rëndësishme. Pavarësisht nga fakti se e vërteta u shfaq haptazi, se ai ishte viktimë e një shpifjeje të qartë, se kaloi shumë vite në burg dhe se ishte një rob i ngritur në shkallën e profetit nga Allahu, Profeti Jusuf (as) nuk u përpoq të mohonte cenueshmërinë e epsheve të tij. Ai po ashtu zbuloi edhe një të vërtetë më se të rëndësishme këtu: “Epshi me të vërtetë urdhëron në vepra të liga – përveç atë që ka mëshiruar Zoti im…” Kjo është një gjë që besimtarët duhen ta kenë parasysh në secilin moment të jetës së tyre. Kjo për arsye se çdo qenie njerëzore ka dëshira tokësore dhe të gjithë njerëzit sprovohen në çdo moment gjatë jetës së tyre. Epshet e njeriut ndonjëherë mund të bien ndesh me ndërgjegjen e tij dhe njeriu do të dëgjoj njërën apo tjetrën. Besimtarët bëjnë përpjekje të mëdha me vendosmërinë më të madhe që të jenë të vëmendshëm ndaj ndërgjegjeve të tyre që i thërrasin ata drejt asaj me të cilën Allahu është i kënaqur, ndërsa njerëzit e tjerë jetojnë në mëshirën e dëshirave të tyre.
Nëse një besimtar humbet nga shikimi detyrat e tij dhe iu dorëzohet dëshirave të tij duhet të pendohet dhe të jetë më vigjilent ndaj të këqijave të këtyre dëshirave. Kjo për arsye se, siç na ka bërë me dije Allahu në Kuran përmes fjalëve të Profetit Jusuf (as), dëshirat tokësore gjithmonë e urdhërojnë njeriun të kryej veprime të shëmtuara.