Vargu vijues na njofton për mënyrën se si Profeti Jusuf (as) doli nga pusi:
Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e pastaj dërguan ujëmbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në pus) dhe tha: "Myzhde, e gjeta një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po Allahu e dinte shumë mirë se ç'vepronin ata. (Sure Jusuf: 19)
The bottom two pictures show the traveling caravans en route to Egypt. The map shows the route taken by the caravans of the time, and the drawing on the left depicts the caravan's watergatherers pulling Prophet Yusuf (as) out of the well. | ||
Momenti kur Profeti Jusuf (as) u hodh në pus dhe momenti kur ai u nxjerr prej pusit ishin të dyja ndodhi të përcaktuara në fatin e tij. Asgjë nuk ndodhë jashtë fatit të paracaktuar të njeriut. Për atë arsye karvani që do të kalonte pranë pasi që Jusufi (as) të ishte hedhur në pus, destinacioni i tij dhe soji i njerëzve në karvan të gjitha ishin të përcaktuara me paracaktimin e Allahut madje para se të lindte profeti (as). Besimtarët që kuptojnë këtë të vërtetë të rëndësishme gjithnjë i nënshtrohen vullnetit të Allahut për këtë arsye.
Siç mund të shihet nga ky varg, grupi që e gjeti Profetin Jusuf (as) në pus dhe e shpëtoi atë menduan se do të jenë në gjendje ta shesin atë dhe e konsideruan si mall. Kjo për arsye se sistemi i robërisë ende ishte dominues në Egjipt dhe në rajonin përreth. Njerëzit merreshin në mënyrë aktive me tregti, në veçanti me blerjen dhe shitjen e fëmijëve. Ky ishte shkaku pse njerëzit që e gjetën atë kishin arsye të ngazëllehen për mundësinë që të nxjerrin përfitim prej tij. Mirëpo, vazhdimi i vargut zbulon se ata nënvlerësuan vlerën e tij dhe e shitën atë me një çmim të ulët:
Top left; an image of Prophet Yusuf (as) being sold into slavery for a cheap price. Top right; A representation of the slavery current in Egypt at the time. Right; A document of the time giving information about slavery in Egypt.
Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dërhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati të atillë që nuk lakmuan (për çmim më të lartë). (Sure Jusuf: 20)
Bottom; The surviving remains of an Egyptian slave market. Side; The slave market from a film about the life of Prophet Yusuf (as).
Në të vërtetë ka një urtësi të madhe në këtë punë. Po të kishin përcaktuar një çmim të lartë për të, po të kishin kuptuar se ai ishte një personalitet i zgjedhur, një profet, ata do të dëshironin ta dëmtonin atë. Ngjashëm, jobesimtarët e tjerë të cilët do të dëgjonin për këtë gjithashtu do të dëshironin t’i shkaktonin ndonjë të keqe atij. Fakti se ata e nënvlerësuan atë dhe e shitën si rob duke shpresuar një përfitim material shkoi në favor të tij.
Urtësia pas kësaj ngjarjeje në jetën e Profetit Jusuf (as) qëndron në mënyrën se si shfaq dobinë dhe mbrojtjen e madhe për besimtarët që është e fshehur në prirjen e përgjithshme të jobesimtarëve t’i nënvlerësojnë ata, duke i konsideruar si të pavlerë dhe të parëndësishëm.
Ka edhe një çështje të rëndësishme këtu. Siç e dimë, Profeti Jusuf (as) njihej për bukurinë e tij të jashtëzakonshme. Mirëpo siç kemi parë, kjo bukuri ende nuk ishte bërë e dukshme në kohën kur ai ra në duart e tregtarëve të skllevërve. Ata nuk arritën të kuptojnë se çfarë personaliteti i vlefshëm ishte ai, duke e cilësuar atë thjeshtë si një “fëmijë”. Kjo domethënë se Allahu në urtësinë e Tij kishte mbajtur të fshehtë këtë bukuri në atë kohë, që ishte edhe një shprehje e ndihmës dhe mbrojtjes së Tij.
Examples of the splendid buildings in Egypt from the time of Prophet Yusuf (as).
Sipas Kuranit, Profeti Jusuf (as) u gjet nga tregtarët e skllevërve dhe iu shit një Egjiptiani. Kjo rrëfehet si në vazhdim:
A mural depicting scenes from the daily life of the time.
E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga pusi), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. Allahu është mbizotërues i punës së Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve). (Sure Jusuf: 21)
Me anë të këtij Egjiptiani që e bleu atë, Allahu siguroi që Profeti Jusuf (as) të ishte i mbrojtur, i përkujdesur mirë dhe iu mundësua të rritet i qetë në Egjipt. Blerësi i tij atë ia besoj gruas së tij në një mënyrë shumë të mirë dhe të dhimbshme, duke e këshilluar atë që të përkujdesej mirë për të. Në të vërtetë, ata menduan se Jusufi (as) mund të ishte shumë i dobishëm për ta dhe madje menduan ta birësojnë atë. Kjo është edhe një dëshmi tjetër e ndihmës, përkrahjes dhe dashurisë dhe dhembshurisë (mëshirës) së Allahut për profetin (as). Allahu e shpëtoi atë prej rreziqeve të pusit, e vendosi atë në një vend të përshtatshëm dhe Egjiptin e bëri shtëpi të tij. Të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut.
Veç kësaj, Allahu i dha Profetit Jusuf (as) dijeni, duke e mësuar atë të interpretoj fjalët e njerëzve. Nuk ka dyshim se kjo është një aftësi e madhe dhe në të njëjtën kohë një mirësi, të cilën Allahu ua dhuron atyre që do Ai prej robërve të Tij. Vargu në lidhje me këtë thotë:
Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush. (Sure Bekare: 269)
Kështu pra ndodhi që Profeti Jusuf (as) filloi të jetoj me Egjiptianin, Azizin. Sikur që e mësoi t’i interpretoj fjalët e njerëzve, Allahu gjithashtu i dhuroi aftësi të gjykuarit dhe dijeni kur arriti pjekurinë. Aftësia e të gjykuarit të cilës i referohemi në vargun përkatës është aftësia për të sjellë vendim të drejtë të pajtueshëm me kufizimet e Allahut. Dijenia, në anën tjetër, mund të jetë aftësia e të mësuarit ose mbase aftësia për të kuptuar aspektet e brendshme të gjërave (padyshim se Allahu e di më së miri). Të gjithë këta janë tregues se Allahu e kishte veçuar atë për sjelljen e tij të drejtë dhe e kishte bekuar atë. Kjo e vërtetë është përshkruar në Kuran si në vazhdim:
A depiction of the wife of the Egyptian official who attempted to "solicit" Prophet Yusuf (as), in the words of the Qur'an.
E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët. (Sure Jusuf: 22)
Mirëpo, kur Profeti Jusuf (as) arriti pjekurinë, zonja e shtëpisë ku ai jetonte, gruaja e Azizit tentoi ta joshte atë. Një mjedis i përshtatshëm ishte përgatitur për këtë qëllim. Të gjitha dyert ishin mbyllur mirë dhe profetit (as) iu bë një propozim i pahijshëm. Përgjigja e tij në këto rrethana është shembull i sjelljes së moralshme që të gjithë besimtarët duhet të përpiqen të arrijnë.
Së pari dhe para së gjithash, edhe pse gruaja e dëshironte atë, ai kërkoi mbrojtje tek Allahu përpara se të bënte një mëkat aq të shëmtuar, i cili do t’ishte shkelje e urdhrave të Allahut. Ai pastaj u soll në mënyrë besnike dhe të qytetëruar, duke ia përkujtuar Azizin gruas së tij dhe duke i thënë se ai ishte përkujdesur për të dhe ishte sjellë mirë me të. Në këtë mënyrë, ai ia bëri asaj plotësisht të qartë se ai nuk mund të bënte një vepër të tillë të pabesisë ndaj Azizit. Menjëherë pas kësaj ai pohoi se keqbërësit nuk mund të shpresonin për shpëtim dhe se kjo do të ishte një sjellje mizore. Kurani rrëfen këtë ngjarje si në vazhdim:
E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!" Ai (Jusufi) tha: "Allahu më ruajt, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mund t'i bëj hile në familje)?" S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses. Ajo e mësyjti atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezantohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur. (Sure Jusuf: 23-24)
Siç bëhet e qartë në vargjet e mësipërme, Profeti Jusuf (as) e dinte se tradhtia bashkëshortore ishte mëkat në sytë e Allahut. Ai prandaj iu shmang bërjes së mëkatit dhe u përpoq të ik prej kësaj gruaje. Mënyra se si Allahu tregon se ai do ta kishte dashur atë, përmban një fshehtësi shumë të rëndësishme në lidhje me këtë sprovë. Është e mundshme që epshet e një besimtari të drejtohen drejt diçkaje që është mëkatare sipas fesë së tij. Ajo që është e rëndësishme për besimtarin është që të refuzojë t’i bindet atij epshi dhe të demonstrojë vendosmërinë për të mos i tejkaluar kufijtë që ka përcaktuar Allahu. Nuk do të kishte asnjë sprovë nëse ai s’do të kishte dëshira fizike. Ngjarjet pasuese rrëfehen në vargjet vijuese:
Dhe, që të dy ata vrapuan kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?" (Sure Jusuf: 25)
A depiction of the virtuous behaviour of Prophet Yusuf (as) in the face of the woman's improper suggestion. She is tearing the back of Prophet Yusuf's shirt (as).
Pas kësaj ngjarjeje, gruaja filloi të shpifë për Profetin Jusuf (as), përkundër sjelljes së tij të moralshme dhe shmangies së tradhtisë bashkëshortore. Edhe pse ai ishte plotësisht i pafajshëm, ajo i tha burrit të saj, vezirit, se Jusufi (as) iu kishte afruar asaj me qëllime të këqija, duke kërkuar që ai ose të futej në burg ose të torturohej. Ky është një tregues i qartë se gruaja nuk kishte frikë prej Allahut dhe kishte një dell mizor. Propozimi i pahijshëm që ajo i bëri Jusufit (as) ishte sidoqoftë treguesi më i rëndësishëm i karakterit të saj të degjeneruar. Mënyra se si ajo sajoi këto akuza të rrejshme dhe kërkonte që ai të dënohej, përkundër pafajësisë së tij, ishte thjeshtë një shprehje e atij degjenerimi të rrënjosur. Profeti Jusuf (as) u përgjigj në këtë mënyrë:
Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitarë nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë.” (Sure Jusuf: 26-27)
Në këtë situatë, fakti se gruaja kishte grisur këmishën e Profetit Jusuf (as)nga ana e prapme është dëshmi se ai kishte ikur në drejtim të derës ndërsa gruaja e kishte ndjekur pas. Sipas vargjeve, pafajësia e profetit ishte dëshmuar:
E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe! Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!" (Sure Jusuf: 28-29)
Azizi e kuptoi se Profeti Jusuf (as) ishte i pafajshëm dhe tha se kjo ishte një dredhi e gruas së tij. Fjalët e tij, që rrëfehen në vargjet e mësipërme, janë dëshmi se Azizi ishte më i ndërgjegjshëm se gruaja e tij. Mirëpo ngjarja nuk mbaroi me kaq. Zhvillimet pasuese rrëfehen në Kuran:
Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët. (Sure Jusuf: 30)
Siç mund të shohim, ngjarja u përhap në mesin e grave të qytetit. Mënyra se si u është tërhequr vëmendja grave në këtë ajet mund të ketë për qëllim të tregoj se si virtytet morale të njerëzve të paditur shkojnë dora dorës ose me përgojim ose me karakter ngatërrestar. (Padyshim se Allahu e di më së miri.)
Gratë e qytetit pastaj filluan të flasin kundër gruas së vezirit, duke i dënuar veprimet e saj. Ato kuptuan se Profeti Jusuf (as) nuk ishte fajtor por gruaja e Azizit, e cila u shqetësua nga kritika që i bëhej asaj. Në të vërtetë, njerëzit që e shpërfillin kënaqësinë e Allahut dhe që në vend të kësaj kanë për qëllim të kënaqin njerëzit tjerë, janë prej atyre që më së shumti i frikësohen të qenit të nënvleftësuar në sytë e njerëzve dhe të dëmtimit të imazhit të tyre. Njëra prej gjërave që këta njerëz që nuk i frikësohen Allahut më së tepërmi i frikësohen në fakt, është që gjërat që ata bëjnë në fshehtësi të zbulohen prej të tjerëve. Kjo ishte pozita në të cilën u gjet gruaja e Azizit.
Kur gruaja e Azizit e kuptoi se ajo ishte bërë objekt i thashethemeve të grave ajo përgatiti një kurth për to. Qëllimi i saj ishte të dëshmojë se ajo nuk mund të fajësohej plotësisht për nënshtrimin e saj ndaj epsheve të pamoralshme në lidhje me Profetin Jusuf (as), sepse ai ishte një mashkull jashtëzakonisht i bukur. Me të vërtetë, gratë tjera u mahnitën nga bukuria e Profetit Jusuf (as):
E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dil para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!" (Sure Jusuf: 31)
Siç tregon ajeti i mësipërm, bukuria e Profetit Jusuf (as) u përkujtoi grave Allahun dhe nuk kishin zgjidhje tjetër vetëm se t’i drejtohen Atij në mënyrë spontane përballë kësaj bukurie. Ato e konsideruan bukurinë e tij si diçka mbinjerëzore dhe madje pohuan se ai ishte një engjëll. Nëse rikujtojmë, Allahu kishte fshehur bukurinë mahnitëse të Profetit Jusuf (as) kur ai ishte fëmijë, duke e mbrojtur atë në këtë mënyrë. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me arritjen e pjekurisë nga ana e Profetit Jusuf (as), ajo bukuri filloi të tërheq shumë vëmendjen e njerëzve. Këtu padyshim se ka urtësi të madhe të fshehur përbrenda secilës prej këtyre hollësirave. Vazhdimi i këtij tregimi zbulon se çfarë ndodhi pas kësaj:
Ajo tha: "Ja, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë u përpoqa ta josh atë, por ai refuzoi. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet". (Sure Jusuf: 32)
Siç mund të shohim, gruaja pranoi haptazi fajësinë e saj dhe pranoi se Profeti Jusuf (as) kishte dashur ta mbrojë dëlirësinë e tij. E prapseprap ajo përsëriti po atë propozim të shëmtuar përpara një numri të madh të njerëzve, duke e urdhëruar Profetin Jusuf (as) të shkonte bashkë me të dhe iu kërcënua atij me burg dhe poshtërim publik nëse ai do të refuzonte t’i bindej. Nga kjo mund të shihet se sa mizore dhe e privuar nga integriteti moral ishte kjo grua. Kjo natyrisht se është një situatë më se e habitshme. Ndoshta ishte siguria e gruas në pozitën e saj në Egjipt, në pasurinë e saj dhe në faktin se Profeti Jusuf (as) ishte rob i saj që e shtyri atë të bëj këtë mëkat. Ky ishte një propozim më se i çoroditur dhe gruaja e Azizit nuk ndjente kurrfarë brejtjeje të ndërgjegjes sa i përket përsëritjes së tij përpara të gjithë të pranishmëve. Kjo është dëshmi si për mungesën e vlerave fetare të saj ashtu edhe për lirinë që gratë tjera kishin në çështjet fetare. Në të njëjtën mënyrë në të cilën asnjë grua e devotshme s’do të mund të bënte kurrë një mëkat të tillë, po ashtu asnjë grua e devotshme s’do të mund të qëndronte kurrë anash dhe të shikonte gjersa ndodhte një gjë e tillë. Veç kësaj, gratë e përshkruara në këtë tregim qëndruan të heshtura përballë kërcënimeve të shprehura nga gruaja e vezirit dhe u treguan të verbëta ndaj veprimeve të shëmtuara të saj.
Kurani gjithashtu rrëfen se si Azizi nuk e kundërshtoi futjen në burg të Profetit Jusuf (as), edhe pse ai kishte parë gjithçka me sytë e tij. Në të njëjtën mënyrë gruaja e tij u tregua e verbër ndaj burgosjes së Jusufit (as) vite me radhë. Siç mund të shihet nga ky shembull, mosbesimtarët gjithmonë përkrahin njerëzit e një gjendjeje të ngjashme shpirtërore dhe janë në gjendje të rrinë duarkryq dhe të shikojnë dhe të qëndrojnë të heshtur, ndërsa thuren dhe jetësohen plane të shëmtuara. Shohim se si gratë e qytetit në këtë tregim parapëlqyen të heshtin, duke u bërë kështu pjesëmarrëse në komplot. Ato madje nuk e përkrahën Profetin Jusuf (as) kur gruaja e Azizit pranoi, por qëndruan duarkryq dhe shikuan se si një njeri i moralshëm po futej në burg.
Edhe një faktor tjetër i rëndësishëm këtu është sinqeriteti i Profetit Jusuf (as). Ai menjëherë kërkoi mbrojtje tek Allahu dhe ia hapi zemrën Atij sinqerisht dhe e luti për ndihmë. Sinqeriteti i madh dhe pastërtia e zemrës ilustrohen me sjelljen e tij:
Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen). (Sure Jusuf: 33-34)
Aspekti më mahnitës i kësaj pjese të tregimit është prirja e grave për kurdisjen e kurtheve. Njëri prej mësimeve që duhet të nxjerrim nga kjo ngjarje është se besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj grave që nuk kanë dijeni për çështje të tilla. Pasi që ato janë të pavëmendshme ndaj asaj se çka është e ligjshme e çka është e paligjshme dhe janë të pavetëdijshme për kufijtë që Allahu ka përcaktuar për arsye të ndryshme, ato kanë prirje të bëjnë mëkate për të kënaqur krenarinë e tyre; ndonjëherë për shkak të nënshtrimit ndaj epsheve të tyre fizike dhe ndonjëherë me qëllim që t’i vënë besimtarët në pozitë të vështirë. Gra të tilla ndonjëherë mund të ngritin kurthe për meshkujt besimtarë, por duhet ta bëjmë të qartë, megjithatë, se këtu nuk po bëjmë fjalë për të gjitha gratë, por vetëm për ato që janë të paditura dhe që nuk i frikësohen Allahut.
Siç kemi parë tashmë, gruaja e Azizit pranoi përpara grave të qytetit se ajo kishte bërë plane për Profetin Jusuf (as) dhe se ai e kishte refuzuar atë. Azizi kishte mendim të njëjtë, duke i përkujtuar gruas së tij se ajo ishte një mëkatare që duhej t’i lutej Allahut për falje. Me fjalë të tjera, kushdo që ishte dëshmitar dhe që dëgjoi për këto ngjarje e kuptoi se Profeti Jusuf (as) ishte i pafajshëm dhe viktimë e intrigave që kishte sajuar kjo grua. Megjithatë, përkundër kësaj, ata sollën vendim fare të pandërgjegjshëm dhe e futën Profetin Jusuf (as) në burg:
Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që ta burgosin atë për një kohë. (Sure Jusuf: 35)
Prophet Yusuf (as) spent long years in a dungeon despite the fact that his innocence had been clearly proved. The above picture shows an Egyptian prison of the time.
Ajo që ka rëndësi më së shumti këtu është se ata ishin në gjendje ta futnin një person plotësisht të pafajshëm në burg. Ajo që del në shesh prej kësaj është se sistemi që mbizotëronte në atë shoqëri në atë kohë nuk ishte një sistem i bazuar në drejtësi, por një sistem në të cilin fuqia konsiderohej si e drejtë. Veç kësaj, fakti se ata ishin në gjendje ta burgosin një njeri që ishte plotësisht i pafajshëm dhe për të cilin faktet tregonin se ishte plotësisht i pafajshëm, dëshmon se sistemi i tyre ligjor ishte një sistem që ata ishin në gjendje ta ndryshojnë sipas dëshirës në pajtim me interesat e tyre.
Kjo është pjesë e ligjit të pandryshueshëm të Allahut; jobesimtarët, në veçanti ata që i refuzojnë të dërguarit e Tij, gjithmonë përpiqen të burgosin dhe të vendosin pengesa në udhën e besimtarëve. E njëjta gjë ndodhi në kohën e Profetit tonë, Muhammedit (saas). Allahu përshkruan këtë të vërtetë me këto fjalë:
Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i miri që asgjëson (dredhitë). (Sure Enfal: 30)
Siç mund të shihet, kjo situatë me të cilën Myslimanët dhe të dërguarit e Allahut u përballën në secilën kohë gjithashtu iu imponua Profetit Jusuf (as). Po të mos kishte qenë Profeti Jusuf (as) Mysliman dhe po t’i ishte përkulur sistemit të tyre paragjykues dhe moralisht të degjeneruar, atëherë ata nuk do të ishin aq armiqësor ndaj tij dhe madje do të shtireshin se nuk shohin nëse ai do të kishte bërë ndonjë krim. Megjithatë, arsyeja kryesore e armiqësisë së tyre ndaj tij ishte fakti se ai ishte një Mysliman i pastër që çmonte mbi të gjitha kënaqësinë e Allahut dhe zbatimin në mënyrë të prerë të urdhrave dhe ndalimeve të Tij. Siç na është thënë në disa prej vargjeve Kuranore, njerëzit që ishin të larguar prej fesë gjithmonë kanë ushqyer një armiqësi të ngjashme ndaj besimtarëve.
Sikur që futja në burg e Profetit të pafajshëm Jusuf (as) dëshmon se çfarë sistemi i padrejtë ligjor mbizotëronte në Egjipt, ajo gjithashtu shfaq degjenerimin moral që ishte i pranishëm në shoqërinë si tërësi të asaj kohe.
Sipërfaqësisht, ngjarjet që kemi përshkruar deri më tani do të mund të konsideroheshin si “fatkeqësi” të përjetuara nga Profeti Jusuf (as). Megjithatë, një vështrim në thelb i kësaj çështjeje tregon se Allahu bëri që gjithë kjo të ndodhte dhe paracaktoi ngjarjet. Siç kemi pohuar më herët, këto ngjarje ishin të gjitha pjesë e fatit të paracaktuar të Profetit Jusuf (as) dhe të gjitha ishin tejet të mbara për të (as). Me të vërtetë, dikush që i nënshtrohet një sprove të tillë që burgoset pa faj dhe akoma mbetet i durueshëm dhe i nënshtruar ndaj vullnetit të Allahut nën rrethana të tilla, është njeri që posedon një vetëdije të vërtetë për Zotin. Është e qartë se një person i tillë do të fitojë dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut. Nga ky këndvështrim, burgosja e Profetit Jusuf (as) ishte shumë larg qenies një gjë e keqe apo një tragjedi, përkundrazi, ishte një ndodhi më se pozitive.
Veç kësaj, tregimi tërheq vëmendjen ndaj mënyrës se si jobesimtarët apo ngatërrestarët bashkohen për të ngritur kurthe kundër besimtarëve. Megjithatë, siç e kemi bërë tashmë të qartë, këta njerëz në të vërtetë kurrë nuk mund t’u shkaktojnë dëm besimtarëve. Ekziston një kurth i ngritur përbrenda planit gjithëpërfshirës të Allahut që rrethon kurthet që ata ngritin për të tjerët. Kur ata ngritin kurthet e tyre, Allahu dëgjon dhe din çdo gjë që ata thonë, vendimet e tyre dhe mendimet e tyre më të thella, deri në hollësinë më të vogël. Në të vërtetë, fakti se ata do të ngritin kurthe për besimtarët tashmë ishte i ruajtur në fatet e tyre shumë kohë përpara se ata të lindnin. Allahu gjithashtu kishte përcaktuar në fatet e tyre ato ngjarje që do të asgjësonin kurthet e tyre. Për atë arsye, çdo kurth i ngritur për besimtarët vjen në jetë si dështim. Allahu zbulon këtë fshehtësi në Kuran:
Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së Allahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i takojë ardhmëri e lumtur. (Sure Ra’d: 42)
Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duart e Allahut, qoftë ai kurthi i tyre që të bëj edhe kodrat të zhduken. E kurrsesi mos mendo se Allahu e shkel premtimin e vet, që u dha të Dërguarve të Tij. Allahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese. (Sure Ibrahim: 46-47)
Andaj për këtë arsye besimtarët i nënshtrohen vullnetit të Allahut kur ndeshen me situata të tilla dhe kuptojnë se kurthet e ngritura për ta tashmë janë neutralizuar. Pa marrë parasysh se sa është i fuqishëm kurthi i ngritur për ta ata gjithmonë reagojnë qetësisht dhe në mënyrë të përmbajtur. Kjo buron nga besimi që ata kanë në Allahun dhe besimi i tyre në Librat e Tij dhe të Dërguarit e Tij. Prandaj, kjo është një fshehtësi e veçantë për besimtarët, pasi që është e pamundur për njerëzit që nuk besojnë dhe që jetojnë jetët e tyre të larguar shumë prej fesë, të kenë një qetësi të tillë shpirtërore.