Se Profeti Isa (as) do të kthehet në tokë për herë të dytë nga All-llahu është pa dyshim lajm i gëzuar Hyjnor për gjithë njerëzimin. Vlerat morale Islamike do të mbizotërojë me ardhjen e tij të dytë. Ai do të jetë një shpëtimtar i bekuar i dërguar për gjithë njerëzimin. Vërtetë, në kohëra kur dhuna dhe rrëmuja përjetoheshin gjithnjë e më shumë në botë, qeniet njerëzore luteshin për ndihmë nga All-llahu. Prandaj, All-llah iu përgjigj lutjes së tyre:
Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!” (Surja Nisa’: 75)
Siç u përmend më herët, shpëtimtari në kohën tonë është depërtimi i vlerave Kur’anore në shpirtrat tanë dhe në shoqëri. Me ardhjen e tij të dytë, Profeti Isa (as) do t’i komunikojnë me gjithë zemër këto vlera të shpallura të pëlqyera nga All-llahu dhe do të përpiqet thjesht për t’i përhapur ato tek njerëzit në mbarë botën.
Dituria për ngjarjet e fshehta dhe të ardhme është diçka e njohur vetëm për All-llahun. Megjithatë, është e sigurt se ata që e presin këtë periudhë të bekuar dhe këtë person duhet të marrin përsipër në atë kohë detyrime të rëndësishme. Ashtu siç do t’i mbrojë dhe udhëzojë të gjithë besimtarët Profeti Isa (as), besimtarët duhet t’i japin mbështetjen e tyre të përzemërt Profetit Isa (sa) dhe ta ndihmojnë atë në shërbimet që ai bën për hir të All-llahut.
Çdo përtaci në lidhje me pritjen e përzemërt të një mysafiri të tillë të rëndësishëm natyrisht se do të jetë moralisht e papranueshme. Askush, i cili ka besim në ajetet e All-llahut, dhe është në dijeni të zhvillimeve botërore dhe shenjave të fundit të kohës, nuk mund të vendosë të mos përgatitet për këtë vizitor të bekuar. Ata që i pasojnë të dërguarit e All-llahut, të cilët u ofrojnë atyre mbështetje të sinqertë dhe i pranojnë vlerat e shpallura nga ana e tyre mund të shpresojnë të fitojnë kënaqësinë, mëshirën dhe parajsën e përjetshme të All-llahut. Ky është një premtim i caktuar dhe myzhde e dhënë nga All-llahu:
... Allahu ju ka dërguar udhërrëfyesin: një të Dërguar, i cili ju lexon shpalljet e Allahut me shpjegime të qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nga errësira në dritë. Atë që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do ta shpjerë në kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përgjithmonë. Pa dyshim, Allahu ka përgatitur për atë risk të mrekullueshëm. (Surja Talak: 10-11)