Në përmbledhjen e tij Risale en-Nur, dijetari i madh Islamik, i cili konsiderohet si muxheddid (përtëritës) i shekullit të 13-të Islamik, Bediuzzaman Said Nursi bëri deklarata të rëndësishme për ardhjen e dytë në Tokë të Profetit Isa (as). Ai përshkroi, në dritën e ajeteve dhe haditheve, mënyrën se si do të kthehet në Tokë Profeti Isa (as) në Fundin e Kohës, se si do t'iu bëjë thirrje të krishterëve që t'iu përmbahen vlerave të besimit të vërtetë duke u liruar nga besimet dhe praktikat paragjykuese, se si të krishterët e vërtetë të cilët e pasojnë Profetin Isa (as) dhe Muslimanët do të bashkohen dhe se si, së bashku me Hazreti Mehdiun (as), Profeti Isa (as) do të jetë mjet që vlerat morale të Islamit ta sundojnë botën.
Megjithatë, këto deklarata të Bediuzamanit janë keqkuptuar dhe keqinterpretuar ndonjëherë. Në veçanti, gabimisht janë nxjerrë përfundime nga referencat e Bediuzamanit për "personalitetet kolektive" të Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as) se personi i bekuar i Profetit Isa (as) nuk do të vijë fare. Por deklaratat e Bediuzamanit nuk nënkuptojnë një gjë të tillë. Siç është bërë e qartë në disa vende në Risale en-Nur, Bediuzamani ka thënë se Profeti Isa (as) do të kthehet personalisht në Tokë në Fundin e Kohës.
Me të vërtetë, një përkufizim i Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as) si forca të padukshme, të tilla si subjekte shpirtërore, shpirtra apo kuptime, do të ishte në kundërshtim të plotë me ligjin e All-llahut të shpallur në ajetet e Kur'anit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të vijë ndonjë i dërguar apo profet në formën e një personaliteti kolektiv.
Në Kur'an ofrohet informacion i hollësishëm lidhur me jetët, luftërat dhe porositë e të dërguarve të dërguar në komunitete të ndryshme. Deri në fund të jetës së tyre ata u kanë bërë thirrje njerëzve tek të cilët u dërguan për në besimin e vërtetë, i kanë paralajmëruar ata për ndëshkimin e All-llahut dhe u kanë dhënë lajmin e mirë të Xhennetit besimtarëve. Ata reaguan ndaj shtypjes, kurtheve dhe luftës kundër besimit të vërtetë nga ana e mohuesve në komunitetet e tyre me guxim dhe besim në All-llahun dhe u bënë thirrje atyre të jetojnë në një mënyrë që do të ishte e kënaqshme për Të. E gjithë kjo tregon se asnjë i dërguar nuk është dërguar asnjëherë si personalitet shpirtëror, por si individ.
Ky ligj i All-llahut që është zbatuar për qindra vjet vlen edhe për Profetin Isa (as) dhe Hazreti Mehdiun (as), siç ka vlejtur edhe për pjesën tjetër të historisë islame. Megjithatë, si të gjithë profetët dhe të dërguarit e tjerë, Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të kenë po ashtu personalitetet kolektive të tyre. Në Kur'an mësojmë se gjithmonë kanë ekzistuar komunitete të besimtarëve të bashkuara rreth të gjithë profetëve dhe të dërguarve dhe se ato kanë ndjekur rrugën e vërtetë që ata ua kanë treguar. Të gjithë njerëzit të cilët kanë besuar në të dërguarit dhe të gjitha veprimet e kryera së bashku me të dërguarit përbëjnë personalitetet kolektive të këtyre të dërguarve.
Kjo mund të shihet qartë në historitë e profetëve në Kur'an. Për shembull, populli i Profetit tonë (saas) përfaqësonte personalitetin e tij kolektiv. Por ky u formua duke u bazuar në kushtin e ekzistencës së Profetit (saas). Kjo nuk do të ndryshojë në Fundin e Kohës. Siç ka thënë Bediuzamani, Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të ekzistojnë personalisht si udhëheqës të udhëzimit në krye të bashkësive të besimtarëve që i shoqërojnë ata.
Prandaj, duke e përdorur termin "personalitet kolektiv," Bediuzaman Said Nursi e përdori atë në përputhje me ligjin e All-llahut të shpallur në Kur'an. Në të vërtetë, duke iu referuar studentëve dhe veprave të tij si një personalitet kolektiv, Bediuzaman Said Nursi ishte personalisht në krye të tij.
Personaliteti kolektiv i Risale en-Nur përfshin ata nxënës që e pasojnë atë si edhe veprat, por Bediuzamani, kreu i lëvizjes Nur, nuk mund të konsiderohet si i veçuar prej tij.
Kjo do të jetë më e kuptueshme me një shqyrtim të komenteve në Risale en-Nur lidhur me ardhjen e dytë të Profetit Isa (as):
1. MUND TË JETË VETËM NJË PERSON I MREKULLUESHËM ME FUQINË E MREKULLIVE i cili do të mund ta neutralizojë dhe ndryshojë rrugën e DEXHXHALIT TË TMERRSHËM, I CILI DO TË MBROHET PËRMES MREKULLIVE QË ALL-LLAHU IA KA DHËNË PËR TA HUMBUR ATË, TË TILLA SI MAGJIA, FUQITË HIPNOTIZUESE DHE SPIRITUALIZMI DHE DO TA MAGJEPS ÇDO NJERI, DHE AI PERSON DO TË JETË PROFETI ISA (AS), i cili është profeti i shumicës së njerëzve… (Rrezet, "Rrezja e pestë")
Bediuzamani përshkruan mënyrën se si dexhxhali i cili do të shfaqet në Fundin e Kohës do të përpiqet t'i mashtrojë njerëzit duke përdorur fuqi të ndryshme të mbinatyrshme, por se ky degjenerim do të eliminohet plotësisht me ardhjen e dytë të Profetit Isa (as):
Dexhxhali i tmerrshëm, i cili do të mbrohet përmes mrekullive që All-llahu i ka dhënë për ta humbur atë, të tilla si magjia, fuqitë hipnotizuese dhe spiritualizmi dhe do ta magjeps çdo njeri:
Bediuzamani shkruan, në dritën e haditheve të Profetit tonë (saas), se dexhxhali do të posedojë fuqi të ndryshme të mbinatyrshme.
Disa prej haditheve që tregojnë se dexhxhali do të bëj mrekulli të rrejshme janë si vijon:
Një nga degjenerimet e tij është: Ai do t'i thotë një Beduini: "Më thuaj! A do të besosh se unë jam Zoti yt NËSE DO T'I RINGJALL NËNËN DHE BABANË TËND?" Beduini do të thotë: "Po." Në këtë DY SHEJTANË DO TË SHFAQEN NË FORMËN E NËNËS DHE BABAIT TË TIJ… (Sunan Ibn Maxhah, 4077)
Një nga degjenerimet e tij është: Ai do ta thërras një person të vetëm, VRITENI DHE PRITENI ME SHARRË. Trupi i atij personi do të ndahet në dy pjesë. Atëherë dexhxhali do t'iu thotë atyre përreth: "Shikoni këtë rob që e kam vrarë. TANI UNË DO TA SJELLË ATË PËRSËRI NË JETË." ... (Sunan Ibn Maxhah, 4077)
Ky hadith na tregon se dexhxhali do të përdor mrekulli të rrejshme që njerëzit ta pranojnë degjenerimin e tij. (All-llahu e di të vërtetën.) Njerëzit më pak të zgjuar mund të mendojnë se këto janë vërtetë "mrekulli." Megjithatë, e vërteta është se një mrekulli është bekim nga All-llahu për robërit e Tij të shenjtë. Dukuritë e jashtëzakonshme të shfaqura nga dexhxhali janë magji e qartë, me fjalë të tjera, janë mrekulli të rrejshme të krijuara nga All-llahu për t'i vënë njerëzit në sprovë dhe që të vërehen tek jobesimtarët.
Siç pohohet nga Bediuzamani, dexhxhali do të mashtrojë shumicën e njerëzve duke përdorur këto teknika mashtruese. Mrekullitë e rrejshme dhe mashtrimet e kryera nga ana e dexhxhalit, në një kohë kur e gjitha bota e Krishterë është duke e pritur kthimin në Tokë të Profetit Isa (as) dhe çifutët po e presin Hazreti Mesihun (as), mund të shkaktojë mashtrimin e shumë njerëzve nga dexhxhali. Në këtë fragment, Bediuzamani e vë në pah këtë veti të dexhxhalit dhe gjithashtu lë të kuptohet se ai nuk është një personalitet kolektiv. Bediuzamani e bën këtë plotësisht të qartë duke iu referuar mënyrës se si dexhxhali i mashtron njerëzit duke përdorur teknika të tilla mashtruese si hipnoza dhe shfaqjet e magjisë.
Nuk ka dyshim se do të ishte një gjë e gabuar që një njeri, i cili pranon se dexhxhali është një individ nën dritën e këtyre pohimeve të Bediuzamanit, të pohojë se Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) mund të jenë personalitete kolektive përkundër të gjitha provave dhe hollësive që jep Bediuzamani lidhur me këtë temë.
Nuk ka dyshim se në të gjitha pohimet e tij Bediuzamani, i cili kishte një nivel shumë të lartë të njohurive, shpalosi të vërtetën në mënyrën më të mirë për Muslimanët dhe ai tha, në një mënyrë që nuk lë hapësirë për dyshim, se "si dexhxhali, Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) të dy janë INDIVIDË."
Mund të jetë vetëm një person i mrekullueshëm me fuqinë e mrekullive… i cili është Profeti i shumicës së njerëzve.
Bediuzamani thotë se personi i cili do ta eliminojë degjenerimin e dexhxhalit do të jetë një "INDIVID" i bekuar i cili, nga mëshira e All-llahut, do të punojë mrekulli dhe të cilin e pasojnë shumica e madhe e njerëzve. Në pjesën tjetër të këtij fragmenti ai e identifikon këtë person si Profetin Isa (as). Kjo është e shprehur në mënyrë aq të qartë sa nuk lë vend për asnjë interpretim tjetër.
Bediuzamani pohon në mënyrë të qartë se "Profeti Isa (as) është NJË INDIVID." Ky pohim i qartë hedh poshtë plotësisht çdo mendim se ai mund të jetë një personalitet kolektiv.
Përveç kësaj, duke iu referuar "NJË PERSONI TË MREKULLUESHËM ME FUQINË E MREKULLIVE… I CILI ËSHTË PROFETI I SHUMICËS SË NJERËZVE," Bediuzamani vë në pah disa karakteristika të rëndësishme që tregojnë se Profeti Isa (as) është një individ. Bediuzamani pohon se "Profeti Isa (as) është NJË PERSON i cili bën gjëra të mrekullueshme dhe të habitshme." Përveç kësaj, ai sjell ndër mend se "Profeti Isa (as) është NJË PERSON në të cilin besojnë shumica e njerëzve."
Bediuzamani, me diturinë e tij të lartë, e dinte shumë mirë se është e pamundshme që një personalitet kolektiv të bëj mrekulli. Ai gjithashtu e dinte se një personalitet kolektiv nuk mund të jetë "një person në të cilin besojnë shumica e njerëzve." Duke i përdorur këto veti që e përshkruajnë Profetin Isa (as) në një mënyrë shumë të qëllimshme, ai u jep të gjithë Muslimanëve lajmin e gëzuar se ai do të kthehet në Tokë si "NJË PERSON."
Bediuzamani zbulon, siç na tregon Profeti (saas) në hadith, se Profeti Isa (as) do ta zhdukë fitnen (sprovën dhe fatkeqësinë) e dexhxhalit:
Kur armiku i All-llahut [dexhxhali] do ta shoh atë [Profetin Isa (as)], DO TË ZHDUKET SIÇ SHKRINË KRIPA NË UJË dhe edhe po të mos përballej [Profeti Isa (as)] fare me të, madje edhe atëherë do të tretej plotësisht, por ALL-LLAHU DO TA BËJ ATË TË PAEFEKTSHËM NGA DORA E TIJ [PROFETIT ISA (AS)]. (Sahih Muslimi, Libri 41, Numër 6924)
…NDËRSA DEXHXHALI PËRHAP DEGJENERIM, ALL-LLAHU DO TA DËRGOJË MESIHUN, ISAIN (AS) BIRIN E MERJEMES… Çdo jobesimtar i cili do ta ndiej erën e tij do të vdes dhe fryma e tij do të arrijë aq sa mund të shoh syri. Ai [Profeti Isa (as)] pastaj do ta kërkojë atë [dexhxhalin] derisa ta arrijë atë tek porta e Luddit dhe DO TA BËJ TË PAEFEKTSHËM. (Sahih Muslimi, Libri 41, Numër 7015)
…Pas kësaj, PROFETI ISA (AS) DO TA NDJEKË DEXHXHALIN dhe do ta zërë atë tek porta e Luddit afër Beit-ul-Makdisit, DHE DO TA BËJ ATË TË PAEFEKTSHËM. (Sahih Muslimi, vëll. 4/2251-2255; Imam Sharani)
Shprehja "ATË PERSON" e përdorur nga Bediuzamani e bën të qartë se Profeti Isa (as) është "NJË INDIVID." Bediuzamani nuk u referohet "dy apo tre individëve." Përkundrazi, ai i referohet gjithnjë Profetit Isa (as) në "NJËJËS" dhe si "NJË INDIVIDI TË VETËM." Me këto pohime, Bediuzamani e ka bërë mjaft të qartë se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv, por "NJË INDIVID I BEKUAR."
2. Në fakt, edhe ZBRITJA E PROFETIT ISA (AS) dhe SE AI VET ËSHTË PROFETI ISA (AS), MUND TË DIHET VETËM PËRMES DRITËS SË BESIMIT; KËTË NUK DO TA DIJË ÇDO NJERI. Ngjashëm, FIGURAT E FRIKSHME SI DEXHXHALI DHE SUFJANI NUK E NJOHIN VETEN SI TË TILLË… (Rrezet, Rrezja e Pestë)
Bediuzamani njofton se Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë në Fundin e Kohës, por se jo çdonjëri do ta njoh këtë personalitet të bekuar kur të vijë:
Duke iu referuar "ZBRITJES SË PROFETIT ISA (AS)" Bediuzamani përshkruan mënyrën se si Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë në formë njerëzore në Fundin e Kohës, si një mrekulli nga All-llahu. Përmes këtij informacioni, Bediuzamani qartë shpjegon se Profeti Isa (as) do të jetë "NJË PERSON," jo një kuptim apo personalitet kolektiv, që do ta udhëheq bashkësinë e Krishterë drejt udhëzimit të vërtetë.
Me këto fjalë, Bediuzamani thotë se kur Profeti Isa (as) kthehet së pari në Tokë ai nuk do ta dijë menjëherë se ai është Profeti Isa (as), por se këtë do ta kuptojë më vonë. Është e qartë se "nuk mund të bëhet fjalë që një personalitet kolektiv të ketë ndërgjegje apo vetëdije të tillë." Konceptet e "DITURISË" dhe "TË KUPTUARIT" mund të vlejnë vetëm për një "QENIE NJERËZORE." Vetëm një person "mund ta kuptojë se kush është," dhe ta kuptojë situatën në të cilën ndodhet. Si dikush që është shumë i vetëdijshëm për këtë, Bediuzamani përdor këto fjalë për të pohuar në mënyrë të qartë se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv.
Një nga elementet me të cilin Bediuzamani vërteton atë është fjala "AI VETË." Kjo fjalë përsëri shpreh konceptin e "INDIVIDIT" dhe në këtë mënyrë, Bediuzamani deklaron sërish se "Profeti Isa (as) do të vijë në formë fizike, si një INDIVID."
Bediuzamani tha se njerëzit përreth tij do ta njohin Profetin Isa (as) të shumëpritur vetëm "PËRMES DRITËS SË BESIMIT." Kjo përsëri tregon se Bediuzamani nuk është duke iu referuar Profetit Isa (as) si një personaliteti kolektiv. Bediuzamani i referohet qartë njohjes së tyre të "NJË INDIVIDI QË ATA JANË DUKE E PRITUR," jo një personaliteti kolektiv. Bediuzamani thotë gjithashtu se "KËTË NUK DO TA DIJË ÇDO NJERI," se Profetin Isa (as) nuk do ta njoh çdo njeri.
Siç thotë Bediuzamani, kur Profeti Isa (as) të kthehet në Tokë, besimtarët e vërtetë do ta njohin menjëherë këtë individ të bekuar përmes dritës së besimit të tyre dhe me lejen e All-llahut dhe do të jenë ndihmuesit dhe përkrahësit e tij.
Me këto fjalë, Bediuzamani është duke thënë se individët e Fundit të Kohës, si dexhxhali dhe sufjani, të cilët do të nisin një fushatë të bazuar në mohim kundër Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as) përsëri nuk do të njihen nga të gjithë. Bediuzamani përdori fjalën "FIGURA" në shprehjen "FIGURAT E FRIKSHME" për t'iu referuar dexhxhalit dhe sufjanit si "INDIVIDË."
Në veprat e tij, Bediuzamani përdor fjalë të ngjashme që nënkuptojnë po ashtu "një person, individ" për t'iu referuar Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as). Do të ishte një gjendje shumë kundërthënëse e gjërave që njeriu të pranonte se dexhxhali dhe sufjani do të paraqiten si individë por të mendonte se Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të jenë vetëm personalitete kolektive. Siç thotë Bediuzamani, ashtu si dexhxhali sufjan dhe mesihu dexhxhal që do të shfaqen si individë, Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) të cilët do t'i asgjësojnë gjithë sprovat e tyre do të shfaqen po ashtu, me lejen e All-llahut, si individë të bekuar në Fundin e Kohës.
3. "PROFETI ISA (AS) DO TË VIJË DHE DO TA FAL NAMAZIN E OBLIGUAR PAS HAZRETI MEHDIUT (AS) DHE DO TA PASOJË ATË," aludon në KËTË BASHKIM DHE NË SOVRANITETIN E KUR'ANIT DHE PASIMIN E TIJ. (Rrezet / Rrezja e pestë – Ndalesa e dytë – f. 109)
Profeti ynë (saas) zbulon në një hadith se si Profeti Isa (as) do të falet pas Hazreti Mehdiut (as):
Kur Hazreti Mehdiu (as) është duke e falur namazin e sabahut me besimtarët në Beit el-Makdis, ai do ta njoh Profetin Isa (as) i cili është shfaqur dhe Profeti Isa (as) do t'i vendos duart e tij në shpatullën e tij dhe do të thotë: "Thirrja për këtë namaz është bërë për ty, prandaj ti duhet ta udhëheqësh atë"…(Al-Qaul Al-Mukhtasar Fi alamat Al-Mahdi Al-Muntazar, f. 25)
Bediuzamani përmend këtë hadith të Profetit tonë (saas) dhe rikujton se si kjo ngjarje është një nga shenjat më të mëdha të ardhjes së Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as).
Bediuzamani thekson gjithashtu se, me lejen e All-llahut, morali islamik do ta sundojë gjithë botën në kohën e Profetit Isa (as) dhe të Hazreti Mehdiut (as). Lufta e madhe intelektuale që do të zhvillohet nga Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) në aleancë do të jetë në dobi të kësaj, thotë ai.
Në këtë fragment, Bediuzamani thotë, në dritën e haditheve të vërteta të Profetit tonë (saas), se "PROFETI ISA (AS) DO TË FALET SË BASHKU ME HAZRETI MEHDIUN (AS)." Zoti ynë ka bërë faljen një obligim fetar. Është e pamundur për personalitetet kolektive të falen së bashku apo të shërbejnë si imam. Bediuzamani ishte padyshim i vetëdijshëm për këtë dhe thotë, nëpërmjet fjalëve të tij, se Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të shfaqen si "INDIVIDË."
Kur të paraqitet Profeti Isa (as), me lejen e All-llahut, ai do të vazhdojë të fal namazin ashtu siç kishte vepruar edhe gjatë ardhjes së tij të parë. Kjo është shpallur si vijon në Kur'an:
Ai (Isai në djep) tha: "Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. AI MË KA POROSITUR QË TË FALEM E TË JAP ZEQAT SA TË JEM GJALLË." (Surja Merjem: 30-31)
Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të shfaqen si individë të bekuar në Fundin e Kohës. Profeti Isa (as) do të falet pas Hazreti Mehdiut (as) dhe vlerat morale Islamike do të sundojnë në botë si rezultat i luftës së madhe intelektuale që këto dy personalitete të bekuara do ta zhvillojnë.
Bediuzamani rikujton këtë çështje, e cila shfaqet në një numër shumë të madh të haditheve të vërteta dhe vazhdon dhe thotë se Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të kenë një bashkëbisedim të ndërsjellë kur të vijnë. Për këtë arsye, është thelbësore që këta dy individë të bekuar të shfaqen në të njëjtën kohë dhe të bashkohen. E gjithë bota islamike është duke pritur që Profeti Isa (as) të vijë dhe të fal namazin së bashku me Hazreti Mehdiun (as).
4. Është një aludim dhe shenjë se PËR NGA NUMRI BASHKËSIA SHPIRTËRORE E ATYRE QË LUFTOJNË NË RRUGËN E ALL-LLAHUT QË DO TA NJOH PROFETIN ISA (AS) NËPËRMJET DRITËS SË BESIMIT DHE DO TA PASOJË ATË DO TË JETË SHUMË E PAKËT NË NUMËR krahasuar me ushtritë shkencore, fizike të dexhxhalit. (Rrezet / Rrezja e pestë – Ndalesa e dytë – f. 111)
Në këtë fragment, Bediuzamani përshkruan tiparet e bashkësisë që do ta njoh dhe do ta përkrah Profetin Isa (as) kur ai të kthehet:
Në këtë fragment Bediuzamani i referohet përsëri njohjes së Profetit Isa (as) "PËRMES DRITËS SË BESIMIT" nga bashkësia që e mbështet atë dhe e bën të qartë se Profeti Isa (as) është "NJË INDIVID." Folja "NJOH" sugjeron se "ekziston dikush që duhet njohur" dhe përsëri tregon se Bediuzamani është duke iu referuar Profetit Isa (as) si një individ, e jo një personaliteti kolektiv.
Përveç kësaj, me këto fjalë Bediuzamani e bën të qartë po ashtu se Profeti Isa (as) dhe personaliteti i tij kolektiv janë koncepte të ndryshme. Kjo për arsye se ai flet për një "komunitet që e njeh Profetin Isa (as)" dhe për "Profetin Isa (as) që njihet nga ai komunitet." Nuk bëhet fare fjalë këtu për një personalitet kolektiv që njeh një tjetër personalitet kolektiv apo për të qenit i njohur nga një i tillë.
Bediuzamani i referohet këtu ekzistencës së një komuniteti që e "PASON" Profetin Isa (as). Natyrisht se është e pamundur për një personalitet kolektiv ta pasojë një personalitet tjetër kolektiv, sepse vetëm një individ mund të pasohet, e jo një personalitet kolektiv. Bediuzamani e shpreh këtë realitet këtu dhe na rikujton se Profeti Isa (as) do të jetë "NJË INDIVID" në krye të një komuniteti që e pason atë dhe mënyra se si ai u tregon atyre, me fjalë të tjera, personalitetin kolektiv të tij.
Është një nder i madh i dëshiruar nga të gjithë Muslimanët të jetojnë në të njëjtën kohë si edhe Profeti Isa (as), ta pasojnë këtë individ të bekuar dhe të jenë ndihmësit e tij në rrugën e All-llahut, ashtu si dishepujt e tij. Siç thuhet në hadith dhe nga Bediuzamani, All-llahu do t'ia lejojë Hazreti Mehdiut (as) dhe njerëzve rreth tij të qëndrojnë në radhët e njëjta gjatë luftës intelektuale si edhe Profeti Isa (as) dhe ata pak besimtarë që e pasojnë atë.
Në veprat e tij, Bediuzamani thotë se kjo luftë intelektuale për të vërtetën do të ndodhë menjëherë pas kohës së tij, pra ardhja e Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as) nuk ka ndodhur akoma në kohën e tij.
Në këtë fragment, Bediuzamani i referohet një bashkësie të përbërë nga njerëz të cilët e mbështesin dhe besojnë Profetin Isa (as) dhe të cilët e pasojnë rrugën të cilën ai ua tregon.
Kjo bashkësi përfaqëson personalitetin kolektiv të Profetit Isa (as). Por ajo gjithashtu do ta ketë Profetin Isa (as) personalisht si udhëheqësin e saj, një individ i cili e përfaqëson këtë personalitet kolektiv. Bediuzamani thekson këtu se personi i Profetit Isa (as) dhe personaliteti kolektiv i tij janë dy koncepte të ndryshme.
Të kuptuarit e natyrës së lartë shpirtërore të Profetit Isa (as) është diçka që do t'iu dhurohet vetëm atyre të cilët posedojnë natyrë shpirtërore për ta dalluar këtë individ të bekuar. Bediuzamani e përshkruan këtë komunitet si "bashkësia shpirtërore e atyre që luftojnë në rrugën e All-llahut." Siç thotë Bediuzamani gjithashtu, ky komunitet do të gëzojë një nivel të lartë shpirtëror dhe do të luftojë dhe do të zhvillojë një luftë të vazhdueshme intelektuale në rrugën e All-llahut.
Bediuzzamani njofton se komuniteti i kryesuar nga Profeti Isa (as) do të jetë shumë i paktë në numër dhe i vogël në krahasim me shoqërinë e mohuesve të All-llahut. All-llahu i Plotfuqishëm ka shpallur në Kur'an: "... Sa herë, me ndihmën e All-llahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe." (Surja Bekare: 249)
Besimtarët e vërtetë të cilët, megjithëse të paktë në numër, që janë besnik ndaj Profetit Isa (sa) dhe Hazreti Mehdiut (as) në Fundin e Kohës do të jenë ngadhënjimtarë, me lejen e All-llahut, dhe do ta zhdukin krejtësisht fitnen e dexhxhalit. Me këto fjalë, Bediuzamani i referohet edhe një herë komunitetit të përfaqësuar nga Profeti Isa (as) personalisht dhe përshkruan karakteristikat e saj.
Megjithatë, siç u sqarua më lart, është personi i Profetit Isa (as) që do ta udhëheq këtë komunitet. Bediuzamani në këtë mënyrë e bën të qartë se Profeti Isa (as) është "NJË INDIVID" në krye të personalitetit kolektiv që ai përfaqëson, jo një personalitet kolektiv vetë.
5. Tregohet se "ai do të jetë aq i fuqishëm dhe jetëgjatë sa që VETËM ISAI (AS) DO TË MUND TA SHKATËRROJË ATË; ASKUSH TJETËR NUK MUND TA BËJË KËTË." Domethënë, DO TË JETË VETËM NJË FE HYJNORE, E LARTËSUAR, E PASTËR QË DO TË MUND TA PËRMBYS RRUGËN DHE REGJIMIN E TIJ TË PANGOPUR DHE T'I ELIMINOJË ATO. NJË FE E TILLË DO TË SHFAQET NË MESIN E PASUESVE TË VËRTETË TË PROFETIT ISA (AS) DHE DO TA PASOJË TË VËRTETËN E KUR'ANIT DHE DO TË BASHKOHET ME TË. ME ZBRITJEN E PROFETIT ISA (AS), PUSHTIMI I PAFE [I DEXHXHALIT] DO TË ZHDUKET DHE DO TË MARR FUND ... (Rrezet / Rrezja e pestë - f.102)
Në këtë fragment Bediuzamani i referohet një hadithi që vë në dukje se vetëm Profeti Isa (as) do të jetë në gjendje që ta neutralizoj fitnen e dexhxhalit.
Ai thotë se njerëzit që do ta eliminojnë rendin e dexhxhalit të bazuar në mohim dhe regjimin e tij dhe misionin e tij agresiv, i përshkruar si "përhapje e mosbesimit dhe dëmtim i çështjeve të shenjta," do të jetë Profeti Isa (sa) dhe të Krishterët e sinqertë që e pasojnë atë. Me ardhjen e tij të dytë, Profeti Isa (as) do ta eliminojë dhe neutralizojë këtë mision të pafe të dexhxhalit:
Këtu Bediuzamani thotë, në dritën e haditheve të Profetit tonë (saas), se vetëm Profeti Isa (as) mund ta neutralizoj në rrafshin intelektual dexhxhalin dhe ta lirojë botën nga sprova e tij.
Përdorimi i fjalës "ATË" këtu nga ana e Bediuzamanit do të thotë se dexhxhali është "NJË INDIVID." Sipas mendimit të Bediuzamanit, është "INDIVIDI I PROFETIT ISA (AS)" i cili do t'iu japë fund përpjekjeve të këtij individi për të përhapur mohimin. Fjalët e Bediuzamanit janë mjaft të qarta dhe për të miratuar idenë e dexhxhalit si një individ por të Profetit Isa (sa) si një entitet kolektiv pa dyshim se bie në kundërshtim me informacionin e dhënë nga Bediuzamani. Bediuzamani ka deklaruar qartë se Profeti Isa (as) është i vetmi individ i aftë për ta neutralizuar dexhxhalin dhe u ka dhënë të gjithë besimtarëve lajmin e gëzuar të kthimit në Tokë të këtij individi të denjë.
Bediuzamani vëren se sprova e dexhxhalit do të çojë drejt një korrupsioni të tmerrshëm në mbarë botën. Ai njofton gjithashtu se kjo sprovë do të eliminohet tërësisht me anë të Profetit Isa (as).
Bediuzamani thotë se misioni i dexhxhalit është për të përhapur mosbesim në mbarë botën dhe për të shkaktuar fatkeqësi që burojnë nga mosbesimi. Ai gjithashtu sjellë lajmin e gëzuar se kur Profeti Isa (as) të kthehet në tokë, ai do t'i ndalojë fatkeqësitë dhe të këqijat e shkaktuara nga dexhxhali, do ta neutralizojë misionin e tij dhe do të bëjë që vlerat morale të Islamit të mbizotërojnë mbarë botën.
Në këtë ekstrakt Bediuzamani përsërit se Profeti Isa (as) do të kthehet si "NJË QENIE NJERËZORE" në ekzistencë fizike. Përdorimi i fjalës "TIJ" edhe një herë thekson se dexhxhali është po ashtu një individ, dhe se ky individ do të neutralizohet nga Profeti Isa (as), një tjetër "INDIVID."
Profeti Isa (as) është një i dërguar i bekuar i All-llahut. Ashtu si të gjithë profetët, ai u bëri thirrje njerëzve për të besuar në All-llahun, Një dhe të Vetëm, dhe për të jetuar sipas moralit fetar të urdhëruar nga All-llahu.
Megjithatë, pas pranimit të Profetit Isa (as) në praninë e All-llahut, besimi i Krishterë u shtrembërua dhe të Krishterët ia kthyen shpinën besimit të vërtetë të predikuar nga Profeti Isa (as). Kur të kthehet Profeti Isa (as) do ta pastrojë Krishterimin prej atyre elementeve që janë korruptuar dhe do ta kthejë atë në formën e tij të një besimi të vërtetë. Bediuzamani gjithashtu vë në dukje këtë fakt me fjalët "NJË FE E PASTËR ... DO TË SHFAQET NË MESIN E PASUESVE TË VËRTETË TË PROFETIT ISA (AS)."
Bediuzamani thekson se Krishterimi do të bashkohet me Islamin në pasimin e Kur'anit dhe na kujton se të gjitha këto zhvillime janë shenjat e ardhjes së dytë të Profetit Isa (as). Këto zhvillime të përshkruara nga Bediuzamani nuk kanë ndodhur ende. Bediuzamani ka përmendur këtë në kohën në të cilën ka jetuar dhe ka sjellë lajmin e mirë të ardhjes së Profetit Isa (as) në një datë të mëvonshme, duke theksuar se as ardhja e Profetit Isa (sa), dhe as ajo e Hazreti Mehdiut (as), i cili do të jetë i bashkëkohës it tij, nuk kishin ndodhur ende në kohën e tij.
Bazuar në informatat e dhëna në ajetet e Kur'anit dhe në hadithe, Bediuzamani deklaron se Profeti Isa (as) do të vijë në Tokë për herë të dytë. Përdorimi nga Bediuzamani i fjalës që ka kuptimin e "ZBRITJES" do të thotë se ai është duke iu referuar Profetit Isa (sa) si "NJË INDIVID" i cili do të kthehet në Tokë për herë të dytë në formë e tij trupore njerëzore si një mrekulli e All-llahut, dhe jo si "NJË KUPTIM, FRYMË APO ENTITET PËRFAQËSUES. "
Bediuzamani është duke thënë se përpjekjeve të bazuara në mohim të dexhxhalit do t'u vijë fundi pas "ZBRITJES", apo thënë ndryshe "ARDHJES NË TOKË TË PROFETIT ISA (AS), SI NJË INDIVID."
6. Po, në fjalët e hadithit, ZBRITJA E PROFETIT ISA (AS) PREJ QIEJVE ËSHTË E SIGURT. Përveç fakteve të tjera që përcjellë me kuptimin e saj dëshmues, ajo gjithashtu e dëshmon këtë fakt në mënyrë të mrekullueshme. (Shtojca Kastamonu, f. 50)
Bediuzamani thotë se është e sigurt se Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë në Fundin e Kohës:
Kthimi në Tokë në Fundin e Kohës i Profetit Isa (as) është një fakt që është shpallur në Kur'an dhe në hadithe. Bediuzamani thekson gjithashtu këtë fakt, duke thënë se hadithet i referohen qartë ardhjes së dytë të Profetit Isa (as). Këto janë lajme shumë të vlefshme për besimtarët e vërtetë. Me lejen e All-llahut, besimtarët që jetojnë në Fundin e Kohës do të jenë dëshmitarë të kësaj mrekullie dhe do ta shohin kthimin në Tokë të Profetit Isa (as), pas një periudhe prej 2000 vjetësh.
Bediuzamani përdor fjalën "E SIGURT," dhe thotë se ardhja e dytë e Profetit Isa (as) është "E SIGURT." Ky njoftim, të cilin e jap Bediuzamani bazuar në hadithet e Profetit tonë (saas), i zhvlerëson të gjitha idetë tjera të kundërta.
7. ... DUKE E PËRFAQËSUAR PERSONALITETIN KOLEKTIV TË KRISHTERIMIT, PROFETI ISA (AS) do ta eliminojë DEXHXHALIN, I CILI PËRFAQËSON PERSONALITETIN KOLEKTIV TË MOSBESIMIT ... (Letrat / Letra e Parë - f.23)
Në këtë fragment Bediuzamani thotë se Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë dhe intelektualisht do ta neutralizojë fitnen e dexhxhalit:
Bediuzzaman këtu thotë se Profeti Isa (as) "PËRFAQËSON PERSONALITETIN KOLEKTIV TË KRISHTËRIMIT." Bediuzamani deklaron se, si të gjithë profetët dhe të dërguarit që kanë ekzistuar ndonjëherë, Profeti Isa (as) do të ketë një personalitet kolektiv të përbërë nga njerëz të cilët e mbështesin, besojnë në të dhe e pasojnë atë.
Megjithatë, duke iu referuar "PËRFAQËSIMIT TË PERSONALITETIT KOLEKTIV TË KRISHTËRIMIT," Bediuzamani është duke thënë se, në pajtim me ligjin e All-llahut, "PROFETI ISA (AS) DO TË JETË PERSONALISHT I PRANISHËM SI UDHËHEQËS DREJT UDHËZIMIT NË KRYE TË KËTIJ PERSONALITETI KOLEKTIV. "
Është e pamundur për një personalitet kolektiv që ta përfaqësojë një tjetër personalitet kolektiv. Për të pasur një personalitet kolektiv duhet të ekzistojë "NJË PERSON" në krye të tij. Duke theksuar këtë fakt, Bediuzamani deklaron se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv, por se ai personalisht do të jetë në krye të tij dhe do ta udhëheq personalitetin e tij kolektiv.
Këto fakte të raportuara nga Bediuzamani mund të kuptohen më qartë kur bëjmë një apo dy pyetje:
1 - Një person përfaqëson personalitetin kolektiv të Krishterimit. Kush është ai person? Profeti Isa (as).
2 - Kë përfaqëson Profeti Isa (as)?
Personalitetin kolektiv të Krishterimit.
Përgjigjet në këto pyetje tregojnë në mënyrë të qartë se Bediuzamani i referohet Profetit Isa (as) dhe personalitetit të tij kolektiv, si dy koncepte të ndara.
Bediuzamani thotë se, sikurse Profeti Isa (as), dexhxhali do të ketë një personalitet kolektiv. Megjithatë, me fjalët "DEXHXHALI, I CILI PËRFAQËSON PERSONALITETIN KOLEKTIV TË MOSBESIMIT," Bediuzzaman është duke thënë se dexhxhali po ashtu do të "JETË PERSONALISHT NË KRYE TË KËTIJ PERSONALITETI KOLEKTIV SI NJË INDIVID."
Në veprat e tij, Bediuzamani thotë se, mbështetur në prova të ndryshme, që të gjithë emrat që përmenden nga Profeti ynë (saas) se do të vijnë në Fundin e Kohës janë individë. Dexhxhali është një nga këta individë të Fundit të Kohës. Bediuzzaman ka dhënë po aq hollësi në lidhje me Profetin Isa (as) dhe Hazreti Mehdiun (as) për qenien e tyre individë sa ka dhënë për dexhxhalin që po ashtu është njëri prej tyre.
Me siguri do të ishte gabim që të keqkuptohen disa prej këtyre deklaratave të Bediuzamanit në mënyrë të tillë për të ardhur në përfundim se ndërsa dexhxhali është një individ, Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) janë personalitete kolektive. Kjo për arsye se Bediuzamani ka përsëritur vazhdimisht se, si dexhxhali, "Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të vijnë SI INDIVIDË" dhe ka dhënë prova për ta konfirmuar këtë.
8. ...Megjithëse të mundur përballë rrymës së pafe ndërsa janë të ndarë, Krishterimi dhe Islami do të kenë aftësinë për ta mposhtur dhe shpartalluar atë si rezultat i bashkimit të tyre. Pastaj PERSONI I PROFETIT ISA (AS), I CILI ËSHTË I PRANISHËM ME TRUPIN E TIJ NJERËZOR NË BOTËN E QIEJVE, DO TË VIJË PËR TA UDHËHEQUR RRYMËN E FESË SË VËRTETË, siç ka premtuar Ai që ka Pushtet Mbi Çdo Gjë, Sjellësi i Lajmeve të Sigurta. Pasi që Ai e ka thënë këtë, ajo është e vërtetë, dhe pasi që AI QË KA PUSHTET MBI ÇDO GJË E KA PREMTUAR ATË, AI PA DYSHIM DO TA BËJË KËTË REALITET... (Letrat / Letra e pesëmbëdhjetë - f.80)
Bediuzamani thotë se si rezultat i kthimit të Krishterëve kah Kur'ani dhe pasimit të Islamit, dhe shkrirjes së dy besimeve, ata do të bëhen më të fortë dhe më të fuqishëm për t'i eliminuar filozofitë e pafe.
Gjatë kësaj kohe, Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë dhe do ta marrë udhëheqjen e kësaj force. Bediuzamani thotë se Profeti (saas) ka dhënë këtë informacion bazuar në premtimin e All-llahut, dhe na kujton se All-llahu patjetër që e mban fjalën e Tij:
Në këtë fragment, Bediuzamani thotë se Krishterimi së shpejti do të restaurohet në formën e vet origjinale, duke qenë i lirë nga besime të ndryshme dhe praktikat që iu kanë shtuar më pas dhe do të pasojë Kur'anin. Të Krishterët që u kthyen në Islam pastaj do t'i bashkojnë forcat me Muslimanët dhe do të zhvillojnë një luftë të përbashkët intelektuale kundër mosbesimit.
Me fjalët "I PRANISHËM ME TRUPIN E TIJ NJERËZOR NË BOTËN E QIEJVE" Bediuzamani thotë se Profeti Isa (as), i cili është në qiej në trupin e tij njerëzor, do të kthehet në Tokë dhe do ta marr udhëheqjen e kësaj lufte. Bediuzamani është duke thënë se Profeti Isa (as) do të kthehet në formën njerëzore, si një person i bekuar, "NJË INDIVID."
Bediuzamani përdor fjalën "NJERËZOR," duke deklaruar kështu në mënyrë eksplicite se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv, por "një individ me ekzistencë materiale."
Termi "PERSONI I PROFETIT ISA (AS)" i përdorur këtu nga Bediuzamani i referohet Profetit Isa (as) si një individ. Prandaj është e qartë nga fjalët e Bediuzamanit se Profeti Isa (as) "nuk është një personalitet kolektiv."
Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë në Fundin e Kohës si një individ, do ta eliminojë fitnen e dexhxhalit dhe do të punojë së bashku me Hazreti Mehdiun (as). Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të jenë mjet që vlerat morale Islamike të mbizotërojnë në botë.
Këto lajme madhështore të Fundit të Kohës ende nuk janë bërë realitet, dhe bota Islamike është duke pritur që të ndodhin këto zhvillime të bekuara. Terminologjia e Bediuzamanit e zbulon gabimin në pretendimin se Hazreti Mehdiu (as) ishte shfaqur në një periudhë të mëhershme. Kjo për arsye se ardhja e Profetit Isa (as) dhe aleanca e tij me Hazreti Mehdiun (as) nuk kanë ndodhur ende, dhe fitneja e dexhxhalit nuk është eliminuar plotësisht.
Nuk ka dyshim se zhvillime të tilla gjithëpërfshirëse do të jenë e dukshme për sytë e tërë botës. Ky ndryshim i madh, për të cilin të gjithë do të jenë të vetëdijshëm dhe do ta përjetojnë duke iu falënderuar mjeteve të informimit, nuk ka ndodhur kurrë në kohën e Bediuzamanit apo çfarëdo kohe tjetër.
Fjalët e Bediuzamanit "AI DO TË VIJË PËR TA UDHËHEQUR RRYMËN E FESË SË VËRTETË," tregojnë se Profeti Isa (as) do të jetë udhëheqësi i të Krishterëve të vërtetë, kur të kthehet në Tokë. Me ardhjen e tij, Krishterimi do të pastrohet nga bindjet dhe shpalljet e tij të rrejshme dhe do ta pasojnë Kur'anin.
Të gjitha këto zhvillime në lidhje me Profetin Isa (as) të numëruara nga Bediuzamani do të ndodhin në të njëjtën kohë që do të paraqitet Hazreti Mehdiu (as). Megjithatë, as ardhja e dytë të Profetit Isa (as) dhe marrja nga ana e tij e udhëheqjes së gjithë të Krishterëve, e as pastrimi i besimit të tyre prej të gjitha besimeve dhe praktikave të rrejshme nga të Krishterët nuk kanë ndodhur ende.
Ende nuk ka ndodhur as aleanca e Profetit Isa (as) dhe Hazreti Mehdiut (as). Prandaj, me gjithë këtë informacion Bediuzamani e kumton në mënyrë të qartë lajmin e mirëpritur që Hazreti Mehdiu (as) nuk kishte ardhur në një periudhë të mëhershme dhe se të gjitha këto zhvillime të pritura ishin shenja të qarta të shfaqjes së tij.
Bediuzamani shkruan se ndodhja e këtyre dukurive të bekuara është një premtim i bërë nga All-llahu I Gjithëfuqishëm. Në Kur'an, All-llahu u tregon të gjithë besimtarëve për dominimin e moralit Islamik në mbarë botën.
Ky premtim i All-llahut është shpallur si më poshtë në një ajet:
Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë224, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t'ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.(Surja Nur: 55)
Fakti se All-llahu me siguri do ta vë në vend premtimin e Tij është shpallur si vijon në Kur'an:
(Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Surja Rum: 6)
O Zoti ynë! Ti do t'i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin". (Surja Al 'Imran: 9)
…Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij. (Surja Rra'd: 31)
Këto premtime të gëzueshme të bëra nga All-llahu në ajetet e Kur'anit do të mbahen, insha'All-llah. Bediuzamani përdor një term shumë të sigurt, bazuar në këtë informacion të Kur'anit dhe na kujton se, me lejen e All-llahut, këto dukuri "pa dyshim do të ndodhin" në Fundin e Kohës.
Zhvillimet e përshkruara në hadithet e Profetit tonë (saas) dhe në këto fragmente nga Bediuzamani deri tani nuk kanë ndodhur. Në të vërtetë, Bediuzamani thotë: "AI DO TË" dhe kështu është duke iu referuar një ngjarje në të ardhmen, dhe jo një ngjarje "që ka ndodhë apo është duke ndodhur."
Profeti Isa (as) ende nuk ka ardhur në Tokë për herë të dytë. E gjithë bota Muslimane dhe e Krishterë janë duke e pritur ardhjen e dytë të këtij individi të bekuar. As aleanca e tij me Hazreti Mehdiun (as) ende nuk ka ndodhur. Bediuzamani e përkujton këtë fakt në këto fragmente, dhe thotë se Profeti Isa (as) dhe Hazreti Mehdiu (as) do të vijnë "NË NJË KOHË TË MËVONSHME" se ajo e tij.
9. Në të vërtetë, NUK ËSHTË LARG URTËSISË SË NJË TË URTIT LAVDIPLOTIT I CILI GJATË GJITHË KOHËS DËRGON ENGJËJT PREJ QIEJVE NË TOKË, nganjëherë në formën e njeriut (si Xhibrilin (as) që paraqitet në formën e Dihjas), dhe dërgon qenie shpirtërore nga Bota Shpirtërore duke bërë që ato të shfaqen në formë të njeriut, dhe madje dërgon shpirtrat e shumicës së shenjtorëve të vdekur në botë me ngjashmëri me trupat e tyre, TË VESHË PROFETIN ISA (AS) NË TRUPIN E TIJ DHE TA DËRGOJ ATË NË BOTË, NË MËNYRË QË TË SJELLË FENË E PROFETIT ISA (AS) NË NJË PËRFUNDIM TË MIRË, PËR NJË PËRFUNDIM AQ TË RËNDËSISHËM, - MADJE EDHE PO TË MOS ISHTE AI I GJALLË DHE I PRANISHËM ME TRUP NË BOTËN QIELLORE, EDHE PO TË KISHTE VDEKUR ME TË VËRTETË DHE TË ISHTE LARGUAR PËR NË CEPIN MË TË LARGËT TË JETËS SË PËRTEJME. Me të vërtetë AI E KA PREMTUAR KËTË, sepse urtësia e Tij kërkoi të jetë kështu, dhe PASI QË AI E KA BËRË KËTË PREMTIM, AI PATJETËR DO TA DËRGOJË ATË. (Letrat / Letra e pesëmbëdhjetë - f.80)
Bediuzzaman edhe një herë thekson se ardhja e dytë të Jezusit Profeti (as) është një fakt i caktuar, dhe ndriçon këtë çështje duke iu referuar engjëjve:
Kthimi në Tokë në Fundin e Kohës i Profetit Isa (as) është një nga mrekullitë e All-llahut. Bediuzamani i referohet kësaj të vërtete të qartë të shpallur në Kur'an dhe hadithe, dhe e përshkruan ardhjen e dytë të Profetit Isa (as) si, me lejen e All-llahut, një gjë absolutisht të sigurt.
Bediuzamani thotë se engjëjt vijnë po ashtu në Tokë, me lejen e All-llahut, kur është e nevojshme, dhe se Profeti Isa (as) do të vijë për herë të dytë, në kohën e caktuar nga All-llahu, dhe se ai do t'iu bëjë thirrje njerëzve që t'i përvetësojnë vlerat e vërteta morale fetare si i dërguar i All-llahut.
Engjëjt jetojnë në një dimension që ndryshon nga ai i hapësirës dhe kohës i njohur për qeniet njerëzore. Ajetet e mëposhtme tregojnë se dimensioni i banuar nga engjëjt është përtej atyre koncepteve që janë të njohura për ne:
[Ky dënim është] nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes. Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet. (Surja Me'arixh: 3-4)
Referenca në këtë ajet për "një ditë kohëzgjatja e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet", tregon se engjëjt nuk janë të lidhur me konceptin e kohës me të cilin ne jemi të lidhur. Përveç kësaj, kjo është një nga provat që ka një jetë tjetër përtej konceptit të kohës të njohur për qeniet njerëzore dhe se kjo jetë nuk është e varur nga një koncept i kohës dhe hapësirës i ngjashëm me ato të kësaj bote. Është e mundur që Profeti Isa (as) është duke jetuar në një dimension të tillë. (All-llahu e di të vërtetën.)
Fakti që engjëjt vijnë në Tokë për të bërë gjëra të urdhëruara nga All-llahun dhe në kohë të caktuara nga Ai tregon se është e mundur, me lejen e Zotit tonë, për të kaluar nga dimensionet tjera në atë tonin. Në Kur'an shpallet se melaiket zbresin në Tokë ndonjëherë për të komunikuar shpalljen e All-llahut, dhe ndonjëherë, me lejen e All-llahut, për t'i ndihmuar dhe mbështetur besimtarët:
Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: "A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?" (Surja Al 'Imran: 124)
Me vullnetin e Tij, Ai ia dërgon engjëjt (Xhibrilin) me Shpallje kujt të dojë prej robërve të Tij (duke u thënë): "Paralajmëroni se s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Meje, prandaj të më kini frikë Mua!" (Surja Nahl: 2)
Në Kur'an shpallet po ashtu se engjëjt erdhën si të dërguar te Profetët Ibrahim (as) dhe Luti (as) dhe i njoftuan ata për vuajtjet që do të pësonin popujt e tyre; se ata erdhën tek Profeti Zekerija (as) dhe e njoftuan atë se do të kishte një fëmijë, dhe se ata i erdhën Hazreti Merjemes (as) dhe e njoftuan atë se ajo ishte zgjedhur dhe për lindje e Profetit Isa (as). Ne njoftohemi gjithashtu me shpalljen e Kur'anit Profetit tonë (saas) në të njëjtën mënyrë për engjëllin Xhibril (as), dhe se Profeti (saas) e kishte parë Xhibrilin (as).
Duke iu referuar engjëjve, Bediuzamani tregon se ardhja e dytë e Profetit Isa (as) në formë njerëzore në Fundin e Kohës do të jetë në përputhje me ligjin e All-llahut, dhe se premtimi i All-llahut do të plotësohet.
Me këto fjalë, Bediuzamani është duke thënë se Zoti ynë do ta dërgojë Profetin Isa (as) në Tokë për herë të dytë për "NJË PËRFUNDIM TË MIRË, TË RËNDËSISHËM." Me kthimin në Tokë të Profetit Isa (as), Krishterimi do të pastrohet prej të gjitha besimeve dhe praktikave të rrejshme dhe do të kthehet në Islam.
Nga kjo do të thotë, Krishterimi do të restaurohen në formën e vërtetë të shpallur nga Profeti Isa (as), do të ketë një aleancë mes Muslimanëve dhe të krishterëve të vërtetë dhe kjo aleancë e bashkuar rreth të vërtetës do të sjellë paqe në botë.
Këtu, Bediuzaman është duke deklaruar se, ashtu si engjëjt, Profeti Isa (as) është i gjallë në praninë e All-llahut dhe se ai do të kthehet në Tokë në kohën e caktuar nga All-llahu.
Melaiket zbresin në Tokë dhe pastaj kthehen në praninë e All-llahut në kohë të ndryshme të caktuara nga Ai. Megjithatë, fakti se ato ngriten në praninë e All-llahut nuk do të thotë se ato zhduken siç ne e kuptojnë këtë koncept në këtë botë. Ato thjeshtë kalojnë në një dimension tjetër dhe vazhdojnë të jetojnë, por përtej perceptimit tonë.
Në mënyrë të ngjashme, fakti se Profeti Isa (as) është marr në praninë e All-llahut nuk do të thotë se ai ka vdekur. Në të vërtetë, disa ajete e bëjnë shumë të qartë se Profeti Isa (as) nuk ka vdekur, dhe kjo është konfirmuar edhe në hadithe. Profeti Isa (as) është i gjallë në një dimension që ne nuk mund ta kuptojmë. Përveç kësaj, fakti se engjëjt mund të lëvizin në mes të dy dimensioneve, me lejen e All-llahut, tregon se kjo është një çështje e lehtë në qoftë se Zoti ynë e urdhëron këtë.
Kur koha e caktuar nga All-llahu vjen, Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë dhe ai do t'iu bëjë thirrje njerëzve për vlerat e vërteta morale fetare si i dërguari i Zotit tonë. Bediuzamani gjithashtu shpreh këtë fakt me këto fjalë.
Me fjalët "[PROFETI ISA (AS) I CILI ËSHTË] I GJALLË DHE I PRANISHËM ME TRUPIN E TIJ NË BOTËN QIELLORE," Bediuzamani na thotë se Profeti Isa (as) nuk ka vdekur, se ai është ende gjallë dhe do të kthehet në Tokë në formë njerëzore. Bediuzamani kështu tregon se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv dhe na kumton lajmin e mirë se ky profet i bekuar do të kthehet në Tokë, si një mrekulli nga All-llahu "SI NJË INDIVID NË FORMË NJERËZORE."
Nuk është larg urtësisë së Një Të Urtit Lavdiplotit ... ta veshë Profetin Isa (as) në trupin e tij dhe ta dërgojë atë në botë ... për një përfundim të tillë aq të rëndësishëm, madje edhe nëse ai ... do të kishte vdekur me të vërtetë dhe të kishte shkuar në cepin më të largët të Ahiretit:
Me këto fjalë, Bediuzamani na kujton se fuqia e Zotit tonë është e pafund dhe se Ai ka fuqi të bëjë çdo gjë që Ai dëshiron dhe thotë se ardhja e dytë e Profetit Isa (as) do të ndodhë, me lejen e All-llahut, patjetër. Përmendja e fuqisë së pafund të Zotit tonë nga Bediuzamani në përshkrimin e tij të ardhjes së Profetit Isa (as) është padyshim një nga treguesit më të qartë të sigurisë absolute të tij mbi këtë temë.
Bediuzamani jep një shembull këtu dhe thotë se "NUK ËSHTË LARG URTËSISË SË NJË TË URTIT LAVDIPLOTIT ... TA VESHË ATË NË TRUPIN E TIJ DHE TA DËRGOJË NË BOTË ... për një përfundim të tillë aq të rëndësishëm, MADJE EDHE NËSE AI ... DO TË KISHTE VDEKUR ME TË VËRTETË." Me këto fjalë, Bediuzamani në mënyrë eksplicite i referohet një "QENIE NJERËZORE" dhe tregon se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv.
Ai edhe një herë na kumton lajmin e gëzuar se, me lejen e Zotit tonë, Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë si "NJË PERSON" në Fundin e Kohës.
All-llahu ka shpallur se Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë. Ai patjetër do ta mbajë këtë premtim.
Gjithë këto dëshmi janë argument se ata njerëz që përpiqen ta mohojnë se Profeti Isa (as) nuk ka vdekur dhe faktin se ai do të kthehet në Tokë, nga paaftësia për ta vlerësuar siç duhet fuqinë dhe madhështinë e All-llahut, janë duke e bërë një gabim të rëndë.
Nuk duhet harruar se All-llahu është I Gjithëfuqishmi, dhe ka fuqi të bëjë çdo gjë. Ai krijon çfarë të dojë, në formën që Ai dëshiron. Dituria e Tij është e pafund. Kur koha e caktuar nga All-llahu vjen një mrekulli e madhe do të ndodhë dhe Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë. Ky fakt kumtohet në ajete dhe hadithe dhe është një mrekulli për të cilën duhet të reflektojnë të gjithë besimtarët. Bediuzamani gjithashtu shprehu këtë premtim të bërë nga All-llahu dhe, duke na kujtuar ne, ashtu siç është shpallur në Kur'an, se Zoti ynë është Ai I Cili nuk i thyen premtimet e Tij, na jep lajmin e gëzuar se kthimi në Tokë, në formë njerëzore, e Profetit Isa (as) është një "E VËRTETË E SIGURT."
10. ... KUR PROFETI ISA (AS) TË VIJË, nuk do të thotë se të gjithë duhet ta dinë SE AI ËSHTË ISAI I VËRTETË. TË ZGJEDHURIT E TIJ DHE ATA QË JANË TË AFËRT ME TË DO TA NJOHIN ATË nëpërmjet dritës së besimit. Nuk do të jetë e qartë vetvetiu, prandaj JO TË GJITHË DO TA NJOHIN ATË ... (Letrat / Letra e pesëmbëdhjetë - f.80)
Bediuzamani thotë se në vitet e hershme të kthimit në Tokë të Profetit Isa (as) numri i atyre që e dinë se kush është ai do të jetë shumë i vogël. Pasuesit dhe nxënësit e afërt me të dhe me besim të thellë do të jenë në gjendje ta njohin atë nëpërmjet dritës së besimit, por shoqëria në përgjithësi nuk do ta dijë se ai është Profeti Isa (as):
Me fjalët "KUR PROFETI ISA (AS) TË VIJË" Bediuzamani hedh dritë mbi një numër çështjesh të rëndësishme. Me fjalët "KUR [AI] ... TË VIJË" Bediuzamani është duke e kumtuar lajmin se Profeti Isa (as) do të "VIJË PADYSHIM." Bediuzamani përdor foljen "VIJË" për ta bërë të qartë se Profeti Isa (as) është "NJË INDIVID," e jo një "entitet shpirtëror."
Një personalitet kolektiv nuk mund të "vijë" askund. Një personalitet kolektiv vetëm mund të "formohet." "ARDHJA" është një veprim specifik për qeniet njerëzore. Me këto fjalë Bediuzamani e thekson këtë dallim të madh duke e bërë të sigurt se Profeti Isa (as) do të kthehet si një qenie njerëzore.
Me këto fjalë Bediuzamani e thekson përsëri se Profeti Isa (as) është "NJË QENIE NJERËZORE" dhe jo një entitet shpirtëror. Duke iu referuar "ISAIT TË VËRTETË" Bediuzamani i referohet përsëri "NJË PERSONI", ndryshimi midis Profetit Isa (as) dhe njerëzve të tjerë të përcaktuar me përdorimin e fjalës "I VËRTETË." Bediuzamani përdor edhe përemrin "AI" për të përsëritur sërish faktin se Profeti Isa (as) është "NJË QËNIE NJERËZORE." Përveç kësaj, përdorimi i fjalëve "ISAI I VËRTETË" nga Bediuzamani vë në pah se kur ai të kthehet ai do të jetë i ndryshëm nga "Mesihët e rrejshëm," të cilët gjithashtu janë të gjithë qenie njerëzore, dhe se ky individ i bekuar do të jetë "ISAI I VËRTETË."
Kur Profeti Isa (as) të kthehet, së bashku me të gjitha ato karakteristika që përputhen me përshkrimet e dhëna në Kur'an dhe në hadithe, ai do të dallojë nga të gjithë mesihët e rrejshëm dhe, siç thekson Bediuzamani, do të jetë "ISAI I VËRTETË."
Bediuzamani përdor fjalët "TË ZGJEDHURIT E TIJ DHE ATA AFËR TIJ" për të treguar se Profeti Isa (as) do të ketë "PASUES TË AFËRT TË PAJISUR ME BESIM TË THELLË." Është e pamundur për një personalitet kolektiv të ketë "pasues" apo "njerëz të afërt me të." Vetëm një person mund të ketë pasues.
Bediuzamani ishte padyshim shumë i vetëdijshëm për këtë. Duke iu referuar pasuesve të Profetit Isa (as) ai u thotë Muslimanëve se Profeti Isa (as) nuk është një personalitet kolektiv dhe se ky individ i bekuar do të jetë personalisht në krye të pasuesve të tij.
Me përdorimin nga ai të fjalës "ATË" Bediuzamani sërish deklaron se Profeti Isa (as) do të vijë si "NJË PERSON." Përdorimin i fjalës "TA NJOHIN" nga Bediuzamani vë këtë çështje përtej çdo dyshimi. Vetëm një "PERSON", një "INDIVID" mund të njihet. Natyrisht është e pamundur për "pasuesit e tij të afërt që ta njohin një personalitet kolektiv."
Megjithatë, Bediuzamani thotë se pasuesit e Profetit Isa (as) të pajisur me besim të thellë dhe të afërt me të do ta njohin atë nëpërmjet dritës së besimit. Bediuzamani është natyrisht shumë i vetëdijshëm për këtë ndërsa e përcjellë këtë informacion. Bediuzamani i bën këto deklarata në një mënyrë shumë të vetëdijshme dhe në këtë mënyrë dëshmon se Profeti Isa (as) është "NJË INDIVID" i cili do të njihet nga besimtarët.
Duke thënë se "JO TË GJITHË DO TA NJOHIN ATË" Bediuzamani e bën të qartë se në ditët e para të ardhjes së tij jo të gjithë do ta dinë se kush është ai, me fjalë të tjera, shoqëria si tërësi nuk do ta njoh atë. Bediuzamani përdor këto fjalë për ta tërhequr vëmendjen tonë sërish ndaj karakteristikës së foljes "TA NJOHIN" e cila është përshkruar më lart dhe që është unike për qeniet njerëzore. Nëse Bediuzamani do të mendonte se Profeti Isa (as) ishte një personalitet kolektiv ai nuk do ta kishte bërë një deklaratë të tillë apo t'i referohej njohjes së Profetit Isa (as). Por, duke përdorur fjalën "ATË" Bediuzamani deklaron se Profeti Isa (as) është "NJË PERSON" dhe shpjegon se cilët nuk do të jenë në gjendje ta njohin atë, duke e theksuar edhe një herë këtë çështje.