Zaki ishte shtrirë në kopsht dhe po lexonte një libër. Sytë e tij rrëshqitën nga libri dhe, duke vështruar rreth e rrotull, ranë mbi një rrjetë merimange mbi degën e një peme. Pa e zgjatur, u ngrit dhe iu afrua rrjetës, të cilën filloi ta vërente me kujdes. Merimanga, që ishte afër rrjetës, filloi t'i fliste:
"Tungjatjeta o shok!" foli ajo me një zë të hollë.
"Tungjatjeta," ia ktheu Zaki, i cili ishte gjithmonë shumë i sjellshëm. "Unë jam shumë kurioz të di për këtë rrjetë që ke thurur. Më trego pak, si e bën atë?"
Merimanga mori frymë thellë dhe nisi t'i tregonte: "Në fillim, gjej vendin e përshtatshëm për këtë. Zgjedh një qoshe ose dy sende që ndodhen afër. Më ler të të tregoj se si e thur rrjetën midis dy degëve të pemëve. Më parë, e ngulit fijen mirë në njërën nga degët. Pastaj, shkoj në anën tjetër duke vazhduar të nxjerr fill. Kur arrij atje, ndaloj së tjeruri. Më pas, filloj të tërheq fijen drejt vetes derisa të tendoset dhe e fiksoj atje ku kam qëndruar. Pastaj, vazhdoj të thur rrjetën brenda harkut që kam bërë.
Zaki vrau mendjen për një moment dhe i tha: "Unë nuk do të mundesha të bëja një gjë të tillë si ngulitja e një fije midis dy mureve. A nuk është e vështirë ta mbash fijen të tendosur?
Merimanga buzëqeshi dhe ia ktheu: Më lejo të të tregoj si e zgjidh këtë problem. Ndonjëherë, unë thur një rrjetë midis dy degëve që janë pak larg nga njëra-tjetra. Ato, po ashtu, janë shumë të mira për të kapur miza, sepse janë mjaft të mëdha. Por, meqë rrjeta është e madhe, me kalimin e kohës, e humbet tendosjen. Kjo do të thotë që, nuk do të kap aq shumë miza si më parë. Në fillim, shkoj në qendër të rrjetës dhe që atje filloj të prodhoj një fije që arrin deri në tokë. Këtë fije unë e kap me një gur të vogël pranë tokës. Pastaj, kthehem në qendër të rrjetës dhe përpiqem të tërheq fijen lart që atje ku ndodhet guri. Kur ngrihet guri lart në ajër, e ngulit fijen mirë drejt qendrës së rrjetës. Kështu, për shkak se guri poshtë qendrës e tërheq atë për poshtë, rrjeta tendoset përsëri. Kaq i mjafton për këtë!"
"Çfarë mënyre e shkëlqyer!" tha Zaki shumë i habitur. Po si e mësove këtë teknikë të tillë dhe si e përdor aq mirë? Merimangat duhet ta kenë bërë këtë për miliona vjet...
"Po, ashtu është shoku im," pranoi merimanga. Do të ishte gabim i madh të mendoje se ne kemi fituar zgjuarsi të mjaftueshme për të kryer gjithë këtë. Është Allahu, i Cili zotëron dhe krijon gjithçka që dëshiron. Ai ma ka dhënë dhuntinë për ta përdorur këtë teknikë."
"Mos harro, Zaki," vazhdoi ta përkujtonte ajo, "se për Allahun gjithçka është e mundur. Ai ka fuqi të krijojë një pafundësi llojesh të ndryshme gjallesash dhe vendesh."
"Unë të falenderoj shumë për këto që më mësove," i tha Zaki, si gjithmonë, vogëlush shumë i sjellshëm. Sa herë që të vështroj gjallesat që ka krijuar dhe ndërtimin e tyre të përsosur, do ta kuptoj më mirë se sa i fuqishëm është Allahu dhe çfarë diturie të pamatë ka Ai.