logo
HARUN YAHYA

Xhelali dhe Pulëbardha

Kur lundronte me anije në verë, ajo që i pëlqente më shumë Xhelalit ishte të ulej jashtë në kuvertë. Atje ai shihte nga afër detin dhe sillej rreth e rrotull. Një ditë, ai hipi në anije me nënën e tij. Sapo  hipën, ai menjëherë u ul në kuvertë. Një grup pulëbardhash që po ndiqnin anijen, sikur po bënin garë me njëra-tjetrën. Ato dukeshin si një tablo e bukur, duke u rrotulluar në ajër dhe ziheshin me njëra-tjetrën kush e kush t'i kapte thërrimet e bukës që u hidhnin pasagjerët.

martı

Njëra prej tyre rrëshqiti fluturimthi dhe u ul pranë Xhelalit.

"Si t'u duk shfaqja jonë në fluturim? e pyeti ajo. "Unë të vura re se ti po na vështroje me shumë vëmendje. Po si të quajnë?"

Xhelal: "Unë quhem Xhelal. Po, po kënaqesha vërtet shumë tek ju shihja duke fluturuar. E shoh se ti mund të qëndrosh lart në ajër pa i përplasur fare krahët. Po si ia arrin kësaj?"

Pulëbardha tundi kokën dhe i tha: "Ne, pulëbardhat kthehemi në ajër sipas drejtimit të erës. Edhe po të fryjë një erë shumë e lehtë, rrymat e ajrit që krijohen na ngrenë lart. Ne përfitojmë nga kjo dhe jemi në gjendje të bëjmë udhëtime shumë të gjata pa i përplasur fare krahët."

"Ne lëvizim para dhe prapa brenda masave ajrore që ngrihen nga deti," vazhdoi të fliste ajo.

Pulëbardha:Formimi i këtyre rrymave do të thotë se kemi vazhdimisht ajër nën krahët tanë dhe kjo na lejon të qëndrojmë lart pa harxhuar shumë energji."

martı

Bunlar Allah’ın varlığını ve gücünü anlayabilmemiz için verilmiş örneklerdir.

Xhelal: Xhelali nuk ishte i sigurt në e kishte kuptuar mirë apo jo këtë dhe e pyeti pulëbardhën: -"Unë vura re se ti qëndroje në ajër pa i përplasur fare krahët dhe dukeshe sikur qëndroje e varur. Ti e arrin këtë duke parë drejtimin e erës? E kuptoj këtë, por, nuk arrij ta kuptoj si e llogarrit forcën e erës dhe drejtimin nga do të vijë ajo."

"Për ne, është e pamundur ta bëjmë këtë vetëm në sajë të diturisë tonë," filloi të fliste pulëbardha. "Kur na krijoi Allahu, na mësoi si të fluturojmë dhe si të varemi në ajër pa humbur energji. Këta janë shembuj që na janë dhënë në mënyrë që ne të bëhemi të vetëdijshëm për qenien e Allahut dhe ta kuptojmë fuqinë e Tij."

Xhelali nxitoi t'i bënte edhe një pyetje tjetër asaj: "Po ti, qëndron e varur në ajër sikur të ishe mbajtur me një fije... Që ta bësh këtë duhet të dish shumë mirë matematikë dhe duhet të jesh e aftë të bësh llogarritje të njëpasnjëshme, por, ti ia del mbanë pa asnjë vështirësi që herën e parë që fluturon, apo jo?"

"Patjetër," pranoi pulëbardha. "Zoti ynë i ka dhënë çdo krijese frymëzimin për të cilin ka nevojë. Ne të gjithë veprojmë ashtu siç na thuhet të veprojmë. Kurrë mos harro se, Alahu ka përfshirë gjithçka dhe çdo krijesë është nën kontrollin e Tij. Ai është Zoti i gjithçkaje. Ti mund të gjesh shumë vargje për këtë në Kur'an. Ah, po shoh se anija po i afrohet tokës. Tani më duhet të fluturoj shpejt që të arrij shoqet. Mirupafshim së shpejti..." Xhelali e vështroi shoqen e tij tek largohej në fluturim duke u zvogëluar gjithnjë e më tepër.

Kur arriti në shtëpi, Xhelali kërkoi në Kur'an një varg që tregonte se gjithçka është nën zotërimin e Allahut. E gjeti këtë varg në Suren Hud dhe e mësoi atë menjëherë përmendësh:

(Hudi tha) Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, sepse nuk ka asnjë nga gjallesat që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet, Zoti im është i Drejtë. (Sure Hud:56)

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Faruku dhe termitet
  • Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe
  • Irfani dhe Qukapiku
  • Xhelali dhe Pulëbardha
  • Qemali dhe Xixëllonja
  • Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër
  • Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë
  • Nebili dhe Foka
  • Emiri dhe Kameleoni
  • Tariku dhe Qeni
  • Ferhani dhe Kali
  • Anteri dhe Kanguri
  • Zaki dhe Merimanga
  • Faruku dhe Rosa
  • Aliu dhe Struci
  • Kashifi dhe Arushi që e Hante Shumë Mjaltin
  • Aishja dhe Iriqi
  • Mensuri dhe Arinjtë e Mëdhenj Polarë
  • Omeri dhe Peshku
  • Reshadi dhe Tefiku