Mbrëmjeve të verës Qemali dhe familja e tij hanin darkë në kopsht. Në një mbëmje si këto, kur po ngriheshin nga tavolina, atij i zunë sytë një dritë që ndizej dhe shuhej nëpër pemë në fund të kopshtit. Nuk e zgjati, por, menjëherë shkoi të shihte çfarë po ndodhte atje dhe, për habinë e tij vuri re një insekt që hidhej degë më degë. Ky insekt ishte shumë i ndryshëm nga ata që ishte mësuar të shihte ditën. Ai lëshonte dritë kur fluturonte.
Insekti ndaloi së fluturuari për një çast dhe iu afruar Qemalit: "Përshëndetje," foli ai. "Ti dukesh shumë i çuditur. Më ke vështruar për një kohë të gjatë. Unë quhem Xixëllojë, po ti?"
Qemal: "Unë quhem Qemal. Po, ashtu është. Të vështrova sepse nuk kam parë kurrë më parë një insekt që xixëllon me dritë kështu si ti. Nga trupi yt dalin rreze të verdha në të gjelbër. Më kujtohet se, kur preka njëherë një llambë të ndezur, ma dogji dorën. Po kjo dritë, nuk të djeg ty?"
Xixëllonja miratoi me kokë dhe ia ktheu: "Ke të drejtë, Qemal. Vërtet, llambat nxehen shumë kur ndriçojnë. Ato përdorin energjinë elektrike për të prodhuar dritë dhe, një pjesë e kësaj energjie shndërrohet në dritë. Kjo bën që llamba të nxehet. Por, ne, xixëllonjat nuk marrim energji nga jashtë për dritën që lëshon trupi ynë."
Qemali atëherë e kuptoi dhe e pyeti: "Atëherë, kjo do të thotë se ti nuk nxehesh?"
"Po, ashtu është," pranoi xixëllonja. Ne këtë energji e prodhojmë vetë dhe e përdorim me mjaft kujdes. Kjo do të thotë se asnjë pjesë e saj nuk shkon kot dhe ajo nuk e nxeh trupin tonë, gjë që do të na dëmtonte shumë."
Qemali vrau mendjen për një çast dhe tha: "Ky është vërtet një sistem i menduar shumë mirë."
"Po, me të vërtetë," e mbështeti shoqja e tij. Kur Allahu na krijoi ne, planifikoi gjithçka për të cilën kemi nevojë në mënyrën më të mirë. Kur fluturojmë, ne i përplasim krahët shumë shpejt. Sigurisht, që kjo është një punë që kërkon shumë energji. Por, për shkak se drita jonë nuk harxhon shumë energji, ne nuk kemi asnjë vështirësi me të. "
Qemali kishte edhe diçka tjetër për të cilën donte ta pyeste xixëllonjën: "Përse e përdorni ju xixëllonjat dritën?"
Shoqja e tij e gatshme i shpjegoi: "Ne e përdorim atë për të shkëmbyer mesazhe midis nesh dhe për t'u mbrojtur. Kur duam t'i themi diçka njëra-tjetrës, ne flasim duke xixëlluar dritat tona. Në raste të tjera, ne i përdorim ato për të frikësuar armiqtë tanë dhe për t'i mbajtur larg ata."
Qemalit i bënë shumë përshtypje ato që i tregoi mikesha e tij dhe shtoi: "Kështu, gjithçka për të cilën keni nevojë ndodhet brenda trupit tuaj dhe nuk ka nevojë të rraskapiteni!"
"Ke të drejtë," pranoi xixëllonja. "Megjithëse janë përpjekur tepër, shkencëtarët nuk kanë mundur të zhvillojnë një sistem që të ngjajë me sistemin tonë. Siç të thashë edhe më parë, Allahu na krijoi në mënyrën më të bukur dhe këtë krijim e përshtati me nevojat tona, ashtu si gjithë gjallesat e tjera."
Qemali buzëqeshi duke i thënë: "Faleminderit. Ajo që më tregove ishte vërtet tërheqëse. Tani po e kuptoj çdo të thotë vargu që lexova dje: "Atëherë, pra a është ai që krijon njëlloj sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni? (Sure Nahl: 17) Kur sjell në mendje të gjitha qeniet e gjalla që ka krijuar Allahu, ka shumë shembuj, të cilët duhet t'i kemi gjithmonë në mendje dhe të nxjerrim mësime prej tyre!"
Ateş Böceği:"Po, Qemal. Çdo krijesë është provë e artit të pashembullt krijues të Allahut. Që këtej e tutje, kur të vështrosh diçka, do ta vesh re këtë. Tani më duhet të shkoj. Ishte kënaqësi që të takova. Shpresoj të të shoh përsëri..."
Tek po hynte në shtëpi, duke medituar për krijimin e xixëllonjës, Qemali mezi priste t'u tregonte familjes së tij për bisedën me shoqen e tij të vogël.