Një të diel, Irfani shkoi për shëtitje në pyll me babain e tij. Duke ecur, mendonte se sa të bukura ishin pemët dhe sa e bukur ishte e gjithë natyra përreth. Babi i tij rastësisht takoi një shok dhe, në kohën kur ata të dy po bisedonin me njëri-tjetrin Irfanit i zuri veshi një zhurmë:
Tak, tak, tak...
Ajo vinte nga një pemë. Irfani iu afrua zogut që po e lëshonte atë dhe e pyeti:
Irfani: "Po pse po e godet me sqep pemën ashtu?"
Zogu ndaloi së godituri dhe u kthye për ta vështruar Irfanin. "Unë jam një qukapik, tha ai. "Ne bëjmë vrima nëpër pemë dhe ndërtojmë foletë tona në to. Ndonjëherë, ruajmë ushqimin në ato vrima.
Mirë, po si e ruani ushqimin në një vend aq të vogël?" deshi të dinte Irfani.
"Qukapikët, më shumë, ushqehen me lende dhe ato janë mjaft të vogla," e sqaroi qukapiku.
Irfani: Brenda çdo zgavre që bëj, unë vendos një lende. Kështu do të ruaj ushqim të mjaftueshëm për vete."
Irfani mbeti i habitur dhe i tha: Po ti, në vend që të përpiqesh dhe të lodhesh me shumë zgavra të vogla, mund të bësh një zgavër të madhe dhe ta ruash gjithë ushqimin tënd atje."
Qukapiku buzëqeshi dhe ia ktheu: "Nëse unë do të veproja kështu, zogjtë e tjerë do të vinin dhe do të ma zbulonin dhomëzën time me ushqim dhe do të ma grabisnin atë. Lendet janë po aq të mëdha sa edhe zgavrat në të cilat i vendos. Kështu, lendja qëndron atje mirë dhe e paprekur. Unë mund t'i nxjerr ato nga pemët pa asnjë vështirësi, për shkak se Allahu e krijoi sqepin tim në atë mënyrë që të ma lehtësojë këtë. Por, zogjtë e tjerë nuk mund ta bëjnë këtë, dhe ushqimi im mbetet i sigurt. Sigurisht që, unë nuk kam vetëdije për ta llogarritur me mend. Unë jam vetëm një qukapik. Allahu më frymëzon mua t'i bëj këto që të thashë. Është Ai, i Cili më ka frymëzuar mua ta fsheh ushqimin dhe që ka krijuar sqepin tim në mënyrën më të përshtatshme për të vepruar kështu. Me të vërtetë, nuk jam vetëm unë, të gjitha gjallesat sillen ashtu, sepse kjo është ajo që u ka mësuar Allahu."
Irfani ia ktheu: "Po, o qukapik i vogël, ashtu është. Unë të falënderoj që m'i tregove të gjitha këto... Ti më bëre të përkujtoj fuqinë e madhe të Allahut.".
Kështu, Irfani i tha mirupafshim shokut të tij të vogël dhe u kthye përsëri tek babai i tij. Ai ishte shumë i lumtur, sepse kudo që hidhte sytë ai shihte mrekullitë e krijimit të Allahut.