logo
HARUN YAHYA

Aishja dhe Iriqi

Një ditë, kur Aishja kishte dalë për piknik me familjen e saj, u largua pak vetëm për  një shëtitje të shkurtër. Asaj i pëlqente shumë hapësira e gjelbër ku po shëtiste. Duke u endur, i zunë sytë një top të mbuluar me gjemba të mprehtë. "Sa mirë që nuk e shkela, përndryshe, gjembat do të më kishin vrarë shumë," mendoi ajo me vete. Atëherë, për habinë e saj, topi u hap ngadalë dhe i foli:   

"E gjete Aishe," tha ai. "Unë jam iriqi dhe mund të të kisha lënduar pa dashje me gjembat e mi."

"Është një iriq këtu!" thirri Aishja e lumtur. "Pse e ke trupin të mbuluar me gjemba?"

"Allahu m'i dha ata për t'u mbrojtur nga armiqtë," i shpjegoi iriqi. "Kur ndodhem në rrezik, unë mblidhem si top dhe gjembat më mbrojnë." 

kirpi

"Unë e di se, disa kafshë bëjnë gjumë gjatë dimrit. Po ti?" e pyeti ajo shokun e saj të ri. 

Iriqi tundi kokën. "Nuk më pëlqen edhe aq i ftohti. Sapo temperatura bie në 13 gradë Celcius, unë shkoj për të fjetur.  Allahu i Plotfuqishëm më mban në gjumë gjatë dimrit dhe më zgjon kur vjen pranvera. Për mua, do ishte e pamundur të parashikoja që, moti në dimër është i ashpër, prandaj, do të ishte më mirë të bija në gjumë për të mbijetuar. Kur'ani e thotë këtë: "Nga Shenjat e Tij është edhe gjumi juaj ditën dhe natën dhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka Shenja për njerëzit që dëgjojnë. (Sure Rum: 23)

"Siç e sheh," vazhdoi ai, "si të gjithë krijesat e tjera, Allahu na tregon se kur është koha më e përshtatshme për të kërkuar ushqim." 

Aishja vrau mendjen për pak dhe ia ktheu: "Të kam parë në një film se ti luftoje sypatrembur me një luan. Si ka mundësi që, nuk ke frikë nga luani?" 

"Për shkak të këtyre gjembave në trup, të cilët Allahu m'i ka dhuruar si mbrojtje, unë mund të luftoj pa frikë edhe me grabitqarët më të rrezikshëm. Kur më sulmon luani, unë në fillim, largohem shpejt me vrap. Papritur, ndaloj në një vend të përshatshëm, ngre pak kurrizin dhe nxjerr gjembat. Nëse luani përpiqet të më kapë me dhëmbë, gjembat e mi i ngulen në gojë dhe në faqe dhe i hapin plagë, të cilat mbeten të pashërueshme." 

"Kështu, ai arrin në një gjendje të rëndë, saqë nuk mund të hajë asgjë dhe, më në fund, ngordh nga uria. Pa dyshim, kjo ndodh në sajë të zgjuarsisë dhe teknikave të luftës që më ka mësuar Allahu. Është Ai që më ka krijuar dhe më ka dhuruar tiparet më të mira për të jetuar."  

kirpi

"Ashtu është, o vëlla iriq," ia pohoi Aishja, duke vërejtur gjembat në trupin e tij. 

"Kurdoherë që të vështroj kafshët dhe shumëllojshmërinë e tyre, do ta kuptoj madhështinë e Tij dhe mrekullinë e krijimit. Të falenderoj shumë për bisedën e këndshme," tha ajo dhe u kthye tek familja e saj para se të bëheshin merak. 

"Mirupafshim, shoqja ime!" i thirri iriq gjembashumi.

 

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Faruku dhe termitet
  • Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe
  • Irfani dhe Qukapiku
  • Xhelali dhe Pulëbardha
  • Qemali dhe Xixëllonja
  • Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër
  • Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë
  • Nebili dhe Foka
  • Emiri dhe Kameleoni
  • Tariku dhe Qeni
  • Ferhani dhe Kali
  • Anteri dhe Kanguri
  • Zaki dhe Merimanga
  • Faruku dhe Rosa
  • Aliu dhe Struci
  • Kashifi dhe Arushi që e Hante Shumë Mjaltin
  • Aishja dhe Iriqi
  • Mensuri dhe Arinjtë e Mëdhenj Polarë
  • Omeri dhe Peshku
  • Reshadi dhe Tefiku