logo
HARUN YAHYA

Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër

Në fundjavë, Ahmedi shkoi të peshkonte  në liqen së bashku me babain e tij. Babai po bënte gati kallamat dhe Ahmedi i mori leje për të shëtitur pak përqark. Babai i dha leje me kusht që të mos largohej shumë.

kurbağ

Ai filloj të ecte nëpër shkurrnajën në buzë të ujit.

Papritur, një bretkosë kërceu midis dy shkurreve dhe qëndroi mbi një gur pikërisht para tij.

"Oh, për pak sa s'më shkele!" u ankua bretkosa.

"Më fal," i tha Ahmedi. Po ti qenke njëlloj si gjethet dhe unë nuk të vura re moj bretkosë e vogël. Unë quhem Ahmed dhe thashë të bëja një shëtitje këtej."

Bretkosa vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: -Gëzohem që të takoj Ahmed. Të kuptoj, është gjë e zakonshme të mos më vesh re mua. Unë jetoj midis këtyre shkurreve dhe ngjyra e trupit tim është e ngjashme me gjethet. Kështu, grabitqarët nuk mund të më dalllojnë. Unë mund të fshihem shumë lehtë prej tyre."

Ahmedi u mendua për një çast dhe i tha: "Mirë, po kur ata të dallojnë? Atëherë çfarë bën ti?"

"Po të vështrosh me kujdes," tha bretkosa, "do të vësh re që ka membrana midis gishtave të mi. Kur jam duke kërcyer, unë i hap gishtërinjtë dhe kështu rrëshkas në ajër. Ndonjëherë mund të fluturoj edhe 12 metra me një kërcim të vetëm."

"Po kur do të ulesh, si ia bën?" deshi të dinte Ahmedi.

kurbağa

'Kur fluturoj, i përdor këmbët. Membranat në këmbët e mia më shërbejnë porsi parashutë për të ngadalësuar shpejtësinë kur ulem në tokë," i shpjegoi bretkosa.

"Oh, po kjo qenka shumë e çuditshme," foli Ahmedi mendueshëm. "Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se bretkosat mund të fluturonin."

Bretkosa përveshi buzët dhe ia ktheu: "Disa lloje bretkosash mund të fluturojnë po aq shpejt sa edhe kur notojnë. Kjo është një mirësi që na e ka dhënë Zoti ynë. Allahu e krijoi ngjyrën e trupit tonë të tillë, që ne të fshihemi në ambientin ku jetojmë. Kjo na lejon të mbijetojmë. Nëse Ai nuk do të na kishte krijuar kështu, ne shpejt do të ishim vrarë nga kafshët e tjera."

Ahmedi e kuptoi përse ishte fjala dhe shtoi: "Membranat midis gishtave të tu të nevojiten për të kërcyer larg. Unë nuk kam membrana midis gishtave sepse nuk më duhen. Nevojat e çdo krijese të gjallë janë të shumëllojshme, apo jo?"

Bretkosa: "Po, ashtu është, pikës i ke rënë."

Ahmedi ia ktheu: "Allahu na krijoi në mënyrën më të mirë për të na i lehtësuar jetën. Ne duhet t'i jemi shumë mirënjohës Atij për këtë."

Përsëri ke të drejtë," pohoi mikesha e tij e re. "Zoti ynë i ka krijuar të gjitha qeniet e gjalla sipas ambientit ku ato jetojnë. Ai na ka dhënë gjithçka që na duhet që në çastin kur vijmë në jetë."

"Po," tha Ahmedi. "Tani, moj bretkosë e vogël, duhet të shkoj, ndryshe babai do të bëhet merak për mua. U kënaqa shumë që fola me ty. Nëse vij këtu tjetër herë, do të të vizitoj përsëri."

"Edhe unë mezi do të pres deri atëherë. Gëzohem shumë që të takova. Mirupafshim Ahmed..." tha bretkosa me atë kuak-kuaken e saj duke kërcyer përsëri midis shkurreve dhe më pas u zhduk.

kurbağa

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Faruku dhe termitet
  • Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe
  • Irfani dhe Qukapiku
  • Xhelali dhe Pulëbardha
  • Qemali dhe Xixëllonja
  • Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër
  • Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë
  • Nebili dhe Foka
  • Emiri dhe Kameleoni
  • Tariku dhe Qeni
  • Ferhani dhe Kali
  • Anteri dhe Kanguri
  • Zaki dhe Merimanga
  • Faruku dhe Rosa
  • Aliu dhe Struci
  • Kashifi dhe Arushi që e Hante Shumë Mjaltin
  • Aishja dhe Iriqi
  • Mensuri dhe Arinjtë e Mëdhenj Polarë
  • Omeri dhe Peshku
  • Reshadi dhe Tefiku