Xhemali gjithmonë kishte ëndërruar të kishte një zog në shtëpi. Ai nuk mund t’i besonte syve atë ditë kur babai mbante në duar një kafaz të madh. Kur hapi kapakun dhe pa një papagall me ngjyrë të verdhë të ndezur dhe të purpurt, u gëzua pa masë. Atë mbrëmje, Xhemali dhe papagalli filluan të bisedonin si dy miq të vjetër.
Xhemali e përshëndeti dhe i tha: "O papagalli bukur, unë dua të të ushqej mirë dhe të mësoj gjithçka për ty. Po, më parë, më thuaj cili ushqim të pëlqen më shumë?"
Papagalli:"Ushqimi im i preferuar janë farat."
"Po si i ha ato?" e pyeti Xhemali.
“Unë mund ta mbaj ushqimin me të dy këmbët dhe ta ha atë si një sanduiç. Jam ekspert për ta ndarë lëvozhgën e farës përgjysmë me gjuhë. Kjo është vërtet një bekim dhe mirësi nga Allahu.”
Më pas, Xhemali e pyeti: "Jam shumë kurioz të di, nga i ke gjetur ato ngjyra të mrekullueshme në pendët e tua?"
Papagalli: -"Si të gjithë zogjtë, ngjyrat e shumëllojshme krijohen nga një substancë që ndodhet brenda në pendë, kur ato fillojnë të formohen dhe kjo lidhet me mënyrën se si reflektohet drita në to. A e di ti se, kur më bien pendët, më zëvendësohen me të reja? Sa herë që ato rriten, kanë të njëjtën ngjyrë. Kjo është një provë tjetër e përsosmërisë së krijimit të Allahut."
Xhemali pohoi me kokë: "Kjo është vërtet e mrekullueshme. Ti mund të imitosh tingujt që dëgjon. Po, më thuaj, si e bën këtë?"
Papagalli:"Po, unë mund të imitoj tingujt që dëgjoj, por nuk mund t'i kuptoj ata. Edhe kjo ndodh me vullnetin e Allahut, përndryshe, si do të mundej një krijesë si unë, pa logjikë dhe vullnet, të zhvillonte aftësinë për të imituar tinguj? Vetëm Zoti ynë i Plotfuqishëm e ka fuqinë të shpikë një zog të tillë që flet dhe ka pendë shumëngjyrëshe. Është Ai që i krijon gjërat në mënyrë të përsosur."- i shpjegoi papagalli.
Xhemali buzëqeshi i kënaqur dhe ia ktheu: "Teksa të vështroj më rritet admirimi për Allahun e Plotfuqishëm. Do të përpiqem që ti të ndihesh rehat këtu në shtëpinë tonë. Uroj t'ia kalojmë mirë bashkë, papagall i bukur!"
"Mbaj mend, i tha papagalli se gjëja më e mirë që mund të bëjmë ne kur shohim përsosmërinë e krijimit të Allahut në univers është të përkujtojmë madhështinë e Tij, ta falënderojmë dhe ta mbajmë në mendje gjithmonë."