logo
HARUN YAHYA

Shoku i Vogël i Aliut

Aliu, bashkë me familjen e tij, shkuan në fshat për piknik një të diel. Nëna shtroi ushqimet mbi një mbulesë në tokë.

Aliut i pëlqenin shumë karotat dhe nëna ia kishte mbushur shportën plot. Sapo mbërritën, ai u ul nën një pemë. Filloi të lexonte një libër dhe, duke lexuar, hante karota. Vuri re se një lepur po i afrohej shportës dhe u ngrit me ngadalë për të mos e trembur lepurushin e vogël.

tavşan

“Të ka marrë shumë uria, o lepurush i vogël?” i tha ai.

“Oh,... po. Mua më pëlqejnë shumë karotat.” tha lepurushi.

"Eja, i tha Aliu, t'i hamë bashkë karotat dhe të bisedojmë. Ka shumë gjëra për të cilat, unë dua të të pyes…."

Lepuri filloi të fliste: "Ne, lepujt, jetojmë në fole që quhen shtrofulla, të cilat i gërmojmë nën tokë. Karotat i shkojnë për mrekulli jetës tonë nëntokësore, sepse ato rriten nën tokë. Kështu, ne mund t'i gjejmë lehtë. Ato janë ushqimi ynë i preferuar dhe Allahu i ka krijuar në atë mënyrë që, ne të mos mundohemi për t'i gjetur. Edhe ushqimet e tjera, ne i gjejmë lehtë. Kjo është një nga mrekullitë e krijimit të Tij."

Aliu mendoi se si Allahu e ka krijuar gjithçka për kafshët në një mënyrë të përshtatshme. Atij iu kujtua portokalli. Në dimër, ai hante shumë portokaj dhe habitej se si i qërohej lëkura dhe ishte i ndarë në thela të vogla, që ai ta hante sa më lehtë. Nëse do të ishte në një formë tjetër, për të do të kishte qenë e vështirë për ta ngrënë. Ata përmbajnë mjaft vitaminë C, e cila i bën shumë mirë shëndetit tonë. Aliu falënderonte Allahun, që i kishte krijuar portokajtë gati, të ndarë në thela dhe të paketuar, në mënyrë që njerëzit t’i hanë ato lehtësisht. Sigurisht, është një mirësi tjetër që ne kemi dhëmbë për t’i ngrënë. Edhe lepujve Allahu u ka dhënë dhëmbët e parmë që t’i brejnë karotat.

“Mirë, i tha Aliu, çfarë aftësish të tjera të ka dhënë ty Allahu i Plotfuqishëm?”

tolga ve abisi

Lepuri u përgjigj: "Çdo krijese Allahu i ka dhënë aftësi të tilla që ia lehtësojnë jetesën. Ekzistojnë shumë lloj lepujsh me karakteristika të ndryshme. Për shembull, lepujt që jetojnë në vendet e ftohta janë zakonisht të bardhë. Ata nuk i gjen dot lehtë, sepse fshihen në dëborë. Lepujt e egër, si unë, kanë veshë dhe këmbë më të gjata. Po ashtu, ata që jetojnë në shkretëtirën e Amerikës kanë veshë të stërmëdhenj. Ata i ndihmojnë për t'u freskuar nga vapa e shkretëtirës."

Aliu pohoi me kokë: "Çdo njeri e di atë përrallën për ty dhe breshkën. Ti je një vrapues mjaft i shpejtë, apo jo?"

"Po. tha lepuri. Këmbët e mia të pasme janë më të gjata dhe më të fuqishme se ato të parmet. Unë mund të vrapoj nga 60 deri në 70 km në orë dhe ndonjëherë kërcej 6 metra, në një kërcim të vetëm."

“Po, kur je jashtë shtëpisë si e gjen atë? A vjen ndonjë lepur tjetër kur ti nuk je aty?” deshi të dinte Aliu.

“Disa kafshë lenë një aromë karakteristike në folenë e tyre. Për shembull, gazelat lenë pas një substancë që del nga një gjëndër, e cila ndodhet nën sytë e tyre. Aroma e kësaj substance e bën të dallueshëm territorin ku ato jetojnë. Edhe ne, lepujt, kemi gjëndra të tilla në nofull dhe shtrofullat tona marrin aromë prej saj. Asnjë lepur tjetër nuk futet brenda dhe ne i gjejmë shumë lehtë ato. Sigurisht, këtë ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë vetë, por, është Allahu Ai që na krijuar kështu.”

“Po ti, ke motra apo vëllezër të tjerë?” e pyeti Aliu.

“Ne, lepujt, shtohemi shumë shpejt, u përgjigj ai. Nënat lepuj i mbajnë të vegjlit e tyre vetëm për 28-33 ditë. Ato lindin shumë lepurusha njëherësh. Unë kam 15 motra dhe vëllezër … Lepurushat e vegjël qëndrojnë me nënën e tyre për rreth një muaj. Lepujt kanë edhe një tipar tjetër: ata mund të çiftohen 3-4 ditë pas lindjes.”

tavşan

Në atë çast, erdhi babai i Aliut dhe u bashkua në bisedë me ta.

“Edhe unë nuk i dija të gjitha këto, lepurush i vogël, tha ai. Allahu ta shpërbleftë me të mira! Sa i mrekullueshëm është i gjithë universi që ka krijuar Ai dhe çdo gjë në të. Në Kuran, Zoti ynë i Plotfuqishëm thotë:

“Ai është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, Krijuesi i gjithçkaje. Adhurojeni Atë. Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
(En'am: 102)

Ai na i ka dhuruar të gjitha mirësitë që kemi, në mënyrë që ta falënderojmë dhe të fitojmë kënaqësinë e Tij në këtë jetë, ku po kalojmë provat, të cilat do të na përgatitin për jetën e përjetshme. A e dini ju se Allahu na thotë në Kuran se na ka krijuar vetëm që ta adhurojmë? Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ta falënderojmë për të gjitha mirësitë dhe ta drejtojmë jetën tonë sipas Librit të Shenjtë dhe të jetojmë vetëm për ta kënaqur Atë. Allahu thotë në Kuran:

"Përkufizoje veten me ata që lusin Zotin mëngjes e mbrëmje dhe që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij. Mos i kthe sytë prej tyre e të kërkosh bukuritë e kësaj bote. E mos iu bind atij që ai kemi shmangur zemrën nga përkujtimi ynë dhe ndjek dëshirat e tij dhe i ka kaluar të gjithë kufijtë."
(Kehf: 28)

“Babi, foli Aliu. Nëse do të vështronim përreth dhe do të mendonim, ka kaq shumë gjëra për të cilat ne duhet të jemi falënderues, apo jo? Qoftë kjo një pemë që shohim përditë, një zog që fluturon, një lepurush i vogël… Kur shohim këto gjëra me vëmendje, vëmë re një projektim të përsosur në secilën prej tyre. Vetëm fuqia krijuese e Allahut të Plotfuqishëm është në gjendje t’i bëjë të gjitha. Ndryshe, si do të mundej një lepur të ishte aq i zgjuar sa t’i fitonte vetë të gjitha këto cilësi?”

“Ashtu është, Ali, u përgjigj lepuri. Nëse Allahu nuk do të na i kishte dhënë këto aftësi kur na krijoi, asnjëri prej nesh nuk do të kishte fuqi t’i bënte vetë ato.

Babai i Aliut shtoi: "Ali, bëmë shumë mirë që erdhëm këtu për piknik. Në fillim ti nuk doje të vije me ne, por, shiko sa mirë që njohe këtë lepur të vogël dhe biseda me të, të ka bërë të mendosh për ca gjëra."

Ke të drejtë babi. “Biseda jonë më ka ndihmuar ta shoh Allahun kudo. Faleminderit lepurush. Tani unë me babin po largohemi. Do ta pyes mamin nëse kemi karota të tjera apo jo dhe, nëse kemi, do të t’i sjell. Mirupafshim.”

“Faleminderit Ali, tha lepurushi, Allahu të bekoftë!”

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Amari dhe Breshka
  • Husejni dhe Elefanti
  • Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?
  • Omari dhe Pinguini
  • Xhemali dhe Papagalli
  • Në Çdo Gjë Ka Mirësi
  • Ahmedi dhe Rosa e Lumtur
  • Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë
  • Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë
  • Pastërtia e Besimtarëve
  • Naimi dhe Palloi i Bukur
  • Enveri dhe Zogu i Vogël
  • Shoku i Vogël i Aliut
  • Maksudi dhe Kotelja
  • Sejidi dhe Kallamari
  • Qemali dhe Kali i Detit
  • Qerimi dhe gjysh Hasani
  • Gjysh Uthmani dhe Nipi i Tij
  • Klasa Jonë