logo
HARUN YAHYA

Sejidi dhe Kallamari

Sejidi përfitoi nga pushimet e verës duke bërë not sa të mundej. Babai i kishte dhuruar një palë syze palombari, që të shihte nën ujë. Ai u ngazëllye vërtet kur pa mrekullitë nënujore. Njëherë, teksa po shihte me syzet e tij, ai pa diçka që nuk ngjante si peshk.

“Hej, kush je ti?” i thirri Sejidi.

“S’është çudi që ti nuk e di, Sejid! iu përgjigj krijesa. Unë jam një kallamar. Shpesh njerëzit mendojnë se ne jemi peshq, ndonëse, ne ndryshojmë shumë nga peshqit. Për shembull, ne nuk kemi asnjë kockë në trup.”

mürekkepbalığı

Sejidi mbeti i habitur: "Nëse nuk ke asnjë kockë në trup, atëherë si ia bën për të lëvizur?" -e pyeti ai.

“Nëse do të dish të vërtetën, u përgjigj kallamari, ne lëvizim në një mënyrë që do të të habisë ty. Trupat tanë janë shumë të butë dhe lëkura jonë është shumë e trashë. Nën lëkurë, ne kemi muskuj që i përdorim për të futur ujin brenda dhe më pas e nxjerrim jashtë me forcë. Ja se si notojmë.”

“Mund të ma tregosh, si e bën këtë?” i tha Sejidi.

Kallamari nisi t'i shpjegonte: "Në të dyja anët e kokës ne kemi dy çarje si xhepa. Nëpërmjet tyre ne e tërheqim ujin në një zgavër në trup dhe më pas e nxjerrim ujin me presion të madh nga një tub i hollë, i cili ndodhet nën kokë. Në sajë të forcës që krijohet, ne mund të lëvizim në drejtim të kundërt nga del uji. Kështu mund të largohemi shpejt nga ndonjë grabitqar që është duke na ndjekur."

“E kuptova, tha Sejidi, po, nëse nuk je edhe aq i shpejtë për t’u larguar, si ia bën?”

Kkallamari: -"Nëse nuk arrijmë dot të largohemi në kohë, ne nxjerrim nga trupi një re boje të errët dhe ia spërkasim armikut, i cili mbetet i shushatur. Na duhen vetëm disa sekonda për të marrë situatën në dorë. Tashmë armiku nuk na sheh nëpër atë re të errët dhe ne largohemi."

Sejidi këtë herë mbeti pa gojë: "Allahu të ka përgatitur për çdo vështirësi që mund të hasësh. Nuk ma ha mendja se si, ne, njerëzit, ashtu edhe ju kafshët, mund t'i kemi fituar këto aftësi vetë."

sualtı

Kalamari: "Ashtu është, Sejid. Kjo është vepër e diturisë gjithëpërfshirëse të Allahut të Plotfuqishëm. Ai i ka krijuar të gjitha gjallesat që të zë syri, me gjithë cilësitë e tyre të mrekullueshme. Asnjë krijesë nuk është në gjendje t'i fitojë vetë ato. Fuqinë dhe diturinë e Allahut mund ta shohim kudo dhe nuk ka fuqi përveç me ndihmën e Tij."

Sejid: "Jam shumë i gëzuar që të takova. Të falënderoj shumë për të gjitha këto që më mësove." -tha Sejidi dhe u largua duke notuar.

Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër veç Tij, Ai është i Gjalli që nuk ka nevojë për askënd. Atë nuk e kap as kotje as gjumë. Çdo gjë në qiej dhe në tokë i përket vetëm Atij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pos me lejen e Tij? Ai e di të tashmen dhe të ardhmen, por ata nuk mund të dinë nga dija e Tij vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Froni i tij përfshin qiejt dhe tokën dhe kujdesi ndaj tyre asnjëherë nuk e lodh Atë. Ai është më i Larti, më i Madhi.
(Bekare: 255)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Amari dhe Breshka
  • Husejni dhe Elefanti
  • Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?
  • Omari dhe Pinguini
  • Xhemali dhe Papagalli
  • Në Çdo Gjë Ka Mirësi
  • Ahmedi dhe Rosa e Lumtur
  • Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë
  • Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë
  • Pastërtia e Besimtarëve
  • Naimi dhe Palloi i Bukur
  • Enveri dhe Zogu i Vogël
  • Shoku i Vogël i Aliut
  • Maksudi dhe Kotelja
  • Sejidi dhe Kallamari
  • Qemali dhe Kali i Detit
  • Qerimi dhe gjysh Hasani
  • Gjysh Uthmani dhe Nipi i Tij
  • Klasa Jonë