logo
HARUN YAHYA

Qerimi dhe gjysh Hasani

Qerimi po shihte në dritare dhe po priste me padurim gjyshin. Ai kënaqej shumë kur rrinte me gjysh Hasanin. Më në fund gjyshi erdhi. Qerimi vrapoi i ngazëllyer drejt derës dhe e përqafoi fort. Ashtu siç e kishte pritur, gjyshi i kishte sjellë një dhuratë, një lodër të dashur dhe disa libra me figura. Gjyshit i pëlqente shumë kur nipi i tij kënaqej dhe i tha: -“Sot, unë kam diçka për të bërë jashtë qytetit, të pëlqen të vish me mua? Do të kënaqemi bashkë.”

Gjyshit i pëlqente shumë kur nipi i tij kënaqej dhe i tha: “Sot, unë kam diçka për të bërë jashtë qytetit, të pëlqen të vish me mua? Do të kënaqemi bashkë.”

orhan ve hasan dede

Qerimi pranoi i gëzuar dhe ikën. E lanë pas qytetin. Qerimi me të vërtetë po kënaqej nga ky udhëtim i papritur .

çiçek

“Ajri është kaq i pastër, mori frymë thellë ai. Sot do t’i mbushim mushkëritë me ajër të pastër. Sa do të doja që edhe në qytet ajri të ishte i tillë.”

“Ah, kjo do të ishte pak e vështirë, Qerim, iu përgjigj gjyshi, sepse tymi i makinave, ndotja e oxhaqeve, veçanërisht në dimër, dhe mungesa e pemëve dhe e bimëve të tjera e pengon ajrin e qytetit që të pastrohet.”

Qerimi po vriste mendjen dhe pyeti gjyshin: "E kuptoj që tymi e ndot ajrin, por nuk arrij ta kuptoj çfarë lidhje kanë bimët me ajrin. Pemët mbillen për të prodhuar fruta dhe për të zbukuruar qytetin, apo jo?"

“Po, u përgjigj gjysh Hasani, është e vërtetë se pemët mbillen për këto arsye, por ç’është më e rëndësishmja, ato pastrojnë ajrin. Bimët thithin atë që ne nxjerrim nga mushkëritë tona. Njerëzit dhe kafshët marrin oksigjen nga ajri dhe, pasi e thithin atë në mushkëri, nxjerrin dioksid karboni. Por, bimët bëjnë të kundërtën: ato thithin dioksid karboni dhe nxjerrin jashtë oksigjen. Ja si pastrohet ajri. Bimët kanë edhe veti të tjera të mrekullueshme, o Qerim, dhe është Allahu i Gjithëdijshëm, i cili i ka krijuar të gjitha këto. Nëse të pëlqen unë mund të të tregoj diçka për bimët.”

“Po, të lutem, gjysh!” brohoriti Qerimi me gëzim.

Gjysh Hasani mori frymë thellë dhe filloi të flasë: "Bimët marrin frymë në një proces që quhet fotosintezë."

“Çfarë është fotosinteza o gjysh?” e ndërpreu Qerimi.

“Do të përpiqem të ta shpjegoj, i tha gjyshi, por nuk do të jetë e lehtë, sepse është shumë e vështirë dhe e ndërlikuar. Madje, edhe vetë shkencëtarët janë ende duke u përpjekur ta kuptojnë këtë proces.”

Qerimi u mendua për një çast dhe tha: "Bimët mbijetojnë në sajë të një procesi që shkencëtarët ende po përpiqen ta shpjegojnë. Kur thua fjalën "proces" mua më vijnë ndër mend ekuacione dhe formula matematike. Edhe neve, ndonjëherë, matematika na duket e vështirë, por, bimët që nuk kanë as mendje dhe as trup si yni mund të merren me të. Është vërtet një mrekulli!"

Gjysh Hasani buzëqeshi e tha: "Po, është plotësisht një mrekulli. Nga dita që janë krijuar e deri më sot, bimët vazhdojnë ta kryejnë këtë proces kimik pa asnjë lloj vështirësie. Kudo që ndodhen bimët e gjelbra, atje ka një "fabrikë që prodhon sheqer" nga dioksidi i karbonit dhe uji duke shfrytëzuar dritën e Diellit. Spinaqi që hamë në gjellë apo sallata jeshile, ndonëse u mungon vetëdija, janë në gjendje prodhimi të vazhdueshëm për ne. Kjo është shenjë e mëshirës së madhe që ka mbi ne Allahu i Plotfuqishëm, që me diturinë e Tij ka përfshirë gjithçka. Ai i ka krijuar bimët në dobi të njerëzve dhe të kafshëve. Ky proces i përsosur, që teknologjia moderne njerëzore nuk mund ta kuptojë plotësisht, është zhvilluar nga gjethet për miliona vjet me radhë. Në Kuran, Allahu na tregon se një njeri nuk mund të krijojë madje as edhe një pemë nga asgjëja:

"Ai krijoi qiejt dhe tokën dhe dërgon shi prej së larti, me anë të të cilit bëjmë të rriten kopshtet e pasura. Ju nuk mund t'i bëni asnjëherë ato të rriten…"
(Neml: 60)

Qerimi kishte mbetur i mahnitur nga fakti që bimët marrin frymë me këtë proces kimik të veçantë që quhet fotosintezë.

“Po si ndodh ky proces?” po mendohej ai.

E, ndërsa po mendonte kështu, gjyshi vazhdoi të shpjegonte: "Bimët e pavetëdijshme, duke përdorur dheun, ujin, ajrin dhe dritën e diellit, marrin një sasi mineralesh dhe uji nga toka dhe prodhojnë ushqim për njerëzit. Në sajë të energjisë që marrin nga Dielli, ato i ndajnë këto materiale dhe më vonë i bashkojnë përsëri bashkë për të prodhuar ushqim. Ky është vetëm një shpjegim i shkurtër i këtij procesi, por në çdo hap mund të shohësh se prapa tij qëndron një plan i vetëdijshëm dhe inteligjent. Është e qartë, se qëllimi i këtij sistemi të habitshëm që funksionon tek bimët është të japin një burim jete, të vënë në punë për mirëqenien e njerëzve."

kurbağa

"Mirë, po çfarë bëjnë gjethet?" pyeti Qerimi kurioz.

Gjysh Hasani vazhdoi t'i shpjegonte: "Ti i ke parë mikroskopët në laboratorin e shkollës me të cilët ne studiojmë? … Nëse do të shihnim një gjethe me një mikroskop shumë të përparuar, do të shihnim edhe një herë mrekullinë e mjeshtërisë krijuese të Allahut. Në çdo gjethe ekziston një sistem prodhues i përsosur. Me qëllim që ta kuptosh më lehtë se çfarë ndodh brenda në gjethe, do ta krahasoj me makineritë që përdorim në jetën e përditshme. Nëse do të zmadhojmë pjesët përbërëse të një gjethe, do të shihnim një fabrikë ushqimi automatike me tuba që punojnë vazhdimisht, me dhomëza për procese të veçanta, valvula që punojnë si tenxhere me presion dhe butonë pa numër, të cilët kontrollojnë mijëra procese. Dhe nëse do të hidhnim një vështrim më në thellësi, do të shihnim kohëmatës, termostate, pajisje për ruajtjen e lagështisë, mekanizma të rregullimit të nxehtësisë, sisteme të përkthimit të informacionit në pika të veçanta."

Qerimi u mendua për një moment dhe tha: "Është me të vërtetë një mrekulli që gjithë këto gjëra janë bashkuar në një gjethe të vetme dhe punojnë pa asnjë problem."

"Është Zoti ynë, Allahu, i cili e ka shpikur dhe projektuar këtë sistem të habitshëm." -e kujtoi Gjysh Hasani nipin e tij. Me lejen e Allahut, çdo gjethe në botë krijohet me këtë sistem të fantastik. Mos e harro këtë."

Ndërsa po dëgjonte gjyshin, Qerimi pa një pemë të madhe dhe në kokë i lindi një pikëpyetje. Filloi të vriste mendjen si mund të mbijetonte një pemë pa e zgjidhur atë problem. Menjëherë pyeti gjyshin: “Gjysh, pemët janë shumë të larta. Si e tërheqin ato ujin dhe ushqimin nga toka? Shih atë pemë! Është shumë e lartë, por megjithatë, gjethet në majë janë ende të gjelbra.”

bitkiler suyu nasıl taşır

Bitkiler suyu nasıl taşır?

Gjyshi tundi kokën dhe i tha: "A të kujtohet? Pak më parë unë i krahasova gjethet me një fabrikë; le ta përdorim të njëjtin krahasim përsëri. Imagjino një sistem tubacionesh me një rrjet të tërë që e rrethon atë; ky sistem siguron që lënda e parë që vjen nga toka mbërrin në njësitë e prodhimit dhe prodhimi, i përftuar nga këto njësi, shpërndahet në lëngun e sheqerosur që prodhohet në gjethe në drejtim të sipërfaqeve të tjera, në mënyrë që e gjithë pema të rritet. Këto kanale nuk shërbejnë vetëm për të transportuar këtë lëng jetësor; ata shërbejnë gjithashtu si sistem skeletik për pemët dhe gjethet. Në një ndërtesë që ndërtohet nga njerëzit, pjesët përbërëse që e mbajnë atë (kolonat dhe trarët) dhe sistemi hidraulik ndërtohen veçmas. Është mrekulli që tek bimët këto dy elemente jetësore bashkohen në një."

Qerimi i menduar tha: "Ky është një sistem i mrekullueshëm. Unë po vras mendjen…është sikur të kishte brenda bimës një kalendar ose një orë që i bën të njëjtat gjëra gjithë kohën pa u ngatërruar. Për shembull, çdo pranverë lulet çelin dhe çdo vjeshtë gjethet bien nga pema. Si ndodh kjo, o gjysh?"

“Shkencëtarët këtë e quajnë orë biologjike, i shpjegoi ai. Kohëmatësit që bëjnë ndërrimin e orës për bimët llogaritin për sa kohë bien rrezet e diellit mbi gjethe. Këto orë biologjike e llogaritin këtë gjatësi kohe ndryshe për çdo bimë. Si rezultat i eksperimenteve që janë kryer me sojat, ne e dimë se këto bimë lulëzojnë çdo vit në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se kur mbillen. Është sigurisht Allahu i Plotfuqishëm që bën këto rregullime të kohës tek bimët.”

çiçek

Duke ecur, gjysh Hasani dhe nipi i tij, u ndalën pranë një kopshti buzë rrugës. Pasi i morën leje pronarit, këputën disa kumbulla, i lanë dhe filluan t’i hanë. Ato ishin shumë të shijshme. Gjyshi e pyeti Qerimin:“Qerim, a di ti se energjia që na japin bimët vjen nga Dielli?”

Hasan Dede ve sevimli torunu Orhan yolda gördükleri bir erik ağacının yanında durup, taze meyva yemek istemişlerdi. Bahçe sahibinden izin alıp, erik topladılar, iyice yıkayıp yemeğe başladılar. Gerçekten çok lezzetlilerdi. Hasan Dede şöyle dedi:

Qerimi u habit dhe ia ktheu: "Çfarë do të thuash me këtë, se kur hamë këto kumbulla jemi duke ngrënë diellin?"

Gjyshi buzëqeshi dhe tha: "Po, e hamë diellin, por jo drejtpërdrejt. Ne të gjithë e dimë se burimi kryesor i energjisë për tokën është dielli. Por, njerëzit dhe kafshët nuk e përdorin këtë energji direkt, sepse ne nuk kemi sistemet e duhura. E di se si e përdorim atë? Njerëzit dhe kafshët mund të marrin vetëm energji të përdorur nga elementët ushqyes që ndodhen tek bimët. Energjia që përdorim ne është vërtet energjia e Diellit që na jepet nga bimët. Kur pimë çaj ne jemi duke thithur energji nga Dielli; kur hamë bukë ajo është një pjesë energjie mes dhëmbëve tanë. Fuqia që ndodhet në muskujt tanë është një gjendje e ndryshuar e energjisë diellore. Në sajë të kësaj energjie ne vrapojmë dhe luajmë. Tani lind pyetja: Si e bëjnë bimët këtë? Bimët kryejnë disa operacione të ndërlikuara me qëllim që të ruajnë energjinë diellore për ne. Ajo që u mundëson atyre të prodhojnë vetë ushqimin e tyre dhe që i dallon nga qeniet e tjera të gjalla është se qelizat e tyre ndryshojnë nga qelizat e njerëzve dhe të kafshëve. Ato kanë disa struktura në qelizat e tyre që u mundësojnë ta përdorin direkt energjinë e Diellit. Me ndihmën e këtyre strukturave, ato e transformojnë energjinë diellore në një formë të tillë që njerëzit dhe kafshët ta përdorin për ushqim dhe ato e ruajnë këtë energji në ushqim duke përdorur një formulë speciale të fshehtë."

Orhan ve Hasan Dede

“Kjo është e mrekullueshme!” brohoriti Qerimi i kënaqur. Allahu ka krijuar gjithçka në shërbim të njerëzve!”

Gjysh Hasani pohoi duke tundur kokën dhe ia ktheu

-"Kështu që ne duhet të mendojmë për të gjitha këto dhe të falënderojmë Zotin tonë që na ka dhënë mirësi që nuk numërohen. Allahu na thotë në Kuran se ne duhet ta falënderojmë: "Në mënyrë që ata të hanë frutat e tyre, ata nuk i krijuan ato vetë. A nuk duhet të jenë falënderues?"
(Ja Sin: 35)

Lënda që i pëlqente më shumë Qerimit ishte dituria e natyrës. Papritur i erdhi në mendje një eksperiment që kishin zhvilluar në shkollë. U kthye nga gjyshi dhe i tha:“Gjysh, ne një ditë bëmë një eksperiment në shkollë. Mësuesi na e dha për detyrë shtëpie të vendosnim disa kokrra fasule në një copë pambuk, në një vazo qelqi, ta vendosnim atë në një vend me diell dhe ta ujitnim për disa ditë. Gjeje çfarë ndodhi?”

Gjyshi buzëqeshi përsëri dhe tha: "Fasulet mbinë, apo jo? Le të mendojmë pak për këtë. Kjo tregon një dukuri natyrore bazë, e cila është një mrekulli. Ti ke parë nëpër shfaqje cirku si nxirret një lepur nga një kapele, apo jo? Kjo i ngjan një bime që mbin në një copë pambuku ose nën tokë. Sidoqoftë, në një shfaqje cirku, sytë tanë gënjehen, por një bimë që vjen nga një farë e vogël nuk gënjen dot asnjë. Zoti ynë i Gjithëdijshëm, me mrekulli të tilla, i krijon bimët nga farat e vogla dhe na tregon qartas se asnjë gjallesë nuk ekziston rastësisht. Ata që thonë se gjërat e gjalla kanë ardhur në këtë botë rastësisht, gënjejnë vetveten, apo jo, Qerim?"

orhan ve fasulyeler

“Po, gjysh.” tha Qerimi i gëzuar.

Gjysh Hasani vazhdoi të fliste: "Një pjesë e bimës që del nga një farë e vogël shkon nën tokë, ndërsa një pjesë tjetër rritet sipër. Dheu është shumë i ashpër dhe i ngjeshur dhe është shumë e vështirë të rritet në të dy drejtimet. Këta filiza të vegjël nuk kanë inteligjencë dhe vetëdije si ne, prandaj është një mrekulli si ia dalin mbanë kësaj."

“Vetëm imagjino ç’do të ndodhte sikur të mbillnim një farë në tokë dhe të mos mbinte. thirri Qerimi. Atëherë ne të gjithë do të kishim probleme të mëdha për të gjetur ushqim. E nëse nuk do të gjenin ushqim, të gjithë njerëzit dhe kafshët do vdisnin dalëngadalë.”

Gjyshi tundi kokën në shenjë pohim dhe tha:

"Allahu na paralajmëron në Kuran, Qerim: "A keni menduar për atë që e mbillni? E bëni ju atë të mbijë apo Ne jemi zbërthyesit e saj? Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer e ju do të mbeteshit pa të të shqetësuar, (pa të korra)."
(Uakia: 63-65)"

Kur po ecnin, Qerimi filloi të mendohej për ato që i kishte treguar gjyshi. I tregoi atij për atë që po mendonte duke i thënë:/ “Gjysh, bimët janë të rëndësishme për mbijetesën tonë. Ato pastrojnë ajrin që ne thithim, na ushqejnë dhe na japin energji, na japin fruta të shijshme dhe perime dhe e zbukurojnë edhe natyrën. Vetëm hidh vështrimin atje! Shih sa pemë të llojllojshme, lule, fruta dhe drithëra ka!”

“Është edhe një mirësi tjetër që ti e ke harruar. tha gjyshi.

çocuklar ve gökkuşağı

Ai vjen nga bimët dhe Allahu na tregon në Kuran për të:

"Ai prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin e ju prej tij ndizni."
(Ja Sin: 80)

“Po, si e harrova unë këtë? tha Qerimi. Ne djegim drutë që priten nga pemët për të na mbajtur ngrohtë. Edhe librat tanë, fletoret, gazetat dhe të gjitha llojet e letrës prodhohen nga lënda e parë që është druri; shkrepëset, po ashtu, me të cilat ndezim zjarrin, kolltukët e rehatshëm ku ulemi, tryezat, dyert, dritaret…”

ağaç

Gjyshi Hasani tundte kokën i kënaqur nga ato që thoshte Qerimi. Ai shtoi: "Përveç përdorimit të tyre të shumanshëm, bimët kanë edhe një karakteristikë tjetër. Një bimë kacavjerrëse që rritet në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut tërheq dhe jep ushqim ideal për krimbat e zinj dhe të gjelbër dhe fluturat e kuqe. Këto insekte i vendosin vezët e tyre mbi këtë bimë në mënyrë që, kur ato të çelin, ta kenë për të ngrënë këtë ushqim të shijshëm. Por, ajo që është më e rëndësishme është se, fluturat, përpara se të vendosin vezët mbi këtë bimë, kontrollojnë gjethet. Nëse një insekt tjetër ka lënë vezët atje, ato e kuptojnë se do të jetë e vështirë për të ushqyer dy familje nga gjethet e së njëjtës bimë, kështu që ato vendosin të shohin një tjetër me gjethe të lira.

Kjo bimë kacavjerrëse formon gunga të gjelbra mbi sipërfaqen e gjetheve të saj dhe disa varietete formojnë njolla që i ngjajnë vezëve të fluturës, pikërisht nën gjethe, në pikën ku ajo bashkohet me degën. Kur i shohin vemjet dhe fluturat këto, mendojnë se një tjetër insekt ka lëshuar vezët i pari mbi këto gjethe. Atëherë, ato nuk i lëshojnë vezët atje, por kërkojnë një tjetër vend.”

“Çfarë sistemi mbrojtës i mrekullueshëm!” tha Qerimi i habitur.

“Ashtu është Qerim, përfundoi bisedën gjysh Hasani. Është Allahu me diturinë e Tij të pakufishme Ai që i ka mësuar kësaj bime se si të mbrohet. Mos e harro kurrë këtë!”

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Amari dhe Breshka
  • Husejni dhe Elefanti
  • Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?
  • Omari dhe Pinguini
  • Xhemali dhe Papagalli
  • Në Çdo Gjë Ka Mirësi
  • Ahmedi dhe Rosa e Lumtur
  • Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë
  • Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë
  • Pastërtia e Besimtarëve
  • Naimi dhe Palloi i Bukur
  • Enveri dhe Zogu i Vogël
  • Shoku i Vogël i Aliut
  • Maksudi dhe Kotelja
  • Sejidi dhe Kallamari
  • Qemali dhe Kali i Detit
  • Qerimi dhe gjysh Hasani
  • Gjysh Uthmani dhe Nipi i Tij
  • Klasa Jonë