Qemali kishte shkuar me familjen e tij për pushime, pranë një plazhi, në një kamp pushimi. Përpara një dyqani të vogël, ndodhej një akuarium me disa kafshë deti mjaft interesante. Qemali u ngjit lart te akuariumi dhe pa një kalë deti që po sillej vërdallë, qetë-qetë.
“Qenke kaq i vogël, iu drejtua Qemali. Unë mendoja se ju kuajt e detit ishit më të mëdhenj.”
“Ke të drejtë, iu përgjigj kali i detit. Ata që na shohin nëpër libra dhe në televizor mendojnë se ne jemi shumë më të mëdhenj se aq, por ne jemi vetëm 4 deri 30 cm të gjatë.”
Qemali iu afrua për ta parë më nga afër: "Sytë tuaj mund të lëvizin në çdo drejtim, apo jo? Në këtë mënyrë ti mund ta kuptosh çfarë bëhet rreth e rrotull teje."
“Ashtu është, pohoi ai. Allahu na i ka krijuar kokën në kënd të drejtë me trupin. Asnjë krijesë tjetër detare nuk është kështu si ne. Për këtë arsye ne notojmë me trupin në pozicion vertikal dhe kokën mund ta lëvizim vetëm lart e poshtë. Nëse edhe krijesat e tjera të detit do ta kishin këtë cilësi, do ta kishin vështirë për të kthyer kokën anash dhe nuk do të mundeshin të mbroheshin nga rreziqet. Por ne nuk e kemi këtë problem, për shkak të projektimit të veçantë të trupit tonë.
Allahu i Plotfuqishëm i ka krijuar sytë tanë të pavarur njëri nga tjetri dhe të zhdërvjellët për të lëvizur në çdo drejtim. Ata mund të rrotullohen dhe të shohin në çdo drejtim. Edhe pse nuk mund ta kthejmë kokën anash, ne mund të shikojmë përreth. Nga shumëllojshmëria e madhe e formave dhe cilësive të habitshme tek krijesat e ndryshme, ne kuptojmë mjeshtërinë e përsosur dhe diturinë e pakufishme të Allahut.”
Kerem: Bir şey merak ediyorum. Senin ne kanadın var, ne de kuyruğun var. Suyun içinde nasıl alçalıp yükselebiliyorsun?
Qemali pati rastin t'i bënte edhe një pyetje tjetër kalit të vogël të detit dhe i tha: "Jam shumë kurioz për diçka. Ti nuk ke as fletëza notimi as bisht, si ia bën që zbret dhe ngjitesh në ujë?"
“Ne kemi një sistem të veçantë për të notuar. Kemi xhepa notimi të mbushura me një lloj gazi brenda. Ngjitemi dhe zbresim duke bërë ndryshimet e nevojshme në sasinë e këtij gazi. Nëse do të na dëmtohej xhepi i ajrit, ne do të fundoseshim në fund të detit. Me fjalë të tjera, nëse sasia e gazit në xhepat e notimit do të ishte më e vogël ose më e madhe, ne do të vdisnim. Zoti ynë na i ka krijuar këtë sasi me shumë kujdes.”
“Oh, çfarë krijim i mrekullueshëm!” mori frymë thellë Qemali.
“Siç e sheh, shoku im i vogël, vazhdoi të fliste ai, Allahu na ka krijuar ne kuajt e detit dhe të gjitha krijesat në univers, me të gjitha cilësitë e përsosura. Ne jemi vetëm një shembull nga shumë lloje gjallesash nënujore dhe krijimi ynë është tregues i fuqisë së pamatë dhe diturisë së pafund të Allahut.”
Kur mbaroi bisedën interesante me kalin e detit, Qemali u kthye tek nëna e tij. Kjo kafshë e vogël e kishte të bërë të meditonte mbi mjeshtërinë krijuese të Allahut.