Një ditë Zafari ishte shumë i gëzuar. Mësuesi u kishte dhënë si detyrë shtëpie të shpjegonin çdo të thotë të jesh i pastër. Ai i këshilloi të mblidhnin informacion mbi këtë temë nga çfarëdolloj burimi që të mundeshin dhe ta lexonin atë që kishin shkruar përpara klasës. Zafari solli ndër mend gjithçka që dinte për pastërtinë, por ende, ai nuk ishte në gjendje të vendoste t’ia lexonte atë shokëve të klasës. Sigurisht, që për këtë temë kishte shumë gjëra që ai nuk i dinte. Tek po mendohej, i lindi një ide. Meqenëse mësuesi u tha se mund të mblidhnin informacion nga çfarëdolloj burimi që të dëshironin, ai mund të pyeste xhaxhi Hamidin, i cili jetonte në pallatin e tij. Pa e zgjatur, mori stilolapsin dhe fletoren e shënimeve, mori leje nga nëna dhe shkoi tek xhaxhi Hamidi. Ai u kënaq shumë kur mori vesh pse kishte ardhur Zafari dhe menjëherë filluan të flisnin për temën.
Zafari:"Xhaxhi Hamid, çdo njeri duhet të jetë i pastër, por disa shokë të mi vijnë në shkollë, në mëngjes, pa larë sytë."
Xhaxhi Hamidi, pasi e dëgjoi i tha: "Zafar, Allahu, në Kuran, i urdhëron besimtarët të jenë të pastër dhe të largohen nga çdo gjë e papastër. Ata, që nuk e praktikojnë moralin e Kuranit dhe nuk ndjekin mësimet e tij mbi pastërtinë, bëhen për të ardhur keq. Besimtarët janë fizikisht shumë të pastër. Trupi i tyre, ushqimi, veshja dhe vendi ku ata rrinë janë gjithmonë, çuditërisht, të pastër dhe të rregullt. Ata përpiqen që ta bëjnë çdo vend ku jetojnë që t'i ngjajë pastërtisë së ndritshme së Xhenetit. Në Kuran, Allahu u tregon besimtarëve si duhet ta trajtojnë pastërtinë:
Zafari, pasi dëgjoi me vëmendje ato që i tha xhaxhi Hamidi, e pyeti: "Atëherë, çfarë duhet të bëjnë besimtarët me qëllim që të praktikojnë pastërtinë që këshillon Allahu në Kuran?"
“Allahu krijoi ujin që të pastrohemi me të, tha xhaxhi Hamid uji është një bekim i madh dhe një arsye më tepër për ta falënderuar Allahun. Nga gjërat më të rëndësishme që bëjmë është larja e duarve dhe e fytyrës kur ngrihemi në mëngjes si dhe larja e gjithë trupit për ta nisur ditën krejtësisht të pastër. Kurani na tregon se Allahu dërgon ujë nga qielli në mënyrë që njerëzit të pastrohen:
“Në këtë varg, vazhdoi të fliste xhaxhi Hamidi, Allahu i paralajmëron njerëzit se shejtani ua bën papastërtinë t’u duket e pranueshme dhe përpiqet t’i pengojë ata nga pastrimi. Ai orvatet t’i largojë njerëzit nga rruga e Allahut dhe vazhdimisht u pëshpërit në mendje vesvese për pastërtinë. Për shembull, ai përpiqet që të na shmangë nga pastrimi i dhëmbëve pas ngrënies apo larjen e rregullt të gjithë trupit, duke na e vështirësuar atë, kështu që me kalimin e kohës ne e harrojmë plotësisht atë. Ndonëse, këto gabime të rastësishme, nuk sjellin pasoja serioze, me kalimin e kohës, ato mund të bëhen dëmtuese për shëndetin dhe pamjen e jashtme. Dhe kjo është ajo që dëshiron shejtani. Ai i urren njerëzit dhe përpiqet t’i tërheqë në Xhehenem, dhe me të vërtetë ai kërkon t’i shikojë duke jetuar në papastërti, me lëkurë dhe dhëmbë të prishura. Por, një njeri që praktikon moralin e Kuranit është vigjilent ndaj këtyre këshillave dhe i zgjuar për të mos rënë pre e pakujdesisë. Kur është fjala për pastërti, ai nuk tregon as pakujdesinë më të vogël. Në çdo situatë, ai është i vetëdijshëm për rëndësinë e saj.”
Zafari, më pas, e pyeti: “ Disa njerëz, edhe pse janë të pastër dhe të paraqitshëm, nuk janë kështu gjithë kohën. Për shembull, ata mund të jenë të pastër dhe të rregullt në ditë festash, por në ditët e tjera duken të parregullt. Si e konsiderojnë ata pastërtinë?”
Xhaxhi Hamidi ia ktheu: "Disa njerëz, ndonëse nuk e praktikojnë moralin e Kuranit janë shumë të kujdesshëm për pastërtinë. Por, ata janë krejt ndryshe në qëllimet e tyre nga ata që e besojnë Allahun. Qëllimi i tyre është të mos tallen dhe të mos kritikohen nga të tjerët dhe të duken të hijshëm. Kur ata pastrohen, nuk mendojnë ta kënaqin Allahun, prandaj, kur janë vetëm ose me njerëz, nuk shqetësohen fare për pastërtinë, nuk i kushtojnë rëndësi asaj dhe pamjes së jashtme. Por një besimtar i kushton rëndësi të madhe pastërtisë, jo për të kënaqur të tjerët, por për të kënaqur Allahun dhe për t'ju bindur Atij. Edhe kur ai nuk sheh asnjeri për ditë të tëra, është i gjithmonë i pastër dhe i rregullt."
Zafari-"Xhaxhi Hamid, të falënderoj nga zemra për të gjitha këto që më the. Kur të kthehem në shtëpi, do të mendoj për të gjitha këto që më tregove dhe do ta shkruaj detyrën menjëherë dhe, që sot e tutje do të jem më i kujdesshëm për pastërtinë."- tha Zafari, e përshëndeti xhaxhi Hamidin dhe u largua.
Shkoi në shtëpi dhe filloi të shkruajë. Mezi priste t’ua lexonte atë shokëve në klasë. Gëzimi dhe padurimi që ndjeu për t’u folur shokëve mbi moralin e Kuranit është një nga shenjat e besimtarit.