Naimi, me motrën dhe nënën e tij, shkoi në fundjavë në kopshtin zoologjik. Ai habitej tek shihte sa të lezetshme dhe sa të bukura ishin kafshët. Disa nga ata ai i ushqeu, të tjerët i pa nga larg. Një elefant i vogël ia spërkati me ujë fustanin motrës së tij. Naimi dhe nëna e tij qeshën dhe vazhduan të ecnin më tej.
“Vështro sa i bukur është palloi!” i tha nëna.
Naimi dhe motra e tij mbetën me gojë hapur nga bukuria e palloit. Ai u afrua për ta parë më nga afër.
Tavus kuşu: Merhaba sevgili Çetin. Ben gerçekten de hayvanlar aleminin en süslü canlısı olarak bilinirim.
Çetin: Kuyruğun çok güzel. Bütün tavus kuşlarının kuyrukları böyle midir?
“Përshëndetje, Naim. i tha palloi. Unë njihem si krijesa më e mrekullueshme në mbretërinë e kafshëve.”
Naimi i tha: "Bishti yt është me të vërtetë shumë i bukur. Kështu i kanë bishtat të gjithë pallonjtë?"
“Jo, miku im i vogël. Vetëm ne pallonjtë meshkuj kemi bisht të tillë. Ne e përdorim atë për të tërhequr shoqen tonë.”
Naimi u mendua për një çast dhe e pyeti:- "Kur ti e hap bishtin, nuk mund ta shohësh atë, kështu, si mund të jesh i sigurt se bishti yt është i bukur dhe tërheqës? Dikush duhet të ta tregojë, apo jo? Edhe njerëzit janë të sigurt për pamjen e tyre vetëm kur shihen në pasqyrë."
“Ke të drejtë. i tha palloi. Ne nuk kemi nevojë të shihemi në pasqyrë për të parë sa të bukur jemi. Allahu na mëson se ne jemi të bukur kur i hapim bishtat kështu.”
Naimi u afrua edhe pak dhe mbeti pa mend nga ngjyrat e mrekullueshme dhe vizatimet në bishtin e tij.
“Më duket sikur po shoh ndonjë pikturë të mrekullueshme; ngjyrat janë kaq të bukura…” sherëtiu ai.
“Mendon se unë mund t’i kem pikturuar vetë këto vizatime fantastike në bishtin tim? e pyeti palloi. Sigurisht që jo, miku im i vogël. Bukuria e jashtëzakonshme e bishtave tanë nuk erdhi vetë. Çdokush mrekullohet nga ngjyrat tona, të cilat askush tjetër përveç Allahut nuk mund t’i krijojë dot.”
Naimi u hodh i emocionuar: “Tani unë e kuptoj më mirë se është Allahu që ju krijoi ju pallonjtë kaq bukur. Mirupafshim, shoku im i mirë.”
Namin e pushtoi një ndjenjë habie nga fuqia e madhe dhe mjeshtëria e Allahut dhe u kthye sërish tek nëna dhe motra e tij. Ai i kujtoi atyre se është Allahu Ai që ka krijuar bukurinë e palloit.