Maksudi dhe Kotelja

Kur erdhi Maksudi nga shkolla, e priste një surprizë e këndshme. Babai i kishte blerë një kotele të vogël. Pasi mbaronte detyrat e shëtisë, ai e kalonte kohën duke luajtur me kotelen e lezetshme. Një natë, kur ai ndodhej shtrirë në krevat, u habit shumë kur pa se, ajo doli nga dhoma dhe e gjeti tasin me qumësht në errësirë të thellë, në kuzhinë.

kedi

“Si e gjete tasin me qumësht kaq lehtë në errësirë?” pyeti i çuditur Maksudi.

Kotelja:"Ne nuk kemi nevojë për shumë dritë për të parë, Maksud, -zuri të fliste macja me atë gërhitjen e saj. Sytë tanë janë krijuar ndryshe nga tuajit. Në errësirë, bebëzat e syve tanë hapen mjaft, në mënyrë që të futin brenda sa më shumë dritë. Ne, macet, kemi një shtresë në sy që njerëzit nuk e kanë; ajo ndodhet prapa retinës dhe e reflekton dritën. Në këtë mënyrë drita kalon nëpër retinë dy herë. Kjo është arsyeja pse ne shohim mirë në errësirë dhe na ndritin sytë. Allahu na ka krijuar me të gjitha aftësitë për të mbijetuar në të gjitha llojet e kushteve. Është sigurisht e pamundur, ashtu siç pretendon teoria e evolucionit, që ne i zhvilluam këto aftësi rastësisht, me kalimin e kohës. Allahu krijoi macet dhe të gjitha gjallesat përsosmërish dhe në të njëjtën kohë."

Maksudi mendoi për një çast dhe tha: "Ne, njerëzit e dimë se, nëse ti bie nga një vend i lartë, gjithmonë bie në këmbë dhe nuk vritesh. Si ia arrin kësaj?"

“Ashtu është, i tha macja, neve na pëlqen shumë të ngjitemi nëpër pemë. Allahu na e ka dhënë këtë mundësi të veçantë për të na mbrojtur, nëse rrëzohemi. Kur biem, ne e përdorim bishtin për të mbajtur ekuilibrin, ndryshojmë qendrën e gravitetit të trupit tonë dhe biem drejt e në këmbë. Kjo aftësi mbrojtëse tregon mëshirën e madhe dhe dhembshurinë e Allahut.”

kedi

Maksudi e mori atë me kujdes në prehër. Çdo ditë, kur shihte ndonjë nga këto krijesa të vogla të lezetshme, ai mendonte se sa prova të mrekullueshme na rrethojnë, të cilat tregojnë fuqinë dhe mjeshtërinë krijuese të Allahut. Dashuria dhe dhembshuria që ndiente për macet u rrit edhe më tepër. Edhe kotelja e vogël e tregonte dashurinë e saj për Maksudin, sepse, sa herë që ai e përkëdhelte mbi gëzofin e butë, ajo gërhiste e kënaqur që kishte një shok kaq të mirë.