logo
HARUN YAHYA

Klasa Jonë

“Mirëmëngjes, nxënës, përshëndeti mësuesi duke hyrë në klasë, të hënën në mëngjes.

“Mirëmëngjes, mësues.” ia kthyen nxënësit.

“Si i kaluat këto ditë pushimi?” pyeti ai.

sınıf

Nxënësit: -"U kënaqëm shumë mësues. Luajtëm me topa bore dhe bëmë edhe një burrë prej dëbore."

“Qënkeni kënaqur me dëborën në fundjavë.” buzëqeshi ai.

“Po, mësues, ne ia kaluam shumë mirë.” u përgjigjën nxënësit.

Mësuesi vështroi rreth e rrotull klasës dhe vrenjti vetullat.

Mësues: "Me ç'po shoh, disa nxënës nuk paskan ardhur në klasë sot."

Nxënësit: "Po, Selimi dhe Aishja mungojnë sot."

Mësues: "A e dini pse?"

“Kanë qëndruar në shtëpi, mësues. ia ktheu klasa. Ata duhet të jenë të sëmurë.”

“Kjo do të thotë se ata kanë luajtur shumë në dëborë.” u vrenjt mësuesi.

“Edhe ne luajtëm në dëborë, mos do të sëmuremi edhe ne mësues?” e pyeti klasa e alarmuar.

Mësues:"Nëse jeni të pakujdesshëm dhe qëndroni në dëborë shumë gjatë, edhe mundet të sëmureni."

Nxënësit: "Po, pse i sëmur dëbora njerëzit? Neve na pëlqen shumë kur bie borë dhe kur luajmë me të.".

kar

Mësuesi filloi t'i shpjegonte: "Arsyeja pse sëmuren njerëzit është se në trup kanë hyrë viruset. Siç e dini, ato janë organizma të padukshëm. Hyjnë në trupin tonë dhe përpiqen të na dëmtojë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm për higjienën tonë dhe hamë pa larë duart, ato mund të hyjnë në trup dhe qëndrojnë atje."

“Po, ne sëmuremi menjëherë, pasi hyjnë viruset në trup?” pyetën nxënësit.

hasta

“Jo. u përgjigj ai. Jo, mund të mos sëmuremi gjithmonë. Allahu na ka krijuar me një sistem imunitar të mrekullueshëm, i cili i lufton viruset. Ne nuk e kuptojmë, por elementët e këtij sistemi imunitar e mbrojnë trupin tonë porsi një ushtri. Çdo ushtar i këtij sistemi kompleks e përmbush detyrën e tij në mënyrë të përsosur.”

fil

Nxënësit: "Pse sëmuremi ne atëherë? Mos ndoshta sistemi ynë imunitar nuk e ka kryer detyrën e tij?"

Mësues: "Jo, në një njeri normal, sistemi imunitar është gjithmonë në punë. Edhe pse ne mund të mos jemi të vetëdijshëm, ky sistem angazhohet në një betejë të ashpër me viruset. Në radhë të parë, ai përpiqet që t'i pengojë viruset të hyjnë dhe të qëndrojnë në trupin tonë. Nëse viruset arrijnë të hyjnë brenda në trup, ai i shkatërron ato menjëherë."

“Pse sëmuremi ne atëherë?” pyetën përsëri nxënësit.

“Nëse qëndrojmë për shumë kohë në të ftohtë, shpjegoi ai, dhe nëse jemi të pakujdesshëm në higjienën e ushqimit, sistemi ynë imunitar dobësohet. Viruset që nuk janë shkatërruar shpërndahen me shpejtësi nëpër trup.”

“Kur ndodh kjo, gjithë trupin e pushtojnë viruset?” pyetën nxënësit kureshtarë.

savunma sistemi

“Jo. vazhdoi ai. Në këtë rast sistemi unë imunitar fillon një luftë edhe më të madhe kundër tyre. Për shkak të kësaj beteje që zhvillohet në trup, ne ndiejmë ethe, nuk jemi si gjithmonë, na dhembin kyçet.”

“Po. thanë nxënësit. Kur ndodh kjo, ne qëndrojmë në shtrat.”

öğrenci

Mësues: "Sigurisht, kur na ndodh kështu, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të pushojmë. Nëse qëndrojmë në qetësi, marrim ilaçet me orar dhe ushqehemi mirë, sistemi imunitar do të forcohet dhe do të na ndihmojë të shërohemi. Kështu, në një kohë të shkurtër, ai do t'i mundë viruset dhe do t'i nxjerrë ato nga trupi. Në këtë mënyrë ne bëhemi të shëndetshëm përsëri."

“Tani e kuptuam pse sëmuremi. i thanë nxënësit. Nga ky moment do të përpiqemi të jemi më të kujdesshëm.”

“Po, tha mësuesi: Allahu na ka dhënë një mirësi të madhe me sistemin tonë mbrojtës. Ne duhet ta falënderojmë shumë për të dhe të kujdesemi shumë që ta ruajmë shëndetin që na ka dhënë.”

öğretmen

Sen Yücesin,
bize öğrettiğinden başka bizim hiçbir bilgimiz yok.
Gerçekten Sen, herşeyi bilen,
hüküm ve hikmet sahibi olansın.
(Bakara Suresi, 32)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Amari dhe Breshka
  • Husejni dhe Elefanti
  • Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?
  • Omari dhe Pinguini
  • Xhemali dhe Papagalli
  • Në Çdo Gjë Ka Mirësi
  • Ahmedi dhe Rosa e Lumtur
  • Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë
  • Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë
  • Pastërtia e Besimtarëve
  • Naimi dhe Palloi i Bukur
  • Enveri dhe Zogu i Vogël
  • Shoku i Vogël i Aliut
  • Maksudi dhe Kotelja
  • Sejidi dhe Kallamari
  • Qemali dhe Kali i Detit
  • Qerimi dhe gjysh Hasani
  • Gjysh Uthmani dhe Nipi i Tij
  • Klasa Jonë