Idrisi sapo u kthye nga shkolla, vrapoi tek gjyshi për ta pyetur për diçka që kishte në mendje.
“Gjysh, dua të të pyes për diçka.” tha ai.
“Fol Idris!” i kërkoi gjyshi.
Idris: "Në autobus, një zonjë po i tregonte shoqes së saj se sa i rëndësishëm është durimi dhe se si duhet të jetë durimi i vërtetë ashtu siç përshkruhet në Kuran. Mund të më tregosh, të lutem, çdo të thotë kjo?"
Gjyshi filloi të fliste: "Shumë njerëz nuk e dinë ç'është durimi i vërtetë apo si duhet të sillet një njeri durimtar. Disa njerëz mendojnë se durim do të thotë vetëm t'i përballosh fatkeqësitë dhe pengesat që të dalin përpara në jetë dhe të pajtohesh me to. Por, Allahu na mëson në Kuran se durimi i vërtetë është diçka shumë e ndryshme nga të pajtuarit me diçka." .
Idrisit i lindi edhe një pyetje tjetër: "Cili është burimi i këtij durimi në Kuran?"
"Ti e di, Idris, u përgjigj gjyshi, se mënyra për të fituar përkrahjen, dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut është t'i bindesh plotësisht ligjeve dhe urdhrave të Tij që janë shkruar në Kuran. Allahu dëshiron që robërit e Tij të venë në jetë moralin e Kuranit deri në fund të jetës së tyre. Sekreti që u mundëson atyre t'i binden urdhrave të Tij fshihet në durimin e përsosur që vjen nga besimi. Një njeri që mëson kuptimin e vërtetë të durimit mund të sillet në mënyrën, me të cilën është i kënaqur Allahu dhe është i rregullt në kryerjen e namazit. Një njeri që beson, e di se dituria dhe mençuria e Allahut është kudo, në çdo gjë, asgjë nuk ndodh pa lejen e Tij dhe prapa çdo ngjarje ndodhet qëllimi i saj dhe gjithë ato mirësi të panumërta që Ai ka krijuar."
“Atëherë, njeriu nuk duhet të mërzitet për ato që i ndodhin, por duhet të ketë durim gjithmonë.” tha Idrisi.
Gjysh Uthmani tha duke buzëqeshur: "Është shumë e vërtetë, Idris. Allahu është miku, mbrojtësi dhe përkrahësi i besimtarit. Kështu, të gjitha gjërat që na ndodhin janë në të mirën tonë, edhe pse mund të mos duket kështu me shikim të parë. Për këtë arsye, për një besimtar, të jesh i durueshëm nuk do të thotë të jesh i detyruar të zbatosh një urdhër moral, përkundrazi, ky është një akt adhurimi që kryen ai me gëzim dhe kënaqësi të sinqertë. Besimtarët e dinë se çfarëdo që u ndodh atyre është krijuar nga Allahu dhe prej saj do të vijë vetëm mirësi. Ata përballojnë çdo ngjarje me kënaqësi, sepse e dinë se Allahu ka përcaktuar më të mirën për ta. Në Kuran, Allahu thotë: "Besimtarë janë ata që janë të durueshëm dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten." (Ankebut: 59)
“Atëherë, besimi i një besimtari nuk mund të vjetrohet! përfundoi Idrisi i emocionuar. Tani po e kuptoj çfarë po fliste ajo zonja në autobus.”
“Po, djali im. Njerëzit bëhen të durueshëm, sepse ky është një urdhër nga Allahu dhe kështu ata nuk do të ndodhen asnjëherë në një situatë ku ta humbin durimin. Ata do ta zbatojnë këtë akt adhurimi gjatë gjithë jetës së tyre të etur dhe të kënaqur.”
“Faleminderit, gjysh. tha Idrisi. Tani e kuptoj se durimi është shumë i rëndësishëm dhe, nëse dëshiron Allhu, durimi i një besimtari nuk do të vjetrohet.”