Një ditë, Rashidi po kthehej nga shkolla për në shtëpi dhe qëndroi tek stacioni i autobusit. Ndërsa po priste atje, i dëgjoi zërat e disa fëmijëve të tjerë, të cilët po bisedonin me njëri-tjetrin. Atij i ra në sy se njëri prej tyre fliste me zë të lartë dhe tregonte me gisht këmishën e tij dhe një makinë elektrike që mbante në dorë. Ai filloi ta dëgjonte bisedën me vëmendje.
Djali që po fliste me zë të lartë quhej Asim. Ai po i lëvdohej shokëve të tij për rrobat e tij të shtrenjta dhe lodrat më të fundit. Kur u kthye në shtëpi, Rashidit nuk po i dilte nga mendja ajo që dëgjoi. Zubejri, vëllai i tij, kur e pa se Rashidi kishte rënë në mendime, u ul pranë tij dhe e pyeti:
Zubejri -"Çfarë ke Rashid? Përse po mendohesh?"
Rashidi u për-gjigj: "Kur po kthehesha për në shtëpi, pashë një djalë që u lëvdohej shokëve për rrobat e shtrenjta dhe lodrat e tij të bukura. Vërtet, ai nuk mendonte fare se çfarë fliste; nuk i binte ndër mend se shokët e tij mund të mos kishin mundësi t'i blinin ato. Mendoj se sjellja e tij ishte shumë e gabuar."
Zubejri pohoi me kokë dhe ia ktheu: "Ke të drejtë, Rashid, mënyra se si foli ai djalë nuk ishte e mirë. Allahu na ka dhuruar mirësi të ndryshme. Fakti që një njeri ka më shumë pasuri, është më i pashëm apo më i suksesshëm, nuk varet vetëm nga aftësitë e tij. Allahu na i ka dhënë këto mirësi për të na provuar ne dhe për të parë se si do të sillemi ne pas dhurimit të tyre. Ai kënaqet shumë kur njeriu nuk harron për asnjë çast se është Allahu që i ka dhënë gjithçka që ai ka. Për këtë arsye, ne nuk duhet të mburremi apo të prishim sjelljen për shkak të mirësive që na ka dhuruar dhe duhet të jemi gjithmonë të thjeshtë. Sidoqoftë, shejtani fryhet dhe mburret me krenari. Nëse të kujtohet vargu që lexuam dje, fliste për këtë çështje. Allahu na mëson ne në Kuranin e Shenjtë:
Rashidi pohoi me kokë dhe tha: "Ne nuk duhet të prishemi për shkak të mirësive me të cilat na ka bekuar Allahu dhe nuk duhet të mërzitemi apo të dëshpërohemi kur humbim diçka. A kam të drejtë, Zubejr?"
Zubejri vuri buzën në gaz: "Ke të drejtë! Allahu ka gjithçka. Ai na jep ato mirësi që dëshiron, qofshin të shumta apo të pakta, ato të gjitha janë pjesë e sprovës në këtë botë."
Më pas, Rashidi e pyeti të vëllanë: "Në një varg Allahu thotë: "Mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre, për t'i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i përjetshëm." (Ta Ha: 131)
Mënyra si u soll Asimi ishte e gabuar, por, a nuk u sollën gabim edhe shokët e tij, të cilët u mahnitën nga ato që fliste? A e kënaq kjo sjellje Allahun? Allahu na ka dhënë gjithçka, veshjet tona, ushqimin, shtëpinë apo makinën dhe, të sillemi kështu, vërtet, na bën të nënçmojmë vetveten, apo jo?"
Zubejri u mendua për një çast dhe tha: "Sigurisht. Ti e shpjegove mirë, por, më lë të të tregoj një histori nga Kurani. Në të Allahu na jep shembullin e dy njerëzve, njëri prej të cilëve kishte dy kopshte dhe Allahu bëri që ato të ngarkoheshin me hurma dhe drithë. Kur erdhi koha e vjeljes, të dy kopshtet e u mbushën plot. Midis tyre kalonte një lumë që i vadiste dhe ndihmonte prodhimin. Një ditë, pronari i tyre i foli shokut të tij me përçmim dhe i tha: "Unë kam më shumë pasuri dhe më shumë shërbëtorë se ti." (Kehf: 34)
Duke u mburrur me pasurinë që kishte ai shkonte në kopshtin e tij dhe i tregonte shokut të tij:
Shoku i tij e paralajmëroi duke i thënë
Pronari i kopshtit nuk ua vuri veshin këshillave të shokut dhe më në fund Allahu e dënoi duke dërguar një stuhi, e cila i shkatërroi të gjitha të mbjellat. Kur u ngrit në mëngjes, shkoi te kopshti dhe pa se kishte humbur gjithçka me të cilën krenohej. E kuptoi se Allahu ka fuqi të madhe dhe gjithçka është nën mbikëqyrjen e Tij. Ne nuk duhet ta harrojmë asnjëherë këtë histori, Rashid, dhe duhet të sillemi ashtu siç na mëson ajo.”