logo
HARUN YAHYA

Ahmedi dhe Rosa e Lumtur

Ahmedi, së bashku me familjen e tij, kishte shkuar për të vizituar gjyshin në fundjavë. Si zakonisht, para dreke, gjyshi e nxori shëtitje në park. Kur arritën atje, Ahmedi u gëzua shumë kur pa rosat që notonin në pellg. Gjyshi e dinte se atij i pëlqenin shumë rosat dhe kishte marrë me vete pak ushqim për to. Ia dha ushqimin dhe u ulën në një stol. Ahmedit nuk iu durua dhe vrapoi tek rosat.

“Përshëndetje, mua më quajnë Ahmed. Ju kam sjellë pak ushqim.”

Njëra nga rosat foli dhe i tha: "Përshëndetje, Ahmed, dhe faleminderit."

Ahmedi: -"Unë po mendoja, tha ai, nëse nuk do t'ju ushqenin kujdestarët këtu, ose nëse do të jetonit në një vend pa njerëz, si do ta gjenit ushqimin?"

ahmet ve ördek

Rosa u përgjigj: - "Ne rosat, kur jetojmë në gjendje të lirë, nuk largohemi nga uji. Ne e sigurojmë ushqimin në ujë."

“Po unë nuk po shoh ndonjë ushqim atje ku po noton ti.” tha Ahmedi i çuditur.

ördek

Rosa i shpjegoi: -"Ne e nxjerrim ushqimin nga uji në disa mënyra. Disa rosa qëndrojnë në sipërfaqe të ujit dhe hanë bimë dhe insekte. Të tjera e zhytin kokën dhe pjesën e sipërme të trupit nën ujë dhe kërkojnë ushqim me bishtin e ngritur lart. Ndërsa një grup tjetër, zhyten plotësisht nën ujë dhe e kërkojnë ushqimin gjithmonë ashtu."

Ahmedit i lindi një pyetje tjetër: "Po pse qëndroni në ujë gjithë kohën? Pse nuk ecni në tokë?"

“Këmbët tona si lopata na i lehtësojnë shumë notin dhe ne mund të notojmë shumë shpejt, por e kemi të vështirë të ecim në tokë.” iu përgjigj rosa.

Ahmedi e pyeti sërish: "Kur unë hyj në ujë, më duhet të lëviz pa ndërprerë për ta mbajtur trupin në sipërfaqe. Ndonjëherë marr edhe komardaren që të mos fundosem. Po ju si qëndronin në sipërfaqe pa lëvizur?"

“Ashtu sikur ti nuk ke pse të lëvizësh kur merr komardaren, edhe ajri që ndodhet brenda në trupin tonë na mban sipër ujit.” iu përgjigj rosa.

Ahmedi ishte ende i hutuar dhe i tha: "Kur unë marr komardaren nuk mund të zhytem nën ujë. Po ti si ia bën?"

“Në trupat tanë ne kemi qese ajri që duken si balona të vogla.” tha rosa. Kur mbushen ato me ajër, ne qëndrojmë mbi ujë dhe kur duam të zhytemi, ne e nxjerrim ajrin jashtë qeseve. Kështu mund të zhytemi më lehtë, sepse ka më pak ajër brenda në trup.”

"Ti mund të qëndrosh mbi ujë, mund të zhytesh nën të dhe mund të notosh për mrekulli." tha Ahmedi

Rosa vazhdoi t'i tregonte se si ajo notonte aq mirë: "Ne mund të notojmë lehtësisht për shkak të këmbëve tona si lopata. Ne i lëvizim ato përpara dhe prapa në ujë. Rrjetat në këmbët tona hapen dhe na lejojnë të bëjmë përpara në ujë me më shumë forcë."

“Tamam si lopatat që veshin të rriturit në këmbë kur shkojnë në verë për not, që të notojnë më shpejt dhe më lehtë!” brohoriti Ahmedi.

ördek

“Po, ashtu është, Ahmed.” pohoi rosa. Nëse ti do t’i kishe këmbët si të miat, nuk do të mundeshe të ecje rehat në tokë. Sidoqoftë, ne jemi shpendë uji dhe forma e këmbëve tona na mundëson të notojmë dhe të ushqehemi lehtësisht.”

“Të gjitha rosat duken njëlloj, po çfarë ndryshimi ka midis tyre?” u fut në mendime Ahmedi.

“Ne vërtet që ngjajmë njëlloj, tha rosa, por ka mjaft ndryshime midis llojeve të ndryshme. Për shembull, rosakët kanë pendë më të ndritshme se sa rosat. Kjo është një mbrojtje shumë e rëndësishme për femrën, në kohën kur ajo ulet të ngrohë vezët. Armiqtë nuk mund ta dallojnë për shkak të ngjyrave të saj të zbehta dhe ajo është shumë e sigurt kur ngroh vezët. Ngjyrat e saj nuk ndryshojnë shumë nga toka dhe e bëjnë shumë të vështirë të shquhet edhe nga një distancë e afërt.”

“Çfarë ndodh nëse afrohet një armik pranë folesë?” pyeti Ahmedi.

Tha Rosa: "Në këtë rast, rosakët i tërheqin vëmendjen armikut nga femra në fole duke përdorur pendët e tyre të ndritshme. Kur i afrohet ndonjë armik folesë, rosakët menjëherë fluturojnë lart në ajër duke lëshuar shumë tinguj dhe duke u përpjekur ta largojnë atë."

Në atë çast, Ahmedi pa disa rika që po notonin. Ai u habit që ato ishin aq të vogla dhe mund të notonin aq mirë dhe nuk nguroi ta pyesë rosën: -“Si mësojnë rikat e vogla të notojnë kaq shpejt?”

ördek

"Vetëm disa orë pasi dalin nga vezët ato drejtohen drejt ujit dhe nisin të notojnë." e sqaroi rosa.

Ahmedi po vriste mendjen ç'mund t'i kishte ndodhur atij nëse do ta kishin lënë në ujë disa orë pas lindjes. Ai sigurisht nuk do të ishte në gjendje të notonte, do të gëlltiste shumë ujë dhe do të vdiste. Ai po meditonte mbi faktin se si Allahu i ka krijuar kaq përsosmërish rosat, në mënyrë që të jetojnë, të notojnë dhe të ushqehen në ujë. Gjyshi që e kishte vështruar deri atëherë, u ngrit nga stoli dhe iu afrua.

Ahmet kendisini doğduktan birkaç saat sonra suya bıraksalardı ne olurdu diye düşündü. Tabii ki yüzemez, su yutup boğulurdu. Yüce Allah’ın ördekleri suda yaşamaları, yüzebilmeleri, beslenebilmeleri için kusursuz bir biçimde yarattığını düşündü. O sırada dedesi de oturduğu banktan kalkmış, Ahmet’in yanına gelmişti.

“Gjysh, tha Ahmedi, rosat notojnë shumë mirë, apo jo? Janë kaq të lezetshme!”

Gjyshi: "Po, Ahmed. Vetëm njëra nga cilësitë e tyre të veçanta do të mjaftonte për të na treguar se sa përsosmërisht e ka krijuar Allahu çdo gjallesë. A e di ti se rosat mund të fluturojnë? Kur fluturojnë, ato ndryshojnë gjithmonë drejtim me qëllim që të mos bien pre e armiqve."

"Po si e dinë rosat, o gjysh, që duhet të ndryshojnë drejtim gjithë kohën që t'i shmangen grabitqarëve?" e pyeti Ahmedi.

Gjyshi i shpjegoi: "Ashtu siç u ka dhënë kafshëve të tjera aftësi të veçanta, Allahu ia ka dhënë këtë aftësi edhe rosave, në mënyrë që të mbrohen. Allahu krijon çfarë të dëshirojë. Në Kuran është një varg që flet për këtë:

"Allahu e krijoi çdo gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e të tjera që ecin në të katër këmbët. Allahu krijon çfarë të dojë. Allahu ka fuqi mbi gjithçka."
(Nur: 45)

“Eja, Ahmed, dreka është pothuaj gati. Tani është koha të kthehemi në shtëpi.”

Ahmedi:-"Mirë, gjysh. Rrugës do të të tregoj çfarë mësova për rosat."

“Me të vërtetë?!” e pyeti gjysh. Po prej kujt i mësove ti gjithë këto gjëra?” Ahmedi ia shkeli syrin rosave në pellg dhe u tha mirupafshim me dorë.

Ia dha dorën gjyshit dhe u larguan. Rrugës bisedonin për krijimin e përsosur të Allahut dhe e falënderonin Atë.

ördek
Ördekler

Ördekler uçarken tıpkı çitalar gibi arabaların hızlarına ulaşabilirler. Ayrıca yırtıcı hayvanlara yem olmamak için de uçarlarken sürekli yönlerini değiştirirler. Suya dalmaları gerektiğinde bunu o kadar hızlı bir şekilde yaparlar ki, avcılar onları avlamakta çok zorlanırlar.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Amari dhe Breshka
  • Husejni dhe Elefanti
  • Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?
  • Omari dhe Pinguini
  • Xhemali dhe Papagalli
  • Në Çdo Gjë Ka Mirësi
  • Ahmedi dhe Rosa e Lumtur
  • Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë
  • Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë
  • Pastërtia e Besimtarëve
  • Naimi dhe Palloi i Bukur
  • Enveri dhe Zogu i Vogël
  • Shoku i Vogël i Aliut
  • Maksudi dhe Kotelja
  • Sejidi dhe Kallamari
  • Qemali dhe Kali i Detit
  • Qerimi dhe gjysh Hasani
  • Gjysh Uthmani dhe Nipi i Tij
  • Klasa Jonë