logo
HARUN YAHYA

Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë

Enesi ishte një djalë i mirë, i sjellshëm dhe punëtor. Babait të tij iu desh që të linte qytetin e tij dhe të banonte në një qytet tjetër. Enesit i erdhi shumë keq kur u nda nga shokët e vjetër.

Pak ditë, pasi ata u vendosën në apartamentin e ri, erdhën fqinjët për vizitë. Enesi u gëzua shumë, sepse atje kishte disa fëmijë moshatarë me të. I pëlqyen shumë shokët e rinj dhe me kalimin e ditëve u bënë shokë të ngushtë. Por, në atë grup, ishte një djalë me emrin Irfan, i cili gjithmonë ua ndërpriste lojën, sepse donte që ata të luanin atë lojë që ai dëshironte dhe, nëse nuk i bindeshin, ai zemërohej me ta.

Një ditë, ndërsa të gjithë djemtë po luanin në kopsht, erdhi Irfani. Ata po luanin me një lodër të re të Enesit. Ardhja e tij i shqetësoi të gjithë, sepse djemtë e dinin se sa herë që ai luante me ta, gjithmonë do të grindeshin. Këtë herë djemtë nuk e lejuan të luante me ta. Irfani u nxeh shumë; e mori lodrën e re të Enesit dhe e përplasi në tokë. Enesi u mërzit mjaft dhe bashkë me shokët e tij filluan të grindeshin me Irfanin. Gjysh Afsari dëgjoi zërat e djemve dhe vështroi nga dritarja. Ai i donte shumë ata, interesohej për ta dhe shpesh flisnin bashkë për Allahun, për mirësitë që na jep Ai dhe për adhurimin që na ka bërë detyrim. Kur e pa se djemtë po grindeshin, menjëherë zbriti poshtë dhe iu afrua. Irfani po qante. Ata i treguan si ishte puna dhe më pas u ulën të gjithë në kopsht për të biseduar.

çocuklar

Enesi i shpjegoi çfarë kishte ndodhur: "Gjysh Afsar, shokët e mi dhe unë shkojmë gjithmonë mirë dhe luajmë pa u grindur, por Irfani gjithmonë na i prish gëzimin dhe ne nuk duam të jemi më shokë me të."

“Po ata nuk bëjnë ashtu si them unë.” u ankua Irfani.

Gjysh Afsari u tha: "Ejani djem! Ne të gjithë dëshirojmë të ndihemi mirë dhe të jetojmë një jetë të sigurt dhe të gjejmë shoqëri të mirë dhe lumturi. Por nuk mjafton vetëm t'i dëshirosh këto. Ne nuk mund të presim që të na i japë dikush tjetër. Të qenit mirë në një ambient të sigurt dhe mbajtja e një shoqërie të mirë kërkon përpjekje dhe sakrificë. Nëse secili prej jush do të këmbëngulte që t'i shkonte gjithmonë e tija dhe do të mendonte vetëm për vete, se sa për t'i bërë lëshime shokut, do të kishte vetëm mërzi dhe grindje midis jush. Por ata që i frikësohen Allahut sillen ndryshe, janë të duruar, e falin tjetrin dhe nuk këmbëngulin t'u shkojë vetëm e tyrja. Edhe sikur dikush t'i dëmtojë, ata nuk hakmerren, por vendosin mirëqenien e të tjerëve përpara dëshirave të tyre personale dhe përpiqen shumë të mos i shqetësojnë ata që kanë përreth. Kjo është një cilësi e sjelljes së lartë, për të cilën Allahu i ka urdhëruar robërit e tij për ta praktikuar."

salih dede

Enesit i lindi një pyetje: "Mirë, gjysh, po nëse na vjen një njeri dhe na ngacmon duke përdorur fjalë të këqija, si duhet të sillemi ne?"

Gjysh Afsari u përgjigj: "Sigurisht, ne duhet të veprojmë ashtu siç na ka urdhëruar Allahu. Ai, në Librin e Tij, na tregon se si:

Një vepër e mirë dhe një vepër e keqe nuk janë njëlloj. Të keqen mbuloje me të mirën, ajo do ta fshijë të keqen edhe, nëse ka armiqësi midis jush, ai do të bëhet miku yt i afërt. (Fussilet: 34)

Profeti ynë, paqja qoftë mbi të, i këshillon muslimanët t’i trajtojnë mirë të tjerët. Në një hadith ai thotë: “… Kush dëshiron të largohet nga zjarri dhe të hyjë në xhenet duhet të vdesë me besim tek Allahu dhe tek Dita e Fundit dhe duhet t’i trajtojë njerëzit ashtu siç do të donte ai ta trajtonin ata …” (Transmetuar nga Muslimi)

Djemtë u qetësuan nga ato që i tha gjyshi, e falënderuan atë dhe i premtuan se do të përpiqeshin të shkonin mirë me njëri-tjetrin në të ardhmen.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Amari dhe Breshka
  • Husejni dhe Elefanti
  • Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?
  • Omari dhe Pinguini
  • Xhemali dhe Papagalli
  • Në Çdo Gjë Ka Mirësi
  • Ahmedi dhe Rosa e Lumtur
  • Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë
  • Është e Rëndësishme Të Ndjekësh Fjalën e Mirë
  • Pastërtia e Besimtarëve
  • Naimi dhe Palloi i Bukur
  • Enveri dhe Zogu i Vogël
  • Shoku i Vogël i Aliut
  • Maksudi dhe Kotelja
  • Sejidi dhe Kallamari
  • Qemali dhe Kali i Detit
  • Qerimi dhe gjysh Hasani
  • Gjysh Uthmani dhe Nipi i Tij
  • Klasa Jonë