1. Gjëndërr e djathtë adrenale 3. Veshkë e djathtë |
Pa e kuptuar as vetë ju, mijëra urdhëra kalojnë nëpër trupin tënd çdo sekondë, për ta bërë jetën tuaj sa më të lehtë dhe praktike që të jetë e mundur.
Kur je i eksituar apo i frikësuar, për shembull, sistemi yt nervor i ngacmuar nervor, me shpejtësi të madhe dhe pa e humbur, aktivizon gjëndrrën mbi veshkat. Me marrjen e mesazhit, këto gjëndrra adrenale, sekretojnë një hormon të quajtur adrenalinë e cila, duke hyrë në rrugët e gjakut, i thërret vëmendjen të gjithë trupit. Ajo pengon veprimtarinë e stomakut dhe zorrëve dhe ndalon procesin e honepsjes. Në këtë mënyrë, një sasi e konsiderueshme gjaku, e përfshirë në tretjen tani është e lirë të furnizojë muskujt. Në të njëjtën kohë, rrahjet e zemrës dhe tensioni i gjakut rriten. Bronkiolat në mushkëri zmadhohen, duke shpejtuar thithjen e oksigjenit dhe furnizimin me të të gjakut. Edhe niveli i sheqerit në gjak rritet, që çon në rritje të energjisë në muskuj. Së fundmi, bebëzat e syrit hapen dhe ndjeshmëria e syve ndaj dritës rritet.
Rezultati i të gjithë këtyre faktorëve së bashku është se ti je pajisur për të reaguar në çdo situatë, qoftë për të ikur, të mbrosh veten, apo të sulmosh.
Qelizat nervore formohen nga atome të pajetë, pa ndërgjegje. Por këto struktura e kapin situatën ku trupi është në nevojë dhe menjëherë dërgojnë porosi tek vendet e duhura në trup. Pjesët që e marrin mesazhin, po
ashtu janë bërë prej atomesh të pajetë, por megjithë këtë, ato menjëherë e kapin porosinë dhe veprojnë për të prodhuar hormonin e domosdoshëm. Pastaj ky hormon, që e di fare mirë qëllimin për të cilin është bërë, udhëton nëpër trup për të aktivizuar organet e duhura.
Të mendosh se një sistem i tillë qëllimplotë, i planifikuar me ndërgjegje, i organizuar mund të kish ardhur përmes rastësisë është si të mbyllësh një sy ndaj logjikës dhe kuptimit praktik. Darvinistët, duke pretenduar se gjithë ky sistem ka ndodhur si rezultat i rastësisë, e kanë vendosur veten në një pozicion qesharak ku edhe fëmijët do t’i përqeshnin për çka thonë ata.
Në fakt edhe shkrimtari dhe filozofi britanik me nam Malcom Muggeridge ka thënë këtë:
«Unë për vete jam i bindur se teoria e evolucionit, sidomos shkalla në të cilën ai është zbatuar, do të jetë një nga batutat më të forta në librat e historisë në të ardhmen. Brezat e ardhshëm do të çuditen sesi një hipotezë e tillë kaq joserioze dhe e dyshimtë të pranohej me kaq lehtëbesim të habitshëm, siç ka ndodhur. (Malcolm Muggeridge, The End of Christendom, Grand Rapids: Eerdmans, 1980, f. 43)
E vërteta e qartë dhe e dukshme është se Zoti, Krijuesi Epror, ka krijuar këtë sistem pa të metë.
1. Bebëz syri e hapur | 5. Muskujt rriten |
Kur eksitohesh apo frikësohesh, hormonet e adrenalinës, sekretuar prej gjëndrave adrenale mbi veshkat, e çon trupin në gjendje të menjëherëshme alarmi. Diagrama përmbledh këtë efekt hormoni në trup. |
Disa qeliza në mushkëri në fakt spërkasin një biocid mbi bakteriet dhe mikrobe të tjera. Kësisoj, mikrobet dhe bakteriet që hyjnë përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe mundin të mbërrijnë mushkëritë të gjalla, vriten atje.
Dukshëm, për qelizat e mushkërive është e pamundur që të njohin lëndët e dëmshme, aq më pak të dijnë të prodhojnë çfarëdo që nevojitet për t’i neutralizuar ato. Qelizave u mungojnë aftësitë si të menduarit, njohja, vendimarrja, ose planifikimi. Këto janë të gjitha produkte të Zotit, Atij të Vetmit që e krijoi gjithçka në harmoni dhe barazpeshë, dhe në rregullin në qiej e në Tokë. Duke bërë një qelizë e vetme të kryejë veprime me kaq ndërgjegje saqë i lë me gojë hapur qëniet njerëzore, Zoti shpërfaq shenjat e diturisë dhe mençurisë së pakufishme të Tij .
Që një qelizë e imët, e padukshme me sy të lirë, të dallojë mes mikrobeve dhe lëndëve të tjera, kjo është një mrekulli e madhe, sepse nëse ajo merr vendim të gabuar, ajo mund të neutralizojë një lëndë tjetër që trupit i duhet. Qelizat në mushkëri kanë sistemin e vet të mbrojtjes. Fill pasi identifikojnë mikrobet që hyjnë në trup përmes rrugëve të frymë- marrjes, ato çlirojnë një substancë që i neutralizon këto mikrobe. |
1. Molekulë Diagrama në të majtë tregon një enzimë gadi t’i ngjitet një molekule |
Enzimat janë molekula proteine që bëjnë të mundur jetën, që nxisin reaksionet e domosdoshme kimike për jetën duke u dhënë atyre pikërisht shpejtësinë e duhur.
Një enzimë mund të përshpejtojë një reaksion gjer në shkallën 1010 – dmth 10 miliardë më shpejt. Po të mos ndodhte ky përshpejtim, atëhere ato pesë sekonda që duhen për të lexuar këtë fjali mund të duheshin 1500 vjetë! Gjatë kësaj kohe, edhe mjaft reaksione kimike të paduhura mund të ndodhin, që jeta jo vetëm se do të ngadalësohej, por do të bëhej e pamundur.
Për më tej, çdo enzima mund të përshpejtojë vetëm reaksionet kimike në të cilët molekula të posaçme marrin pjesë. Një enzimë mund të ngjitet vetëm në vende të veçantë të një molekule të caktuar. Për këtë arsye, enzima duhet t’i rrijë mirë vendit të veçantë në molekulë, ashtu si çelësi në dry. Çdo enzimë duhet ta njohë molekulën e saj të veçantë, dhe vendin e saj të posaçëm ku lypset të bashkëngjitet.
Pse këto enzima, të bëra prej atomesh të pandërgjegjshme karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni dhe të cilat nuk kanë tru, sy mendje a ndërgjegje, kanë marrë përsipër përgjegjësinë të përshpejtojnë reaksione në trup? Dhe si mund ta përcaktojnë ata molekulën e duhur ku të futen dhe vendin e posaçëm ku të bashkëngjitet?
Si e kanë vendosur rastësitë dhe atomet e pandërgjegjshme se që të vazhdojë jeta nevojiten enzimat?
Teoria e evolucionit, që i pranon rastësitë dhe atomet pa mend si perëndi, nuk ka përgjigje për këto pyetje. E vërteta është se këto enzima kanë qenë dizajnuar dhe krijuar për jetën nga Fuqia eprore dhe Krijuesi – dmth, Zoti.
Allahu i bën shenjat e qarta për ju, dhe Ai është i Gjithëdituri, më i Urti. (Kur’ani, 24:18) |
Çdo ditë, mijëra mikrobe depërtojnë në trup, dhe sistemi vetëmbrojtës i njeriut, imuniteti, menjëherë mundohet t’i neutralizojë ato. Megjithatë, disa mikrobe dhe lëndë të huaja që nuk mund të parandalohen së hyri në enët e gjakut dhe paraqesin rrezik të madh. Këto lëndë të huaja quhen antigjene. Por sistemi i imunitetit prodhon substanca që quhen antitrupa, që veprojnë kundër këtyre antigjenëve; dhe mundohen t’i shkatërrojnë ata dhe i ndalojnë ata të shumohen.
Vetia më e rëndësishme e antitrupave është aftësia e tyre për të njohur – dhe pastaj të pregatiten që t’i shkatërrojnë – qindra mijëra mikrobe të ndryshme që gjenden në natyrë. Më e çuditshmja fare, disa antitrupa mund të njohin madje edhe antigjentët sintetikë, të pregatitur në laboratore dhe pastaj të injektuara në një subjekt prove. Si mundet që një qelizë të njohë qindra mijëra të huaja të tilla? Për më tepër, si e përfiton ajo aftësinë e njohjes së një substance që është sintetizuar artificialisht? Edhe nëse ne pranojmë se antitrupat mundet që diqysh ta njohin një antigjen në trup me të cilin kurrë nuk janë hasur më parë. Veç këtyre, ngaqë antirupat mund t’i njohin lëndët e huaja që kanë depërtuar në trup, ato pastaj prodhojnë arrmën më efikase për ta përdorur kundër saj.
Rastësia nuk mund ta shpjegojë se si një mekanizëm brenda trupit mund të ketë të dhëna kaq habitëse mbi botën e jashtme. Ky fakt i qorron evolucionistët.
Këta, pasi kanë dështuar të shpjegojnë me teoritë e tyre aftësinë e antitrupave që të njohin të gjitha llojet e lëndëve të huaja që futen në trup, mundohen ta llustrojnë temën me shpjegime të kota, të paparanueshme shkencore.
Një shembull i shpjegimeve se si një antitrup mund të njohë antigjenet sintetike mund të shihet në fjalët e një evolucionisti turk Profesor Ali Demirsoy:
... Një qelizë që ka zhvilluar aftësinë të sintetizojë një antitrup kundër një agjenti kimik i cili është prodhuar në mënyrë sintetike në shekullin e 20-të, patjetër duhet të jetë fallxhore. (Professor Ali Demirsoy, Kalitim ve Evrim (Inheritance and Evolution), Meteksan Publications, Ankara 1995, f. 420).
Sikurse sygjeron Profesor Demirsoy, evolucionistët pranojnë përsosmërinë e gjallesave, por mundohen ta shpjegojnë atë me metoda imagjinare. Ata orvaten të hipnotizojnë popullin me deklarata fallxhorësh si: «Kjo është një mrekulli e evolucionit» ose «Kjo qelizë duhet të jetë magjistare». Sidoqoftë, këtu kemi të bëjmë me një gjendje të jashtëzakonshme. Fjala magjistare përdoret për njerëz që pretendojnë se kanë aftësi parashikuese apo paranjohëse. Fakti që një qelizë ka dijeni rreth gjërave që ndodhen shumë larg prej saj, është tejet e jashtëzakonshme. Prej një qelize të përbërë prej atomesh pa jetë nuk mund të pritet të ketë fuqi të forta paranjohëse apo dijeni rreth së ardhmes rastësisht, në mënyrë të vetëvetishme. Të bësh një pohim të tillë do të thotë të kapërcesh kufijtë e arsyes dhe logjikës. Kaq gjë është e dukshme: Këta antitrupa i kanë dhuntitë e tyre prej Zotit, Ai i Vetmi që ka dijeni për gjithçka gjer në hollësinë më të vogël. QELIZAT E SISTEMIT TË IMUNITETIT JANË
1. B qeliza | 4. B qelizat prodhojnël antitrupa |
1.Produkte bakteriale mbeturinash shpërndahen |
Kur qelizat njoftohen për sulm mikrobial, ato menjëherë kumtojnë sistemin e imunitetit.
Saherë që ju infektoheni – për shembull – kur mikrobet pushtojnë një plagë të hapur – qelizat e sistemit të imunitetit aktivizohen menjëherë. Këto qeliza mbrojtëse, të njohura si makrofagje, përcaktojnë vendin e infektimit në kohë sa më të shkurtër dhe nisin reagimin kundër sulmit të mikrobeve dhe pastaj shpejtojnë për tek ky vend. Makrofagjet janë të ndjeshme ndaj një numër ndryshimesh.
Për shembull, ata identifikojnë mbetjet bakteriale në një vend të caktuar, së bashku me praninë e lëndëve shkatërruese të prodhuara nga indet e infektuara, si edhe faktorët e përfshirë në mpiksjen e gjakut. Nëse makrofagjet nuk do të mund të identifikonin ndryshimet në indet e infektuara, ata s’do të mund të reagonin dot ndaj rreziqeve të panumërta që trupit i kanosen çdo ditë.
Por ka diçka interesante: shumica e makrofagjeve ndeshen ballë për ballë me të tilla sulme për herë të parë. Atëherë, si e mësuan këto qeliza të gjalla mikroskopike se çfarë përbën rrezik? A janë ushtruar ato për këtë punë?
Dukshëm, është e pamundur për këto makrofagje mikroskopike që të jenë arsimuar- kurrësesi. Të gjitha këto të dhëna kanë qenë në kujtesën e tyre qysh në zanafillë të makrofagjeve. Një fuqi u ka dhënë atyre këtë kujtesë dhe i ka frymëzuar ato me njohuritë se si ta mbrojnë trupin nga armiqtë e jashtëm. Ai që i ka njohur ata me ndikimin e sulmeve nga jashtë është Perëndia e botëve, i Cili i ka krijuar ata bashkë me këtë njohuri – dmth, Zoti.
Kur lëndohemi, ne e dimë se së shpejti do të shërohemi. Por, sa pak mendojnë se kush e shëron atë plagë? |
1. lëkurë | 6. Formim dregëze |
Po të presësh gishtin, për një kohë të shkurtër gjaku do të mpikset dhe rrjedhja e tij ndalet. Por si ngjet kjo mpiksje kështu në një kohë aq të shkurtër? Dhe çfarë ndodh në trupin tuaj?
Dukuria e mpiksjes së gjakut është e ngjashme me atë çka ndodh kur makinat e ambulancës dhe të policisë nxitojnë për tek një aksident autostrade.
Saherë që gjakosja fillon në një pjesë të trupit, ndihma e parë vjen nga pllakëzat e gjakut të quajtura thrombocite, të cilat janë të shpërndara në gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut. Kudo që të ndodhë gjakosja në trup, thrombocitet me siguri gjenden aty që të patrullojnë nga afër.
Një proteinë e quajtur faktori von Willebrand (vWF) ose glukoproteinë gjaku, që përfshihet në hemostasi, vepron si një polic trafiku që thërret për ndihmë, duke treguar vendin e aksidentit dhe duke u ndal përpara thrombociteve që ata të mbesin në vendin me të lënduar.
Sikur të ndërlidheshin wireless (pa tela), thrombociti i parë që mbërrin në vend, thërret për ndihmë duke lëshuar apo sekretuar një substancë të veçantë, që thërret thrombocite të tjera që të vijë tek vendi në fjalë. Sakaq, njëzetë enzima që gjenden në trup bashkohen që të
prodhojnë një proteinë të quajtur thrombinë mbi plagën e hapur. Thrombina prodhohet vetëm në atë vend ku është plaga, si një ekip i ndihmës së shpejtë që pregatit ilaçet e nevojshme për pacientin aty ku ndodhet. Për më tepër, kjo lypset të prodhohet aq sa duhet, dhe prodhimi i thrombinës duhet të fillojë në kohën e duhur dhe të ndalojë prodhimin po në kohën e duhur. Urdhrat për të filluar dhe përfunduar prodhimin shifrohen ndërmjet enzimave që përbëjnë këtë proteinë.
Sapo të jetë prodhuar thrombinë e mjaftueshme, formohen fibrat e imëta të fibrinogjenit. Ato kanë pikërisht rolin e rëndësishëm të formimit të një rrjete mbi gjak, me atë të së cilës kapen, mblidhen thrombicitet që fillojnë të mbërrijnë. Sapo të jenë mbledhur sa duhen fibra, gjaku ndalon derdhjen nga plaga. Me shërimin plotësisht të plagës, mpiksja e gjakut zë e hollohet përmes metodave të ngjashme.
Këto enzima dhe proteina janë struktura që bashkohen me urdhra të ndryshme nga atome qorre, pa jetë, dhe pa ndërgjegje. Secili prej këtyre ndodhet në një gjendje të organizuar nga koha që shkaktohet plaga, dhe merr përsipër një detyrë të posçme të ndalimit të rrjedhjes së gjakut sa më shpejt që të jetë e mundur. Së bashku, ato sintetizojnë proteinat e nevojshme dhe pastaj thërrasin për ndihmë. Sikur ta kuptonin gjendjen se ç’po ndodh, proteinat e tjera menjëherë vijnë tek plaga, ku secila kryen dytyrën e vet pa dështuar.
Le të mos harrojmë që enzimat që kryejnë organizimin, sintetizimin, thirrjen për ndihmë, dhe dhënies dum, kanë ndodhur si rezultat i bashkimit të atomeve. Kjo shfaqje e ndërgjegjjes së dukshme prej një molekule atomesh të pandërgjegje, sigurisht, është një mrekulli e madhe.
Sigurisht është e pamundur për një sistem të tillë që të ketë dalë në jetë si rezultat i rastësisë. Çdo hollësi e këtij sistemi është një produkt i planifikimit dhe përllogaritjes, provë e diturisë, fuqisë dhe mençurisë së pafund të Zotit. Të thuash se ky sistem ka ardhur si rezultat i rastësisë është një shembull i logjikës së gabuar që shfaq darvinizmi.
1. Qeliza në mpiksje | 2. Gjak në mpiksje |
Kur ndodh gjakosje, kudo në trup, proteinat që iu është besuar ndalja e menjëherëshme e gjakderdhjes, mbërrijnë menjëherë në vend. |
Proteina thrombin lejon gjakun të mpikset duke kthyer fibrinogjenin në fibrin. Megjithatë, ndonëse kjo proteinë gjithmonë qarkullon nëpër gjak, ajo nuk çon gjithmonë në mpiksje të gjakut, duke penguar kështu gjakun që të lëvizë. Nëse ka gjakrrjedhje në vetëm një enë gjaku, ajo kupton se atje nevojitet
mpiksje dhe fillon mpiksjen e gjakut. Nëse thrombina gjithmonë do të shkaktonte mpiksje, gjithë gjaku në enët e tij do të mpiksej, si rezultat i pranisë së thrombinit, dhe trupi nuk do të shpëtonte prej bllokimit të plotë të tij. Pra, si e përfton thrombini aftësinë që të shkaktojë mpiksje vetëm në vendin ku nevojitet? Thrombini zakonisht është i pranishëm në plazmën e gjakut në një formë inaktive të quajtur prothrombin. Duke qenë inaktiv, ai nuk mund të kryejë detyrën e mpiksjes dhe kësisoj ne jemi të mbrojtur nga pasojat vdekjeprurëse të mpiksjes së pakontrolluar.
Por, ama, ç’e aktivizon prothrombin dhe ta shndërrojë atë në faktor mpiksës, thrombin, kur ndodh gjakosja?
Një proteinë në gjak, e quajtur faktori Stuart, ka vetinë e shndërrimit e prothrombinit në thrombin. Megjithatë, vetë faktori Stuart është i pranishëm fjetur, dhe lypset të zgjohet.
Në këtë pikë kemi të bëjmë me skenarin pulë-dhe-vezë. Prapë, një proteinë tjetër e quajtur akselerin (accelerin, ose përshpejtues, nëse e pranojmë) nevojitet para se faktori Stuart mund të zgjohet dhe ta kthejë prothrombin në thrombin – për të ndaluar kështu gjakosjen në organizëm. Por ajo është vërtetë mahnitëse është se edhe akselerini është i pranishëm në një formë të fjetur për vete, e quajtur proakselerin (proaccelerin). Dhe ç’e aktivizon proakselerinin?
Thrombini!
Por nëse ju kujtohet, thrombini vjen pasi proakselerinit në këtë reaksion zinxhir. Kjo radhë ngjarjesh, në të cilën thrombini luan një rol në prodhimin e akselerinit, është si një fëmijë fëmije (nip, mbesë?) që ka lindur para gjyshes së vet. Por ngaqë efekti i faktorit Stuart në thrombin është shumë i ngadaltë, sasi e vogël thrombini është gjithmonë e pranishme në gjak. Si rezultat, kjo sasi e vogël thrombini fillimisht aktivon akselerinin dhe pastaj, secila prej proteinave të nevojshme për mpiksjen futen në veprim, si dominotë në rrëzim e sipër.
Ne kemi shpjeguar këtu vetëm faktet fare sipërfaqësorë të procesit të mpiksjes. Të thuash se i tërë ky proces – i përbërë prej mjaft pjesëve që punojnë së bashku të ndërvarur, ku çdo pjesë kryen detyrën pa shpërfillje – është si rezualtat i rastësisë, është pa logjikë dhe pa arsyetim.
Evolucionistët thonë se gjallesat, së bashku me të gjithë sistemet e tyre, përfshirë mpiksjen e gjakut, kanë evoluar hap pas hapi. Por që të ndodhë mpiksja, të gjitha proteinat dhe enzimat të përfshira në të mvaren nga njëra-tjera. Hiq një përbërës, dhe të gjithë të tjerët dalin të papërdorshëm – zaten shkohet drejt vdekjes së organizmit. Si rezultat, çdo organizëm me një sistem mpiksjeje me mangësi nuk do të kishte kohë që të plotësoheshin pjesët e tjera dhe do të vdiste para se të riprodhonte. Rjedhimisht, ky shembull zhvlerëson pohimin se organizmat kanë evoluar nga specie të ndërmjetme. Por ne mund t’i shumëfishojmë shembujt shterrues, sepse trupat e gjallë e vazhdojnë ekzistencën e tyre në saj të qindra sistemesh të tilla të pavarura.
Krijuesi i të gjithë këtyre sistemeve është Zoti.
1. Plagë | 10. Prothrombin |
Mjaft proteina të ndërvarura hyjnë në veprim për të mpiksur gjakun tek plaga. Këto proteina, të aktivizuara kur trupi merr plagë, nga ana e tyre aktivizojnë secilën proteinë tjetër që duhen për mpiksjen. |
Në mungesë të vetëm një enzime, speciet njerëzore mund të zhdukeshin. Vetëm një shembull do të mjaftonte për ta dramatizuar këtë.
Qelizat nervore, të quajtura neurone, mbështjellin trupin tonë, duke formuar një rrejtë të ndërlidhur. Një rrjedhë e vazhdueshme të dhënash kalon nëpër këtë rrjetë neuronesh. Sinjale elektrike kalojnë përgjatë çdo neuroni që përçojnë urdhëra e paralajmërime të panumërta mes trurit dhe organeve të tjera.
Por neuronet nuk formojnë një kabëll të gjatë që të shtrihet nga një pjesë e trupit tek një tjetër. Ata janë vendosur nga fundi në fund, por edhe nuk e takojnë njëri-tjetrin direkt. Mes tyre ka hapësira.
Por si rrjedh elektriciteti nga një qelizë nervore tek tjetra?
Kjo e bën këtë falë një sistemi mjaft të ndërlikuar që hyn në punë. Mes qelizave nervore ka një lëng të posaçëm që përmban enzima kimike tejet të veçanta, aftësi të jashtëzakonshme për të përçuar elektrone. Kur një sinjal elektrik arrin fundin e nervit, elektronet e tij depozitohen në këto enzima. Enzimat, që bartin elektronet e tyre, pastaj lëvizin nëpër lëngun dhe i kalojnë elektronet tek nervi pranë, duke përcjellë kështu sinjalin elektrik. Ky proces ndodh brenda nënndarjes më të vogël të sekondës, dhe rryma e elektricitetit nuk ndërpritet kurrësesi.
Prapë, edhe sikur të gjitha pjesët e trupit të ishin të plotësuara, mungesa e kësaj enzime do të ishte e mjaftueshme ta pengonte fare organizmin që të kryente funksionet e tyre. E njëjta do të ndodhte edhe nëse cilado enzimë e vetme, prej mijërave sosh, do të mungonte Asnjë organizëm nuk e ka luksin të presë miliona vjetë për një rastësi qorre që të plotësojë aftësinë e tij për të shpëtuar, siç është pretenduar nga teoria e evolucionit.
Ajo e vërtetë e dukshme këtu është se të gjitha gjallesat, përfshi njerëzit, janë krijuar me strukturën e tyre të përsosur dhe pa të metë gjithë njëherësh – që dmth, ato janë krijuar përsosmërisht prej Zotit.
Një e vërtetë ashiqare këtu është se të gjitha qëniet e gjalla, përfshi njerëzit, janë krijuar me strukturën e tyre të përsosur e pa të metë gjithë njëherësh – domethënë ato janë krijuar nga Zoti.
1. Hapësira mes dy qelizave nervore, dhe enzimat e ngarkuara ngarkuara me dërgimin e sinjaleve elektrike nga një qelizë tek tjetra. |
Me ndihmën e strukturave të përsosura në trurin e njeriut, ne kemi aftësinë të kryejmë një numër punësh në të njëjtën kohë. Për shembull, ti mund të ngasësh automjetin ndërkohë që merresh me butonat e radio-kasetofonit, etj... dhe je në kontroll të timonit. Edhepse bën një numër gjërash njëherësh, ti nuk përplasesh me makinën tjetër përpara teje në rrugë. Ndërsa kontrollon shpjetësinë me pedalin e gazit tek këmbët, ti kupton saktësisht çfarë raportohet në lajmet e transmetuara në radio. Ti mund të vazhdosh një bisedë me një pasagjer aty ku e patët lënë pak më parë. Me pak fjalë, mund të kryesh një numër bajagi të madh gjërash të ndryshme njëkohësisht, falë aftësisë së jashtëzakonshme të trurit tuaj.
Mundësimi i këtij bashkëpunimi është ndërvartësia e qelizave nervore të trurit, të cilat numërojnë afro 10 miliardë sosh. Nja 100 trilionë lidhje mundësojnë komunikimin ndërmejt këtyre qelizave. Në librin e tij «In Evolution: A Theory in Crisis», i Michael Denton (Evolucioni një teroi në krizë), Majkëll Dentoni shpjegon bash sa i madh është vërtet numri 100 trilionë.
Numrat që kalojnë rendin 1015, doemos, janë tërësisht përtej rrokjes me mend. Përfytyro një vend afërsisht sa gjysma e SHBA-ve (një milionë milje katrorë), mbuluar me një pyll drunjsh që përmbajnë 10.000 drurë për një milje katrorë. Nëse çdo pemë përmban njëqind mijë gjethe, shumatorja e gjetheve në pyll do të ishte 1015, e barazvlefshme me numrin e lidhjeve në trurin e njeriut.
Veçoria e jashtëzakonshme e trurit tonë nuk mbaron me numrin e qartë të lidhjeve të tij neurale, sepse secili prej 100 trilionë sosh ndodhet pikërisht në vendin ku ai duhet të jetë. Në rast se qoftë edhe një prej këtyre lidhjeve do të ishte në vend të gabuar, do të kishte një difekt në këtë rrjet, me pasoja mjaft të rënda. Por kjo nuk ndodh. Përveç fare pak sëmundjesh të veçanta, njerëzit vazhdojnë ekzistencën e tyre si rezultat i triliona proceseve të mrekuëllueshme që vijnë natyrshëm tek ta.
Darvinistët pohojnë se këto 100 trilionë lidhje janë kryer si rezultat i rastësisë. Sipas tyre, nja 10 miliardë prej 100 trilionë qelizave në trupin e njeriut, diqysh, vendosën ashtu vetë, të bëhen qeliza nervore dhe pastaj morën një formë të duhuar dhe ndryshuan tiparet e tyre – të gjitha njëherësh! Të pakënaqur me këtë pamje, ato u lidhën me njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer, duke përdorur 100 trilionë lidhje, pa asnjë gabim. Ky pretendim darvinist është njësoj si të thuash se rrejti elektrik i qytetit të Nju Jorkut është krijuar ashu rastësisht pas një stuhie një natë dhe bëri që rryma të mbërrijë çdo shtëpi, pa përjashtuar asnjë.
Është e qartë dhe e pranishme se një fuqi eprore e ka formuar dhe e kontrollon këtë sistem të përsosur. Kjo Fuqi është Krijuesi i të gjithë neve – Zoti.
Qelizat nervore në trupin tënd janë si një rrjet, nëpër të cilin komunikohen urdhëra e komanda të panumërta mes trurit dhe organeve të tjera. Ky rrjet, megjithatë, nuk është i bydevi i pandërprerë. Sikurse sapo e përmendëm, ndërmjet këtyre neuroneve ka boshllëk, dhe kur një mesazh mbërrin këto boshllëqe, enzimat elektron-bartëse, apo neurotranzmitera, e kalojnë mesazhin tek neuroni pasues.
Sapo këta neurotransmitera ta kenë lënë ngarkesën mbi fundin e fibrës së nervit pasues, ata janë të lirë. Por nëse do të të mblidheshin atje, ata do të bllokonin rrugën për palën tjetër të tranzmiterave që vijnë nga pas. Në një situatë të tillë, sinjali elektrik nuk do kalohet dot tek neutroni i radhës, dhe rryma do të ndërpritej. Por një problem i tillë nuk ndodh kurrë sespe një enzimë e posaçme e quajtur acetilkolinesterazë shkatërron kimikatet që grumbullohen me kohë në fund të fibrës nervore. Me fjalë të tjera, ajo fshin e pastron vendin. Kësisoj, rruga vazhdimisht mbetet e kthjellët për tranzmiterat që vijnë nga pas, duke eleminuar ngërçet apo ndërprerjet në transmetimin e impulseve.
Dhe kështu, prej mijëra enzimave në trupin tonë, qoftë edhe sikur vetëm kjo, acetilkolinesteraza, po të mungonte, kjo do të nënkuptonte prishjen e sinjalizimit elektrik nëpër gjithë trupin, nuk do të mund të jetonim.
Në këtë pikë, secili prej nesh duhet të pyesë veten: Kush i ka formuar këta sisteme pa të meta në trupin e të gjitha qënieve të gjalla, në të cilët as hollësia më e vogël nuk është shpërfillur? Kush i ka programuar molekulat që nuk kanë ndërgjegje, njohuri ose vullnet, të shpalosin sjelljen më të përshtatshme dhe inteligjente?
Asnjë nga këto: inteligjencë, dituri dhe mjeshtëri e përsosur nuk është rastësore. Evolucionistët, domeos heshtin me përgjigjet e tyre ndaj këtyre pyetjeve. Sepse Ai i Vetmi që ka krijuar enzimën – dhe Ai që ka frymëzuar secilën me detyrën e saj, dhe i Cili krijoi këtë jetë të përsosur nga e paqëna – është Zoti.
1. Fundi i një fibre nervi |
Ata (engjujt) thanë “Ti qofsh i lëvduar!
Ne nuk kemi dijeni përveç çka ju na keni mësuar.
Ti je i Gjithëdituri, më i Mençuri”
(Kur’ani, 2:32)