Teoria e evolucionit u hodh në dritë nga naytralisti Çarl Darvini në mes të shekullit të 19-të, kur niveli i shkencës dhe teknologisë s’ishte veçse primitiv, krahasuar me të sotmen. Shkencëtarët e shekullit të 19-të punuan në laboratore relativisht të thjeshtë. Me pajisjet më të pasofistikuara që ata kishin në dispozicion, shkencëtarët nuk mund të shihnin as bakteriet. Madje, ata ishin nën ndikimin e mjaft besimeve të rreme të mbetura nga Mesjeta.
Një nga këto ide të gabuara ishte se organizmat e gjallë kishin një strukturë themelore të thjeshtë – një besim që mund të gjurmohet mbrapsh gjer tek filozofi i lashtë grek, Aristoteli, i cili shkroi se jeta mund të kish ndodhur vetvetiu dhe rastësisht, si rezultat i një materie inorganike që u bashkua vetë në një mjedis të lagësht.
Duke zhvilluar teorinë e tij, Darvini ndërtoi paragjykimin se gjërat e gjalla kishin vetëm një strukturë të thjeshtë. Biologë të tjerë të ciët më vonë përvetësuan dhe mbrojtën teorinë e Darvinit ndanë këtë teori të njëjtë. Për shembull, nga këqyrja e qelizave që ofronin mikroskopët e shekullit të 19-të, Ernst Haekli, mbështetësi më i madh i Darvinit në Gjermani, besonte se një qelizë ishte një «bullungë e vogël kombinim i thjeshtë albuminoz i karbonit», jo shumë e ndryshme nga një thërrime mikroskopike xhelatini.
Teoria e evolucionit ishte e bazuar në këtë dhe të tjera pargjykime. Autorët e teorisë, si Hekel (Haeckel), Darvini, dhe Huxley, besonin se ngaqë jeta ishte krijuar nga struktura fare të thejshta, ajo mund të kish ndodhur ashtu vetë, rastësisht. Por ata ishin gabim, sigurisht.
Gjatë 150 vjetëve të fundit, që nga koha Viktoriane gjer tani, si shkenca dhe teknologjia kanë hedhur hapa të mëdha. Shkencëtarët kanë zbuluar strukturën e vërtetë të asaj çka Hekel përshkruante si një «bungëll e vogël e thejshtë». Ata janë mahnitur tek shihnin se qeliza nuk është aspak aq e thjeshtë sa ç’besohej dikur, por përmban një numër sistemesh të ndërlikuara të papërfytyrueshme që kurrë nuk mund të ish konceptuar, e aq më pak të kuptohej, në kohën e Darvinit.
Kur shpjegon strukturën e kësaj qelize, biologu me nam, profesor Majkëll Denton (Professor Michael Denton), bën këtë krahasim:
Që të rrokësh realitetin e jetës siç ka qenë zbuluar prej biologjisë molekulare, ne duhet të zmadhojmë një qelizë një miliardë herë gjersa ajo të jetë me diametër njëzet kilometra dhe t’i ngjajë një balonë gjigande ajrore aq të madhe sa të mbulojë një qytet të madh sa Londra ose Nju Jorku. Çka do të shihnim pastaj do të ishte një objekt i një ndërlikimi të pashoq dhe dizajn përshtatës. Në sipërfaqe të qelizës do të shikonim miliona vrima, si ata të dritarezave të rrumbullakta të anijeve të stërmëdha kozmike, hapje-mbylljeje që lejojnë një rrjedhë të vazhdueshme materialesh të vërshojnë brenda-jashtë. Nëse do të hynim në një nga këto vrima ne do të gjendeshim në një botë teknologjie supreme dhe ndërlikim trullosës...
Ky libër do të paraqesë mrekullinë e krijimit në qelizën e gjallë, një kryevepër në miniaturë që posedon një sistem shumë më të ndërlikuar e të mahnitshëm se sa një anije hapësire. Ne do të tregojmë sesi organelet brenda qelizës së bashku me enzimat, proteinat dhe substancat e tjera që ajo prodhon, kryejnë funksione qëllimplota që kurrë s’mund të priten prej tyre. Ne do të japim shembuj të triliona qelizave, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në trupin e njeriut, çdonjëra prej të cilave shfaq inteligjencë dhe zgjuarsi mbinjerëzore. Edhe një herë, ne i kujtojmë vetes se si e tërë kjo nuk mund të jetë thjesht një punë rastësie e pandërgjegjshme, por si një produkt i Zotit.
Prova të krijesës së Zotit, dhe manifestim i fuqisë së Tij eprore, mençurisë dhe zhdërvjelltësisë janë të kudondodhura. Ngado që të kthehemi, ne vijmë ballë-për-ballë me krijesën e Zotit që na shtyn ta lartësojmë Atë me lavdërim.
Një arsye pse ky libër përqëndrohet tek qeliza në veçanti është, edhe një herë tjetër, për t’u paraqitur të vërtetën atyre që mohojnë Zotin duke thënë se jeta është vetëm si rezultat i rastësisë. Gjallesat janë mjaft të ndërlikuara, pafundësisht shumë të hollësishme që të kenë ardhur ashtu kot, vetiu. Është e qartë se ato janë krijuar nga një Mendje dhe Fuqi superiore. Ky libër synon gjithashtu të shpjegojë manifestin superior në krijesën e Zotit dhe përmes tij të lëvdojë Atë.
Zoti nuk ka nevojë për projekt, që të krijojë.
Është me rëndësi që fjala dizajn të kuptohet siç duhet. Që Zoti ka krijuar një dizajn pa të meta nuk domethënë se Ai fillimisht bëri një plan dhe pastaj shkoi pas tij. Zotit, Perëndisë së Tokës dhe e qiejve, nuk i nevojitet asnjë dizajn me qëllim që të krijojë. Zoti është i lartësuar mbi të gjitha mangësi të tilla. Planifikimi i tij dhe krijimi ndodhin në një çast.
Saherë që Zoti don diçka që të ndodhë, Atij i mjafton vetëm të thotë «Ji!»
Siç na e thonë ajetet në Kur’an:
Urdhri i Tij kur Ai dëshiron diçka është vetëm t’i thotë asaj «Ji» dhe ajo është. (Kur’ani, 36:82)
(Zoti është) Nismëtari i qiejve dhe Tokës. Kur Ai vendos për diçka, Ai vetëm i thotë asaj «Ji!» dhe ajo është. (Kur’ani, 2: 117)