Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur karakteristika "fekonduese" e erës, si rezultat i së cilës formohet shiu.
"Ne i dërgojmë erërat "fekonduese", pastaj lëshojmë shi nga qielli që t'ju japim për të pirë..." (El Hixhr 22)
Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX, e vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se "era lëviz retë". Por ishin kërkimet meteorologjike të kohës së sotme që zbuluan dhe vërtetuan rolin "fekondues" të erës në formimin e shiut. Vetia fekonduese e erës funksionon në këtë mënyrë:
Fotografia lart na tregon fazat e formimit të një dallge. Era fryn mbi sipërfaqen e ujit dhe i bën grimcat e tij të lëvizin në një lëvizje rrethore, e cila formon dallgët. Flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin “Ne i dërgojmë erërat “fekonduese”, pastaj lëshojmë shi nga qielli…” |
Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindtën e milimetrit, ngrihen lart në ajër. Këto grimca të njohura me emrin "aerosole", përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës, ku bien në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji, të cilat bashkohen me njëra–tjetrën, duke formuar retë dhe pastaj bien në Tokë në formë shiu.
Siç shihet, erërat "fekondojnë" avujt e ujit me grimcat që ato mbajnë nga deti dhe për rrjedhojë, formojnë retë e shiut.
Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.
Pra, roli vendimtar i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...
Një nga veçoritë karakteristike të deteve është shpallur në një prej ajeteve të Kuranit, si më poshtë:
"Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rrahman 19-20)/span>
Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha, korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe hyn në Atlantik nëpërmjet Gjibraltarit, por temperatura, kripësia dhe dendësia e secilit prej tyre nuk ndryshojnë, për shkak të kufijve që i mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri. |
Kjo karakteristikë e deteve që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tensioni sipërfaqësor", ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë së ujërave, tensioni sipërfaqësor i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë. 68
Aspekti interesant i këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.
Foto e Gjibraltarit me satelit |
"(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…" (En-Nur 40)
Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull "Oqeanet":
"Errësira në dete dhe oqeane fillon në thellësinë 200 metra e poshtë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë."69
Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, mbi karakteristikat e gjallesave në të, mbi kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e tij të ujit, sipërfaqen dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion.
Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë në pjesët e errëta të oqeaneve si p.sh. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve.
Matjet e bëra në ditët e sotme nxorën në dritë se 3 deri në 30 përqind e rrezeve të diellit përthyhen në sipërfaqen e detit. Gati të shtatë ngjyrat e dritës përthithen njëra pas tjetrës në 200 metrat e para, përveç dritës blu (fotoja në të majtë). Nën 1000 metra nuk ka më dritë (fotoja lart). Ky argument shkencor ndodhet që prej 1400 vjetësh në ajetin e dyzetë të sures En-Nur. |
Por ky fakt është përmendur në suren En-nur pikërsisht në pjesën "errësira në një det të thellë e të madh". Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në një kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t'u zhytur në thellësitë e oqeaneve.
Por nuk është vetëm kjo; shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur na tërheq vëmendjen te një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit "… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…".
Fotoja në të majtë paraqet valët e brendshme si një ndarje ndërmjet dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e poshtme është më e dendur se ajo që gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili është shpallur 14 shekuj më parë në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, u zbulua prej shkencëtarëve vetëm kohët e fundit. |
Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujërat në thellësi të ë oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç'janë?
Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat "hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme". Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujërat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujërat sipër tyre. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët sipërfaqësore, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose kripësisë në një vend të caktuar.13 70
Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa mjetet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur që dikush të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por, ndërkohë, në suren En-Nur, Zoti na flet për një lloj tjetër valësh, të cilat gjenden në thellësi të oqeaneve. Natyrisht që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Zotit.
"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alek 15-16)
Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:
Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues... 71
Libri gjithashtu thotë:
Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...72
Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.
Është më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.
Në shumë ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:
"Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?" (El Uakia 57-59)
Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:
1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.
3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.
Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s'kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.
Tani le t'i studiojmë këto pika një nga një.
Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj "gare", veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:
"A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?" (El Kijame 36-37)
Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.
Në foton në të majtë, shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoidet e lëshuara nga mashkulli, vetëm një numër shumë i vogël prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoidi që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoide që arrijnë të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është shpallur në Kuran me shprehjen “një pikë e farës që derdhet”. |
Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t'u dhënë energji spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t'u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve. Kur përmendet fara në Kuran, ajo përshkruhet si një lëng i përzierë:
"Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…" (El Insan 2)
Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të theksohet se njeriu është krijuar nga "esenca" e kësaj përzierje:
Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët." (Es-Sexhde 7-8)
Fjala arabe "sulale" e përkthyer si "esencë", nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton "një pjesë të një tërësie". Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut.
Kromozomi Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa kromozomi X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozomi X. Në farën e babait ndodhen spermatozoide që mbajnë kromozome X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjës varet nga fakti se cili prej kromozomeve ndodhet në spermatozoidin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç është shpallur dhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e gjinisë e luan sperma që del nga babai. Kjo njohuri, e cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë për burimin hyjnor të Kuranit. |
Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga "pika e farës që hidhet".
"Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet." (En-Nexhm 46-47)
Përmendja e dy gjinive nuk është e rastësishme. Nëse Zoti do të kishte për qëllim thjesht krijimin e njeriut, atëherë në ajet do të thuhej "Ai e krijoi njeriun… prej pikës së farës..". Mirëpo ajeti na informon se Zoti i krijoi të dy gjinitë prej pikës së farës…
Zhvillimi i gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se gjinia përcaktohet nga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.
Kromozomet janë elementet bazë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozomet seksuale. Këto dy kromozome te mashkulli janë emërtuar "XY", ndërsa te femra "XX", sepse forma e këtyre kromozomeve ngjason me shkronjat përkatëse. Kromozomi Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozomi X atë të femrës.
Formimi i një qenieje njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozomeve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit, ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozomet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozomet X, ndërsa tjetra Y. Nëse një kromozom X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoide, e cila përmban një kromozom X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ai bashkohet me një qelizë spermatozoide që përmban kromozomin Y, fëmija do të jetë mashkull.
Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga “pika e farës që derdhet”. Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë faktin e përmendur në Kuran vetëm në shekullin XX. |
Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjës përcaktohet nga ai kromozom i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.
Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej para shekullit XX, gjatë të cilit u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë, duke bërë të qartë se gjinia e njeriut nuk e ka pikënisjen nga femra, por te sperma e mashkullit.
Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket zigota, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës “alek”, që nënkupton “diçka që ngjitet dhe varet në një vend” dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak. |
Nëse do të vazhdonim t'i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, do të hasnim në disa mrekulli shkencore të tjera shumë të rëndësishme.
Kur qeliza spermatozoide bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin "zigotë", fillon menjëherë të riprodhohet nëpërmjet ndarjes dhe më pas shndërrohet në një "copë mishi" të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Sidoqoftë, gjatë periudhës së zhvillimit, embrioni nuk qëndron në zbrazëtirë. Ai ngjitet në mitër siç ngjiten rrënjët e një bime, të cilat fiksohen fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.93
Në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Zoti përdor në Kuran fjalën "alek", e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.
"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alekut (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari!" (El-Alek 1-3)
Nga ana gjuhësore, fjala alek ka kuptimin e "diçkaje të varur apo të ngjitur në diçka tjetër". E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar shushunjat që ngjiten ne trup për të thithur gjakun.
Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale për të përshkruar në mënyrë mjaft të përshtatshme zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Zoti, Zoti i gjithçkaje.
Kockat e foshnjës mbasi zhvillohen krejtësisht në barkun e nënës, vishen me mish gjatë një faze të veçantë. |
Një nga ajetet që përshkruan fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut pohon faktin se në barkun e nënës në fillim zhvillohen kockat dhe më pas muskujt:
"… Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë." (El-mu'minun 12-14)
Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se kockat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të ndihmuara nga avantazhi i teknologjisë moderne, zbuluan se shpallja në Kuran është e saktë.
Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me përshkrimin në Kuran. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në kocka. Më pas, qelizat muskulore, të cilat formohen prej indeve përreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.
Ky proces është shpjeguar si më poshtë në librin e mirënjohur, Zhvillimi i njeriut, i cili është shkruar nga një prej shkencëtarëve më të spikatur në fushën e anatomisë dhe embriologjisë.
Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe kockat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës.94
Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kuran janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore.
Shumë prej fazave të zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës janë shpallur në Kuran. Siç thuhet edhe në ajetin e katërmbëdhjetë të sures El Mu’minun, indet kërcore të embrionit, në fillim, shndërrohen në kocka. Pastaj kockat vishen me qeliza muskulore. Zoti e përshkruan këtë zhvillim në ajetin: “… pastaj mudgan e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin.” |
Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.
"... Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…" (Ez-Zumer 6)
Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm, njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. Sot, në të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në fakultetet e mjekësisë, ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore. Për shembull, në librin Embriologjia njerëzore elementare, i cili është një referencë e rëndësishme në fushën e embriologjisë, ky fakt përshkruhet si më poshtë: Jeta në mitër kalon në tri faza: paraembrionike (dy javët e para plus gjysma e javës së tretë), embrionike dhe fetus (fundi i javës së tetë e deri në lindje)."
Në ajetin e gjashtë të sures Ez-Zumer tregohet qartë se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. |
Këto faza u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje. Karakteristikat kryesore të këtyre etapave janë dhënë më poshtë:
- Faza paraembrionike
Në këtë fazë, zigota rritet nëpërmjet ndarjes dhe, kur bëhet një grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të rriten, qelizat organizohen në tri shtresa.
- Faza embrionike
Kjo fazë zgjat për pesë javë e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet "embrion". Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore.
-- Faza fetus
Në këtë fazë, embrioni quhet "fetus". Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Megjithëse fillimisht është vetëm 3 cm i gjatë, që të gjitha organet e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime me mjete dhe metoda bashkëkohore. Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kuranit. Përmendja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e mjekësisë, është një tregues i qartë se Kurani nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Zotit.
Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që shërben si burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjen e porsalindur dhe rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. As ushqimi artificial për fëmijë i prodhuar nga teknologjia e ditëve tona nuk mund ta zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullueshëm.
Çdo ditë zbulohen dobi të reja që përmban qumështi i nënës për fëmijën. Një prej argumenteve që shkenca ka zbuluar rreth qumështit të nënës është se pirja e tij gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe.19 Në Kuran jepet një lajm mjaft i rëndësishëm 14 shekuj më parë në lidhje me këtë fakt të zbuluar nga shkenca vetëm kohët e fundit:
"Nënat duhet t'i ushqejnë foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…" (El-Bekare 233)
"Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, sepse tek Unë është kthimi juaj." (Lukman 14)
Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore. |
Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore.
"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4)
Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Për këtë arsye, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, ndaj dhe sot përdoren pikërisht për këtë qëllim.
Por më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona.
64. Brian J. Ford, "Brownian Movement in Clarkia Pollen: A Reprise of the First Observations", The Microscope, 1992, vol. 40, no. 4, ss. 235-241;
http://www.brianjford.com/wbbrowna.htm
65. C. Donald Ahrens, Meterology Today: An introduction to weather, climate and environment, 3. baskı, West Publishing Company, 1988, St. Paul, s. 437.
66. http://webhome.idirect.com/~alila/Writings/Physics.htm; The Quran and Modern Physics.
67. http://webhome.idirect.com/~alila/Writings/Physics.htm; The Quran and Modern Physics.
68. Richard A. Davis, Principles of Oceanography, Addison-Wesley Publishing Company, Don Mills, Ontario, ss. 92-93.
69. Danny Elder, John Pernetta, Oceans, Mitchell Beazley Publishers, London, 1991, s. 27.
70. M. Grant Gross, Oceanography, A View of Earth, 6. baskı, Englewood Cliffs, Prentice-Hall Inc., 1993, s. 205.
71. Rod R. Seeley, Trent D. Stephens, Philip Tate, Essentials of Anatomy & Physiology, 2. baskı, Mosby-Year Book Inc., St. Louis, 1996, s. 211; Charles R. Noback, N. L. Strominger, R. J. Demarest, The Human Nervous System, Introduction and Review, 4. baskı, Lea & Febiger, Philadelphia, 1991, ss. 410-411.
72. Rod R. Seeley, Trent D. Stephens, Philip Tate, Essentials of Anatomy & Physiology, 2. baskı, Mosby-Year Book Inc., St. Louis, 1996, s. 211.
73. Patrick Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World, Prima Publishing, California, 1997, ss. 80-81.
74. Herbert Benson, Mark Stark, Timeless Healing, Simon & Schuster, New York, 1996, s. 203.
75. Herbert Benson, Mark Stark, Timeless Healing, Simon & Schuster, New York, 1996, s. 193.
76. Patrick Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World, Prima Publishing, California, 1997, s. 94.
77. http://www.almanacnews.com/morgue/1999/1999_06_09.forgive.html; Jennifer Desai, Almanac, 9 Haziran 1999.
78. http://www.almanacnews.com/morgue/1999/ 1999_06_09.forgive.html; Jennifer Desai, Almanac, 9 Haziran 1999.
79. Frederic Luskin, "Forgiveness ", Healing Currents Magazine, Eylül-Ekim 1996 ; www.stanford.edu/~alexsox/4_steps_to_forgiveness.htm
80. Frederic Luskin, "Forgiveness ", Healing Currents Magazine, Eylül-Ekim 1996 ; www.stanford.edu/~alexsox/4_steps_to_forgiveness.htm
81. "Hastalar için en iyi ilaç din mi?", Vatan Gazetesi, 4 Kasım 2003; Dr. Herbert Benson, "God&Health", Newsweek.
82. William J. Cromie, "Anger is Hostile To Your Heart", Harvard Gazette Archieves; http://www.news.harvard.edu/gazette/1996/11.07/AngerisHostileT.html
83. William J. Cromie, "Anger is Hostile To Your Heart", Harvard Gazette Archieves; http://www.news.harvard.edu/gazette/1996/11.07/AngerisHostileT.html
84. Peter Lavelle, "Anger trigger to heart disease found?", ABC Science Online, 5 Ağustos 2003; www.abc.net.au/science/news/stories/s915243.htm
85. Peter Lavelle, "Anger trigger to heart disease found?", ABC Science Online, 5 Ağustos 2003; www.abc.net.au/science/news/stories/s915243.htm
86. Peter Lavelle, "Anger trigger to heart disease found?", ABC Science Online, 5 Ağustos 2003; www.abc.net.au/science/news/stories/s915243.htm
87. Mark Henderson, "Anger Raises Risk Of Heart Attack", The Times, London, 24 Nisan 2002; http://www.rense.com/general24/anger.htm
88. Mark Henderson, "Anger Raises Risk Of Heart Attack", The Times, London, 24 Nisan 2002; http://www.rense.com/general24/anger.htm
89. Acar Baltaş, Zuhal Baltaş, Stres ve Başa Çıkma Yolları, Remzi Kitabevi, 15. basım, s. 162.
90. Jane E. Brody, "Tool of survival is deadly for heart", The New York Times, 23 Mayıs 2002; http://www.iht.com/articles/58687.html
91. Acar Baltaş, Zuhal Baltaş, Stres ve Başa Çıkma Yolları, Remzi Kitabevi, 15. basım, s. 159.
92. Acar Baltaş, Zuhal Baltaş, Stres ve Başa Çıkma Yolları, Remzi Kitabevi, 15. basım, s. 169.
93. Keith L. Moore, E. Marshall Johnson, T. V. N. Persaud, Gerald C. Goeringer, Abdul-Majeed A. Zindani, Mustafa A. Ahmed, Human Development as Described in the Qur'an and Sunnah, Commission on Scientific Signs of the Qur'an and Sunnah, Makkah, 1992, s. 36.
94. Keith L. Moore, Developing Human, 6. baskı, 1998.
95. http://anatomy.med.unsw.edu.au/cbl/embryo/Notes/git4.htm
96. http://virtual.yosemite.cc.ca.us/uyeshiros/AP50/Repro.htm
97. Dr. Mazhar U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, ABD, 1998, s. 84.
98. Williams P., Basic Human Embryology, 3. baskı, 1984, s. 64.
99. http://www.ldeo.columbia.edu/dees/ees/life/lectuhttp://www.harunyahya.com/image/miracles_of_the_Quran_1/lect21.html
100. Dr. Mazhar U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, ABD, 1998, ss. 96-97.
101. Laurence Pernoud, J'attends un enfant, Pierre Horay, Paris, 1995, s. 138.
102. Dr. Mazhar U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, ABD, 1998, ss. 78-79.
103. http://www.uuhsc.utah.edu/healthinfo/pediatric/Hrnewborn/bhrnb.htm
104. http://www.uuhsc.utah.edu/healthinfo/pediatric/Hrnewborn/bhrnb.htm
105. C. Billeaud, D. Bouglé, P. Sarda, N. Combe, S. Mazette, F. Babin, B. Entressangles, B. Descomps, A. Nouvelot, F. Mendy, European Journal of Clinical Nutrition, 1997, c. 51, ss. 520-526
106. "Breast milk 'does cut heart risk'", 1 Mart 2004; http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/3523143.stm
107. "Breast milk helps reduce obesity", 2 Mayıs 2004; http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/3673149.stm
108. "Breast milk helps reduce obesity", 2 Mayıs 2004; http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/3673149.stm
109. http://www.genetikbilimi.com/genbilim/annesutu.htm
110. “Breakthrough in Cancer Research,” http://www.mediconvalley.com/news/Article.asp?NewsID=635
111. http://www.icr.org/pubs/imp-259.htm; Rex D. Russell, "Design in Infant Nutrition".