logo
HARUN YAHYA

Mrekullitë Shkencore Në Kuran (3/4)

Shtresat E Atmosferës

The Layers of the Atmosphere

14 centuries ago, when the sky was believed to be one unified body, the Qur'an miraculously stated that it consisted of layers, and what is more, "seven" layers. Modern science, on the other hand, discovered the fact that the atmosphere surrounding the Earth is made up of "seven" basic layers only very recently.

Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin. (El-Mulk 3)

... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. (Fusilet 12)

Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër, numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:

Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERË. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË.2

Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.

The Layers of the Atmosphere

The Earth has all the attributes that are needed for life. One of them is the atmosphere, which serves as a shield protecting living things. Today, it is an established fact that the atmosphere is made up of different layers lying on top of one another. Just as it is described in the Qur'an, the atmosphere is made up of exactly seven layers. This is certainly one of the miracles of the Qur'an.

1. Kat: Troposfera
2. Kat: Stratosfera
3. Kat: Ozonosfera
4. Kat: Mezosfera
5. Kat: Termosfera
6. Kat: Jonosfera
7. Kat: Ekzosfera

Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. çdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.

Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:

Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.3

Ancak 20. yüzyıldaki teknoloji ile tespit edilebilen yeryüzü katmanlarının gökyüzü ile olan bu benzerliğinin Kuran'da bildirilmiş olması, kuşkusuz Kuran'ın pek çok bilimsel mucizesinden biridir. Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

Funksioni I Maleve

Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve.

"Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)

Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.

Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore.

Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës. Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë.

Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë:

"Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mantel." 4

The Function of Mountains

Malet kanë rrënjë të thella nën sipërfaqen e tokës. (Earth, Press & Siever, fq. 413)

Sektori skematik. Malet, si kunja, kanë rrënjë të thella të fiksuara në tokë. (Anatomia e Tokës, Cailleux fq. 220)

Një ilustrim tjetër na tregon se malet kanë formën e kunjave, në saje të thellësisë së rrënjëve të tyre. (Shkenca e Tokës, Tarbuck & Lutgens, fq. 158)

Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me "kunjat":

"A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, dërsa malet i bëmë si kunja?" (En-Nebe 6-7)

Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmës. Shkurt, ne mund t'i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku.

Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin "isostazi": 5

Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit.

Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta... (El Enbija 31)

mountains

Në saje të shtrirjes nën tokë dhe mbi tokë, malet i mbërthejnë shtresat e ndryshme të tokës si një kunj. Korja e Tokës përmban shtresa që janë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo veti mbërthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje të gjerë, duke e fiksuar koren e tokës, e cila ka një strukturë tepër të lëvizshme.

Lëvizja E Maleve

dağlar

Ai është shpikësi i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë: "Bëhu!", e ajo menjëherë bëhet. (El-Bekare 117)

Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm, ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme.

Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm, ndërsa ato lëvizin si retë.. (En-Neml 88)

Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës 'noton' mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë, duke u larguar shumë larg njëri-tjetrit.

Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, blloqet masive të tokës u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë, duke formuar Pangaean, e cila gjendej në Polin e Jugut.

Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.

Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas, janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.

Lëvizja kontinentale

mountains

(A) Fotot në të majtë tregon pozicionin e kontinenteve në të kaluarën. Nëse lëvizja e kontinenteve do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, miliona vite më pas, ato do të jenë në pozicionin e treguar në foton në të djathtë.

1. 200 milionë vjet më parë,
2. 135 milionë vjet më parë,
3. 65 milionë vjet më parë,
4. Today,
5. Hemisfera perëndimore 50 milionë vjet më vonë,
6. Hemisfera lindore 50 milionë vjet më vonë

Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Lëvizja e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë:

"Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur "tektonika e shtresave", këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete "dyshemenë" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë." 6

Në Kuran është përmendur "lëvizja e maleve". Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin "lëvizja kontinentale." 7

Është e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.

Mrekullia E Hekurit

Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:

Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)

Fjala "zbritëm poshtë" e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është "i zbritur fizikisht nga qielli", do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse. 8

Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.

iron demir

Copë hekuri

hekuri

Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor. 9

E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai "ka zbritur në tokë" në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.

Krijimi Në Çift

Prof. Paul Dirac

Prof. Paul Dirac

"Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. " (Ja Sin 36)

Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë. Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur "parité", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:

"... çdo grimcë ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt... 51

dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjësimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend. 52

Relativiteti I Kohës

hourglass

Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Më parë, njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me Teorinë e Relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë, me përjashtim të Kuranit, në të cilin gjendet informacion rreth relativitetit të kohës. Lexoni disa nga ajetet që flasin për këtë temë:

”Ata kërkojnë prej teje që t'ua shpejtosh dënimin, por Zoti nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet që llogaritni ju.” (El Haxh 47)

”Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështje) ngrihet tek Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.” (Es-Sexhde 5)

”Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” (El Me’arixh 4)

Në disa ajete tregohet se njerëzit e perceptojnë kohën në mënyrë të ndryshme. Në këtë mënyrë, disa njerëz mund ta konsiderojnë si shumë të gjatë një periudhë shumë të shkurtër dhe anasjelltas. Dialogu i zhvilluar ndërmjet njerëzve Ditën e Gjykimit është një shembull mjaft i mirë për këtë:

”Zoti do t’u thotë: ‘Sa vite keni jetuar në Tokë?’ Ata do të thonë: ‘Ne kemi ndenjur vetëm një ditë ose një pjesë të saj. Pyet ata që janë në gjendje të numërojnë.” (Mu’minun 112-113)

Përmendja e relativitetit të kohës në Kuran, i cili filloi të shpallej rreth vitit 610, është një argument tjetër që vërteton burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë.

Koha është një koncept i varur tërësisht nga ai që e percepton atë. Nëse një periudhë kohe e caktuar për një person është e gjatë, e njëjta periudhë mund të duket e shkurtër për një tjetër. Me qëllim që të kuptojmë se kush ka të drejtë, ne kemi nevojë për mjete të tilla si orët dhe kalendarët. Pa to është e pamundur të llogaritet koha me saktësi.

Sasia E Shiut

The Proportion of Rain

Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

"Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë të caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.

Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.

The Proportion of Rain

Çdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe sasia e ujit që bie në formë shiu është “konstante”: 513 trilionë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin: “Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar”. Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe jetës.

Formimi I Shiut

The Formation of Rain

Ilustrimi i mësipërm tregon pikat e ujit që shkëputen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Më pas, pikat e shiut në retë e sapoformuara do të qëndrojnë pezull në ajër dhe pastaj do të kondesohen për të formuar shiun. Të gjitha këto faza janë përshkruar në Kuran.

Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin tre fazat e formimit të shiut. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.

Informacioni i dhënë në Kuran për shiun përputhet saktësisht me këtë proces. Në një ajet kuranor, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

"Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë.

Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu…" (Err-Rrum 48)

Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajetin kuranor.

FAZA E PARË: "Zoti është Ai që i dërgon erërat..."
Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë (të cilat quhen aerosole) transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Ato funksionojnë si kolektorë uji dhe formojnë pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit.

The Formation of Rain

(A) Pjesë të vogla të reve të izoluara (retë kumulus) (B) Kur retë e vogla bashkohen me njëra–tjetrën, rrymat e ajrit brenda resë së madhe rriten dhe kështu reja zmadhohet, duke marrë formën e mullarit.

FAZA E DYTË: "... (erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë …"
Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondensohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "qëndrojnë pezull" në ajër dhe përhapen në qiell. Në këtë mënyrë, qielli mbushet plot me re.
FAZA E TRETË: "...dhe përmes tyre sheh se si bie shiu."

Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, zmadhohen dhe formojnë pikat e shiut, të cilat bëhen më të rënda se ajri, ndaj dhe shkëputen nga retë, duke filluar të bijnë në tokë në formë shiu.

Siç shihet, çdo fazë e formimit të shiut është shpallur në ajetet e Kuranit. Për më tepër, këto faza janë shpjeguar ekzaktësisht sipas radhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera, edhe ky fenomen shpjegohet saktësisht në Kuran shumë shekuj më parë se të njihej nga njerëzimi.

The Formation of Rain

Këto lëvizje bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht, duke marrë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht, reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë-lart nuk mund t’i mbajë pezull, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj. Ky argument shkencor është shpallur 14 shekuj më parë prej Zotit, në ajetin 43 të Sures En-Nur, në këtë mënyrë: "A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre." (En-nur: 43)

Në një ajet tjetër është dhënë informacioni i mëposhtëm rreth formimit të shiut:

clouds

Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: “A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën.”

"A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si malet. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij (breshrit) gati ta merr shikimin." (En-Nur: 43)

Gjatë studimit të llojeve të reve, shkencëtarët u gjendën përpara një sërë rezultatesh të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut krijohen dhe formohen në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Le të marrim për shembull renë Kumulonimbus, e cila është një prej reve të shiut. Formimi i kësaj reje kalon në tre faza:

Faza e parë: Retë shtyhen nga era: Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen, kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.
Faza e dytë: Bashkimi: Pas kësaj, retë bashkohen duke formuar një re më të madhe. 62
Faza e tretë: Grumbullimi mbi njëra-tjetrën: Kur retë e vogla bashkohen bashkë, rriten lëvizjet nga poshtë-lart brenda resë së madhe, të cilat në qendër janë më të forta se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Këto lëvizje bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht, duke marrë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht, reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë-lart nuk mund t'i mbajë pezull, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.10

Detajet e formimit, të strukturës dhe funksionimit të reve janë zbuluar nga meteorologët nëpërmjet përdorimit të mjeteve të sofistikuara si aeroplanët, satelitët, kompjuterat, ballonat etj. Eshtë e qartë se në këtë ajet Zoti na jep një informacion që nuk kishte si të njihej 1400 vjet më parë.

Footnotes

24. http://pubs.usgs.gov/publications/text/inside.html

25. http://www.wamy.co.uk/announcements3.html; Prof. Zighloul Raghib El-Naggar'ın konuşmasından.

26. Frank Press, Raymond Siever, Earth, 3. baskı, W. H. Freeman & Company, San Francisco, 1982, s. 413.

27. André Cailleux, Anatomy of the Earth, World University Library, London, s. 220.

28. Edward J. Tarbuck, Frederick K. Lutgens, Earth Science, 3. baskı, Charles E. Merrill Publishing Company, Columbus, 1982, s. 158.

29. Carolyn Sheets, Robert Gardner, Samuel F. Howe, General Science, Allyn & Bacon Inc. Newton, Massachusetts, 1985, s. 305.

30. http://www.beconvinced.com/science/QURANMOUNTAIN.htm

31. Frank Press, Raymond Siever, Earth, 3. baskı, W. H. Freeman & Company, San Francisco, 1982.

32. M. J. Selby, Earth's Changing Surface, Clarendon Press, Oxford, 1985, s. 32.

33. Carolyn Sheets, Robert Gardner, Samuel F. Howe, General Science, Allyn & Bacon Inc. Newton, Massachusetts, 1985, s. 305.

34. Powers of Nature, National Geographic Society, Washington D. C., 1978, ss. 12-13.

35. http://www.irf.se/press/press_010309eng.html

36. http://science.nasa.gov/newhome/headlines/ast08dec98_1.htm

37. http://science.nasa.gov/newhome/headlines/ast08dec98_1.htm

38. Dr. Mazhar U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, ABD, 1998, s. 115.

39. http://www.planetwaves.net/polar_NYT.html; New York Times, 19 Ağustos 2000.

40. http://nssdc.gsfc.nasa.gov/planetary/factsheet/earthfact.html

41. http://tea.rice.edu/schauer/6.23.2000.html;
http://www.eri.u-tokyo.ac.jp/seno/sealevel_abst.html;
http://theory.uwinnipeg.ca/mod_tech/node195.html;
http://www.nekkah.com/Main/EngPage/Scientific_Signs_in_the_Quran.htm

42. Dr. Mazhar, U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, 1997, ss. 110-111;
http://www.wamy.co.uk/announcements3.html; Prof. Zighloul Raghib El-Naggar'ın konuşmasından.

43. Dr. Mazhar, U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, 1997, ss. 110-111;
http://www.wamy.co.uk/announcements3.html

44. http://www.istanbul.edu.tr/fen/astronomy/populer/cevre/cevresi.htm; Yard. Doç. Dr. Yüksel Karataş, İstanbul Üniversitesi Fen Fakültesi Astronomi ve Uzay Bilimleri Bölümü, Popüler Bilim (Popular Science Magazine), no. 92, 2001, ss. 38-43, [American Scientist, c. 88, s. 1].

45. Michael J. Denton, Nature's Destiny, The Free Press, 1998, s. 198.

46. http://www.inm-gmbh.de/cgibin/frame/frameloader.pl?sprache=en&url=http://www.inm-gmbh.de/htdocs/technologien/highlights/highlights_en.htm

47. "Nanotechnology successfully helps cancer therapies", IIC Fast Track, Nanotech News from Eastern Germany, Industrial Investment Council, Ekim 2003;www.iic.de/uploads/media/NANO_FT_Nov2003_01.pdf

48. Benjamin Libet, "Unconscious cerebral initiative and the role of conscious will in voluntary action", The Behavioral and Brain Sciences, 1985, ss. 529-566.

49. http://www.genetikbilimi.com/genbilim/bilincbeyninkuklasi.htm

50. http://faculty.virginia.edu/consciousness/new_page_8.htm#5.10.%20Free%20will% 20as%20the%20possibility%20of%20alternative%20action

51. http://www.2think.org/nothingness.shtml; Nothingness: The Science of Empty Space, Henning Genz, s. 205.

52. http://www.therevival.co.uk/Revival_issue/vol5_iss2_quran_miracle.htm

53. http://i115srv.vu-wien.ac.at/physik/ws95/ w9560dir/w9561d10.htm

54. http://www.atnf.csiro.au/news/press/double_pulsar/

55. http://www.star.le.ac.uk/astrosoc/whatsup/stars.html (Leicester edu dept of Physics & astronomy);
http://www.site.uottawa.ca:4321/astronomy/index.html#Sirius (University of Ottowa);
http://cfa-www.harvard.edu/~hrs/ay45/Fall2002/ChapterIVPart2.pdf (Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics)

56. Exposes Astronomiques, La troisième loi de KEPLER, http://www.astrosurf.com/eratosthene/HTML/exposetheoastro.htm

57. http://www.dharma.com.tr/dkm/article.php?sid=87

58. S. Waqar Ahmed Husaini, Qur'an for Astronomy and Earth Exploration from Space, 3. baskı, Goodword Books, New Delhi, 1999, ss. 175-182.

59. Meyers Lexikon in drei Bänden Bibliographisches Institut & F.A. Brockhaus AG, Mannheim 1995, Digitale Ausgabe LexiRom.

60. http://en.wikipedia.org/wiki/Water_cycle

61. http://www.islandnet.com/~see/weather/history/lenard.htm

62. Richard A. Anthes, John J. Cahir, Alistair B. Fraser, Hans A. Panofsky, The Atmosphere, 3. baskı, Columbus, Charles E. Merrill Publishing Company, 1981, ss. 268-269; Albert Millers, Jack C. Thompson, Elements of Meteorology, 2. baskı, Columbus, Charles E. Merrill Publishing Company, 1975, s. 141.

63. Richard A. Anthes, John J. Cahir, Alistair B. Fraser, Hans A. Panofsky, The Atmosphere, 1981, s. 269; Albert Millers, Jack C. Thompson, Elements of Meteorology, 1975, ss. 141-142.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Mrekullitë Shkencore Në Kuran (1/4)
  • Mrekullitë Shkencore Në Kuran (2/4)
  • Mrekullitë Shkencore Në Kuran (3/4)
  • Mrekullitë Shkencore Në Kuran (4/4)
  • Informacioni I Dhënë Në Kuran Mbi Të Ardhmen
  • Informacionet Historike Në Kuran
  • Konkluzion