Çdo gjallesë përdorë metoda të ndryshme për të plotësuar nevojat e saj për ushqim. Në këtë kapitull, ju do të lexoni për taktikat e përdorura nga milingonat kur kërkojnë ushqim, për komunikimin e tyre dhe konkurimin midis tyre për të marrë ushqim. Të gjitha taktikat e tentuara nga krijesa aq e vogël për të marrë ushqimin e saj tregojnë, si në kapitujtë e mëparshëm, madhështinë, bukurinë dhe fuqinë e All-llahut, "Poseduesit Suprem të intelegjencës" i Cili i ka krijuar ato.
Si ushqehet një "familje" me popullatë prej qindra mijrave. Një nga gjërat më të rëndësishme të nevojshme për mbijetesën e kolonisë është zgjidhja e problemit të ushqimit, dhe çdo milingonë në koloni ka pjesën e saj të përgjegjësisë.
Siç bëjnë në aspektet tjera të jetës së tyre, milingonat kryejnë punë sistematike për zgjedhjen e problemit të ushqimit, milingonat e vjetra punëtore dërgohen si kërkues për të analizuar tokën rreth folesë për të gjetur burime ushqimore për koloninë që ka një popullatë prej qindra mijërash (nganjëherë miliona). Kur milingonat kërkuese të gjejnë burime të ushqimit, ato i mbledhin shokët e folesë së tyre rreth ushqimit në numër që varet nga masa dhe pasuria e burimit. Milingonat e zgjedhin problemin e ushqimit me anë të një rrjeti shumë të fortë komunikues dhe bujarisë së tyre, që kurrë nuk thotë "vetëm unë".
Milingonat e specieve të ndryshme tentojnë të mos i dalin në rrugë njëra tjetrës derisa kërkojnë ushqim. Secila përcakton një rrugicë për vete për të gjetë burimin e ushqimit. Nëse milingonat shkojnë në territorin e një kolonie tjetër gabimishtë, kjo bëhet deklarim i luftës. Në situatë të tillë, milingonat kërkuese kthehen në fole menjëherë dhe e mbyllin hyerjen e folesë dhe të gjithë anëtarët e kolonisë grumbullohen për të mbrojtur kolonitë e tyre ndaj rrezikut.
Atëherë, si ushqehen milingonat gjatë kësaj lufte, kur ato nuk kanë mundësi për të sjellë ushqim?
Në këtë pikë duket një veti e milingonave që i dallon ato nga gjallesat tjera. Gjatë kësaj periudhe kur ato nuk mund të kërkojnë ushqim, të gjithë anëtarët e kolonisë ushqehen me ushqimin e ruajtur në gushat e punëtorëve të rinjë.
Në të vërtetë, kjo teknikë ndarëse është ajo që ata e përdorin gjatë jetës së tyre, e jo vetëm në kohë të veçanta. Milingonat nuk transportojnë vetëm pikëza të lëngëta, por ato e ushqejnë njëra tjetrën gojë me gojë. Posa një kërkues të hyjë në fole i ngarkuar me ushqim të lëngshëm, ajo ndalet për një periudhë të kohës, duke lëkundur kokën e saj tejpërtej derisa është duke i pritur shokët e folesë që të afrohen; ose ndryshe levizë drejtë shokëve të folesë dhe u paraqitet atyre me pikëzat e ushqimit të mbajtura ndërmjet madibulave të saja shumë të hapura.84 Ky shkëmbim i ushqimit të lëngshëm, i bërë duke u zbrazur që siguron shpërndarje të shpejtë të ushqimit në koloni është, në të vërtetë, një shembull mjaft madhështor i ndarjes. Edhe lëvoret dhe farat e sjellura në fole konsumohen gjithashtu nga të gjitha milingonat bashkarishtë. Kështu që, nevojat e ushqimit të tërë kolonisë plotësohen pa ndonjë problem.
Ky sistem është ai që e bënë të domosdoshme që të pranohet ekzistimi i një projektuesi suprem. Është realitet se një zingjirë i ngjarjeve të rastit nuk mund të formojnë një sistem të tillë deponues aq kompleks dhe që kërkon sakrificë të madhe. Për më tepër, çdo milingonë vjenë në këtë botë duke e njohur këtë sistem. Dmth, nevoja për të ndarë ushqimin e saj është ngulitur në të përpara lindjes së saj e jo më pas. Nuk është frymëzuar vetëm kjo ndjenjë e sakrificës në të, por për shkak se një mekanizëm i veçantë është i nevojshëm për të paraqitur ushqimin që e ka ruajtur në gushën e saj, struktura e trupit të saj është projektuar për të bërë të mundshme këtë ndarje. Kjo ndodhi e ndarjes e realizuar midis kolonive të milingonave edhe njëherë e paraqet si të pamjaftueshme ose edhe të pakuptim fjalën "rastësi", në sajë të ndjenjës së vetë-sakrificës që është e dukshme. Siç kemi theksuar shumë herë më parë, teoria e evolucionit supozon ekzistencën e konkurrencës të zhvilluar plotësishtë dhe luftën për jetë midis të gjitha gjallesave. Prandaj, shembujt e vetë-sakrificës midis specieve të milingonave janë veprmet më të vështira për t'u shpjeguar. Milingonat që jetojnë sipas një sisitemi ushqyes të bazuar në ndarje janë dëshmi se ato nuk veprojnë në menyrën e sugjeruar nga teoria e evolucionit. Ato nuk janë të angazhuar në "luftë për mbijetesë" të rastit por më parë kryejnë detyra të dhëna atyre (në përputhje me Kur'anin "u dha instinkt") dhe kështu ato janë të afta që të transformojnë kolonitë e tyre me qindra mijëra ose edhe miliona anëtarëve në një civilizim të vërtetë.
Në Kur'an, në suren Nahl, All-llahu e përshkruan "shpalljen" që i obligon shtazët që të kryejnë detyra të caktuara të dhëna atyre nga Ai:
Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë. (Nahl: 68-69)
Natyrisht, Kur'ani nuk i vë në listë një nga një detyrat e veçanta të shtazëve përmes frymëzimit të All-llahut. Bleta është vetëm një shembull. Megjithatë, kur ne të shikojmë milingonën, ne mund të shohim se kjo qenie e vogël, që kryen detyra të përkryera sikur bleta, dhe e cila është se paku aq bujare, sociale dhe lojale, vepron nën një shpallje të njëjtë.
Zbulimi i burimeve të ushqimit që u duhet nga afërsishtë 8800 specie të njohura të milingonave, dhe bartja e ushqimit për në shtëpi të tyre bëhet me metoda të ndryshme. Në specie të caktuara, milingonat kërkojnë dhe e bartin ushqimin në mënyrë të pavarur. Megjithatë në speciet tjera, kërkimi bëhet në grupe dhe ata e bartin dhe e mbrojnë ushqimin bashkarishtë.
Nëse ushqimi që ato e gjejnë është me dimenzione të përshtatshme për ato, milingonat zakonishtë e bartin vetëm. Nëse ushqimi është shumë i madh për një milingonë të vetme që të bartë atë ose nëse është në grumbuj të vogël, brenda zonës së veçantë, ato lëshojnë një hormon të helmueshëm për të penguar të tjerët që të vijnë në territor. Pastaj ato shkojnë për të thirrur punëtorët tjerë, të vogël e të mëdhenjë, për të bartur ushqimin.
Ndarja e përkryer e punës që drejton jetërat e milingonave është vrejtur edhe këtu. Milingonat e mëdha e shkëputin ushqimin dhe e mbrojnë ndaj të huajve, derisa të vegjëlit kujdesen për bartjen e pjesëve në shtëpi. Punëtori e ngre lart ushqimin me mandibulat e tij dhe e mbanë atë përpara derisa kthehet në shtëpi. Kur është një grup, substanca që ata mund të bartin bëhet edhe më e madhe. Ato e ngrisin ushqimin duke i përdorur njëren ose të dy këmbët. Në të njëjtën kohë, ato e kafshojnë ushqimin duke i hapur mandibulat e tyre. Punëtorët përdorin teknika të ndryshme, varësishtë prej pozitës së tyre dhe drejtimit të tyre. Ato që janë përpara ecin mbrapsht duke e tërhequr ushqimin. Ato që janë prapa ecin përpara duke e shtyrë atë, e ata që janë anash e mbështesin. Me këtë teknikë, është e mundshme që të barten pesha shumë herë më të mëdha se atë që mund të bartë një milingonë e vetme. Në të vërtetë, është vrejtur se milingonat që veprojnë bashkarishtë mund të bartin një peshë 5,000 herë më të rëndë se atë që e bartë një punëtorë i vetëm. 100 milingona mund të bartin një krimb të madh në nivel të tokës, duke e levizur atë 0.4 cm për një sekond.
Komunikimi me anë të gjurmëve (pasimi i gjurmëve aromatike) është një teknikë që zakonishtë përdoret nga milingonat. Për këtë temë ka shumë shembuj interesant:
Një specie e milingonave që jeton në shkretirat Amerikane tajitë një aromë të veçantë që prodhohet në qeskën e helmit të saj nëse e kupton se insekt i ngordhur që e ka gjetur është shumë i gjërë ose i rëndë për të bartur ose për të tërhequr. Shokët e saj të folesë nga larg e hetojnë aromën dhe fillojnë të levizin në drejtim të burimit të aromës. Kur milingonat të grumbullohen rreth viktimës në numër të mjaftueshëm për të bartur atë, ato fillojnë të bartin atë në drejtim të folesë.
Kur milingonat e zjarrit largohen nga foleja për të kërkuar ushqim, ato mund të përcjellin gjurmët aromatike për një kohë, por ato eventualisht ndahen nga njëra tjetra dhe fillojnë që të kërkojnë veçmas. Kur një milingonë e zjarrit e zbulon burimin e ushqimit, drejtohet për në shtëpi me shpejtësi më të vogël. Tërë trupi i saj mbahet afër tokës. Në intervale të shpeshta, nxirret djegëja, dhe bishti i saj tërhiqet lehtë mbi sipërfaqen e tokës, ngjashëm sikur që përdoret stilografi për të shkruar një vijë të hollë. Kështu, ajo lë një gjurmë prapa saj që shpie tek burimi i ushqimit.85
An ant finding a food source leaves a chemical trace on the ground with the needle at its rear. This trace helps its nest mates reach the food source. |
Milingonat kërkuese të ushqimit e kryejnë detyrën në një mënyrë që është shumë vështirë të shpjegohet. Ato shkojnë tek burimi i ushqimit duke e pasuar një shteg të përdredhur, por kur ato të kthehen në shtëpi, ato kthehen përmes një vije të shkurtër dhe të drejtë. Atëherë, si milingonat që shohin vetëm disa centimetra përpara tyre, ecin në një vijë aq të drejtë?
Për të gjetur përgjigjen për këtë pyetje, një hulumtues i quajtur Richard Feynman ka vendosur një grumbull të sheqerit në njërin skaj të vaskës, pastaj ka pritur që një milingonë të vijë dhe të gjej atë. Pasi kjo milingonë pioniere u kthye në shtëpi me lajmet për gostinë, Feynman e ndjeku shtegun e përdredhur që e pasoj milingona. Ai pastaj vështroi shtegun e secilës milingonë pasuese se a e pasojnë gjurmën. Ai zbuloi se milingonat pasuese nuk u nënshtruan saktësishtë ndaj gjurmës; ato kanë bërë më mirë, i kanë prerë qoshet derisa gjurma u bë një vijë e drejtë.
Më vonë, i frymëzuar nga Feynmani, një shkencëtar i kompjuterëve, Alfred Bruckstein, e ka provuar në mënyrë matematikore se pasuesit me të vërtetë e bëjnë të drejtë një vijë të përdredhur. Përfundimi në të cilin ai arriti ishte i njëjtë: pas një numri të cakturar të milingonave, gjatësia e shtegut shkurtohet deri në një vlerë minimale: deri në distancen më të vogël të mundshme ndërmjet dy pikave – dmth, një vijë e drejtë. 86
Natyrisht për atë që u bisedua më sipër është diçka që do të kërkoj aftësi të mëdha nga ana e njeriut për shkak se ai sigurishtë do të duhej të përdorë një busullë, një orë e nganjëherë instrumente më të komplikuara për ndojnë distancë të afërt me dimenzionet e tij dhe do të duhej të ketë njohuri të përsosur të matematikës. Në të kundërten e kësaj, udhëzuesi që një milingonë e ka gjatë kërkimit është vetëm dielli, ndërsa busulla e saj janë pozitat e degëve dhe pikët tjera natyrore të referimit. Më vonë, milingonat kujtojnë format e tyre dhe kështu mund të gjejnë rrugen më të shkurtër deri te foleja e tyre edhe pse ato kurrë nuk kanë pasur ndonjë njohuri paraprake për atë.
Kjo është shumë e lehtë të thuhet por shumë e vështirë që të shpjegohet! Si mund këto gjallesa të vogëla të bëjnë llogaritje të tilla kur ato nuk kanë as tru e as aftësi për të menduar dhe gjykuar?
Paraftyroje se ju e leni një njeri në një pyll të panjohur. Edhe nëse ai e dinë drejtimin për të ecur, ai do të ketë shumë vështirë që të gjejë rrugen e tij dhe sigurishtë do të humbë. Në ndërkohë, do të jetë e nevojshme për të që të shikoj me kujdes përreth dhe të mendoj se cila do të jetë ruga më e mirë për të ecur. Megjithatë, milingonat veprojnë sikur ato të ishin të koduara për çështjen e gjetjes së shtegut. Në mbrëmje, ato lehtë mund të gjejnë dhe të pasojnë rrugen që ata e morren për të gjetur ushqimin në mëngjes, edhe nëse të gjitha kushtet janë ndryshuar.
Speciet e caktuara të milingonave përdorin dhëmbët e tyre për të ngrënë vezët e merimangave, shushunjat, insektet dhe termitet. Shumë milingona (p.sh Dacetine) përshtaten për insektet pa krahë. Këto insekte jetojnë në grupe në tokë dhe në gjethe të kalbura. Insektet kanë zgjatime nën trupat e tyre në formë të pirunëve të palosur. Kur ato të lëkunden dhe të ngriten, ky organ i hedhë ato në ajër dhe përpara sikur një kangur i vogël. Milingonat Decetine i përdorin mandibulat e tyre si kurth për kapjen e inseketeve kundër këtij manovrimi shumë efektivë. Kur milingona ushqim kërkuese të pranoj aromen e një insekti me antenat e saj, ajo zë pritën, duke i hapur mandibulat e saj në 180 shkallë. I mbyllë dhëmbët e vogël në mandibulen e saj duke shtypur në qiellëzen e sipërme. E kontrollon rrethinën e saj duke i lëvizur antenat e saj përpara. Pastaj milingona ngadale i afrohet insektit. Kur antenat e saj e prekun atë, insekti i vogël është në distancë që dhëmbi i saj apikal mund të arrijë atë. Kur milingona të ulë qiellëzen e saj, mandibula papritmas mbyllet me krismë dhe insekti shtypet ndërmjet dhëmbëve sikur të ishte i ngulur.87
Milingonat e sipërpërmendura kurrë nuk u shkon huq gjahu i tyre, sepse ato i kanë mandibulat me reflekset më të shpejta në botë.
Shpejtësia e përplasjes së qepallave të syve tonë është shumë e ngadalshme në krahasim me shpejtësinë kafshuese të milingonës që ngre kurthen. Derisa hapja dhe mbyllja e qepallës arrinë rreth një të tretën e sekondës, mandibulat e këtyre milingonave (Odontomachus bawi) veprojnë gati 100 herë më shpejtë. Goditja më e shpejtë e vështruar ka zgjatur 0.33 milisekonda.88
Strukturat e mandibulës së milingonës që ngre kurthen janë përafërsishtë 1.8 milimetra të gjata. Në pjesët e brendshme, është një qeskë e mbushur me ajër e lidhur për trake. Ky sistem siguron levizje jashtëzakonishtë të shpejtë të dhëmbëve. Mandibula vepron sikur një kurth e vogël për minjë. Kur të gjuan, mandibula është plotësishtë e hapur dhe e gatshme për t'u mbyllur në çdo kohë. Shpejtësia kafshuese ngadalsohet afër fundit të procesit kafshues. Për të penguar që dhëmbët të godasin njëri tjetrin shumë fort, levizja e mandibulës ngadalsohet me një sistem të veçantë muskulor.89
Është e pamundshme që mekanizmat e tillë për gjueti të jenë
zhvilluar përmes evolucionit. Dmth, pa dizajn të vetëdijshëm dhe rastësishtë.
E vërteta e vetme e pranueshme është se fuqia që i ka krijuar milingonat me të gjitha karakteristikat e tyre të mrekullueshme dhe stilin e përsosur të jetës është All-llahu, i Cili është Sovran mbi tërë natyren dhe universin.
84 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 292
85 Ibid, p. 265.
86 Discover, January 1994, p. 63.
87 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 563
88 Science, Volume.262, 22 Oct 1993.
89 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 565