logo
HARUN YAHYA

Simbiozat

Në analizimin e evidencës së krijimit të qenieve të gjalla shfrytëzohet një logjikë themelore. Ne mund të shpjegojmë këtë logjikë me një shembull të thjeshtë.

Gjersa jeni duke ecur në tokën jopjellore, papritur ju gjeni një çelës të metaltë në tokë. Imagjino se ju e merrin këtë çelës pa e ditur se për çka shërben dhe vazhdoni të ecni. Përseri imagjinoni se ju arritët te një shtëpi e boshatisur disa qindra metra prej vendit ku e gjetët çelësin. Dhe përseri imagjino se ju e provoni çelësin në bravën derës së shtëpisë, duke menduar se mund të funksionoj.

Nëse çelësi e hapë derën e kësaj shtëpije me lehtësi, logjikisht në çfarë përfundimi arrini ju?

Është e thjeshtë. Ju konkludoni se ky çelës i takon derës së kësaj shtëpie. Dmth, është dizajnuar në mënyrë të veçantë për të hapur këtë bravë. Është e qartë se zejtari i njëjtë i ka prodhuar që të dyja, bravën dhe çelësin. Prandaj harmonia ndërmjet tyre është produkti i një dizajni të vetëdijshëm.

Por, nëse dikush u thotë juve, "ju jeni gabim. Çelësi qe ju keni gjetur nuk ka asnjë lidhje me atë bravë. Është rastësi e thjeshtë që ai çelës përshtatet në atë bravë, çfar mendoni ju?" Natyrisht, jo këtë propozim do të gjeni të mangët në logjikë, sepse në këtë botë ka me miliona brava dhe miliona çelësa që nuk përshtaten. Në mënyrë të dukshme është e pamundur që një çift që përshtatën plotësisht, nga miliona të ndryshëm, të ndodhen pranë njëri tjetrit rastësisht.

Posaçërisht nëse çelësi i lartëpërmendur është mjaft i komplikuar me të gjitha llojet e të hollësirave, që nënkupton se nuk është i drejtë dhe i thjeshtë sikur një çelës i dhomës. Pretendimi i "rastësisë" bëhet edhe më absurd për shkak se, gjithashtu çdo detaj në çelës duhet të ketë anën tjetër në bravë, kështu që zvogëlon mundësinë e kësaj rastësie miliona herë.

Nëse janë tri brava në derë dhe ju keni gjetur jo një por tre çelësa të shtrirë pranë njëri tjetrit dhe që të tre çelësat kanë hapur një nga bravat, a do t'i besonit një thënje se këta çelësa janë pjesë të metalit që rastësisht përshtaten me bravat? Gjithashtu, a nuk do të mendonit se personi që bënë pretendim të tillë ka ose probleme mentale ose është duke u përpjekur që t'iu mashtroj juve dhe të fshehë diçka nga ju?

Rezultati logjik i prezentuar me këtë shembull është i thjeshtë por shumë i rëndësishëm: nëse është përshtatje një në një midis dy pjesëve të pavarura, dmth, të gjitha detajet e këtyre dy pjesëve janë në harmoni të përsosur, kjo dëshmon se diku është një dizajn i paramenduar. Çelësi përshtatet në bravë për shkak se është bërë me vetëdije nga një zejtar i aftë. Një kasetë e videos hynë me lehtësi në video dhe qendron në mënyrë të përsosur në të sepse është dizajnuar nga një dizejnator i qëllimshëm.

Duke i shikuar të gjitha këto, mund të arrihet në zgjidhjen e përgjithshme vijuese. Nëse është një harmoni ndërmjet dy qenieve të gjalla që realizohet me anë të përshtatjes së përsosur të organve të ndryshme, ne mund të themi se kjo harmoni është dëshmi e qartë e krijimit të vetëdijshëm. Meqë harmonia ekzistuese tregon një vetëdije që nuk mund të shpjegohet me anë të rastit dhe pasi që burimi i kësaj vetëdije nuk mund të jenë këto shtazë, është e paevitueshme që ne të pranojmë ekzistencën e një Krijuesi të vetëdijshëm i Cili i "dizajnojnë" këto shtazë.

Tani, ne mund të ri-hyjmë në botën e milingonave duke përdorur këtë logjikë fundamentale. Subjekt yni në këtë kapitull janë gjallesat e veçanta, që jetojnë bashkarishtë dhe shfaqin harmoni goditëse me milingonat.

Shtazët që jetojnë bashkë me milingonat

Është e njohur për mbi një shekull se ekzistojnë shumë specie të insekteve që jetojnë bashkë me milingonat dhe se ndërmjet tyre ka mardhënje simbioze. Shumë prej tyre e bëjnë këtë si grabitës. Të tjerët jetojnë si të vartës pjesërisht ose tërë jetën e tyre në koloninë e milingonave. Këta vizitor parazitë të milingonave përfshijnë insekte të ndryshme, siç janë brumbullat e shenjët, rriqërat, mizat dhe grenzat.

Disa prej tyre mund të jetojnë në foletë e milingonave dhe të përfitojnë nga të gjitha të drejtat sociale. Në raste të caktuara, milingonat i tolerojnë ato, edhe pse ato i hanë larvat dhe vezët e strehuesit të tyre. Ato jo vetëm që pranohen në fole, por larvat e tyre ushqehen dhe rriten sikur të ishin pronarë.

Mirë, pse lejojnë milingonat agresion të tillë dhe si këto insekte mund të qendrojnë në fole të një milingone që ka një sistem mbrojtës superior me vite? Le të analizojmë fazat e këtij fenomeni të pashpjegueshëm.

Siç e dini, brenda kolonisë së milingonave është një sistem i ndërlikuar i komunikimit, milingonat mund të dallojnë anëtarët e kolonisë së tyre nga të huajtë. Kjo aftësi e dallimit shërben si "një sistem social mbrojtës". Mirëpo, vizitorët që ne i përmendëm më sipër arrijnë që të hyjnë në folen e milingonave me anë të teknikave të ndryshme. Kjo tregon se ato në njëfarë mënyre kanë zgjedhur kodet komunikuese dhe dalluese të milingonave. Me fjalë tjera, ato kanë aftësinë që të flasin gjuhen e milingonave me anë të metodave mekanike dhe kimike.

Mimika (imitimi)

Milingona kur të takon milingonën tjetër e bën një lëvizje tipike. Me antenat e saj e prekë lehtë milingonën tjetër dhe i kontrollon feromonet e saj. Pastaj, të dy milingonat vazhdojnë rrugen e tyre. Është e ditur se ato e bëjnë këtë për të identifikuar njëra tjetren dhe për të mbrojtur vetën nga krijesat tjera.

Milingonat punëtore e bëjnë të njëjten gjë kur të hasin insekte që jetojnë në foletë e tyre. Nganjëherë ato e kuptojnë se krijesa tjetër është dikush tjetër dhe e hedhin jashtë nga foleja. Megjithatë nganjëherë ato i trajtojnë insektet tjera sikur të ishin milingona. Ky pranim realizohet në sajë të mimikës kimike nga insekstet e lartëpërmendur.

Është pranuar në mënyrë bindëse se insektet e kryejnë këtë mimikë tërësisht me anë të kemikaleve, sepse milingonat i kanë hudhur jashtë insektet shumë të ngjashme me to fizikisht kur i kanë gjetur ato kemikalishtë të ndryshme. Megjithatë parazitë të caktuar që nuk kanë ngjshmëri me milingonat fare janë pranuar sikur të ishin anëtarë të folesë së milingonave.44 Është shumë vështirë të shpjegohet si insektet e tilla mesojnë të imitojnë karakteristikat kimike të milingonave. Një gjë e tillë mund të shpjegohet vetëm me anë shtimit të këtyre feromoneve këtyre insekteve me anë të dizajnit. Një insekt nuk mund të zgjedh një reagim kimik, edhe nëse ka jetuar me miliona vite. Prandaj, duhet të ketë fituar karakteristikat e tilla nga dizajni i vetëdijshëm i Krijuesit.

Insektet që prodhojnë hidrokarbur dhe milingonat e zjarrit

Bumbulli skarabeid, që është një lloj i insekteve, dhe milingonat e zjarrit janë të afta të jetojnë bashkë, për shkak se hidrokarbonet me të cilat ato janë të mbuluara janë identike. Është mjaftë mahnitëse se ekziston një mardhënje e harmonishme ndërmjet këtyre dy gjallesave, pavarësisht nga fakti se brumbujt i kanë gjah milingonat. Atëherë si mund të shpjegohet kjo harmoni?

Këta brumbuj janë të mbuluar me seri të hidrokarburanteve identike me ato të një prej strehueseve të tyre milingonave të zjarrit. Ato gjithashtu posedojnë një komplet të dytë të hidrokarburanteve të veçanta të peshës së lartë molekulare për vete. Kur të rriturit e tyre janë të izoluar nga milingonat strehuese, ato i humbin hidrokarburantet që i përdorin bashkë me strehuesin e tyre por i mbajnë të vetat, hidrokarburante më të rënda. Më pas kur të futën në kolonitë e species tjetër strehuese të milingonave të zjarrit, kësaj hera ato marrin hidrokarburantet e kësaj specie strehuese të milingonave të zjarrit.45

Kur bumbulli të futet së pari në folenë e milingonave të zjarrit, varet nga eksoskeletonin shumë i blinduar i tij dhe tenton që të mbrojë vetën duke u shtirë se është i vdekur. Për disa ditë, pasi janë absorbuar hidrokarburante të mjaftueshme nga brumbulli, ai fiton pranimin e plotë në shoqërinë e milingonave.46

Si mundet një insekt i këtij lloji të imiton ndonjë aromë dhe të tajitë atë në trupin e saj? Si e dinë insekti se duke prodhuar këtë aromë do të jetë në gjëndje që të mashtroj milingonat, duke e pranuar atë në folen e tyre? A mund një insekt të bëjë tërë këtë vetë?

Natyrisht jo. Arritja e njohjes së milingonave me anë të karakteristikave të tyre kimike dhe fizike nuk është diçka që një insekt mund të bëjë vetë. Do të ishte fare absurde të thuhet se këto insekte kanë kaluar gjatë evolucionit duke jetuar me milingonat për një kohë të gjatë dhe eventualisht kanë zhvilluar aftësinë për të prodhuar aromën e milingonave në mënyrë kimike. Asnjë mutacion ose rastësi nuk mund të shpie në zhvillimin e një karakterisitike aq të ndërlikuar. I vetmi konkluzion i mundshëm është ekzistenca e një Krijuesi, i Cili i ka dhënë fuqinë e njohjës dhe mimikës këtij insekti. Ai i Cili e bënë të mundshme që milingonat dhe insektet të ekzistojnë bashkë në harmoni dhe i Cili ndalon veprimin e tyre armiqësor ndaj njëri tjetrit, është All-llahu, Krijuesi i të dy specieve.

Vizitorët e ushtrisë së milingonave

Ka morra që jetojnë në trupat e ushtrisë së milingonave. Një nga këto lloje të morrave ushqehet nga gjaku i marrë nga loba e fundit membranore e pjesës së pasme të milingonës dhe, nganjëherë, ato lejojnë që tërë trupi i tyre të shfrytëzohet nga milingona pronare si zëvendësim për segmentin e fundit të këmbës.

Siç u shpjegua më parë, ushtritë e milingonave formojnë bashkësi duke i kapur thonjët e tyre të këmbës mbi këmbët e punëtorëve tjerë, kur të formojnë fole të përkohshme. Në fole të vogla laboratorike, është parë se kur një punëtore e kapë këmben me morr në fole ose ndonjë punëtor tjetër, këmbet e pasme të morrit zakonisht shërbejnë në vend të thonjëve të këmbëve të milingonës. Këta morra, me mekanizmet e tyre mbajtës sikur dhëmbë në shpinën e zmadhuar të tyre, janë pajisur me formim përkatës të anës së prapme që e adapton morrin në rajonet e caktuara të trupave të strehuesëve.47

Është e pamundshme që këto dy krijesa që janë plotësuese të njëra tjetrës, e kanë gjetur njëra tjetren në mes të mijra llojeve të gjalla në natyrë vetëm nga një rast fatlum. Probaliteti që këto dy llojeve – që varen nga njëra tjetra për mbijetesë –të jenë takuar një ditë, duke parë se trupet e tyre ishin të përshtatshme për bashkë-ekzistencë dhe që kanë vendosur për simbiozë është zero. Prandaj, kjo harmoni e përsosur është gjithashtu vetem edhe një detaj tjetër që shfaq krijimin e përsosur të All-llahut. Megjithatë këto detaje të vogëla janë shumë të çmuar për të kaluar. Këta shembuj, prej të cilëve ne mund të shohim mijëra ose miliona çdo ditë, janë krijuar ashtu që njëriu të mund të shoh fuqinë e pafund, njohurinë dhe artin figurativ të All-llahut.

odun karıncalarının üstünde yaşayan altı farklı asalak türü

In these pictures, six different parasite species that live on the army ants are seen. These parasites have settled on the ants in different symbiotic adaptations.

(1) The parasite on the top feeds on the body fluids of the ant on which it inhabits.
(2) The second parasite is a type of mite and lives on the tip of the foot of its host.
(3) This interesting parasite species deceives the ants and feeds on their larvae.
(4) This species spends most of its time on the worker ants.
(5) It has chosen the tip of the antÕs chin as its home.
(6) This parasite species has settled in the antenna root of the ant.

Larvat e zgjuara të mizave

Trupet e milingonave përbëjnë një vend shumë të përshtatshëm për parazitët. Prandaj shumë lloje të parazitëve i zgjedhin si shtëpi të tyre trupat e milingonave. Strongygaster globula, që ësht një lloj mize, meriton një vëmendje të veçantë.

Larvat e kësaj mize zhvillohen si parazitë të brendshëm brenda stomakut të mbretëreshës themeluese të kolonisë. Sjellja e mbretëreshës së infektuar nuk është e ndikuar në mënyrë të dukshme, përveç se ato pushojnë të pjellin vezë. Kur larva e fundit instar e parazitit e lë trupin e pronarit, shpejt bëhet krizalidë dhe është e kujdesur dhe ruajtur nga milingonat strehuese sikur të ishte një anëtare e vetë llojit të milingonave. Sidoqoftë gjatë fazës fluturuese kjo sjellje miqësore braktiset dhe miza është e detyruar që largohet nga foleja dhe milingona mbretëreshë ngordhë pas largimit të parazitit nga foleja.48

Vendosja e larvës së mizës në trupin e milingonës, dhe jeta e saj aty, me të vërtetë është një situatë e veçantë. Është e pamundur që një krijesë e posa lindur të ketë zgjedhur trupin e një milingone mbretëreshë si shtëpi për vete. Zgjedhja e vendit të tillë nga nëna mizë për pjelljen e vezëve të saj mund të jetë e mundshme vetëm nëse ajo ka njohuri paraprake dhe të plotë për trupin dhe mënyrën e jetës së milingonës. Sepse në ambientin e saj ekzistojnë qindra lloje të gjalla të ndryshme në të cilat mund të lë vezët e saj. Miza, që është e vëmendshme ndaj bebave të saj, e identifikon më të përshtatshmen dhe për shtëpi të saj zgjedhë milingonën mbretëreshë. Mirëpo, është e pamundur që ajo të parashikoj se vezët e saj do të rriten aty nën mbrojtje dhe se në të vërtetë milingonat do të kujdesen për ato. Sepse miza është plotësisht krijesë e ndryshme nga milingona dhe është e pamundur për atë që të dijë ndonjëgjë për milingonën.

Atëherë ne mund te themi se ky vendim i drejtë i bërë nga miza nuk është rezultat i "parashikimit të të ardhmes" nga kjo shtazë e vogël, por një program në kuadër të saj, me fjalë tjera, një frymëzim i dhënë. Ai i Cili i vendosë larvat në zonën më të përshtatshme për jetë është All-llahu, i Cili është plotësisht sovran mbi mizën dhe milingonën dhe ka njohuri të pafund për ato, sepse Ai është Krijuesi, Poseduesi dhe Sunduesi i të gjitha gjallesave.

Sekreti i fluturave blu

Në vitin 1979, flutura e madhe blu u zhduk nga vendet e saj të fundit për shumim në Angli. Hulumtuesit që studiuan nuk ishin në gjëndje për një kohë të gjatë të zbulojnë se pse u zhduk flutura pasi është dukur se ka pasë mjaft prej ambientit të duhur (fusha me bar të ashpër), me shumë bimë me trumzë të egër në të cilat flutura i pjellë vezët e saj. Në të vërtetë, sekreti ishte i fshehur në ciklin mahnitës të jetës së fluturës.

Pasi dalin nga vezët shushunjat, ato ushqehen me trumzë për rreth tri javë. Pastaj ato biejnë në tokë dhe lëshojnë një lëng që është tërheqës për milingonat e kuqe. Kur milingona e kuqe të paraqitet, shushunja drejtohet dhe e frynë lekurën prapa kokës së saj, duke mashtruar milingonën që të mendoj se është një prej larvave të saj. Milingona e bartë shushunjën prapa në folenë e saj, dhe e lë në fole për gati një vit, duke u ushqyer me larvat e milingonave dhe duke kaluar dimrin në gjumin dimëror. Në pranverë, ajo e bënë një fshikëz të mendafshtë. Derisa është brenda fshikëzes, ngadale ndryshohet në një flutur të rritur, para se të lë folenë përfundimisht në mesin e verës.

mavi kelebek ve karınca arasındaki ortak yaşam

1- In the picture we see the large blue butterfly after leaving the ant nest.
2- In the picture, the blue butterfly caterpillar before meeting the ants.
3- In the picture , the imitating caterpillar is taken by the ant to its own nest.
4- In the picture, the blue butterfly caterpillar living among the larvae in the ant nest.

Zbulimi i këtij parazitizmi e ka eleminuar perdën e sekretit për zhdukjen e llojit të fluturave. Në sajë të një ndryshimi ekologjik në rajon, milingonat e kuqe janë larguar dhe shushunjat e dalura nga vezët janë mbytur nga llojet tjera të milingonave, që nuk janë mashtruar nga ato.49

Tani, pyetjet që duhet të përgjigjen janë si vijon: A ka mund të formohet kjo bashkë ekzistencë rastësisht? Si di flutura – si një shushunjë, që nuk është ende një flutur e rritu – sesi të mashtroj një milingonë? Si kanë dalur organet që i mundësojnë asaj që të duket sikur një milingonë kur të fryjë shpinen e saj? Pasi që evolucionistët nuk e pranojnë krijimin e vetëdijshëm, ata do të argumentojnë se këto organe janë shfaqur rastësisht. Megjithëse asnjë rastësi nuk mund të rezultoj në një ngjashmëri aq të përsosur. Është e pamundur që kjo ngjashmëri të jetë formuar me kohë në faza, sepse një shushunjë që ende nuk e ka fituar këtë ngjashmëri do të zbulohej nga milingonat dhe nuk do të ishte e aftë që të mbijetoj. Meqë është e pamundur që shushunja t'i jap vetës formën me vetëdije, e vetmja përgjigje është se kësaj shtaze i është dhënë forma dhe është bërë që t'i përngjaj milingonës nga një Dëshirë Krijuese, që është, All-llahu.

Parazitët që ushqehen nga goja e milingonës

Një lloj i brumbulli parazit i quajtur Dinarda, patrullon nëpër dhomat periferike të folesë, ku ushqehen me gjahun arthropod të sjellur nga milingonat pronare. Gjithashtu troket në rrjedhen e lëngut të strehuesit të saj. Ky parazit endet rreth dhomave periferike të folesë ku gjuetarët e posa kthyer dhe punëtorët e folesë ndajnë ushqimin. Taktika e tyre është që të prekin fshehurazi labiumin e një milingone, duke nxitur milingonën që të shkakroj një pikë të vogël të ushqimit. Në të vërtetë, me anë të kësaj metode ushqyese, e vë veten në rrezik të madh, sepse posa milingona të kupton se paraziti është një i huaj, do të supozoj pozitën sulmuese. Por paraziti i ka marrë masa paraprake ndaj rasteve të tilla. Kur të sheh se milingona po bëhet gati për sulm, e ngritë abdomenin e saj dhe i ofron milingonës tajitje qetësimi në gjendrën e abdomenit. Sulmi ndërpritet sapo të lëpij gjendrën e abdomenit, dhe paraziti ikë gjatë këtij intervali të shkurtë .50

böcekle karınca arasındaki besin değişimi

In the picture on the above, we see the food exchange between a bug and an ant. Above, the bug touches the ant with its antennae. In the middle, the bud taps the ant's mouth with its forelegs. At the bottom, the ant presents a drop of liquid food to the imitating bug.

Emigrantët e zgjuar

Disa lloje të insekteve (Atemeles) emigrojnë nga foleja e milingonës (formica) ku ato janë rritur gjatë verës, për në folenë e një lloj tjetër të milingonave (mirmica). Pas dimërimit, ato kthehen në folenë e tyre fillestare për t'u shumuar në kohën e pranëverës. Natyrisht për këto lëvizje është një arsye: në foletë formica, fazat e pazhvilluara zhduken gjatë dimërit, dhe si pasojë rrjedha e ushqimit social zvoglohet. Në të kundërten, kolonia mirmika vazhdon të jetë e ngrohtë gjatë gjithë dimrit dhe burime të kualiteti të lartë të ushqimit janë të disponueshme për Atemelet.51

Atamelet hasin një problem të madh në zbulimin e rrugës së tyre nga njëra specie strehuese te tjetra. Foletë e formicave normalisht ndodhen në zonën pyjore e foletë e mimicave gjinden në fushat me bari rreth pyllit. Atamelet që largohen nga foletë e formicave kanë zbuluar një metodë shumë të rëndësishme në gjetjen e rrugës së tyre: ato orientohen në drejtim të dritës dhe arrijnë ambientin relativisht të hapur të mimicave. Sidoqoftë kur ato arrijnë aty një problem tjetër i pret ato. Ato duhet të dallojnë milingonat mimica nga speciet tjera prezente dhe të përcaktojnë foletë e tyre. Hulumtimi ka treguar se shtegtuesit identifikojnë foletë e mimicave në mënyrë natyrore me anë të aromave të veçanta.52 Me pak fjalë, këta emigrant kanë aftësi të dallojnë aromat ndërmjet kolonive të milingonave, përveç aftësisë së tyre që të gjejnë drejtimin e tyre me ndihmën e dritës.

atemeles böceği ve karınca arasındaki ortak yaşam

In the drawing on the above, an Atemeles bug has itself carried to the ant nest by way of a special substance it gives out.

Këta shtegtar që i ndërrojnë foletë dy herë në vitë janë shumë interesant, për shkak se ato janë të pranuara nga të dy llojet e milingonave dhe janë të afta që të adaptohen menjëherë me ambientin e folesë. Wasmann, i cili me vite ka bërë hulumtime për milingonat, beson se këto specie janë bashkëjetuesit më të avancuar me metoden e tyre të adaptimit ende të pazgjidhur. Ato kanë një veti shumë mahnitëse që e përdorin për t'u pranuar në folenë në të cilën ato migrojnë. Këta shtegtarë kanë gjëndrra qetësimi, tajitja e të cilave lëpihet menjëherë nga milingona dhe sjellja agresive ndalet. Ky kemikal është aq i fortë sa që është vrojtuar se milingonat e trajtojnë parazitin shumë më "butë" kur ato të nxjerrin këtë tajitje në milingonat e tyre strehuese.53

Veprimet aq të vetëdijshme të insekteve migruese bëjnë për të menduar. Pasi ky insekt e dinë kur të levizë në cilën fole, duhet t'i njeh milingonat në çdo aspekt. Atëherë si ka filluar kjo aventurë e migrimit? Së pari, duhet të zgjedh midis shumë specieve të insekteve dhe të vendos që të bashkëjetoj në një fole të milingonëve. Pasi e bënë këtë zgjedhje të fortë midis qindra specieve të insekteve, duhet të zgjedhë më të përshtatshmën midis 8800 llojeve të milingonave dhe atëherë të kuptoj se furnizimi me ushqim i milingonave të zgjedhura zvogëlohet gjatë dimrit. Pastaj pasi e ka vërejtur këtë, duhet të zbuloj folenë ku ushqimi është i bollshëm gjatë dimrit. Krijesa që duhet me i bë të gjitha këto vendime është një insekt, e tillë që ne mesiguri kurrë nuk do të hasim gjatë jetës sonë. Është mjaftë jologjike për të pritur që një insekt të bëjë një vendim të tillë.

Akoma, edhe nëse ne besojmë se ky sistem është zhvilluar në atë menyrë, pyetjet me të cilat ne përballemi nuk kanë fund. Si arrinë ky insekt në fole gjatë lëvizjes prej një foleje në tjetrën? Kur për të gjetur rrugën në pyllë është shumë vështirë edhe për një person shumë intelegjent, si mund një insekt shtegtues, që është sa e njëmijëta pjesë e njëriut, të planifikoj gjetjen e një pirg dheu të milingonave në një pyllë shumë të madhë?

Përgjigjja, "duke u orientuar drejt dritës" me të vërtetë nuk jep ndonjë shpjegim, sepse drita mund të vijë prej së paku 2-3 fronteve të ndryshme. Aty ka sipërfaqe të gjëra me shumë metra katrorë, ku mund të arrijë duke u orientuar drejt dritës, para se të gjindet foleja që e kërkon. (Të mos harrojmë se për një krijesë me madhësi të insektit, një sipërfaqe e matur me metra katrorë është sikur disa kilometra katëror për neve). Këtu, fillon procesi i njohjes së aromës, por edhe kjo është mjaft mahnitëse, sepse është shumë vështirë të dallohet një aromë nga të gjitha të tjerat në një pyll ku jetojnë qindra koloni të milingonave dhe ku gjithashtu ekzistojnë edhe mijëra aroma të ndryshme përveç atyre të milingonave. Gjithashtu, është interesant që një insekt, që kalon tërë verën diku tjetër, mund të mbajë këtë aromë në memorje.

Së fundi, të mendojmë për gjërat vijuese: edhe nëse ne e kapim këtë insekt dhe vetë e vendosim përpara hyrjes së folesë së përshtatshme të miliningonave, do të jetë shumë vështirë për atë që të jetoj aty sepse, siç e dimë, edhe milingonat kanë aftësi shumë të forta njohëse. Pasi ato nuk e pranojnë as edhe një milingonë që nuk i përket kolonisë së tyre, natyrisht ato do ta trajtojnë këtë insekt si armik dhe do ta hedhin jashtë folesë. Mirëpo, gjërat nuk dalin kështu e insekti trajtohet mjaft me mikëpritje. Është argumentuar se kjo është për shkak të efektit pozitiv të kemikaleve që lëshohet nga trupi i saj. Atëherë si e dinë insekti shtegtues se me këtë substancë mund të ndikoj në milingona dhe të kuptoj se mund të ndryshoj këtë sjellje armiqësore? A ka arritur prodhimin e substancës ideale duke vendsour që vetë të prodhoj atë?

Natyrisht, është e pamundur që këto pyetje të përgjigjen pozitivisht. Është një pikturë e qartë që njëri mund të shoh. Insekti i lartëpërmendur bënë gjëra që kërkojnë intelegjencë serioze dhe ndjenjë të gjykimit. Por, do të ishte absurde të mendohet për aftësinë e të menduarit dhe të gjykuarit në një krijesë të tillë që nuk ka madje as tru. Ne duhet të pranojmë se burimi i intelegjencës në gjërat që i bënë insekti është një fuqi tjetër "jashtë" shtazës.

Evolucionistët kanë paraqitur frazën intuitë për të kaluar këtë rrugë pakrye me të cilën përballen, dhe kanë argumentuar se sjellja shtazore është rezultat i motiveve të caktuara të burimit të panjohur. Sidoqoftë kjo frazë është vetëm mbulim i gabimeve dhe nuk ndyshon asgjë. Piktura ende është e qartë: ka motive që dominojnë shtazën që janë rezultat i një programimi intelegjent. Pasi nga vetë shtaza nuk ka pragramim intelegjent, burimi i motiveve të tilla duhet të jetë një fuqi tjetër që drejton shtazën. Kjo fuqi i takon Atij i Cili nuk është parë, por sundon mbi botën e dukshme me urtësi supreme dhe reflekton njohurinë e tillë në gjallesa, sikur insekte, që vetë nuk janë të pajisura me vetëdije.

Insekti që trillon vdekjen

Foletë e milingonave sigurojnë një koncentrim të lartë të rezervave ushqimore, strehim nga grabitqarët dhe ndryshimet e ashpëra klimatike për llojin e brumbullit që jeton në shkretirat e SHBA jugperëndimore dhe Meksikës. Posa këta brumbuj të arrijnë që të integrohen në një shoqëri të milingonave, ata shkojnë drejtë në një dhomë për ruajtje dhe ushqehen me larva të milingonave.

ölü taklidi yapan böcek

Këta kanë zhvilluar teknika të ndryshme për të hyrë brenda një foleje të milingonave. Disa specie marshojnë drejtë nëpër hyrjen e folesë, ose depërtojnë brenda nëpër majen me kashta. Brumbujtë janë shumë mirë të mbrojtur me shtresën e jashtme të tyre shumë të skeltizuar, e që milingonat nuk mund t'i vrasin ata, ato mund vetëm t'i sulmojnë bashkarishtë dhe t'i dëbojnë ata jashtë.

Insektet e pasuksesshme kurrë nuk dorëzohen. Kësaj here ata trillojnë vdekjen kur milingonat afrohen, ashtu që ato gabimishtë mirren për pjesë të gjahut dhe fitojnë qasje në fole. Për të mashtruar milingonat, këto insekte me mjeshtëri e trillojnë vdekjen duke tërhequr antenat e tyre dhe duke nxjerrur jashtë këmbet e tyre.54

Posa të arrijnë tek dhomat e vezëve, milingonat për disa shkaqe i injorojnë këta brumbuj. Hulumtimet kanë treguar se derisa këto insekte ushqehen me larvat e milingonave, sekretimi trikome i tajitur nga brumbulli huton punëtorët, zvoglon agresionin, dhe ndalon punëtorët që të largojnë larvat.55

Gjithashtu këta brumbuj "intelegjent" në folen e milingonave i lënë larvat e tyre. Larvat e tyre zhvillohen brenda hemorroideve të materjes bimore. Edhe pse atyre u mungojnë adaptimet morfologjike për mbrojtje nga strehuesi i tyre, ata injorohen nga milingonat punëtore, edhe nëse sulmohen nga milingonat shumë të shqetësuara, ata mbrohen kundër milingonave dhe i ikin manovrimeve.56

Larva e mizës që i njeh milingonat

Më poshtë ne do të shohim një shembull goditës dhe të përsosur të krijimit: larvat e mizave që mund të bëjnë mimikë.

Larvat e mizave sirfida (mikrodone) e kalojnë dimrin thellë brenda folesë së milingonave, në pranverë, ato dalin në sipërfaqe të folesë për të krizalidur. Gjatë hulumtimeve, është vështruar se larvat zhduken menjëherë pas daljes nga vezët dhe është menduar se ato janë të vdekura, me vetëm një larvë të mbetur të kapur për sipërfaqen e një fshikëze të milingonave. Zmadhimi ka zbuluar se larvat bëhen sa më të rrumbullakëta, sikur të ishte një forcë e detyrueshme për të ndërruar formen e tyre. Papritur, thjeshtë është zhdukur. Larva i ka futur grepat e gojës së saj në fshikëzen e mëndafshtë dhe ka krijuar një vrimë mjaftë të gjërë për t'i lejuar asaj hyrjen. Larvat që janë zhdukur ishin thjesht brenda fshikëzes, duke u ushqyer me krizalidët e milingonave dhe duke u ndryshuar në fazat tjera larvore. Larvat mikrodone, në fazat e mëvonshme, palosin vetën së gjati derisa ato të jenë praktikisht të padallueshme nga fshikëzat e milingonave. Pas këtij transformimi, arrijnë milingonat punëtore të shqetsuara, i kapin mashtruesit e ri, dhe i bartin ato në thellësitë e sigurta të folesë.57

Ky ishte një rast i pazakonshëm i mimikës. Milingonat i kanë përceptuar larvat e mizave si fshikëza të milingonave. Gjatë hulumtimeve, është vrejtur se kimia e jashtme, lekura e fortë e larvave të mizave dhe të larvave të milingonave janë përputhur gati në mënyrë të përsosur. Me fjalë tjera, larvat e mizave gjithashtu ishin në gjendje që edhe kimikisht të imitojnë fshikëzat e milingonave.

Analizat kimike konfirmuan se ky ishte një rast i mimikës së vërtetë kimike. Atëherë si mund të përdorin këtë mimikë larvat mikrodone?

Në anën e poshtme të larvave janë xhungat e planifikuara, funksioni i të cilave nuk dihej. Tani dyshohet se ato përmbajnë gjëndrra ose vrima në formë të gjëndrrave për të tajitur kemikale që larvat i përdorin për të imituar strehuesit e tyre.58

Atëherë, si mund një qenie që nuk e dinë madje as kuptimin e "kimisë" të kryejë një imitim të tillë? Dhe vetëm larvat e mizave mikrodone e kanë një sistem të tillë mbrojtës, asnjëherë të rriturit. Meqë kjo aftësi e imitimit nuk njihet nga mizat e rritura, nuk është diçka për të cilen mund të mendohet. Kjo nënkupton se larvat e kanë këtë aftësi që nga lindja.

Asnjë rastësi nuk mund të ngulisë një rend kimik në trupin e larvave që do shkaktoj imitimin e milingonave. Përfundimi i vetëm që mund të nxirret nga kjo ndodhi është se larvat kanë lindur në këtë botë tanimë të pajisura me këtë veti.

Milingonat druvare dhe afidet

Apidler ve odun karıncası

Deri tani, ajo që keni lexuar për milingonat ju ka dhënë një ide të përgjithshme për botën e milingonave. Por ky është vetëm fillimi, sepse në botën e milingonave ka shumë specie të ndryshme të pajisura me karakteristika për të cilët ne nuk dimë. Njëra prej tyre është "milingona mjelëse" që njihet edhe si milingona druvare.

Milingonat druvare në fjalë e marrin qumshtin nga gjethet nëpërmjet afideve. Ky bashkëpunim ndërmjet milingonave dhe afideve është një prej marrëdhënjeve më interesante në tërë botën e insekteve.

Afidet që vendosen në gjethe nga milingonat ushqehen me lëngun e indeve të bimëve. Lëngu i bimës që hynë në trupin e afideve konvertohet në substancë të quajtur "nektar". Milingonat, që u pëlqen mjalta, kanë gjetur një mënyrë që afidet t'iu japin këtë ushqim atyre. Milingona e uritur i afrohet afides dhe fillon t'ia fërkoj abdomenin me antenat dhe brirthat e saj. Afides i përleq kjo shumë dhe lëshon një pikë të vogël të mjaltës dhe i jep atë milingonës. Si shkëmbim, milingonat kujdesen shumë mirë për afidet e tyre.59

Në vjeshtë, milingonat i marrin vezët e afideve dhe i ruajnë ato në foletë e tyre derisa të dalin nga vezët. Më vonë, i vendosin afidet e reja në rrënjet e bimëve të ndryshme, ashtu që ato të thithin lëng dhe të përgadisin mjaltë për milingonat mjelëse.

apid yetiştiren karıncalar apidler ve karıncalar

"Animal Breeder" Ants. Ants, in addition to all their interesting skills, also do "animal breeding". As seen in these pictures, ants make a "flock" for themselves from aphids and use this "flock" to obtain food. In return, they look after their "flock" very well, keeping them by their side, and protecting them against their enemies. The "animal breeding" of ants is, no doubt, an interesting example of symbiosis observed in the world of insects.

Në këtë pikë pyetja do të ishte: kur në botë janë mijëra qenie të gjalla, si e dinë milingona mjelëse për këtë karakteristikë të afideve? Si mund ato t'i zgjedhin midis të gjitha krijesave tjera?

Natyrisht, është e pamundur që të vlerësohet si një zingjirë i rastësive se lëngu që del prej afideve është saktësishtë çfarë ka nevojë milingona dhe që milingona të dijë çfarë do t'i pëlqente afideve dhe përkthelja e saj për ushqimin që do të marr. Prapë, është një qiftëzim i planifikuar, një harmoni e shkëlqyer e prandaj një krijim i qartë.

Bimët që bashkëjetojnë me milingonat

sürahi bitkisi

A pitcher plant which is a kind of "insect trap". Yet, this pitcher plant does not serve as a trap for certain insects. For instance, the ant shown on the next page is able to live together with the pitcher plant. The plant is disregarding the existence of the ant in an inexplicable fashion.

Bima insektëngrënëse e Indisë lindore, Nepenthes Bicalcarata, i strehon kolonitë e milingonave në kërcellat e zbrazët të gjetheve në formë të kanës me anë të cilave i zë dhe i tretë llojet tjera të insekteve. Sidoqoftë milingonat janë të lira që të bredhin nepër këtë bimë mishëngrënëse, duke mbledhur vetë insekte dhe pjesë tjera të ushqimit. Milingonat dhe bima janë të pajtuara në një shkëmbimë të dobive reciproke. Milingonat rrezikojnë që t'i hajë bima, por ato marrin një shtëpi. Bima dorëzon pak hapsirë të indeve dhe gjahë të insekteve për milingonat dhe, si kompenzim, fiton mbrojtje nga barëngrënësit.60

Ky shembull përcakton format e simbiozës ndërmjet milingonave dhe bimëve. Strukturat anatomike dhe fiziologjike të milingonave dhe bimës strehuese janë dizajnuar që të japin këtë marrëdhënie reciproke ndërmjet tyre. Megjithëse mbrojtësit e evolucionit thonë se këto marrëdhënie ndërmjet specieve janë zhvilluar gradualisht për miliona vite, është e qartë se çdo pretendim se dy krijesa të tilla, që nuk kanë inteligjencë, mund të pranojnë që të rregullojnë një sistem të dobishëm reciprok është i pambrojtur.

Atëherë çka i shtyn milingonat që të jetojnë në bimë?

Tendenca e milingonave që të jetojn në bimë është rezultat i organve të bimës të quajtura "extrafloral nectaries" që prodhojnë sheqer. Kur të jenë aktive, gjëndrrat e nektarit i tërheqin milingonat punëtore, të cilët tentojnë t'i mbrojnë ato nga insektet tjera. Ka evidenca se bimet e masin kohen e tajitjes së tyre në një mënyrë që rritë rolin mbrojtës të gjëndrrave të nektarit. P.sh, gjëndrrat e nektarit të qershisë së zezë janë më së shumti aktive gjatë tri javëve të para pas ndarjes së lulës. Sigurishtë nuk është rastësi që periudha e njëjtë tri javore është e vetmja kohë që shushunjat lindore që janë zhveshësit më të mëdhej të qershis së zezë, janë mjaft të vegjël që të kapen dhe të vriten nga milingonat.61

sürahi bitkisi

Për të parë sa e qartë është kjo evidencë e krijimit, njeriut nuk i duhet asgjë tjetër përveç mendimit të zakonshëm. Natyrisht është e pamundur të pranohet se pema e ka llogaritur periudhen në të cilën është e nënshtruar ndaj dëmit më të madh, dhe ka vendosur që mënyra më e mirë të mbrohet gjatë kësaj periudhe do të ishte që të tërheq milingonat dhe që, në fund, ka krijuar ndryshime strukturore në metabolizmin e saj. Pema nuk ka tru. Prandaj, nuk mund të mendoj, llogarisë e as të rregulloj kemikalet e saj. Për të menduar se kjo procedurë racionale është një karakteristikë e fituar si rezultat i rastësisë – që është logjika e evolucionit – është plotësishtë absurde. Në mënyrë shumë të qartë, pema bënë diçka që është rezultat i intelegjencës dhe njohurisë.

Prandaj, konkluzion i vetmi që mund të arrihet është se kjo veti e pemës është formuar nga dëshira që e ka krijuar pemën. Është e qartë nga rregulimet që Ai i ka bërë se Ai nuk është vetëm sovran ndaj pemës por edhe ndaj milingonave dhe shushunjave. Në të vërtetë nëse kërkimi ndërmirret përtej kësaj pike, është e dallueshme se Ai dominon me tërë natyren dhe e ka organizuar çdo komponentë të natyrës veças dhe në harmoni, kështu që ka themeluar sistemin e përkryer që ne e quajm "balanci ekologjik". Ne mund të shkojmë më tutje dhe të futemi në fushat e gjeologjisë dhe astronomisë. Në ç'do vend ne do të përballemi me situatën e njëjtë, sisteme të panumërta që veprojnë në harmoni brenda një rendi të përkryer. Të gjitha këto sisteme tregojnë ekzistencën e një organizuesi. Por, asnjë prej entiteteve të sistemeve nuk janë vetë oragnizues.

Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni? (Nahl:17)

Atëherë ky organizues duhet të jetë një Dëshirë i Cili është i vetëdijshëm dhe sundues mbi tërë universin. Kur'ani e përshkruan atë si vijon:

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. (Hashr: 24)

Pema akacia dhe milingonat

Pemët akacie rriten kudo në rajonet tropikale dhe subtropikale të botës dhe janë të mbrojtura me anë të gjembave. Një specie e milingonave që jeton në akaciet Afrikane bren një vrimë hyrëse në muret e gjembave dhe jeton përherë brenda pemës akacia. Secila koloni e milingonave i pushton gjembat në një ose më shumë pemë dhe ushqehet me nektarin e gjetheve akacia. Gjithashtu këto koloni i hanë shushunjat dhe organizmat tjerë që i gjejnë në pemë.

Nektari i trungut të akecias është shumë i pasur me vaje dhe proteina. Thomas Belt, i cili i pari i ka përshkruar këta trupa, ka vërejtur se veprimi i vetëm i dukshëm i tyre ishte ushqimi i milingonave. Milingonat, që jetojnë në këto pemë, marrin sheqer nga gjendrrat e nektarit dhe i ushqejnë larvat e tyre.62

akasya ağacı ve karıncalar akasya ağacı ve karıncalar

The symbiosis between acacias and ants is perhaps one of the most interesting in the plant and insect worlds.

Çka pret pema nga milingonat si shkëmbim për prodhimin e saj?

Milingonat punëtore, që ngjiten nepër sipërfaqen e bimës, janë shumë agresive ndaj insekteve tjera dhe, me të vërtetë, ndaj shtazëve të të gjitha madhësive. Kur pema e tyre preket nga një shtazë, ato zbresin dhe menjëherë sulmojnë, duke shkaktuar pickime me dhimbje djegëse. Gjithashtu, bimet tjera që mbijnë brenda një metre nga akeciet e okupuara përtypen dhe copëtohen, dhe levorja e tyre është e rrethuar. Në mënyrë të njëjtë shkatërrohen degëzat dhe degët e pemëve tjera që prekun akeciat e okupuara.63

akasya ağacı ve karıncalar

Është parë se pemët akecia që nuk kanë milingona janë më të pambrojtura prej sulmit nga insektet e tyre barëngrënëse. Në një eksperiment, është vështruar se bimet e huaja që mbijnë brenda një rrezeje prej 40 centimetrave nga trungjet e akecieve të okupuara janë përtypur dhe copëtuar nga milingonat derisa ato janë zhdukur. Milingonat sulmojnë edhe bimët tjera gjethet ose degët e të cilave prekun mbulojen e akecieve. Deri një e katërta e tërë popullsisë së milingonave ishin aktive në sipërfaqen e bimëve të kontrolluara, ditë e natë, duke patrulluar vazhdimisht dhe duke i pastruar ato. Konkluzioni në të cilin kanë arritur vëshguesit është si në vijim: milingonat "mbahen nga akecia si një ushtri e rregulltë".64 Meqë vetëdija për të nxitur negociata të tilla nuk është brenda aftësive të asnjëres anë, duhet të pranohet se ky balanc është vendosur nga dëshira e All-llahut i Cili i ka krijuar të dy palët për marrëveshje.

Hotelet e milingonave

karınca oteli

Above, an ant is seen on a plant which is an extremely suitable shelter for itself. The holes on the ant serve as "doors" for the ants.

Në disa lloje të bimëve, janë disa struktura të bimëve që në terminologjinë biologjike quhen "domatia". Këto nuk shërbejnë për asnjë qëllim tjetër të qartë përveç që të strehojnë koloni të milingonave. Ato kanë vrima ose dritare të holla të gjëndrrave nëpër të cilat milingonat në mënyrë komode mund të hyjnë dhe të dalin. Speciet me domatia zakonisht prodhojnë edhe trupa ushqimor, që janë struktura unike që nuk kanë funksion tjetër të njohur përveç ushqimit të milingonave. Funksioni i vetëm i "trupave ushqimor" është vetëm ushqimi i milingonave. Ato nuk kanë ndonjë dobi të dukshme për bimën.65 Shkurtimisht, domatiat janë struktura shumë të veçanta që janë të formuara ashtu që milingonat të kujdesen për jetërat e tyre. Temperatura dhe lagështia e tyre janë të balancuara idealisht që t'i përshtatet nevojave të milingonave. Milingonat jetojnë në mënyrë të rehatshme në këto vende të veçanta të përgaditura vetëm për ato, gati siç bëjnë njerëzit në hotelet kualitative.

Nuk është e mundshme të pretendohet se këto struktura realizohen me fat, se ato rastësisht prodhojnë ushqim për milingonat dhe se ato pranojnë forma të bazuara në nevojë.

Mardhënjet milingonë-bimë janë vetëm një nga provat e ekuilibërit të pabesueshëm të krijuar nga një Krijues i vetëm në këtë tokë. Gjithashtu, kjo marrëdhënie është reciproke. Shërbimet që milingonat bëjnë ndaj shërbimeve të bimëve janë faktorë shumë të rëndësishëm për bimët e botës që të jenë aq efektive. Milingonat e pasurojnë token me karbon duke e kultivuar atë, i shtojnë ushqim me anë të plehrave dhe sekretimeve të tyre, dhe e mbajnë temperaturen dhe lagështinë e ambientit në nivel të duhur. Prandaj, speciet e bimëve pranë foleve të milingonave janë më të mira se ato në zonat tjera.

karınca oteli

Bima e milingonave dhe milingona burim i nitrogjenit

Philidris cinsi karınca ve Dischidia major bitkisi

A plant that is fed by its "tenants." This plant also serves as a "home" for the ants.

Një specie e milingonave (Philidris) dhe bima strehuese e tij (Dischidia major) gjatë gjithë jetës së tyre prodhojnë strukturë shumë të nderlikuar të kemikaleve.

Kjo bimë nuk ka rrënjë që futen nëntokë. Prandaj, mbështjellët nëpër bimet tjera për t'u mbështetur. Ajo për të rritur fitimin e karbonit dhe nitrogjenit të saj ka metodë shumë interesante.

Milingonat kanë një depo në këtë bimë ku ato i rrisin të vegjëlit e tyre dhe i fshehin mbetje organike (milingonat e vdekura, pjesë të insekteve, etj) të quajtur "gjethet e milingonës". Milingonat i përdorin këto mbetje si burim të nitrogjenit. Gjithashtu, sipërfaqja e brendshme e hapsirës së gjethes thithë dioksidin e karbonit të lëshuar nga milingona, kështu që zvogëlon dehidratimin nga poret.66 Parandalimi i dehidratimit është shumë i rëndësishëm për këto bimë të milingonave që rriten në klima tropikale, për shkak se ato kurrë nuk e arrijnë te ujë në tokë, meqë ato nuk kanë rrënjë. Kështu që, milingonat si kompenzim për strehimin e bimës kujdesën për dy nevojat e rëndësishme të bimës.

Milingonat që i ushqejnë strehuesit e tyre

Milingonat e caktuara i ushqejnë bimët e tyre strehuese. Marrëdhënia e tillë është dokumentuar në gjinitë Hydnophytum dhe Myrmecodia. Punëtorët e myrmecodia i shkarkojnë mbeturinat e gjahut në gropa të vijëzuara me inde absorbuese, ndërkohë që izolojnë vezët e tyre në dhomëza të veçanta të radhitura me qeliza të papërpunuara, joabsorbuese. Milingonat jetojnë në këto dhomëza por e bëjnë një diferencim interesant ndërmjet tyre. Sipërfaqet absoruese pikësohen me lez të vogël të thjerrëzave. Secila nga të dy zonat shërben si një funksion ndarës, kryesisht për ushqimi të bimës dhe për strehimin e vezëve të milingonave.

Shkencëtarët e kanë kryer një test shum interesant për këtë temë. Duke përdorur gjurmues radioaktiv, ata kanë demostruar se ky diferencim është shembull i vërtetë. Pseudobulbet kanë absorbuar fosfat, sulfur, dhe methionin nga mbeturinat e depozituara nga milingonat punëtore, si dhe produkte të ndryshme shkatërruese për tretjen e larvave Drosophila. Shumica e aktiviteteve ishte e koncentruar në zonat me lez. Shkurtimisht, milingonat i ushqejnë bimët.67

Bima piper dhe milingona bojëkafe

Marrëdhënja ndërmjet bimës piper dhe milingonave është ndoshta marrëdhënia më interesante prej të gjitha atyre që i pamë deri tani. Bima e milingonës e quajtur piper (pemë e vogël në familjen e piperave të zi) rritet në hije të pyjeve tropicale të Amerikës qendrore. Është një bimë që milingonave bojëkafe (Pheidole Bicornis) u siguron ushqim dhe strehim. Derisa pemet e reja pipere kanë vetëm

karıncalar_kast sistemi piper_plant_brown_ant1

A plant that is fed by its "tenants." This plant also serves as a "home" for the ants.

dy ose tri gjethe të plota, një nga bazat e gjethes – gungë e zbrazët ndërmjet degës dhe vetë gjethës – zakonisht përmbanë një mbretëreshë Pheidole. Mbretëresha kolonizonë pemën e re duke e përtypur një vrimë hyrëse dhe duke pjellur vezët brenda bazës së gjethës. Kur vezët e saj së pari të çelin si larva, ajo dhe të posalindurit e okupojnë një nga bazat e gjethes, ashtu si rritet kolonia, milingonat punëtore gradualishtë përparojnë në çdo vend të palcës së indit të kërcellit, dhe e tërë pema bëhet vendbanim.68

Gjithashtu kjo bimë është burim i ushqimit për milingonat. Sipërfaqja e brendshme e bazave të zgjeruara të gjetheve prodhon trupa ushqimor një-qelizor. Milingonat i shkulin këto copëza të pasura me vaj dhe proteina nga muret dhe me to i ushqejnë larvat.69

Këto ushqime të pasura që milingona ndoshta kurrë nuk do t'i gjenin në një vend tjetër, u paraqiten atyre me anë të piperit. Këto milingona levizin në drejtim të pipereve që do t'iu japin atyre kujdesin më të mirë, strehim dhe ushqim çdo vit, dhe i ndërtojnë foletë e tyre në pjesët e bimës që janë më të përshtatshme për ato.

Piperi i "mençur"

Gjinia Piper që shërben si burim ushqimi, ka edhe një veti tjetër shumë interesante. Në speciet tjera të bimëve, trupat ushqimor rriten vetvetiu, ndërsa bimet pipere e bëjnë këtë vetëm kur bima të pushtohet nga milingonat. Shkencëtarët kanë vrejtur se prodhimi i trupave ushqimor bie thikët kur milingonat bojëkafe Pheidoles) largohen, dhe fillojnë përseri kur të rikthehen milingonat. 70

Ndihma reciproke

Çfarë bima piper bënë nuk është sakrificë e njëanshme, sepse gjatë këtij procesi të jetës reciproke, edhe milingona prodhon material ushqimor për strehuesin e saj.

Kur sheqeri i milingonave në trung e bimës prishet, mirret brenda indit të brendshëm të butë të bimës si amoniak i ujshëm. Ky lëng është shumë i dobishëm për bimën. E zmadhon efektivitetin e saj. Si plotësim, anëtarët e kolonisë frymarrëse të milingonave e rrisin koncentrimin e dyoksidit të karbonit të bimës dhe sigurojnë që ajo të jetë më e shëndetshme.

Disa hulumtime janë bërë për të kuptuar nëse milingonat e piperit sigurojnë ushqim për bimet e tyre dhe është dëshmuar se milingonat Pheidole ushqim kërkuese kanë sjellur brenda copëza të caktuara si spore, barëra të këqija dhe luspa fluture. Milingonat i mbajnë këto ushqime që ato i bartin në thasë të vogël në të cilët ato i mbajnë larvat, e bima i merr materialet e nevojshme nga këto ushqime.

Pheidole, ekspert strategjik,

Milingonat Pheidole janë mjaft paqësore. Ato levizin ngadale. Ato as nuk sulmojnë e as nuk pickojnë. Megjithatë këto milingona përdorin një strategji mjeshtërore për të mbrojtur vetën dhe strehuesin e tyre, bimët piper.

Milingonat e tilla i kryejnë shërbimet e tyre duke i zhvendosur vezët dhe fazat e hershme zhvilluese të barngrënsve në vend të përballimit me të rriturit. Ato i patrullojnë gjethet e reja të bimes, që janë më të ndjeshmet ndaj dëmtimit të insekteve. Pastaj, në një eksperiment, vezë të termitëve janë vendosur në shkurre piper, milingonat i kanë zbuluar më shumë se 75 përqind dhe i kanë hedhur nga bimët brenda një ore. Pheidolet i kanë përtypur ose larguar hardhitë e huaja nga bima e tyre strehuese, dhe gjithashtu kanë sjellur lëndë ushqyese te zgavrat e bimës si pjesë të materialit të folesë së tyre.71

Afidi pushtues

Një krijesë tjetër që e dëmton piperin është afidi, pushtuesi i grurit (Ambates melanobs). Afidi i grurit i sulmon shumicen e bimeve pa milingona dhe i shkatërron ato duke prerë trungun e bimës tejpërtej deri brenda. Por këta pushtues mikro nuk mund të jenë aq të suksesshëm nëse bima i ka milingonat roje. Milingonat i sulmojnë larvat e pambrojtura të afideve të grurit sapo ato të fillojnë të depërtojnë në pjesët e brendshme të trungut. Milingonat strategjike që e mbrojnë bimën, mbijetojnë ndaj të gjitha llojeve të pushtimeve e gjithashtu më këtë veti të tyre e mbrojnë balancin ekologjik.

Bashkëjetesa në harmoni të tillë e bimës dhe milingonave nuk mund të shpjegohet me anë të rastësisë. Pikturen që ne e ndërtuam nga informatat e dhëna gjatë këtij kapitulli na shfaqë neve specie që janë të ndryshme nga njëra tjetra por të cilat janë krijuar për bashkëpunim të plotë.

Në fillim të këtij kapitulli, ne kemi dhënë një shembull të ngjashëm për harmoninë e tillë: marrëdhënjen ndërmjet çelësit dhe bravës. Ishte një shpjegim i vetëm për harmoninë ndërmjet këtyre dy objekteve të ndara. Brava dhe çelësi ishin bërë nga i njëjti mjeshtër, dmth, ato janë planifikuar me vetëdije. Logjika e njëjtë zbatohet në shembujt e bashkëjetesës që ne hasëm në natyrë,. Milingona dhe bima bashkëpunojnë për shkak se ato janë produkt i planit të vetëdijshëm. Nuk është dominuese milingona ndaj bimës e as bima ndaj milingonës. Të paafta që të formojnë ide që të dyja veprojnë thjesht nën frymëzimin e Krijuesit të tyre e kështu janë në gjendje që të mbajnë reciprocitetin që u lejon të vazhdojnë jetërat e tyre në tokë.

Atëherë, detyra për njerëzit është që të shohin këtë krijim të vetëdijshëm dhe të njohin pronarin e tij. Megjithatë, shumë nuk mendojnë për këtë, e as që brengosen. Ajetet vijuese në mënyrën më të mirë e shprehin këtë krijim të përsosur nga All-llahu dhe verbërinë e njerëzve ndaj tij:

O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i Fuqishmi, Ngadhënjyesi. (Haxhxh: 73-74)

Footnotes

44 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 512.

45 Ibid, p. 204.

46 Ibid.

47 Ibid, p. 486-487.

48 Ibid, p. 489.

49 Ecology, Michael Scott, Oxford University Press, New York, 1995, p. 33.

50 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 497-498.

51 Ibid, p. 500.

52 Ibid.

53 Ibid, p. 504.

54 Ibid, p. 507.

55 Ibid

56 Ibid, p. 506.

57 Ibid, p. 493.

58 Natural History, 1/94, Gregory Paulson and Roger D.Akre.

59 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 522-523.

60 Ibid, p. 530.

61 Ibid, p. 548.

62 Ibid, p. 531.

63 National Geographic Documentary

64 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 532

65 Ibid, p. 534-535

66 Geo Magazine, October 1995, p. 186

67 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 549

68 Natural History, 10/93, p. 4-8

69 Natural History, 10/93, p. 6

70 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 547

71 Ibid p. 535

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Hyrje
  • Jeta Sociale
  • Komunikimi Në Shoqëri
  • Speciet E Milingonave
  • Simbiozat
  • Mbrojtja Dhe Taktikat E Luftës
  • Reservimi I Racës
  • Ushqimi Dhe Gjuetia
  • Konkluzioni