logo
HARUN YAHYA

Reservimi I Racës

Një pjesë e madhe e kolonisë së milingonave përbëhet nga milingonat femra. Milingonat meshkuj kanë një jetëgjatësi më të shkurtër. Detyra e vetme e tyre është që të çiftëzohen kur të rriten me një mbretëreshë të re. Milingonat meshkuj ngordhin pak kohe pas çiftëzimit të tyre. Të gjithë punëtorët milingona janë femra. Shkurtimisht, të gjitha bashkësitë e milingonave janë, në të vërtetë, një botë e nënave dhe bijave.

Milingonat janë shoqëri të harmonishme pavarësishtë prej numrit të tyre. Në kolonitë e milingonave, është e mundshme të shihet çdo fazë në jetën e shoqërisë. Qëllimi i jetës për milingonat, të cilat me sakrificë të madhe janë të lidhura për kolonitë e tyre, nuk është individual. Ato janë, bashkarishtë, sikur një trup i vetëm dhe qëllimi i tyre është që të mbajnë atë trup gjallë. Ato nuk mendojnë dy herë përpara se të zgjedhin vdekjen, nëse është për mbijetesën e kolonisë. Shembulli më i mirë i kësaj është ajo që u ndodhë milingonave meshkuj pas fluturimit martesor.

Vdekja për mbijetesën e racës

çiftleşme

Çiftëzimi i milingonave duket gati sikur një ceremoni. Shumica e milingonave çiftëzohen në ajër. Meshkujt vijnë më herët dhe e presin mbretëreshën. Kur një femër zbret në tokë (edhe femra ka krahë përpara çiftëzimit), 5-6 meshkuj fillojnë të bëjnë gara rreth mbretëreshës. Kur femra të ketë marrë spermë të mjaftueshme, dërgon një vibrim të caktuar. Mashkulli e kupton këtë sinjal si tregues se femra është e gatshme për t'u shkëputur. Pak kohë pas çiftëzimit, milingona mashkull vdes.78

Në të vërtetë ky lloj i sakrificës është shumë vështitë të shpjegohet. Marrja e fluturimit martesor nga milingona mashkull, që do të përfundoj me vdekjen e tij për mbijetesën e racës së tij, është lloj i sjelljes që nuk mund të shpjegohet nga teoria e evolucionit për shkak se, sipas logjikës fundamentale të evolucionit, çdo gjallesë shqetësohet vetëm për vazhdimin e jetës së saj. Megjithatë, milingonat meshkuj kanë fekonduar milingonat femra për miliona vite, duke e ditur se në fund vdekja është e paevitueshme.

E vërteta e vetme që mund të shpjegojë këtë sakrificë është se milingonat meshkuj veprojnë nën frymëzimin e Krijuesit të tyre. Përndryshe, është e pamundur që një krijesë, që supozohet se kalon nëpër procesin e seleksionit natyror, do të ruaj sjelljen e tillë sakrifikuese për miliona vite. Duke gjykuar sipas parimeve themelore të teorisë së evolucionit, milingonat meshkuj do të kishin ikur nga ky "fluturim ngordhje" në njërën apo menyrën tjetër, dhe kjo do të nënkuptonte fundin e specieve të milingonave. Megjithatë, në këtë moment, mijëra specie të milingonave vazhdojnë të jetojnë në tokë me kolonitë e tyre që numërojnë qindra mijra. Kurrë as një milingonë e vetme mashkull nuk ka ikur nga ky fluturim që nënkupton "fundin" për të.

çiftleşme

Above are ants during nuptial flight. On the left are seen female ants before the nuptial flight.

Pas fluturimit martesor

Pas çiftëzimit, milingona femër kërkon një fole të përshtatshme, dhe kur ajo të gjejë një, ajo hynë dhe menjëherë shkëput krahët e saj. Më vonë, ajo bllokon hyrjen dhe qendron pa ushqim dhe vetëm për disa javë. Pastaj ajo i pjellë vezët e saja. (Gjatë kësaj kohe, ajo ushqehet me krahët e saj). Ajo i ushqen larvat që dalin të parat me pështymën e saj. Kjo përpjekje e gjatë dhe e ashpër është një shembull tjetër i sakrificës, por në pjesën e mbetur të jetës së saj, mbretëresha do të ushqehet nga kolonia e saj.

Për shkak të ushqimit të kufizuar, tufa e parë është e vogël. Këta janë punëtorët e parë të kolonisë dhe kujdesen për tufat vijuese duke vazhduar të bëjnë sakrificë në të njëjtën mënyrë. Gjenerata e re e milingonave që rritet nën kujdesin e veçantë të tyre bëhen më të mëdhenjë për shkak se ata kanë ushqim më të mirë.

Themeluesit e parë të bankës së spermës

ucus

After the nuptial flight, the queen looks for a suitable place to found her colony. When she finds a place like she wants, she first tears off her wings and starts forming her own colony by reproducing.

Siç përmendëm më parë, jetërat e milingonave meshkuj nuk janë shumë të gjata. Ata ngordhin prej disa orëve deri në disa ditë pas fluturimit martesor. Megjithatë, është shumë interesante se secili mashkull që ka bërë fluturimin martesor, duke rrezikuar ngordhjen, ka lënë sperma për pasardhësit e tij që do të lindin disa vite pas ngordhjes së tij. Mirë, si janë ruajtur gjallë këto sperma dhe si janë të aftë që të prodhojnë milingona të reja duke i fekonduar vezët? A kanë zhvilluar milingonat një teknologji superiore dhe e kanë formuar një bankë të spermës?

Po, secila milingonë mbretëreshë ka një bankë të spermës në trupin e saj. Pas marrjes së spermës nga mashkulli, milingona e deponon në një thes oval të vendosur afër cepit të barkut të saj. Në këtë organ, të quajtur qesja e spermave, spermat individuale janë fizikishtë joaktive, dhe mund të qendrojnë në gjallëri të varur me vite. Kur më në fund mbretëresha i leshon ato prapë në traktin riprodhues, një nga një ose në grupe të vogëla, ato bëhen përseri të shpejta dhe të gatshme që të fekondojnë vezën duke kaluar poshtë traktit nga vezoret.79 Kjo nënkupton se banka e spermes që në 25 vitet e fundit ka filluar të shfrytëzohet përmes teknologjisë së lartë, është shfrytëzuar nga milingonat që nga kohët e stërlashta.

Ky mekanizëm për të cilin, deri para 50 vitësh, njerëzit nuk kanë pasë hamendjen më të vogël, është përdorur nga milingonat me miliona vite. Pasi që milingonat nuk mund të shkojnë nepër fazat që njeriu ka shkuar duke i vendosur laboratoret dhe duke vendosur këtë mekanizëm në trupat e tyre, ato duhet të kenë pasur këtë mekanizëm që nga fillimi. Nese deklarata bëhen në të kundërten, shumë pyetjeve të ngjashme me këto më poshtë duhet përgjigjur.

1. Kur milingonat kanë ardhë në ekzistencë për herë të parë, a nuk kanë ngordhur meshkujt pas fluturimit martesor? Nese nuk kanë ngordhur, atëherë pse ato po ngordhin tani? A kanë menduar ata se është më e përshtatshme që të jenë të shkatërruar pas fluturimit ngordhës si pjesë të mbijetesës së procesit më të shëndetshëm?

2. Pasi që milingonat meshkuj ngordhin mu pas fluturimit martesor, a nuk do të kishin ekzistuar speciet e milingonave shumë kohë më parë po të mos ishte formimi i depos së spermes i nevojshëm për mbijetesen e specieve të tyre?

3. Nëse banka e spermës ka ekzistuar që kur ata së pari kanë ardhë në ekzistencë, atëherë kush i ka pajisur trupat e tyre me këtë mekanizëm?

Keto janë vetëm disa prej pyetjeve që duhet përgjigjur nga ata që nuk e pranojnë krijimin suprem nga Krijuesi. Mijëra pyetje tjera mund të formulohen vetëm në temen e mbijetesës së specieve të milingonave dhe secila prej këtyre pyetjeve drejton në krijim me anë të planit dhe i shëndrron pretendimet e evolucionistëve në të pamundshme.

Sakrifica e punëtorëve

isciFedakarlik

The sole task of one group of worker ants in ant colonies is to look after the eggs and larvae. These workers are generous with their time. They spend every moment of their lives guaranteeing the survival of their species.

Vezët që milingona mbretëreshë i pjellë dhe milingonat e reja të pazhvilluara jetojnë në dhomat e folesë për kujdesjen e fëmijve. Nëse temperatura dhe lagështia të bëhen të atilla sa që mund të dëmtojnë të vegjëlit, atëher milingonat punëtore i bartin vezët dhe milingonat e reja në një ambient më të përshtatshëm. Ato i mbajnë vezët afër sipërfaqes gjatë ditës për të përfituar nga nxehtësia dhe i dërgojnë ato në dhoma më të thella gjatë natës ose në ditët me shi.

Kjo nënkupton se punëtorët përpiqen që të mbrojnë vezët dhe milingonat e reja me kujdes të madh dhe përpiqen që t'i mbajnë ato të patrazuara. Disa prej tyre i dërgojnë larvat rreth folesë në ditët e nxehta për t'i freskuar e disa prej tyre i mbulojnë muret e folesë me fshikëzat e hedhura për të penguar lagshtinë e disa prej tyre kërkojnë ushqim. Secili prej këtyre veprimeve tregon se milingonat veprojnë për çdo rrethanë. Një milingonë do të shpiej larvat rreth folesë për t'i freskuar ato, ndërsa milingona tjetër do të izoloj murin e folesë me fshikëza për të rregulluar temperaturën – një teknikë izoluese shumë moderne. Sidoqoftë, nuk duhet të harrohet se kjo qenie që ne e shqyrtojmë sikur të kishte bërë një lloj të gjestit, nuk ka ndonjë aftësi të të menduarit. Pavarësisht se sa të avancuar në teknologji mund të bëhen, shkenca kurrë nuk do të jetë e aftë që të zbuloj shkakun e kësaj sakrifice të shfaqur nga një insekt i vogël. Për më tepër, kjo sakrificë është plotësishtë në kundërshtim me shumicën e parimeve fundamentale të teorisë së evolucionit.

Të gjithë këta shembuj tregojnë se këto gjallesa gjithashtu veprojnë nën frymëzimin e All-llahut dhe se ato i binden Atij. Ky sekret është shpjeguar në Kur'an si vijon:

Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi. I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen. (Nahl: 49-50)

Thesari i milingonave

kralice

For worker ants, the maintenance of the eggs are very important. Above, workerants that look after the queenÕs eggs are seen.

Të gjitha aktivitetet e kolonive të milingonave përqendrohen në mbretëreshën dhe vezët e saj. Milingonat i mbajnë mbretëreshat e tyre, të cilat e sigurojnë ripodhimin e kolonive të tyre, në respekt të madh. Të gjitha nevojat e tyre plotësohen nga milingonat punëtore. Gjëja më e rëndsishme që një milingonë punëtore e bënë është që t'i shërbej mbretëreshës dhe të siguroj mbijetesën e saj dhe të vezëve të saja.

Vezët e milingonave janë thesari më i çmuar i kolonisë. Gjëja e parë që milingonat e bëjnë kur të ndjejnë ndonjë rrezik për larvat e tyre është dërgimi i foshnjeve në një vend të sigurtë. Megjithatë, pasi që milingonat foshnje ngordhin mbrenda disa orëve prej ardhjes në kontakt me ajërin e thatë jashtë, milingonat punëtore përpiqen që të mbajnë lagështinë e ajrit në pjesët ku janë larvat. Ato kanë zhvilluar teknika të ndryshme për të bërë këtë. Së pari, ato ndërtojnë foletë e tyre në atë mënyrë që të mbajnë lagështinë e ajrit dhe dheut brenda kufijve të lejueshëm. Veç kësaj, milingonat që e marrin përsipër detyrën e kujdëstarëve të foshnjeve, rregullishtë i zhvendosin të zogjët poshtë e lart nepër sistemin e dendur të dhomës. Ato mundohen që të gjejnë ambientin më të përshtatshëm për ato. Gjithashtu, nevojat e zogjëve ndryshojnë sipas moshes. P.sh, derisa vezët dhe larvat kanë nevojë për një ambient të lagësht, krizalidët duhet të janë në një ambient saktësishtë të thatë. Punëtorët vazhdojnë të punojnë 24 orë pa pushim për të plotësuar këto detyra. 80

Milingonat punëtore në koloni janë përkushtuar që të rrisin vezët e mbretëreshës së tyre e cila vazhdimisht pjellë vezë, në vend që vetë të pjellin vezë. Ato kanë shumë rreziqe për këtë rezultat, për shkak se ambienti i lagështë i nevojshëm për vezët dhe larvat është ideal për rritjen e baterieve dhe mykut që janë rreziqe të mundshme për shëndetin e milingonave.

Atëherë, si janë të mbrojtura punëtorët në ambient të tillë jo të mirë për shëndetin? All-llahu, i Cili i ka krijuar milingonat me sistemet e tyre madhështore, u ka dhuruar atyre edhe një teknikë tjetër mbrojtëse. Gjëndrrat metapleurale në gjoksin e milingonave të rritura vazhdimishtë tajitë substanca që i shkatërrojnë bakteriet dhe mykun. Prandaj, kolonitë e milingonave rrallë sulmohen nga infektimet bakteriale dhe të mykut.81

A mund të shpjegojë Darvinizmi sakrificën?

Charles Darwin, i cili është shpikësi i teorisë së evolucionit, ka sugjeruar se motivimi themelor i procesit të evolucionit ishte të mbijetimi. Në pikpamjen e Darvinit, kur individët e specieve fitojnë tipare që e shtojnë mundësinë e tyre për mbijetesë, ata individë kanë një përparsi; në sajë të kësaj përparsie, ata mbijetojnë dhe prodhojnë relativishtë me shumë pasardhës të gjallë, kështu që eventualisht të shpërndajnë tiparet gjatë gjithë species së tyre. Prandaj, evolucioni do të pritej që të favorizoj vetë-ruajtjen, e jo vetë-sakrificën. 82

Megjithatë, seleksionimit natyror të teorisë së Darvinit i është dhënë një goditje shkatërruese me anë të zbulimit të aq shumë shembujve të pabesueshëm të vetë-sakrificës të paraqitur nga milingonat. Ishte shumë vështirë për mbështetësit e teorisë së evolucionit që të japin një shpjegim për karakteristikat e tilla, disa prej të cilave janë zbuluar derisa darvini ishte ende gjallë. Në të vërtetë, vetë Darvini ka deklaruar në librin e tij, të quajtur origjina e specieve (llojeve):

Shumë instinkte janë aq të mrekullueshme sa që zhvillimi i tyre sigurisht në lexuesin do të shfaq vështirësi të mjaftueshme për të rrëzuar tërë teorinë time. Unë mund të premtoj këtu se une nuk kam të bëjë asgjë me origjinë e fuqive mentale, asgjë më shumë se që kam me vetë jetën.83

Pas një pranimi aq të hapur, hipotezat që ai i shpalli për të ruajtur teorinë e tij janë të rrethuara me komplikime edhe më të mëdha. Sipas shpjegimeve që i solli Darvini për këtë situatë kotradiktore, seleksioni natyror është realizuar jo në nivel individual, por në nivel grupor brenda grupeve të caktuara.

Por, kjo nuk mund të shkoj më tej se një pretendim i pamundshëm të provohet, sepse ishte vetëm një vlerësim që është shpallur për hirë të ruajtjes së teorisë, që nuk është mbështetur në zbulime ose vëzhgime solide. Evolucionistët që erdhen pas Darvinit nuk kurrë mund të shpjegojnë shembujtë e sakrificës në shtazë.

Është e pamundshme që të shpjegohen shembujt e sakrificës dhe bujarisë të sprovuara midis milingonave, termiteve, bletëve dhe insekteve tjera sociale me ndonjë teknikë të ofruar nga teoria e evolucionit. Është vetëm një shpjegim që gjallesa të vë sigurinë dhe rehatinë e saj në rrezik për të punuar që t'iu sigurohet siguri e rehati anëtarëve të grupit në të cilin ajo jeton: rendi social i grupit është përcaktuar nga një projektues i vetëdijshëm dhe ky projektues ka caktuar detyra të ndryshme për çdo anëtar të grupit. Anëtarët e grupit janë të bindur me këtë shpërndarje të detyrave dhe nëse është e nevojshme, e sakrifikojnë vetën. Ajo që është e rëndësishme është mbijetesa e rendit të grupit, dhe sakrifica e nevojshme për të arritur atë mund të arrihet, jo me dëshirën e insekteve që u mungon vetëdija dhe gjykimi, por me dëshiren që i drejton ato.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Hyrje
  • Jeta Sociale
  • Komunikimi Në Shoqëri
  • Speciet E Milingonave
  • Simbiozat
  • Mbrojtja Dhe Taktikat E Luftës
  • Reservimi I Racës
  • Ushqimi Dhe Gjuetia
  • Konkluzioni