logo
HARUN YAHYA

Parathënie

Në këtë libër ne do të ju tregojmë për një krijesë që ju e njihni fare mirë, që ju e takoni çdo kund faktikisht pa i kushtuar shumë vëmendje, që është shumë eksperte, intelegjente dhe shumë shoqërore – ajo është "Milingona." Qëllimi ynë është të shqyrtojmë jetën me plot mrekulli të këtyre krijesave të imëta që kurrë nuk kanë rëndësi në jetërat tona të përditshme.

Teknologjia, puna kolektive, strategjia ushtarake, rrjet i përparuar i komunikimit, hirearkia e mprehtë dhe e arsyeshme, disiplina, planifikim i përkryer i qytetit… këto janë fushat në të cilat njerëzit nuk mund gjithmonë të jenë mjaft të suksesshme, por në të cilat milingonat gjithmonë janë. Kur i shikoni këto krijesa, të cilat janë plotësisht të armatosura që t'i mposhtin rivalët e fortë dhe që t'i rezistojnë kushteve të vështira të natyrës, ju mund të mendoni se ata të gjithë janë identik. Mirëpo faktikisht çdo specie (lloj) i gjinisë së milingonave – e ato janë me mijra – ka veçori të ndryshme. Ne besojmë se këto krijesa që kanë popullsinë më të madhe në botë, mund të hapin horizonte të reja për ne brenda strukturës së karakteristikave të përmendura më sipër. Ky libër do të nxjerr në shesh për ne botën e veçantë dhe të mrekullueshme të milingonave. Ne do t'i shohim punët që këto bashkësi të milingonave i kryejnë me trupat e tyre të imët dhe do të shohim se plotsisht nuk ka ndryshime ndërmjet fosileve të tyre, më i vjetëri i të cilve është afërsisht 80 milion vjetë i vjetër, dhe të ngjashmit e tyre që jetojnë sot, që janë përafërsisht 8800 specie.

Përderisa ne shqyrtojmë botën e veçantë të milingonave, ky sistem i përsosur do të fitoj admirimin tonë dhe do të shtoj nevojën për të menduar dhe gjurmuar. Në të njëjten kohë, ne do t'i shohim gabimet në teorinë e evolucionit dhe do të shohim krijimet e patëmeta të All-llahut, që është një punë shumë e rëndësishme. Në Kur'an, lloji i njeriut i cili mendon për natyrën dhe kështu pranon plotfuqishmërinë e All-llahut është lavdruar si një model për ata që besojnë. Ajeti i mëposhtëm plotsisht e shpjegonë këtë çështje:

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit. (Ali Imran:190-191)

Ne shpresojmë që ky libër t'i bëj lexuesit e tij që të mendojnë më thellë dhe të ndjejë admirimin për fuqinë e mrekullueshme dhe artin e paarritshëm në krijimet e All-llahut, i Cili i ka krijuar të gjitha sendet.

45M

45 million years old worker ant

Term : Eocene
Age : 45 million years
Location : Russia

The worker ant pictured belongs to the order Hymenoptera, of the family Formicidae. As can clearly be seen, it is no different to worker ants living today. The truth is plain to see for anyone looking at matters objectively and thinking logically: there is no room for evolution in the latest point reached by science. Darwinists are chasing a dream they have invented in their own minds, and refuse to abandon these wraiths, despite scientific evidence of all kinds.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Hyrje
  • Jeta Sociale
  • Komunikimi Në Shoqëri
  • Speciet E Milingonave
  • Simbiozat
  • Mbrojtja Dhe Taktikat E Luftës
  • Reservimi I Racës
  • Ushqimi Dhe Gjuetia
  • Konkluzioni