Në kapitujt e mëparshëm ne kemi parë se rendi social i milingonave është shumë i avancuar. Këto qenie punëtore, prodhuese dhe flijuese kanë edhe një veti tjetër: ato mbrohen me shumë sukses ndaj armiqëve dhe ato përdorin teknika shumë interesante që të luftojnë për mbijetesën e kolonisë.
Madhësia e vogël e milingonave në fillim lë përshtypjen se ato janë të pambrojtura. Njeriu nuk mund madje të imagjinoj se këto krijesa, që lehtë mund të dërrmohen duke shkelur mbi to, mund të kryejnë detyra që duken larg përtej aftësive të tyre. Sidoqoftë, All-llahu brenda rendit unik ekologjik që Ai e ka krijuar në tokë ka planifikuar vendin e tyre dhe i ka pajisur ato me mekanizmat e nevojshëm mbrojtës.
Siç duket milingonat me anë të frymëzimit nga All-llahu për t'i mbrojtur kolonitë e tyre dhe për t'i mbrojtur kunder armiqëve që i hasin gjatë kërkimit të ushqimit, përdorin taktika dhe strategji të pabesueshme. Ndërkohë që i zhvillojnë strategjitë kërkuese, ato luftojnë që të mos bëhen gjah i të tjerëve. Një luftë e këtij lloji është ajo ndërmjet kolonive të milingonave.
Një nga arsyet më të rëndësishme për luftrat midis kolonive është vështirësia e ndarjes së burimeve të ushqimit. Në luftra të tilla, speciet e milingonave që të parat e gjejnë burimin e ushqimit zakonisht fitojnë. Kjo është për shkak se milingonat zbuluese e rrethojnë ushqimin, kështu që i pengojnë të tjerët që të marrin pjesë të ushqimit. Ato gjithashtu i lënë aromat e tyre përreth, ashtu që anëtarët e kolonisë tjetër nuk mund të tregojnë rrugën me anë të gjurmëve të aromës.
Derisa disa prej punëtorëve që arrijnë të parat te burimi i ushqimit mbajnë operacionin e bllokimit, një grup tjetër nuk i bashkangjitet menjëherë luftes, duke preferuar që të kthehen në shtëpi, e duke lënë gjurmë aromatike. Kur të arrijnë në shtëpi, ato i paralajmërojnë shokët tjerë të folesë duke i levizur trupat para e prapa, dhe duke prekur antenat e milingonave tjera me antenat e veta.
Përveç rrethimeve të zakonshme gjatë ditës, milingonat bëhen aq agresive gjatë mungesës së ushqimit sa që ato mund të shkatërrojnë plotësishtë njëra-tjetrën. Një koloni mund të shkatërroj një tjetër plotësisht brenda 10-14 ditësh.
Një shkak tjetër i luftës është hyrja e një kolonie në territorin e një kolonie tjetër. Milingonat i shënojnë territoret e tyre me një feromon. Kur një koloni tjetër hyn në këtë zonë, e vërenë këtë feromon dhe normalisht nuk vendoset aty. Por nëse vendoset, kjo do të jetë shkak i luftës.
Në situata të tilla, p.sh, milingonat endëse vrapojnë te gjethja më e afërt, ndërkohë që lënë një tajitje prapa. Kur t'i gjejnë shokët e tyre të folesë, ato u tregojnë atyre për luftën me anë të lëvizjes së tyre. Shokët e tyre fillojnë të lëvizin sipas kësaj ftese dhe udhëtojnë drejtë zonës së luftës duke i pasuar punëtoret. Për gjysmë ore, më shumë se njëqind milingona arrijnë tek arena.
Shkurtimisht, kolonitë e milingonave e bëjnë një ekzistencë të sofistikuar me sistemet e tyre natyrale të informimit, sigurisë dhe kufijve kundër rrezikut, e ushtritë janë mjaft të forta që të mbrojnë tërë koloninë. Për të gjetur një sistem të tillë dhe për t'i adaptuar anëtarët e kolonisë në këtë sistem, nevojitet një edukim dhe dëshirë inteligjente dhe e vetëdijshme. Megjithatë, aty nuk ka ndonjë planifikim ose ndonjë edukim të dukshëm. Sistemi është dizajnuar nga një dëshirë e padukshme dhe u është dhuruar të gjitha milingonave kur ato së pari kanë arritur në tokë. Me fjalë tjera, Allahu i Cili i ka krijuar milingonat ka zgjedhur një sistem të ndërlikuar mbrojtës për ato dhe ka frymëzuar në milingonat programin e nevojshëm për performancen e këtij sistemi.
Tani le të shikojmë detajet e këtij sistemi, që është një sisitem i hapur i krijimit.
Në luftërat ndërmjet kolonive të ndryshme, ka taktika të caktuara që zbatohen nga milingonat. Ato ecin me këmbë të zgjeruara në një pozicion sikur të ngrirë ndërsa duke i ngritur kokat dhe stomakun e nganjëherë duke fryrë stomaqet e tyre deri në një shkallë të vogël. Efekti i përgjithshëm është që çdo milingonë të duket më e madhe sesa që është.72
Ants that try to seem taller and bigger than they actually are. |
Një taktikë tjetër mbrojtëse që ato e përdorin është "qetësimi i armikut". Një specie e milingonave (S. Invoila) lëshon një helm gjatë luftës duke e lëkundur belin e saj dhe duke i hapur ngadale mandibulat e saj. Armiqët e saj, që tentojnë të mbrojnë vetën nga helmi i hapin mandibulat e tyre dhe lëshojnë sherbet në mandibulat e hapura të milingonës helmuese. Arsyeja është se agresioni i milingonës helmuese zvogëlohet kur ka qasje në ushqim. Shkurtimishtë, qëllimi është që të tërhiqet vëmendja e anës tjetër dikund tjetër dhe qetësimi i saj.
Natyrisht, taktikat nuk janë të kufizuara me këto. Milingonat përdorin shumë teknika të sofistikuara në zonat e luftës me vetitë fizike që i kanë dhe intelegjencën që është inspiruar në to.
Një teknikë tjetër shumë e rëndësishme e milingonave është prodhimi i helmit ose acidit thnegëlor në qeskët e helmit në trupat e tyre sipas nevojes. Ato e përdorin helmin që e përdorin në një mënyrë shumë të suksesshme kundër armiqëve të tyre. Ato me helmin e tyre mund të kenë efekt edhe në njerëz. Kur ato thumbojnë, shkaktojnë goditje alergjike në njerëz të caktuar. Edhe acidi thnegëlor përdoret efektivishtë në largimin e armikut.
Nëse ne e pranojmë evolucionin, atëherë ne duhet të pranojmë se milingonat primitive nuk kanë filluar me sistem helmues në trupat e tyre, e kanë formuar disi më vonë përmes procesit të evolucionit. Megjithatë kjo është një hipotezë kundër logjikës sepse që një sistem helmues të funksionoj, që të dyja vetë helmi dhe organi që duhet të mbajë atë duhet të jenë të formuara. Është e nevojshme që ky organ të ketë një strukturë të izoluar për të penguar shpërndarjen e helmit në pjesët e tjera të trupit. Gjithashtu duhet të ekzistoj një gyp i izoluar që shtrihet nga ky organ deri të goja e milingonës. Por kjo nuk është e tëra. Duhet të ekzistoj një sistem muskulator ose rregullim mekanik që do t'i mundësoj këtij helmi që të derdhet në armikun (në të vërtetë, gjithashtu nevojitet një gjendër e veçuar për të "lyer" atë zonë për rrotullimin e zonës së stomakut prej ku buron helmi që derdhet).
Këto organe nuk kanë mund të zhvillohen gradualisht përmes procesit të evolucionit sepse, nëse bile një pjesë do të mungonte, kjo do të bënte sistemin e pazbatueshëm dhe do të shkaktonte vdekjen e milingonës. Prandaj është vetëm një shpjegim: "sistemi kemikal i mbrojtjes" në fjalë duhet të ketë qenë në vend që nga momenti që milingonat kanë ardhë në ekzistencë. Kjo provon se ekziston gjithashtu dizajni i vetëdijshëm, e emri tjetër i tij është "krijimi".
Një pyetje tjetër ndaj të cilës evolucionistët nuk mund të gjejnë përgjigje është se si – përveç se e përdorin këtë helm pa i shkaktuar dëm vetës – kanë mësuar ato të prodhojnë një helm të tillë në trupat e tyre (në qeskat e helmit). Në të vërtetë, përgjigja është shumë e qartë dhe e dukshme: sikur të gjitha krijesat në univers, këto milingona me sistemet e tyre të përosura janë krijuar përnjëherësh. Ai i Cili i ka krijuar qendrat e prodhimit të helmit në trupat e tyre dhe i Cili i ka frymëzuar ato që të përdorin atë në mënyrën më të logjikshme është Allahu, Krijuesi i botërave.
Si është në gjendje një insekt i thjeshtë që të vlerësoj forcën e armikut? Çuditërishtë, kjo realizohet me anë të njohurisë matematikore të milingonës.
Janë disa mënyra që milingonat punëtore në mënyrë indirekte mund të vlerësojnë forcën e armikut. Një prej tyre është se ato mund të "numërojnë kokat" derisa levizin nga një luftëtarë te tjetëri. Nëse shokët e tyre të folesë e kalojnë në numër armikun – të themi tre me një – ato në mënyrë subjektive do të jenë të vetëdijshme për mosbalancim në të mirë të tyre dhe do të anojnë më shumë që të vazhdojnë para. Në të kundërten, ato do të tërhiqen. Metoda e dytë është votimi i armikut. Nëse përqindja e madhe e punëtorëve të huaj të hasur janë major, kolonia tjetër sigurishtë është e madhe, sepse majorët prodhohen në numëra të lartë vetëm kur kolonitë arrijnë pjekurinë.73
Sakrifica përfundimtare në shërbimet publike është shkatërrimi i armiqëve duke bërë vetëvrasje në mbrojtje të kolonisë. Shumë lloje të milingonave janë të gatshme që të marrin këtë rolë kamikaz në njërën ose mënyrën tjetër, por asnjë në mënyrë më dramatike se punëtoret e specieve të Camponotus të grupit saundersi që jetojnë në pyjet shinore të Malazisë.
Të zbuluara nga dy entomologjistë në vitin 1970, këto milingona janë të programuara në mënyrë anatomike dhe në mënyrën e të sjellurit që të jenë bomba që ecin. Dy gjëndrra të mëdha, të mbushura me sekretim toksik, kalojnë nga bazat e mandibulave deri në cepin e prapëm të trupit. Kur milingonat të shtypen shumë gjatë luftës, çoftë nga milingonat armike ose nga një grabitqar sulmues, ato i tkurrin muskujt e barkut me dhunë, duke pëlcitur murin e trupit dhe duke spërkatur sekrecionin mbi armikun.74
Natyrisht, një sakrificë aq serioze nga milingonat nuk mund të shpjegohet as me anë të seleksionimit natyral as me anë të "procesit evolucionistë të shoqërizimit". Siç është theksuar shumë herë më parë, krijesa që e kryen këtë sakrificë shumë të rëndësishme nuk është një njeri i intelegjencës, edukimit, përceptimit dhe vetëdijës së caktuar, por një milingonë. Edhe nëse ne mendojmë se milingonat kanë kaluar nepër disa ndryshime fizike – megjithatë janë fosilet e milingonave që kanë mbetur të pandryshuara për 80 milion vite – është fare e qartë se ndryshimi fizik i vetëmuar nuk do të pajiste atë me veti të tilla. Asnjë mutacion i sprovuar nga gjallesat nuk mund të shkaktojë transformimin e tij të papritur në një qenie që mendon, gjykon, ndjenë dhe kupton.
Edhe nëse ne supozojmë se ka qenë një ditë një milingonë që vendosi të sakrifikojë vetën për të vendosur një mbrojtje të tillë, Natyrisht do të ishte e pamunshme për atë që të ngarkojë këtë ide në gjenet e tij dhe të transmetoj atë në milingonat tjera.
The most important feature of slave trading ants is to steal the larvae of the colony they fight, and to make these larvae "slaves" for their own colonies. Above, an ant capturing the larva of the competitor colony is seen. |
Marrëdhënjet ndërmjet (Formica Subintegra), milingonë parazite dhe sllavit të saj (Formica Subserica) është interesante për shkak se shfaq efektet e sinjaleve kimike në jetërat sociale të milingonave. "Skllavëria" është një prej taktikave intelegjente të luftës së milingonave e mbase taktika më interesante.75
Nganjëherë, nëse ushtarët e një kolonie kuptojnë se lehtë mund të shpartallojnë një koloni tjetër, ato mund të fillojnë gjahun për sllavë. Ato e pushtojnë folenë e kolonisë tjetër, e mbysin mbretëreshën dhe i marrin si pre "enët e mjaltës" të mbushura me nektar –milingonat që i mbushin trupat e tyre me nektar. Pika më e rëndësishme është vjedhja e larvave të mbretreshës. Këto larva më vonë bëhen milingona të reja që do të bëhen "milingona sllave". Ato do të kujdesën për femijët e mbretreshës së kolonisë dhe do të kërkojnë dhe deponojnë ushqim për koloninë dominuese.
Kur milingonat parazite sulmojnë një koloni tjetër të milingonave, arsyeja pse ushtarët e kolonisë tjetër nuk mund të pengojnë vjedhjen e vezëve dhe fshikëzave të tyre është një lloj feromoni i shpërndarë nga milingonat parazite. Ky feromon është i ngjashëm me substancës e paralajmërimit që ekziston në atë koloni dhe kur të tajitet në sasi të madhe nga milingonat parazite, rezulton në ikjen e milingonave në vend të mbrojtjes së kolonive të tyre.
Siç e dimë, nga çdo specie e milingonave tajitet feromon i ndryshëm. Këto feromone përdoren për përcaktimin e kufijëve, marrja e informatave për vendin dhe madhësinë e armikut, si komandë sulmi gjatë luftës dhe si sistem alarmi.
Këtu është një pikë shumë interesante. Milingonat parazite e njohin alarmin e panikut të kolonisë armike të milingonave. Ato e simulojnë këtë alarm dhe e përdorin atë për një qellim të caktuar. Si rezultat, kolonia armike e humb diciplinen prezente për shkak të feromoneve mimike të tajitur nga milingonat parazite, dhe ikë me panikë pa u drejtuar te sistemi mbrojtës. Dmth, milingonat parazite shkaktojnë rrëzimin e sistemit mbrojtës të armikut duke përdorur taktika shumë të zgjuara. Strategjia e përgaditur në mënyrë mjeshtërore është bërë efektive. Për më tepër, milingonat parazite kanë pasur të gjitha prodhimet kimike dhe infrastrukturen informative të nevojshme për implementimin e kësaj strategjie që nga lindja – që nga koha e krijimit të tyre.
Slave trading ants do not steal only larvae from the competitor colony. Honey ants also steal the "honey pots" of the other colony and take them to their own nests. |
Disa specie të milingonave tërë jetrat e tyre i kanë sllavet që bëjnë çdo gjë për ato. Një shembull është milingona e kuqe e Amazonës (Polyergus). Të gjitha milingonat e Amazonës janë ushtarë. Ato kanë mandibulat të gjëra e të mprehta të bëra për luftë. Ato as nuk mund të grumbullojnë ushqim e as të kujdesën për foshnjët. Këto milingona sulmojnë foletë e caktuara të specieve të milingonave të zeza me madhësi të vogël dhe i vjedhin fshikëzat dhe larvat e tyre. Milingonat që janë duke dalë nga fshikëzat barten në shtëpi për të marrë përsipër detyrat e milingonave të Amazonës dhe qendrojnë me koloninë Amazone, edhe nëse foletë e tyre janë afër. Faktikishtë, kur milingonat e Amazonës zhvendosen në folet e tyre dimërore, shumica e transportit zakonishtë kryhet nga sllavët e tyre, kështu që ato janë të afta që të emigrojnë shumë shpejtë.76
Milingonat mund të mbrojnë vetën edhe kundër gjallesave shumë të mëdha në sajë të aftësisë së tyre për të lënë gjurmë. Një shembull i mirë i kësaj është lufta e milingonës me pilivesën. Milingonat që e vërejnë pilivesën bashkohen falë sistemit të tyre të gjurmëve, pastaj ato e sulmojnë dhe e vrasin atë. Në një shembull tjetër, ato janë në gjëndje me metodë të njejtë që të mposhtin një shushunjë që sulmon një anëtar tjetër të kolonisë edhe nëse është shumë më e madhe se ato.
Mund të duket normale që një gjallesë të sulmojë një tjetër ose që të luftoj me të me qëllim që të mbrojë jetën e saj, ose për ushqim. Mirëpo, nëse një krijesë vepron bashkarishtë me tjerët në llojin e saj derisa luftojnë armikun, dhe nëse ato i komunikojnë taktikat e luftës njëra tjetrës, atëherë ne në mënyrë të pashmangshme duhet të fokusohemi në këtë temë.
Të vendosurit e taktikave, luftimi në përputhje me një rend dhe diciplinë të caktuar, dhe shfrytëzimi i sistemit komunikues për të mbrojtur rendin dhe diciplinën e tillë, janë veprime që kërkojnë intelegjencë, planifikim dhe gjykim. P.sh, strategjitë e sotme të luftës janë përcaktuar në bazat e përvojes së gjatë të njerëzve. Oficerët e ushtrisë shkojnë nepër trajnime në akademi për të mesuar taktikat e tilla. Ata kanë nevojë edhe për sisteme komunikimi veçanërishtë të zhvilluara për implementimin e strategjive të tyre.
Mirëpo, ushtarët për të cilët ne folëm më sipër, që e përcaktojnë diciplinën dhe taktiken e sulmit me sisteme kimike të komunikimit, që e sulmojnë bashkarishtë armikun dhe të cilët, nëse është e nevojshme, vetë-flijohen ndonjëherë për individët tjerë të ushtrisë, nuk kanë pasur ndonjë trajnim dhe nuk kanë ndonjë akumulim të informatave. Këto qenie për të cilat ne po flasim janë milingonat që janë vetëm disa milimetra të gjata dhe nuk kanë aftësi për të menduar.
Sekreti i specieve të milingonave "Basiceros" nuk është zgjidhur deri para pak kohe. Hulumtuesit i kanë hasur këto vetëm njëherë dhe kurrë nuk kanë gjetur ndonjë milingonë të ngjashme me ato përsëri. Prandaj, është menduar se ato janë një specie shumë e rrallë.
Mirëpo, në vitin 1985 një hulumtues e zgjidhi sekretin e këtyre milingonave. Ai zbuloi se ato fare nuk janë specie që gjinden rrallë. Hulumtuesi, i quajtur La Selva, i cili e zgjidhi këtë sekret, i përshkruajti milingonat Basiceros si iluzionistë mjeshtëror, për shkak se ato ishin në gjëndje që të bëhen të "padukshëm" kurdo që duan.
In the pictures on the bottom, we see the masters of camouflage of the ant world. The bodies of these ants of the Basiceros species are covæered with two layers of hair with splintered ends. Thus, it is impossible to locate them. |
Çfarë i ka bërë ata të padukshëm?
Speciet Basiceros, ndryshe nga speciet tjera të milingonave, janë të mbuluara me dy shtresa të qimeve me skaje të copëtuara. Kur ecin nëpër tokë, të gjitha llojet e pluhurit, dheut dhe copëza të kashtës, etj., ngjiten në këto qime. Një dallim tjetër ndrëmjet këtyre dhe milingonave tjera është se ato nuk e pastrojnë ndyrësirën nga trupat e tyre shpesh. Prandaj, siç është shfaçur në pikturë, ato paraqesin harmoni të plotë me ambientin në të cilin janë. Kur të shikohen nga jashtë, është gati e pamundshme që të përcaktohen. Ato bëhen vetëm pak të dukshme kur ato fillojnë të ecin. Megjithatë, edhe në këtë rast, ato marrin masa paraprake për të mbrojtur vetën nga zogjët, hardhucat e madje edhe nga syri i njeriut. Ato janë milingonat më të ngadalshme në botë dhe mund të vëzhgohen që rrinë të palëvizshëm me minuta në kohen kur ato janë të shqetësuara.77
Teknika e kamuflazhës e përdorur nga kjo specie e milingonave është shumë goditëse, për shkak se është e pamundshme që një milingonë të ketë zhvilluar një sistem mbrojtës duke i përcaktuar vetë të gjitha karakteristikat e saja fiziologjike. Të gjitha këto veti (trupi i mbuluar me qime, mos pastrimi shpesh sikur milingonat tjera dhe lëvizja e ngadalshme) duhet të kenë qenë përcaktuar më përpara, ashtu që milingona e ardhura në këtë botë tanimë kanë qenë të pajisura me karakterisitikat e shqyrtuara.
Si rezultat, përsëri, ne po hasim një të vërtetë të madhe. Edhe kjo specie e milingonave është krijuar nga All-llahu me të gjitha vetitë e planifikuara më përpara, kështu që na i paraqet neve cilësitë e Tij të Krijuesit
72 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, Journey to The Ants, Harvard University Press, Cambridge, 1994, p. 70
73 Ibid, p. 71
74 Ibid, p. 67
75 Venomous Animals of the World, by Roger Caras, p. 84
76 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 284
77 Ibid, p. 185-186