Ne ju kemi dhënë juve disa shembuj të efekteve të artit të krijimit të All-llahut në speciet e gjalla vetëm disa centimetra të gjata. Është e drejtë të thuhet "disa shembuj" për shkak se ka qindra të tjerë, në lidhje me milingonat, që mund të regjistrohen. Mirëpo, secili nga shembujt e regjistruar ne vete është një çështje për refelktim të thellë.
Nuk duhet të harrohet se format e jetës ekzistojnë kudo në tokë. Jeta e dhënë nga All-llahu në milingonat e vogëla, që kanë sistem të komplikuar dhe një rang të zgjeruar të aktiviteteve, është krijuar edhe për gjallesat që jetojnë në çdo milimetër katror. Organizmat njëqelizor, insektet, shtazët e egra dhe bimët të gjitha janë të krijuara me programim të përsosur, sikur milingonat.
Të gjitha këto mrekulli të krijimit janë gjëra për të cilat njerëzit as që mendojnë për to gjatë jetës së tyre ditore, ose vetëm i shikojnë ato pa i kuptuar.
Me këtë libër, ne kemi tentuar që të largojmë mjegullën e thellë me të cilën shkenca shoqërore i mbulon sytë e njerëzve. Qëllimi ynë është që përsëri t'u paraqesim dëshmi të ekzistencës së përjetshme të All-llahut atyre që e kanë harruar Atë për shkak se kanë qenë tepër të preokupuar tërë jetën e tyre me çështje të botës, siç janë punët, shtëpitë, dhe prokupimet financiare. Gjithashtu është qëllim i yni që t'iu japim atyre që mendojnë për Atë, materiale të reja për të menduar. Këto dy detyra janë shumë të rëndësishme. Dhe si hap i madh drejt përmbushjes së tyre, ne kemi analizuar në këtë tekst mrekullitë e krijimit, ashtu që i Ai i Cili është organizatori prapa tyre të bëhet i njohur dhe i vlerësuar. All-llahu e shpjegon rëndësinë e kësaj në treguesin e vetëm tonin në rrugën e drejtë, në Kur'an, si vijon:
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti). (Kaf: 7-8)
Qëllimi ynë është që lexuesit të mendojnë për porosinë e këtij libri si një porosi "që të vështrohet dhe përkujtohet". Prandaj, më mirë se të bëhemi të zhytur në problemet e shoqërisë që i ka kthyer shpinën e saj All-llahut dhe e ka harruar Atë, lexuesi duhet thellë të mendoj për ekzistencn dhe fuqinë e All-llahut dhe duhet të rirregulloj jetën e tij në përputhje me këtë të vërtetë.
All-llahu i ka krijuar të gjitha sendet që të bëhen të njohur me Atë. Ata që largohen prej Atij, pavarsishtë nga kjo, meritojnë një dënim të madh.