Kur'ani e jep një pjesë të rëndësishme të informacionit kur fletë për ushtritë e pejamberit Sulejman dhe përmend se midis milingonave është një "sistem" i avancuar "komunikimi". Ajeti është si vijon:
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur". (Neml: 18)
Hulumtimi shkencorë i bërë në milingona në këtë shekull ka treguar se midis këtyre krijesave ekziston një rrjet i pabesueshëm komunikimi. Në një artikull të botuar në revistën National Geografic, kjo veti është shpjeguar:
E madhe dhe e vogël, milingona bartë në kokën e saj organe të shumëfishta shqisore për të marrë sinjale kimike dhe vizuale, vitale për kolonitë që mund të përmbajnë një milion ose më shumë punëtorë, të gjitha nga këto janë femra. Truri përmbanë një gjysmë milioni qeliza nerëvore; sytë janë kompleks; antena vepron sikur hundë dhe si majat e gishtave. E dala nën gojë ndjenë shijen; flokët reagojnë në prekje.7
Edhe nëse nuk e vërejmë këtë, milingonat kanë një metodë krejt tjetër të komunikimit në sajë të organeve të tyra të ndjeshme të ndijimit. Ato i angazhojnë këto organe të ndijimit në çdo moment të jetës së tyre, prej zbulimit të gjahut të tyre deri te pasimi i njëri tjetrit, prej ndërtimit të foleve të tyre deri te luftimi. Ato kanë sistem të komunikimit që na mahnitin neve, njerëzve me intelekt, me 500 000 qelizat e tyre nervore të tkurrura në trupat e tyre prej 2 ose 3 milimetrave. Ajo që ne duhet të kemi parasyshë është se një gjysmë milioni qeliza nervore dhe sistemi kompleks i komunikimit të përmendur më lartë i takon një milingone që në masë është gati sa një e milionta pjesë e një njeriu.
Në hulumtimin e bërë në kijesat sociale sikur milingonat, bletët dhe termitet, që jetojnë në koloni, reagimi i këtyre shtazëve në procesin e komunikimit janë të registruara në disa kategori kryesore: alarm, rekrutim, shërbim, shkëmbim i lëngut oral dhe anal, efekt grupor, njohje, përcaktimi i kasteve…8
Milingonat, që kanë formuar një strukturë sociale të organizuar me këto reagime të ndryshme, bëjnë një jetë të bazuar në shkëmbim reciprok të lajmeve dhe ato nuk kanë vështirësi për të arritur këtë korrespondencë. Ne mund të themi se milingonat, me sistemin e tyre impresivë të komunikimit, janë njëqind përqind të suksesshëm në çështje që njerëzit nganjëherë nuk mund të zgjedhin e as që të mund të pajtohen për këtë duke biseduar (p.sh takime, ndarje, pastrime, mbrojtje, etj).
Së pari, milingonat informuese shkojnë të burimi i ushqimit që është zbuluar rishtas. Pastaj ato thërrasin milingonat tjera me anë të një lëngu që e tajisin në gjëndrrat e tyre të quajtura feromone(*). Kur turma rreth ushqimit të rritet, kjo tajitje e feromoneve emeton përsëri për punëtorët një kufi. Nëse pjesa e ushqimit është shumë e vogël ose larg, informuesit e bëjnë një rregullim në numrin e milingonave që tentojnë të shkojnë të ushqimi duke emetuar sinjale. Nëse gjindet një pjesë e ushqimit, milingonat tentojnë më shumë që të lënë gjurmë ashtu që më shumë milingonave nga foleja t'iu vijnë në ndihmë kërkuesëve. Çkado që të ndodhë, nuk del ndonjë problem për konsumin e ushqimit dhe transportimin e tij deri në fole, sepse ajo që e kemi këtu është "punë" e përsosur "ekipore".
Një shembull tjetër lidhet me milingonat kërkuese që migrojnë nga një fole në tjetrën. Këto milingona shkojnë drejt foleve të vjetra nga folet e posa gjetura duke lënë gjurmë prapa. Punëtorët tjerë e kontrollojnë folen e re dhe nëse ata janë të bindur, edhe ata fillojnë të lënë feromonet e tyre (gjurmë kimike) përmbi gjurmën e vjetër. Prandaj, milingonat që shkojnë ndërmjet dy foleve rriten në numër dhe këto e përgatisin folenë. Gjatë kësaj pune, milingonat punëtore nuk rrinë kot. Ato vëjnë një organizimi të caktuar dhe ndarje të punës ndërmjet vete. Detyrat e supozuara për tërë grupin nga milingonat që e zbulojnë folenë e re janë si në vijim:
1. Veprojnë si grumbullues në zonën e re.
2. Arritja në zonën e re dhe bërjen e vëzhgimit.
3. Pasimi i rojave për të marrë instruksionet e takimit
4. Bërjen e anketës së plotë të zonës.
Natyrisht, ne nuk mund ta pranojmë këtë pa mendur fare se ky plan i përsosur i veprimit ka qenë në praktikë nga milingonat që nga dita e parë e ekistencës së tyre, sepse ndarja e punës e nevojshme nga një plan i tillë nuk ka mund të zbatohet nga individët që mendonin vetëm për jetrat dhe interesat e tyre. Pastaj në mend bie pyetja vijuese: "kush e ka frymëzuar këtë plan në milingona për miliona vite dhe kush e siguron zbatueshmërinë e tij?" Natyrisht, nevojitet fuqi dhe intelekt i madh për komunikimin e pabesueshëm superior grupor të nevojshëm për këtë plan të veprimit. E vërteta e çështjes është e qartë. All-llahu, Krijuesi i të gjitha gjallesave dhe poseduesi i urtësisë së pafund, na tregon neve mënyrën për të qenë të aftë për të kuptuar fuqinë e Tij duke na e paraqitur neve këtë botë sistematike të milingonave.
Të gjitha kategoritë e komunikimit të shënuara më lartë mund të grupohen nën titullin e: "sinjleve kimike". Këto sinjale kimike e luajnë rolin më të rëndësishëm në organizimin e kolonive të milingonave. Gjysmëkemikale është emri i përgjithshëm që i është dhënë kemikaleve që milingonat i shfrytëzojnë me qëllim të vendosjes së komunikimit. Kryesisht, janë dy lloje të gjysmëkemikaleve: emrat e tyre janë feromonet dhe allomonet.
Communication between ants may be established by transmission of chemical signals by way of scent or taste. |
Allomone është një material i përdorur për komunikim midis gjinive. Sidoqoftë feromonet, siç u shpjegua më parë, janë sinjale kimik që më së shumti përdoret brenda një gjinie dhe, kur të tajitet nga një milingonë, mund të përceptohet nga një tjetër si erë. Ky kemikal është menduar se prodhohet në gjëndrrat endoktrine. Kur një milingonë e tajon këtë fluid si sinjal, të tjerët e marrin porosinë me anë të erës ose shijimit dhe reagojnë. Hulumtimi i bërë në feromonet e milingonës ka treguar se të gjitha sinjalet janë të tajitura në pajtim me nevojat e kolonisë. Gjithashtu, koncentrimi i feromoneve i tajitur nga milingonat ndryshon në kushte të gjendjes urgjente të situatës.9
Siç mund të shihet, një njohuri e thellë e kimisë nevojitet për të arritur detyrat e kryera nga milingonat. Ne njerëzit mund t'i zbërthejmë kemikalet që milingonat i prodhojnë vetëm me anë të testeve që ne i kryejmë në laboratore, veç kësaj ne kalojmë vite të edukimit për të qenë në gjëndje për këtë. Milingonat mund të tajisin këtë kurdo që kanë nevojë, dhe e kanë bërë këtë që nga dita që ata kanë lindë, dhe ata e dinë fare mirë çfarë reagimi të japin për cilën tajitje.
Fakti se ata me saktësi i njohin kemikalet mu nga koha që kanë lindur tregon ekistencën e një "Instruktori" që u jep atyre edukim kimik në lindje. Pretendimi i të kundërtes do të nënkuptonte se milinonat e kanë mësuar kiminë gjatë kohës dhe se ato kanë filluar të bëjnë eksperimete: kjo do të ishte shkelje e logjikës. Milingonat i njohin këto kemikle pa pasur ndonjë edukim kur ata kanë lindur. Gjithashtu ne nuk mund të themi se një milingonë tjetër ose një krijesë tjetër e gjallë është "mësuesi" i milingonës. Asnjë insekt, krijesë e gjallë – duke përfshirë njerëzit – nuk ka aftësin që t'i mësoj milingonat se si t'i prodhojnë kemikalet dhe si të vendosin komunikim me këto substaca. Nëse është një veprim i mësimit përpara lindjes, deshira e vetme që do të ishte e aftë për të arritur këtë veprim është dëshira e All-llahut, i Cili është Krijuesi i të gjitha gjallesave dhe "Zoti (Edukuesi)" i qiejve dhe tokës.
Shumë njerëz nuk e dinë madje as kuptimin e "feromoneve" – diçka që milingonat e tajisin vazhdimisht në jetën e tyre ditore. Sidoqoftë, çdo milingonë e posa lindur luan në një sistem të përsosur social të komunikimit për shkak të këtyre kemikaleve; një sistem social i komunikimit që nuk lë vend për dyshime në ekzistimin e një Krijuesi me fuqi të pafund…
Kryesisht janë disa gjëndrra endoktrine ku zhvillohen reagimet e komplikuara kimike për të cilat deri tani ne folëm. Tajitjet e prodhuara në gjashtë gjëndrra endoktrine e sigurojnë këtë korrespondencë kimike midis milingonave. Mirëpo, këto hormone nuk paraqesin karakteristikat e njëjta në çdo specie të milingonave; çdo gjëndër endoktrine ka funksion të veçntë në specie të ndryshme të milingonave. Tani le të shohim më afër këto gjëndrra endoktrine:
Gjëndrrat e duforit: hormonet e prodhuara në këto gjëndrra përdoren në urdhërat për alarm dhe mbledhje për sulmim.
Thesi i helmit : prodhimi i gjërë i acidit thnegëlor zhvillohet në thesin e helmit. Gjithashtu helmi që prodhohet për t'u përdorur gjatë sulmit ose mbrojtjes formohet këtu. Shembulli më i mirë i këtij hormoni është gjetur në milingonën e zjarrit. Helmi i këtyre milingonave mund të paralizoj kafshët e vogla dhe të lëndoj njerëzit.
Në një pyll të banuar me milingona që prodhojnë acidin thnegëlor, hulumtuesit kanë gjetur acid thnegëlor në një nivel që nuk mund të shpjegohet. Të gjitha teoritë që janë shpallur janë dëshmuar si gabime dhe të gjitha hulumtimet e bëra nuk kanë dhënë rezultat. Eventulisht shkencëtarët pëfunduan se milingonat thnegëlore mund të jenë përgjegjëse për shumicën e acidit thnegëlor të gjetur në sasitë e pashpjeguara në atmosferën mbi pyll të amazonës dhe vendet e tjera të pasura me këto insekte. Është vlerësuar, shumë përafërsisht, se milingonat thegëlore mund të lëshojnë globalisht 1012 gramë të acidit thnegëlor çdo vitë. Dmth, këto krijesa të vogëla janë të afta të prodhojnë acid thnegëlor në një shkallë që mund edhe të ndikojë në atmosferën e rajonit ku ato jetojnë pa i shkaktuar veti ndonjë dëm dhe kjo i huton hulumtuesit.10
On the above, we see the anatomical diagram of the Formica species ant. The brain and nervous system are shown in blue, the digestive system in pink, the heart in red and the endocrine glands and related structures in yellow: | ||
1. Mandibular gland. | 7. Esophagus | 13. Malpighian sacks |
Gjëndrrat pigjidiale : tri specie të ndryshme të milingonave përdorin tajitjet e prodhuara nga këto gjëndrra si sistem alarmi të tyre. Milingonat e mëdha korrëse të shkretirës e transmetojnë këtë hormon në formë të një ere të fortë dhe emeton një alarm paniku; dhe Pheidole biconstricta, që është një specie e milingonave që jeton në Amerikën jugore, e përdorë tajitjen që prodhohet në këto gjëndrra në alarmet kimike mbrojtëse dhe sulmuese.
Gjëndrrat sternale : tajitjet këtu përdoren gjatë migrimeve të kolonisë, ndjekjes së gjahut dhe për grumbullimin e "ushtarëve". Funksioni më origjinal i kësaj tajitje është për të lyer zonën e shtatë të barkut të një milingone që shpesh duhet të rrotullohet kur të nxjerrë helmin. Kështu, rrotullimi i trupit të saj për të nxjerrë helmin bëhet më lehtë. Pa këtë gjëndër, që është një qendër mikroskopike e prodhimit të lyerësit, sistemi mbrojtës i milingonave do të ishte i paefektshëm.
Në saje të planit pa gabime të vendosur si duhet kjo nuk është kështu: si është vendosur që një milingonë shumë e vogël të rrotulloj trupin e saj për të spërkatur helm, pikërisht ashtu si është paravendosur ku dhe si do të prodhohet ky lyrës që nevojitet për të zvogluar tensionin gjatë rrotullimit të këtij trupit.
Gjëndrrat metapleurale : është përcaktuar se tajitjet në këto gjëndrra janë antiseptike, që e mbrojnë sipërfaqen e trupit dhe folenë nga mikrobet. Një element aktiv antibiotik i Attas, p.sh, është acidi fenilacetik, prej të cilit një milingonë bartë një mesatare prej 1.4 mikrogramëve në çdo moment. Milingona punëtore rregullisht lëshon sasira të vogëla të kësaj përzierje që shërben si një antiseptik. Kur ajo të bashkohet me milingonat armike, ajo papritur shkarkon sasi të mëdha të tajitjes së gjëndrrës metaleurale, që tani funksionon si një zmbrapsës i fuqishëm.11
Mos të harrojmë se milingona nuk di se si të mbrojë vetën nga mikrobet dhe as që di për ekzistencën e mikrobeve. Sidoqoftë, trupi i saj prodhonë drogë kundër armiqëve të saj pa e ditur këtë. Fakti se gjithmonë është një hormon antiseptik në trupin e milingonave në sasi prej 1.4 mikrogramëve është një detaj që është punuar me precizitet të madhë. Për shkak se Ai i Cili i ka krijuar milingonat është Ai i Cili kujdesët për të gjitha nevojat e të gjitha gjallesave që Ai i ka krijuar në detajet më të mëdha, dhe i Cili me të vërtetë është "i Mëshirëshmi".
Siç u demostrua, të gjitha gjëndrrat endoktrine që u përmendën në këtë kapitull janë njësi që kanë funksione vitale për milingonat. Mungesa ose funksionimi i pamjaftueshëm i ndonjëres prej këtyre ka efekt të pafavorshme për tërë jetën sociale dhe fizike të milingonës. Në fakt, e bënë të pamundshme për të që të mbetët gjallë.
Kjo plotësisht i shkatërron pretendimet e teorisë së evolucionit, sepse evolucioni pretendon se gjallesat janë zhvilluar në faza dhe se duke filluar nga një formë primitive, ato gradualisht janë bërë më të përsosura si rezultat i serive të rastësive përfituese. Kjo do të thotë se milingonat gjatë fazave paraprake nuk kanë pasë pjesë të karakteristikave fiziologjike që i kanë sot dhe se ato i kanë fituar këto më vonë. Mirëpo, të gjitha tajitjet e milingonave që ne i shqyrtuam më sipër janë vitale dhe pa to është e pamundshme që një specie e milingonave të mbijetoj.
Konkluzioni nga e tërë kjo është se milingonat janë krijuar në fillim me këto gjëndrra endoktrine dhe funksione vitale. Dmth, ato nuk kanë pritur për zhvillimin e gjëndrrave të nevojshme endoktrine për qindra mijëra vite për të pasë një sistem të mbrojtjes dhe komunikimit. Po të ishte ashtu, do të ishte e pamundshme për llojet e milingonave që të mbijetojnë. Shpjegimi i vetëm është se lloji i parë i milingonave që ka ekistuar në tokë ka qenë në të njëjtën formë komplete dhe të përsosur po ashtu siç është sot. Një sistem i përsosur nuk mund të jetë tjetër se puna artistike e një dizajnuesi intelegjent. Nëse në jemi në gjëndje sot që të flasim për një shoqëri të milingonave me një popullësi prej bilionave, atëherë ne duhet të pranojmë se një Krijues i vetëm i ka krijuar të gjitha këto përnjëherësh.
Ne më parë e kemi përmendur se milingonat mund të njohin njëra tjetrën dhe të dallojnë të afërmit dhe shokët e tyre nga kolonia e njëjtë. Zoologët ende janë duke hetuar se si milingonat mund të njohin të afërmit e tyre. Përderisa njëriu nuk mund të dalloj disa milingona që ai i has, le të shohim se si këto krijesa që janë aq plotësisht të ngjashme mund të njohin njëra tjetren.
Një milingonë lehtë mund të zbuloj nëse milingona tjetër është shokëfoleje apo jo. Milingona punëtore rastësisht e fshinë antenën e saj mbi trupin e tjetrës për të njohur atë, në rast se futet në fole. Menjëherë mund të dalloj shokët e folesë nga të huajtë në sajë të aromës së veçantë koloniale që e bartë. Nëse milingona që hynë në fole është e huaj, pronarët e sulmojnë këtë musafirë të paftuar me dhunë ekstreme, duke i mbyllur mandibulat dhe shtesat e tyre për trupi derisa e thumbon ose e spërkatë me asid thnegëlor, citronellal, ose disa substanca tjera toksike. Ato mund të kuptojnë edhe nëse musafiri është anëtar i species së njëjtë por nga një koloni tjetër. Në këtë rast milingona musafire pranohet në fole. Mirëpo, milingonës musafir i ofrohet më pak ushqim derisa të marrë aromën koloniale.12
Burimi i aromës me anë të cilit i afërti njihet nuk është identifikuar me siguri. Mirëpo, sa është zbuluar, milingonat përdorin hidrokarburante për procesin e dallimit të aromës midis tyre.
Eksperimentet e kryera kanë treguar se milingonat që i takojnë species së njëjtë, por kolonive tjera, e identifikojnë njëra tjetrën me dallimet e hidrokarburanteve. Për të kuptuar këtë është kryer një eksperiment interesant. Së pari, punëtorët në një koloni janë larë me tretës që përmbante ekstrakte të punëtorëve nga kolonia e huaj e species së njëjtë. Është parë se punëtorët tjerë nga kolonia fokale kanë reaguar në mënyrë agresive ndaj tyre, ndërsa punëtorët reagues kanë reaguar në një mënyrë natyrale ose jo më shumë se gjysmë agresivë ndaj punëtorëve të larë me ekstraktet e shokëve të tyre të folesë.13
Një pikë mjaftë e rëndësishme që duhet të mirret parasyshë me kujdes në lidhje me aromën koloniale është çështja e evoluimit. Si e shpjegojnë mekanizmat e evolucionit faktin që milingonat, ose antarët e kolonive tjera të insekteve (bletëve, termiteve etj) i njohin shokët e tyre me anë të feromoneve të tyre përjashtuese?
Njerëzit që tentojnë të mbrojnë teorinë e evolucionit pavarësisht nga të gjitha llojet e pamundësive, pretendojnë se feromonet janë rezultat i seleksionit natyror (ruajtja e ndryshimeve të dobishme që ndodhin në gjallesa dhe eleminimi i ndryshimeve të dëmshme). Sidoqoftë, kjo është e pamundshme për çdo specie të insekteve duke përfshirë milingonat. Shembulli më goditës për këtë pikë është bleta. Kur bleta të thumboj armikun e saj, ajo prodhon një feromon për t'i njoftuar bletët tjera për rrezikun. Mirëpo, ajo ngordh menjëherë pas kësaj. Në këtë rast, kjo nënkupton se ky formon prodhohet vetëm njëherë. Atëherë, është e pamundshme për një "ndryshim të dobishëm" të tillë që të transferohet në gjeneratën tjetër dhe të shtohet me anë të seleksionit natyror. Ky shpjegim tregon se është e pamundur që komunikimi kimik ndërmjet llojeve të insekteve që kanë sistem kastë të ketë evolvuar me anë të metodës së seleksionit natyror. Kjo karakteristikë e insekteve, që e rrëzon plotësisht teorinë e seleksionit natyror, edhe një herë demostron se Ai që e vendosë rrjetin e komunikimit midis tyre është Ai "që i krijoj ata për herë të parë".
Milingonat kanë një nivel të vetëflijimit që është shumë i avancuar dhe, në sajë të kësaj karakteristike, ato gjithmonë i ftojnë shokët e tyre në çdo burim të ushqimit që ato e gjejnë dhe e ndajnë ushqimin e tyre me ta.
Në situatë të tillë, milingona që e zbulon burimin e ushqimit i drejton të tjerët në burim. Për këtë përdorët metoda vijuese: milingona zbuluese që e gjen ushqimin e mbushë gushën e saj dhe kthehet në shtëpi. Përderisa kthehet, e tërheq barkun e saj nëpër tokë në intervale të shkurta dhe lë një sinjal kimik. Sidoqoftë thirrja e tij nuk përfundon këtu. Sillet rreth malit të milingonave për pak. E bënë këtë ndërmjet tri deri në gjashtëmbdhjetë herë. Kjo lëvizje e siguron kontaktin me shokët e saj të folesë. Kur zbuluesi dëshiron të kthehet tek burimi i ushqimit, dëshiron që ta pasojnë të gjithë shokët që i ka takuar. Sidoqoftë vetëm shoku që është në kontatin më të afërt me antenë mund ta shoqëroj atë jashtë. Kur informuesi të arrijë ushqimin, kthehet menjëherë te mali dhe e supozon pjesën e mikpritësit. Informuesi dhe shoku i tij tjetër punëtor janë të bashkuar me njëri-tjetrin nëpërmjet të sinjaleve të vazhdueshme shqisore dhe fermoneve hormone në sipërfaqen e trupave të tyre.
Milingonat mund të arrijnë cakun e tyre duke pasuar gjurmën që shkon te ushqimi, edhe kur nuk ka milingonë ftuese. Për shkak të gjurmës që zbuluesi e lë me sukses nga ushqimi te foleja, kur zbuluesi të vijë në fole dhe të bëjë "vallëzimin", shokët e tij të folesë arrijnë te burimin i ushqimit pa ndonjë ndihmë prej ftuesit.
Ants establishing communication with each other by touch. |
Një anë tjetër e rëndëishme e milingonave është prodhimi i shumë përzierjeve kimike që do të përdorën në procesin e ftesës, secila me detyrë të ndryshme. Nuk është e ditur pse përdoren aq shumë kemikale të ndryshme për t'u grumbulluar rreth burimit të ushqimit por, derisa mund të thuhet, ndryshimi i substancave të tilla siguron që gjurmët të jenë të ndryshme nga njëri tjetri. Përveç këtyre, milingonat transmetojnë sinjale të ndryshme kur të dërgojnë porosi, dhe intenziteti i secilit sinjal është i ndryshëm nga të tjerët. Ato e rrisin intenzitetin e sinjalit kur kolonia të jetë e uritur, ose kur nevojiten zona të reja të foleve.
Ky solidaritet midis shoqërive të milingonave në një nivel aq të lartë mund të llogaritet si sjellje që ka vlerë të mirret parasyshë dhe se mund të mirret si një shembull për njerëz. Krahasuar me njerëzit që pahezitim i shkelin të drejtat e individëve të tjerë në llogari të interesave të tyre – që janë të vetmet për të cilat mendojnë - milingonat pamasë vetëflijuese janë më shumë etike.
Në asnjë mënyrë nuk është e mundshme që të shpjegohet sjellja plotësisht jovetjake e milingonave, në kushtet e teorisë së evolucionit. Kjo është sepse evolucioni supozon se rregulli i vetëm që ekziston në natyrë është lufta për mbijetesë dhe konflikti shoqërues. Sidoqoftë, karakterisitikat e sjelljes që i shfaqin milingonat dhe shumë lloje tjera të shtazëve e hedhin poshtë këtë dhe tregojë realitetin e sakrificës. Teoria e evolucionit, në fakt, nuk është asgjë tjetër veç se një tentim nga ata që dëshirojnë të legalizojnë egoizmin e tyre dhe kështu t'i përshkruajnë këtë egoizëm tërë natyrës.
Komunikimet nga milingonat me anë të prekjes së njëri tjetrit me antenat e tyre gjatë mirëmbajtjes së organizimit të brendshëm të kolonisë dëshmon se përdoret një "gjuhë e antenave" në kuptimi e saj të plotë.
Sinjalet e antenës të krijuar me anë të prekjes së milingonave përdoren për qëllime të ndryshme sikurse fillimi i darkës, ftesave dhe takimeve sociale ku shokët e folesë e njohin njëri tjetrin. P.sh, në një lloj të specieve të milingonave punëtore që jetojnë në Afrikë, punëtorët se pari preken me antena kur të takojnë njëri tjetrin. Këtu, "shkundja e antenave" nënkupton vetëm një përshëndetje dhe një ftesë për në fole.
Kjo sjellje e ftesës është edhe më goditëse në llojin e caktuar të milingonave (Hypoponera). Kur një çift i punëtorëve të takohen ballë për ballë, milingona ftuese e anon koken e saj anash për 90 shkallë dhe e godet sipërfaqen e sipërme dhe të poshtme të kokës së shokut të folesë me antenat e saj. Shpesh milingona e lutur reagon me atentim të ngjashëm.14
Kur milingonat të prekun trupat e shokëve të tyre të folesë, qëllimi nuk është që t'iu jipet atyre informata por të mirren informata duke i zbuluar kemikalet që ato i tajitin. Një milingonë e godet trupin e shokut të folesë shumë butë dhe shpejt me antenat e saj. Kur të arrijë afër shokut të tij të folesë, synimi i saj është që të sjellë sinjalet kimike sa më afër që është e mundshme te milingona tjetër. Si rezultat, do të jetë në gjendje që të zbuloj dhe të përcjellë gjurmët e aromës që shoku i saj sapo i ka lën dhe të arrijë te burimi i ushqimit.
Shembulli më goditës që mund të paraqitet për komunikimin e prekjes është shkëmbimi i ushqimit të lëngët nga gusha e një milingone në aparatin tretës të ushqimit të tjetrit. Në një test interesant të bërë për këtë temë, pjesë të ndryshme të trupave të milingonave punëtore të llojeve Myrmica dhe Formica janë stimuluar me flokët e njerëzve dhe kështu me sukses janë detyruar të zbrazën. Milingona më e ndjeshme ishte ajo që sapo e ka ngrënë ushqim dhe ishte duke kërkuar shokun e folesë me të cilin e ndanë përmbajtjen e gushës së saj. Hulumtuesit vrejtën se insekte dhe parazitë të caktuar ishin të vetëdijshëm për taktika të tilla dhe ata janë ushqyer duke e ushtruar këtë metodë. Insekti për të tërheqë vëmendjen e milingonës është dashur të ishte vetëm që të prekë trupin e milingonës pakëz me antenat dhe këmben e saj të parë. Atëherë milingona e prekur do të ndante ushqimin e saj, edhe nëse krijesa me të cilën ishte në kontakt ishte e llojit tjetër.15
Aftësia e një milingone që të kuptoj se çfarë dëshiron milingona tjetër me anë të një kontakti të shkurtë me antenë tregon se milingonat mund, në një kuptim, të "flasin" midis tyre. Se si është mësuar kjo "gjuhë e antenave" qe përdoret ndërmjet milingonave nga të gjitha milingonat është një temë tjetër për të menduar. A kalojnë ato nëpër trajnime për këtë temë? Për të biseduar për ekzistencën e trajnimit të tillë, ne duhet të mendojmë gjithashtu për ekzistencën e superiorit të Plotëfuqishmit i Cili e siguron atë. Pasi që nuk mund të jenë milingonat ato që sigurojnë një trajnim të tillë, ky i Plotëfuqishëm është All-llahu i Cili, me anë të frymëzimit u mëson të gjitha milingonave një gjuhë që të komunikojnë me të.
Sjellja e ndarjes e praktikuar midis milingonave është një mostër e vetëflijimit që nuk mund të shpjegohet nga teoria e evolucionit. Disa evolucionistë që e shohin fjalën e urtë "peshku i madh e gëlltit të voglin" si një çelës për jetën në tokë janë të detyruar që të tërheqin fjalët e tilla kur të konfrontohen me vetëflijimin e tillë siç shfaqet nga milingonat. Në një koloni të milingonave, në vend që "milingona e madhe" të zhvillohet duke e ngrënë "milingonën e vogël", ajo më tepër tenton që të ushqej "milingonen e vogël" dhe e bënë që të rritet. Të gjitha milingonat janë të gatshme që të pranojnë ushqimin – kjo është, "dispozita" – që u është dhënë atyre dhe përfundimisht të sigurojnë ndarjen e tepricës me antarët tjerë të kolonisë.
Si rezultat, çfarë treguan të githë këta shembuj është se milingonat janë shoqëri e gjallesave që i janë nënshtruar dëshirës së Krijuesit dhe që veprojnë sipas frymëzimit të Tij. Prandaj, nuk do të ishte e drejtë që t'i vlerësojmë ato si organizma që janë plotësisht të pavetëdijshëm, për shkak se ato kanë vetëdije që e reflekton dëshirën e krijuesit të tyre. Në të vërtetë, All-llahu në Kur'an tërheq vëmendjen tonë për këtë fakt të rëndësishëm dhe na informon neve se të gjitha gjallesat janë, në të vërtetë, bashkësi midis tyre, dmth, ato jetojnë sipas një rregulli të shenjët dhe në pajtim me frymëzimin.
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen. (En'am: 38)
Komunkimi akustikë është një metodë tjetër e përdorur shpesh nga milingonat. Dy forma të prodhimit të zërit janë identifikuar, trokitja e trupit në nënshtresë dhe fërkimet, dmth, fërkimi i pjesëve të specializuara të trupit njëherësh për të prodhuar një "cicërrimë".16
Sinjali i zërit i prodhuar nga trokitjet e trupit zakonishtë ndodhë në kolonitë që pushtojnë foletë e drurit. P.sh, milingonat zdrukthëtare komunikojnë duke "i rënë daullës". Ato fillojnë "t'i biejnë daullës" përballë ndonjë rreziku që i afrohet folesë së tyre. Ky rrëzik mund të jetë një tingull që shkakton shqetësim ose një prekje që ato e ndjejnë ose një zhvillim i papritur i rrymës së ajrit. Milingona daullexhi e godet nënshtresën me mandibulat dhe stomakun e saj derisa shkundë trupin e saj para dhe prapa. Kështu, sinjalet lehtë mund të barten përmes lëvozhgave të holla të drurit të foles për disa decimetra ose më shumë.17 Milingonat zdrukthëtare evropiane u dërgojnë vibracione shokëve të tyre të folesë që janë 20 cm ose edhe më larg duke trokitur me mjekërrat dhe barqet e tyre në drurin e punuar të dhomave dhe korridoreve. Duhet me pasë parasyshë se 20 cm për një milingonë është një distancë që do të përgjigjej 60-70 metrave për një njeri.
Milingonat janë gati të shurdhëta ndaj vibrimeve të transmetuara përmes ajrit. Mirëpo, ato janë shumë të ndieshme ndaj vibrimeve të zërit të transmetuara përmes objekteve. Ky është një sinjal shumë efektivë paralajmërues për ta. Kur ato të ndëgjojnë atë ato e shpejtojnë ritmin e tyre, ato shkojnë në drejtim të vendit nga vjen vibrimi dhe ato sulmojnë të gjitha gjallesat që i shohin për rreth.
Asnjë mosbindje ndaj kësaj thirrje nga ndonjë antarë i kolonisë është një tregues për organizimin e suksesshëm të shoqërisë së milingonave. Njëri duhet të pranoj se edhe një shoqëri e vogël njerëzore që përgjigjet ndaj një thirrje alarmi në mënyrë kolektive, në të njëjtën kohë, pa ndonjë përjashtim, dhe pa zhvillim të anarkisë, në praktikë është gjë shumë e vështirë. Sidoqoftë milingonat janë të afta që të bëjnë atë për të cilën janë urdhëruar pa humbur kohë dhe ashtu janë në gjëndje që të kalojnë jetën e tyre pa e ndërprerë diciplinën brenda kolonisë madje as për një moment.
Prodhimi i cicirrimave është më e ndërlikuar si sistem se sa rënja daullave. Tingulli i prodhuar krijohet duke fërkuar pjesët e caktuara të trupit njëkohësishtë. Milingonat e prodhojnë këtë tingull duke i fërkuar njëkohësishtë organet në anën e prapme të trupeve të tyre. Nëse e afron veshin afër milingonave punëtore korrëse, ju mund t'i degjoni ato të prodhojnë një zë me ton të lartë tërë kohën.
Tri funksionet kryesore të fërkimit janë zbuluar në specie të ndryshme, këto mund të vëhen në listë si vijon:
1. Komunikimi akustikë ndër milingonat gjethe-prerëse shërben si një sistem alarmi nëntokësor. Zakonisht përdoret kur një pjesë e kolonisë është varrosur nga shembja e folesë. Punëtorët fillojnë të lëvizin për të bërë gërmimet shpëtuese si reagim ndaj sinjaleve të zërit të pranuar.
2. Zërat e toneve të larta përdorën në disa specie gjatë çiftëzimit nga mbretëreshat. Kur mbretëreshat e reja mbledhen në tokë ose në bimë për çiftëzim, dhe kanë marrë mjaft spermë, ato prodhojnë tinguj të toneve të larta për të ikur nga tufa e mashkujve që janë duke i ndjekur ato.
3. Por në speciet tjera, zëri përdoret për të zmadhuar efektshmërinë e fermoneve të prodhuara gjatë grumbullimit të shokëve të folesë për të gjetur ushqim ose vende të folesë së re.18
Nganjëherë në specie të caktuara, kërkuesit e ushqimit e bëjnë të mundshme që milingonat tjera të rrethojnë gjahin me sinjalet që ato i prodhojnë kur të gjejnë një gjah. Grumbullimi i punëtorëve dhe arritja te gjahu realizohet brenda 1-2 minutave në sajë të këtij zëri të tonit të lartë. Këto veti janë një përparsi e madhe për speciet e milingonave.
Me metodat e tyre të ndryshme të komunikimit, milingonat mund të krahasohen me njeriun që mund të flasë disa gjuhë të huaja. Ato janë të afta të komunikojnë me 3-4 gjuhë të ndryshme midis tyre dhe ato janë të afta të vazhdojnë jetrat e tyre në mënyren me pak problematike. Ato janë të afta që të mbajnë gjallë kolonitë e tyre me popullatë prej qindra mijrash e ndonjëherë milionesh, dhe të shpëtojnë të gjitha jetrat e tyre pa shkaktuar konfuzion.
Sidoqoftë ky sistem komunikimi që e përshkruam deri tani është vetëm një prej vetive të mrekullueshme të botës shtazore. Kur t'i analizojmë njerëzit edhe të gjitha gjallesat (nga njëqelizorët deri të shumëqelizorët) ne mund të zbulojmë karkaterisitka që janë të ndryshme nga njëra tjetra, çdonjëra është mrekulli e veçantë dhe individuale me vendin e saj në një rend ekologjik.
Për një sy që mund të vërej të gjitha këto mrekulli që janë krijuar rreth tij, dhe një zemër që mund të ndjejë, do mjaftojë që të shikojë sistemin e jashtëzakonshëm të komunikimit të milingones me dimensione milimetrike për të çmuar fuqinë e pafund, njohurinë dhe urtësinë e All-llahut i Cili është Pronar dhe Sunduesi i vetëm i të gjitha gjallesave. Në Kur'an All-llahu u referohet atyre njerëzve që nuk e kanë këtë aftësi dhe të cilët nuk e çmojnë fuqinë e Tij:
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë. (Haxhxh:46)
7 National Geographic, vol.165, no.6, p. 777.
8 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 227.
9 Ibid, p. 244.
10 Ibid, p. 2.
11 Ibid, p. 244.
12 Ibid, p. 197.
13 Ibid, p. 204.
14 Ibid, p. 293.
15 Ibid, p. 258.
16 Ibid, p. 255.
17 Ibid, p. 256.
18 Ibid, p. 257.