logo
HARUN YAHYA

Jeta Sociale

TopluYasam

Ne përmendëm se milingonat jetojnë në koloni dhe se në mesin e tyre ekziston një ndarje e përkryer e punës. Kur të bëjmë një shikim më të afërt në sistemin e tyre, ne gjithashtu do të shohim se ato kanë një strukturë sociale shumë tërheqëse. Gjithashtu vëmendja jonë do të vrejë se ato janë në gjëndje që të flijohen në një nivel shumë më të lartë sesa që janë njerëzit. Një nga pikat më të rëndësishme është se – në krahasim me njerëzit- ata nuk i njohin konceptet siç janë diskriminimet i pasur-i varfër dhe luftën për pushtet që shihet në shoqërinë tonë.

Shumë shkencëtar, të cilët me vite të tëra kanë bërë hulumtime gjithpërfshirëse për milingonat, nuk kanë qenë të aftë të sqarojnë çështjen e sjelljesë së tyre të avancuar sociale. Caryle P. Haskins, Ph.D., kryetar i Institutit Carnegie në Washington e ka këtë për të thënë:

Pas 60 vjetëve studimi dhe vrojtimi, unë ende mahnitem në atë sesa e ndërlikuar është sjellja sociale e milingonave. …Kështu që Milingonat bëjnë një model të bukur për përdorimin tonë në studimin e rrënjeve të sjelljeve të shtazëve.1

Disa koloni të milingonave janë aq gjithëpërfshirëse në lidhje me popullatën dhe zonën e jetesës, sa që është e pamundur të shpjegohet si ato mund të formojnë një rend të përkryer mbi një zonë aq të madhe. Prandaj, nuk është lehtë të mos pajtohemi me Dr. Haskins.

Si një shembull i këtyre kolonive të mëdha ne mund të japim speciet e milingonave, të quajtuara Formica Yessensis, që jetojnë në ishullin Ishikari të Hokaidos. Kjo koloni e milingonave jeton në 45,000 fole të ndërlidhura mbi një sipërfaqe prej 2.7 kilometra katrorë. Kolonia, që përbëhet përafërsisht prej 1,080,000 mbretreshave dhe 306,000,000 punëtorëve, është quajtur nga hulumtuesit si "super koloni".2

Është zbuluar se të gjitha mjetët e prodhimit dhe ushqimi këmbehën mbrenda kolonisë në mënyrën të organizuar.

Është shumë vështirë të shpjegohet se si e kanë mbajtur milingonat këtë rend pa asnjë problem, duke marrë parasysh zonën e madhe në të cilën ato jetojnë. Ne nuk duhet të harrojmë se forca të ndryshme të sigurimit nevojiten për të përforcuar ligjin dhe për të mirëmbajtur rendin social, edhe në një vend të civilizuar me densitet të ulët të popullsisë. E aty është një trup administrativ që i udhëheqë dhe i drejtonë këto njësite. Nganjëherë, nuk është e mundshme të mbahet rendi i kërkuar pa probleme pavarsisht nga të gjitha këto përpjekje intensive.

Sidoqoftë në koloninë e milingonave nuk ndihet nevoja për polici, ushtri ose roja. Nëse ne konsiderojmë se faktikisht detyra e mbretreshave, që i mendojmë si udhëheqëse të kolonive, është vetëm të ruajnë specien, milingonat nuk kanë udhëheqës ose guvernator. Kështu që nuk ka hirearki të bazuar në zingjirin komandues midis tyre. Atëherë kush është që vendosë këtë rend dhe ruan vazhdimsinë e tij?

Në kapitujt e më vonshëm të këtij libri ne do të gjejmë përgjigjet në këtë pyetje dhe të tjerave të ngjashme në kombinim.

Sistemi Kastë

karıncalar_kast sistemi

The most important feature of ant colonies is their having a full "social life" and their doing everything as a matter of solidarity. In this picture, we see a group of ants that are trying to carry a fruit home together.

Secila koloni e milingonave pa përjashtime saktësisht pajtohet me sistemin kastë. Ky sistem kastë brenda kolonisë përbëhet nga tri pjesë kryesore.

Anëtarët e kastës së parë janë mbretëresha dhe meshkujt të cilët e bëjnë të mundshme riprodhimin. Në një koloni mund të ekzistojë më shumë se një mbretëreshë. Mbretëresha e ka marrë detyrën e riprodhimit dhe kështu rritjen e numrit të individëve që e përbëjnë koloninë. Trupi i saj është më i madh se i milingonave tjera. Në anën tjetër detyra e meshkujve është që vetëm të fekondojnë mbretëreshën. Në të vërtetë, gati të gjithë këta vdesin pas fluturimit martesor.

Anëtaret e kastës së dytë janë ushtarët. Këta marrin detyra si organizimi i kolonisë, zbulimi i ambienteve të reja për jetë dhe gjuetinë.

Kasta e tretë përbëhet nga milingonat punëtore. Të gjithë punëtorët janë femra sterile. Ato përkujdesën për nënën milingonë dhe foshnjet e saj; ato i pastrojnë dhe i ushqejnë ato. Përveç të gjitha këtyre, punët tjera në koloni gjithashtu janë nën përgjegjësinë e punëtorëve. Ato ndërtojnë korridore dhe galeri të reja për foletë e tyre; ato kërkojë ushqim dhe vazhdimisht e pastrojnë folen.

Milingonat puntore dhe ushtarët kanë edhe nën grupe. Këto quhen skllavët, hajdutët, infermierët, rojat dhe kërkuesit e ushqimit. Secili grup ka detyra të ndryshme. Përderisa një grup përqendrohet plotësisht në luftimin e armikut ose në gjueti, grupi tjetër ndërton foletë, e grupi tjetër kujdesët për mirëmbajtje.

Secili individ në koloni e milingonave e kryen tërë pjesën e tij të punës. Asnjëri nga ata nuk merakoset për pozitën në të cilën është e as për natyren e punës që e kryen, por thjesht e bënë atë që kërkohet prej tij. Ajo që është e rëndësishme është vazhdimësia e kolonisë.

Kur ne të mendojmë rreth asaj sesi ky sistem ka mund të zhvillohet, ne nuk mund t'i shmangemi arritjes së faktit të krijimit.

karınca kıskaçları küçük karıncalar

Ants, which are very small creatures, pursue their lives with perfect orderliness in spite of their size.

Le të shpjegojmë pse: Aty ku është një rregull i përsosur, ne logjikisht arrijmë në përfundim se kjo sigurisht është themeluar nga një mendje planifikuese. P.sh, në ushtri ka një rregull të diciplinës; është e qartë se oficeret në kontrollë të kësaj ushtrie e kanë themeluar këtë rregull. Sigurisht do të ishte absurde ideja që të supozohet se të gjithë individet në ushtri u bashkuan në mënyrë të pavarur dhe u organizuan e më vonë ata u grupuan në rangje të ndryshme dhe filluan të veprojnë në pajtim me këto rangje. Gjithashtu, oficerët të cilët e kanë themeluar këtë rregull duhet të kryejnë inspektimet e këtij rregulli, që ai të mund të vazhdojë pa probleme. Përndryshe, një ushtri e lënë vetëm trupave së shpejti do të transformohet në një turmë të padiciplinuar, pavarësisht se sa të diciplinuar kanë mund të kenë qenë në fillim.

Edhe milingonat kanë një diciplinë shumë të ngjashme me atë të ushtrisë. Sidoqoftë aspekti vendimtar është se nuk ka asnjë "oficer", dmth ndonjë administrator organizues. Sistemet e ndryshme të kasteve brenda kolonisë së milingonave i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të patëmeta; megjithëse, aty s'ka "fuqi qendrore" të dukshme që i mbikëqyr ato.

karınca çeşitleri karınca çeşitleri

Ants within the same colony who belong to different castes have different physical appearances as well. Each has a physical build appropriate for its job.

Atëherë shpjegimi i vetëm është se dëshira qëndrore në pyetje është e "padukshme". Frymësimi që përmendet në Kur'an me deklaratën "Zoti yt i dha instinkt bletës" (Nahl: 68), është kjo fuqi e padukshme.

Kjo dëshirë ka arritur planifikim aq të pamasë, sa që njerëzit janë të friksuar nga kjo kur përpiqen që të analizojnë atë. Frika dhe habia e tillë është shprehur kohë pas kohe në forma të ndryshme edhe nga hulumtuesit. Evolucionistët, që pretendojnë se sistemi i tillë i përsosur është zhvilluar si rezultat i rastësisë, nuk janë në gjëndje që të shpjegojnë sjelljën e flijimit që është në bërthamën e këtij sistemi. Një artikull i shkruar për këtë temë në gazetën e Bilim ve Teknik edhe një herë e dëshmon këtë paaftësi:

Problemi është pse gjallesat i ndihmojnë njëra tjetrës. Sipas teorisë së Darvinit, secila krijesë e gjallë lufton për mbijetesën dhe riprodhimin e vetë. Pasi që duke ju ndihmuar të tjerëve relativisht do të zvogëlohej mundësia e mbijetesës së asaj gjallese, kjo sjellje është dashur të eleminohet përfundimisht nga evolucioni. Sidoqoftë është vrojtuar se gjallesat mund të jenë të gatshme të flijohen.

Forma klasike e shpjegimit të faktit të flijimit është se kolonitë që janë të formuara nga individët të cilët janë të gatshëm të flijohen për të mirën e grupit ose gjinisë do të jenë më të suksesshëm gjatë evolucionit se ato koloni që janë të formuar nga individët egoistë. Mirëpo, pika, që nuk është shpjeguar në këtë teori, është se si shoqëritë që mund të flijohen, mund t'i ruajnë këto karakteristika. Një individ egoist i vetëm që mund të dal në shoqërinë e tillë mund të jetë i aftë që t'i transferoj karakteristikat e tij egoiste gjeneratave të mëvonshme, pasiqë ai nuk do ta flijojë vetën. Një pikë tjetër e paqartë është se nëse evolucioni ndodhë në nivelin e shoqërisë, çfarë duhet të jenë dimenzionet e kësaj shoqërie? A duhet të jetë familje, specie, gjini ose klasë? Edhe nese është një evolucion i njëhershëm në më shumë se një nivel, çfarë do të jenë rezultatet kur interesat janë në konflikt3?

Siç mund të shohim, nuk është e mundshme të shpejgohet ndjenja e flijimit në gjallesa dhe sistemet sociale të bazuara në këtë ndjenjë me teorinë e evolucionit, dmth, duke supozuar se krijesat e gjalla kanë ardhë në jetë rastësisht.

A mund milingonat të jenë rojëtar?

karıncalar_kastSistemi

In these drawings, we see the doorman ants with their special shaped heads.

Kur t'i analizojë detajet e sistemit në kolonitë e milingonave në një mënyrë më konrete ne e ndjejmë fuqinë e dëshirës së padukshme, e cila e themelon dhe e udhëheq këtë sistem. Tani le t'i shikojmë këto detaje.

Lidhja e folesë së milingonave me botën e jashtme zakonisht është nepërmjet një vrime të vogël e mjaftueshme për një milingon që të kalojë. Kalimi nepër këto vrima bëhet me anë të "lejimit". Brenda kolonisë janë disa milingona numri i të cilave nuk është i madh, detyra e tyre është që të "shërbejnë si rojtare".

"Rojtarët" me formën e kokës së tyre shërbejnë si portë e gjallë e përshtatshme në hyerje të folesë. Gjithashtu, ngjyra dhe dizajni i kokave të tyre janë të ngjashme si ajo e levorës së drurit në afërsi. Rojtari rrin ulur katër orë në hyerje të vrimës dhe u lejon hyerje vetëm shokëve të saj të folesë.4

Kjo dmth se ideja e mbajtjes së një rojtari që të ruaj ndërtesat është vënë në praktikë, përpara njerëzimit, nga milingona rojtare, që e mbulojnë hyrjen me pjesët më të fuqishme të trupit të tyre, të cilët gjithashtu e maskojnë vetën dhe nuk i lënë brenda ata që nuk e thonë "parullën" e duhur.

Është plotësisht e qartë se koka e milingonës rojtare që e përmendëm më sipër përshtatët në vrimë saktësishtë, se është e ngjyrosur dhe e dizajnuar konform me rrethinën, dhe se nuk e lë brenda askënd që nuk e njeh, nuk mund të jetë sipas dëshirës së saj. Sigurisht aty është një zotërues i mendjes i cili e ka dizajnuar trupin e milingonës në këtë formë dhe i cili e frymëzon punën që e bënë. Të thuhet se milingona mund të kuptojë këto detyra vetë dhe të shërbej si rojë pa u zbrazur nga durimi dhe pa u dorëzuar, sigurisht nuk do të ishte një shpjegim i arësyeshëm.

Le të mendojmë: pse do të dëshironte një milingonë të jetë rojtare? Nëse ka mundësi zgjedheje, pse do të zgjedhte këtë punë, që është puna më pavolitshme dhe që kërkonë më së shumëti flijim? Nësë ka pasur mundësin e tillë të zgjedhjes, sigurisht do të zgjedhte punën që do t'i siguronte rrethinë më konforme dhe shërbimin më të mirë. Zgjedhja, në fakt, ka ndodhë me përcaktimin e All-llahut. Dhe milingona rojtare i kryen detyrat e saj në dëgjyeshmëri të plotë. Vetëm krijuesi i milingonave ka mund të dizajnoj jetë aq të përsosur të kolonisë për të treguar anën e mrekullueshme të artit të Tij dhe caktimin e detyrave të veçanta për koloninë e milingonave të cilët veprojnë në përputhje me këtë sistem.

Megjithatë, sipas teorisë së evolucionit milingonat do të zhvillohen në çdo aspekt dhe do të provojnë të futen në kastë ku ato do të mund të jetonin shumë më rehatshëm. Mirëpo, milingonat rojtare nuk përpiqen në këtë drejtim dhe ato i kryejnë detyrat e tyre të frymëzuara pa të meta gjatë gjithë jetës së tyre.

Milingonat experte

Organizimi, specializimi në fusha të caktuara dhe komunikimi në botën e milingonave është gati aq i skusesshëm si midis njerëzve. Kjo është e vërtetë deri në një shtrirje që sot njerëzit sistemin e tyre ngjasojnë me sistemin e harmonishëm të milingonave. Fragmenti më poshtë e ilustronë këtë pikë:

Ekspertët e kompjuterit sot janë duke provuar të riprodhojnë në laboratore format e sjelljës kolektive të milingonave në robotë. Në vend të programeve shumë të përparuara, ata janë duke u fokusuar në robotë që sajojnë bashkëpunim ndermjet tyre në bazë të elementëve "të thjesht" të informatave. Në këto studime, parimi themelor është i ngjashëm. Në vend të formimit të robotëve shumë të përparuar, synimi është të zhvillohet një kope e robotëve që janë më pak "intelegjent" por të cilët do të marrin përsipër detyrat më "komplekse", ashtu siç bëjnë milingonat në koloninë e milingonave… Këta robotë nuk do të jenë shumë të avancuar nga pika e "intelegjencës" kur të mirren një nga një, por ata do të arijnë ndarjen e punës me anë të motivimit kolektiv të veprimit. Kjo do të jetë e mundshme për shkak se ata do të kenë aftësi që të shkëmbejnë informatat më të thjeshta me njëri tjetrin. Jeta dhe bashkëpunimi në koloninë e milingonave ka ndikuar edhe te NASA… Organizata planifikon që për hulumtime, në vend të një roboti të vetëm të avancuar, të dërgojë shumë "milingona robotë" në planetin Mars. Kështu që, edhe nëse disa prej tyre shkatërrohen, numri mbijetues i ekipit do të jetë në gjëndje t'i kryej detyrat e tyre5.

Le të shikojmë tani një shembull interesant nga jeta e "milingonave ekspertë"

Si ndikon jeta në grup tek milingonat?

karıncalar

Ants are beings that can only live in groups. They cannot survive alone.

Shembulli më i qartë i bashkëpunimit në mesin e milingonave është në sjelljen e specieve të milingonave punëtore të quajtura Lasius emarginatus. Individët e kësaj specie kanë ndërlidhje interesante me njëri tjetrin. Aktivitetet e katër milingonave punëtorë që i takojnë grupit që punon tokën zhvillohet kur ata të ndahen nga grupi i madhë. Mirëpo, kur ndërmjet tyre gjindet një substancë, sikur xham ose gurë, që i pengon ata të shohin njëri tjetrin, norma e punës së tyre bie.

Një shembull tjetrë është kur milingonat e zjarrit ndahen nga grupi i tyre nga një pengesë e hollë, ato tentojnë të arrijnë anëtarët e tjerë të kolonisë së tyre duke e prerë këtë pengesë.

Gjithashtu shumë variacione ndodhin në sjelljen e milingonave kur ndryshon numri i individëve në grup. Kur të rritet numri i milingonave në fole, është vërejtur se edhe aktiviteti i çdo individi rritet propercionalisht. Kur të mblidhen milingonat punëtore si grup, ato bashkohen, qetësohen dhe shpenzojnë më pak energji. Është përcaktuar aq sa rritet popullsia në disa specie të milingonave, aq ka rënje të shumës së oksigjenit të shpenzuar.

Ajo çfarë na tregojnë të gjithë këta shembuj është se milingonat nuk mund të mbijetojnë vetëm. Këto krijesa të vogla janë krijuar me karakteristika që u lejon atyre të jetojnë vetëm në grupe ose koloni. Dhe kjo na dëshmon se sa larg nga realiteti janë pretendimet e evolucionistëve në lidhje me procesin e shoqërizimit të milingonave. Është e pamundur që milingonat të kenë jetuar vetëm kur ato janë krijuar për herë të parë dhe që të shoqërohen më vonë në formë të kolonive. Do të ishte e pamundur për një milingonë që përballet me një ambient të tillë që të mbijetojë. Do të duhej që të riprodhoj, që të ndërtoj folenë për vete dhe për lavrat e saj, që të ushqejë vetën dhe familjen, që të jetë rojtar, të jetë ushtar e edhe punëtor që kujdeset për lavrat. Ne nuk mund të pretendojmë që të gjitha këto punë që kërkojnë ndarje të gjëra të punës kanë mund që të kryhen dikur nga një milingonë e vetme ose edhe nga disa milingona. Gjithashtu, është e pamundur të mendohet se ato kanë punuar shumë drejtë shoqërizimit përderisa i kanë përmbushur këto detyra normale.

Ajo që është nxjerrë nga e tërë kjo është në vijim: milingonat janë krijesa që kanë jetuar sipas sistemit social dhe në grupe që nga dita kur janë krijuar për herë të parë. Kjo në rend është dëshmi se milingonat kanë ardhë në ekzistencë në një moment të vetëm me të gjitha karakteristikat e tyre të paprekura dhe, nëse ne dëshirojmë që ta shprehim më mirë, ato janë të "krijuar".

Një model i qendrës drejtuese

Le të zgjerojmë pak shembullin e ushtrisë që e dhamë më parë. Vetëm mendo se ju keni arritur në qendrën drejtuese të një ushtrie që është shumë e madh, por në të cilin është një regull i plotë. Duket sikur ju nuk mund të hyni brenda, për shkak se rojat e sigurisë në porta nuk lënë askënd që nuk e njohin brenda. Ndërtesa është e mbrojtur me një sistem të sigurisë që është i mbikqyrur në mënyrë strikte.

Vetëm të supozojmë se ju keni gjetur një mënyrë për të hyrë brenda. Vëmendja juaj brenda do të diktoj aktivitete të ndryshme sistematike dhe dinamike, me mijëra ushëtarë i kryejnë detyrat e tyre në një mënyrë rreptësisht të organizuar. Kur të kërkoni për fshehtësinë e këtij rendi, ju vëreni se ndërtesa është dizajnuar në një formë plotësishtë të përshtatshme për banorët që të punojnë në të. Aty ka departamente të veçanta për çdo punë dhe këto departamente janë të dizajnuara ashtu që ushtarët të punojnë në mënyrën më të lehtë. P.sh, ndërtesa ka kate nëntokë, por departamenti që ka nëvojë për energjinë e diellit është i vendosur aty ku mund të marrë driten e diellit në këndim më të gjërë të mundshëm. Dhe departamentet që duhet të jenë në kontakt konstant me njëri-tjetrin janë të ndërtuar shumë afër njëri tjetrit ashtu që qasja të jetë e lehtësuar. Depot ku materialet tepricë janë të ruajtura janë të dizajnuara si departamente të ndara në njërën anë të ndërtesës. Depotë ku neevojat e tilla ruhen janë komforte, vende të arritshme, dhe është një hapsirë e madhe mu në qëndër të ndërtesës ku të gjithë mund të grumbullohen.

Vetitë e qëndres drejtuese nuk janë të kufizuara me këto. Ndërtesa është e nxehur në mënyrë konstante pavarësisht nga madhësia e saj. Temperatura qëndron konstante tërë ditën duke ju falënderuar një sistemi me nxemje qëndrore jashtëzakonisht të avancuar. Një arsye tjetër për këtë është izolimi i jashtëm i ndërtesës jashtëzakonisht efektiv ndaj të gjitha kushteve të atmosferike.

Nëse shtrohet pyetja se si dhe nga kush është dizajnuar ky lloj i qendrës drejtuese, çdonjëri do të thoshte se kjo është bërë nga një teknologji superiore dhe me anë të një pune ekipore profesionale. Ndërtesa e shtabit të tillë mund të ndërtohet vetëm nga njerëzit që kanë një nivel të caktuar të edukimit, kultures, intelektit dhe logjikës.

Mirëpo, kjo ndërtesë e qendrës drejtuese faktikisht është një fole e milingonave (ju lutem shikoni f. 27)

Për të grumbulluar informacionin e nevojshëm për të ndërtuar një lloj të tillë të ndërtesës së qendrës drejtuese do të merrte një pjesë goxha të madhe të jetës njerëzore. Mirëpo, miliongona që del nga veza i dinë detyrat e saj në atë moment dhe fillon punën pa humbur kohë. Kjo tregon se milingonat e posedojnë këtë informatë përpara se të lindin. Tërë ky informacion është frymëzuar në milingona në kohen e krijimit të tyre nga All-llahu, i Plotëfuqishmi Ai që i krijoj ato.

Vetë organizimi ndër milingonat

1. Air Defence System: When the greatest enemies of ants, birds, approach the nest, some of the fighters turn their bellies upward in the opening of the nest and spurt acid towards the birds.

2. Greenhouse: In this chamber looking south, the eggs of the queen ant mature. The temperature of the chamber is constant at 38¡ C.

3. Main entrance and side entrances: These entrances are guarded by doorman ants. In time of danger, they close the doors with their flat heads. When other inhabitants of the colony wish to enter through the door, they tap on the doorman antÕs head with their antennae with a special rhythm and the doorman ant opens up the entrance. If they forget this rhythm, the guards kill them right there and then.

4. Ready-made chambers: If ants find an old nest where they build their nest, they also use those chambers of the old nest which have maintained their shapes. Thus, they gain significant time in completion of the structure

5. Storage cemetery: Ants put the non-consumed grain shells they collect and the bodies of other dead ants into these rooms.

6. Guards chamber: The soldier ants located here are in a state of alarm round the clock. When they sense the slightest danger, they swing into action.

7. Exterior insulation: This insulation, made up of pieces of branches and twigs, provides shelter for the nest against heat, cold and rain. Whether the insulation layer is decreased or not is constantly supervised by worker ants.

8. Nursing chamber: Nursing ants produce a sweet fluid from their abdomens. Raiser ants pierce their bellies by means of their antennae and utilize this fluid.

9. Meat depot: Insects, flies, crickets and enemy ants are stored in this depot after being killed.

10.Grain depot: Miller ants bring large pieces of grain in the form of small tablets here, to utilize them as bread in winter.

11. Childcare for larvae: Nurse ants use their saliva, which has antibiotic properties, to protect baby ants from disease.

12. Wintering room: Ants who hibernate, starting at the beginning of November and waking up in May, spend the long winter season here. When they wake up, they clean this room as their first duty.

13. Central heating department: Mixing of leaf pieces and twig bits here produces a certain heat. This keeps the nest temperature up to between 20 and 30 degrees.

14. Brooding room: Eggs of the queen mother are stored in this chamber in the order they are laid. Then, when the time comes, they are picked up from here and taken to the greenhouse.

15. Royalty room: The queen mother lays her eggs here. Assistants who continuously feed her and clean the chamber stay with her.6

Në boten e milingonave nuk ka udhëheqës, planifikim, ose programim. Dhe pika më e rëndësishme është se nuk ka zingjirë komandues siç e përmendëm më parë. Detyrat më të komplikuara në këtë shoqëri kryhen pa u mundur në sajë të një vetë organizimi jashtëzakonisht të avancuar. Merrë parasyshë shembullin vijues:

Kur në koloni të ndodhin mungesa të ushqimit, milingonat punëtore mënjëherë transformohen në milingona "ushqyese" dhe fillojnë të ushqejnë tjerët me copëzat e ushqimit në stomaqet e tyre rezervë, dhe kur në koloni ka tepricë të ushqimit, ato e heqin këtë identitet dhe përsëri bëhen milingona punëtore.

Me të vërtetë sakrifica e përshkruar këtu është në nivel të avancuar. Përderisa njerëzit nuk kanë pasë suksesë në luftimin e urisë në botë, milingonat kanë gjetur një zgjidhje praktike për këtë problem: ndarjen e çdogjëje, duke përfshirë ushqimin e tyre. Po, ky është një shembull i vërtetë i sakrificës. Dhënja pa hezitim e çdogjëje që posedon, duke përfshirë ushqimin, milingonës tjetër, ashtu që të mund të mbijetoj, është vetëm një nga shëmbujt e sakrificës në natyrë që teoria e evolucionit nuk mund të shpjegojë.

Për milingonat nuk ka problem të mbipopullimit. Ndërsa sot, metropolet e njeriut po bëhen të vështira për jetesë për shkak të migrimeve, mungesës së infrastrukturës, keqshpërndarjes së resurseve dhe papunësisë, milingonat mund të drejtojnë qytetet e tyre nëntokësore, me popollatë prej 50 milion në një model të organizuar në mënyrë fantastike, pa ndjerë se ndonjëgjë mungon. Çdo milingonë menjëherë i adaptohet ndryshimeve që ndodhin në rrëthinë e saj. Që një gjë e tillë të ndodhë, sigurisht milingona kanë qenë të programuara fizikisht dhe psikologjikishtë.

25 milyon yıllık işçi karınca fosili

Worker Ant Fossil

Term: Cenozoic Era, Oligocene Term
Age: 25 million Years Old
Location: Dominican Republic

There is no difference between 25-million-year-old winged ants and specimens alive today. Winged ants that have remained the same despite the passage of millions of years are some of the proofs that evolution never happened.

Për shfaqjen e sistemeve aq jashtëzakonishtë mirë të organizuar, duhet të jetë një "dëshirë e mjeshtrit" që t'iu jep atyre frymëzim që të bërë punën e tyre dhe për t'iu dhënë atyre urdhëra. Përndryshe, më parë do të pasonte kaos i madhë sesa rregull. E kjo dëshirë e mjeshtrit i takon All-llahut, i Cili posedon çdogjë, i Cili është i Plotëfuqishmi, i Cili i drejton të gjitha qeniet e gjalla dhe i urdhëron ato me anë të frymëzimit.

Fakti se milingona përherë përpiqen pa ndonjë konsideratë të fitimit, është dëshmi se ato janë duke vepruar me frymëzimin e një "mbikqyrësi" të caktuar. Ajeti më poshtë konfirmon plotësishtë se All-llahu është mjeshtëri dhe mbikqyrësi i çdogjëje dhe se çdo krijesë e gjallë vepron me frymëzimin e Tij:

Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë. (Hud: 56)

karınca yuvası inşaası

In the first stage of nest building, members of the colony open a tiny hole, then expand into a labyrinth of chambers. In most of these sections, there are fungus gardens. These gardens fill the chambers, which are located near the surface. Larger, deeper pits hold decomposing plant detritus and waste. A few of these pits, oddly, contain more soil than organic matter, as if a soil cover is needed for especially noxious waste. Hot air rises from these refuse chambers. Cool, oxygen-rich air is drawn into the nest. Openings directly above the nest are used only for excavation and ventilation.

Cavernous perimeter tunnels form a beltway some 7.5 meters from the nest. The most important point here is that this metropolis has been constructed by ants who have not taken any architectural or agricultural courses whatsoever.

25M_yearsOld_WingedAnt

Winged Ant Fossil

Term: Cenozoic Era, Oligocene Term
Age: 25 million years old
Location: Dominican Republic

Winged ants have two long wings 5 to 8 millimeters (1.9 to 3.1 in) in length. They build their nests close to sources of food and water. These ants have remained unchanged for millions of years.

The fossil ant in 25-million-year-old amber shows that these insects have been remained the same for millions of years, in other words, they did not undergo evolution.

Footnotes

1 National Geographic, vol.165, no.6 , p. 775.

2 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 1.

3 Bilim ve Teknik Dergisi (Journal of Science and Technics), sayı: 190, s. 4.

4 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 330-331.

5 Focus Dergisi (Focus Magazine), October 1996.

6 Focus Dergisi (Focus Magazine), October 1996.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Hyrje
  • Jeta Sociale
  • Komunikimi Në Shoqëri
  • Speciet E Milingonave
  • Simbiozat
  • Mbrojtja Dhe Taktikat E Luftës
  • Reservimi I Racës
  • Ushqimi Dhe Gjuetia
  • Konkluzioni