logo
HARUN YAHYA

Speciet E Milingonave

Edhe pse të gjitha milingonat mund të duken të ngjashme, ato janë të ndara në shumë specie të ndryshme bazuar në mënyrën e jetës së tyre dhe vetive fizike. Këto gjallesa në të vërtetë kanë përafërsisht 8800 lloje. Secili lloj i ka edhe vetitë e veçanta të mahnitshme. Tani, le të diskutojmë disa prej këtyre specieve, mënyrën e jetës së tyre dhe karakteristikat.

Milingonat gjethe prerëse

Karakterisitika specifike e milingonave gjethe prerëse të quajtura edhe si "atta", është shprehia e tyre e transportimit të pjesëve të gjetheve, që ato i këpusin, në kokat e tyre. Milingonat fshihen nën gjethe që janë mjaftë të mëdha në krahasim me madhësinë e tyre. Ato i sigurojnë gjethet në mjekërrat e tyre të mbyllura. Prandaj, udhëtimi kthyes i milingonave punëtore pas punës ditor paraqet një pikturë shumë interesante. Kushdo që e sheh këtë ndodhi do të ndjente sikur shtrati i pyllit është i gjallë dhe ecë. Në pyje që bie shi veprimet e tyre mënjanojnë rreth 15 përqind të prodhimit të gjetheve.19 Natyrisht, arsyeja për bartjen e pjesëve të gjetheve nuk është mbrojtja nga dielli. Milingonat këto pjesë të gjetheve nuk i përdorin as si ushqim. Atëherë, në çfarë mënyre ato i përdorin aq shumë gjethe?

attaların mantar üretimi

1. Inside the nest, slightly smaller workerschop leaves into bits.
2. The next caste chews these bits into pulpand fertilizes with deposits of enzyme-rich fecalfluid.
3. Other ants apply the fertile leaf paste over abase of dried leaves in new chambers.
4. Another caste hauls in bits of fungus fromolder chambers and plants it in the leaf paste.Bits of fungus spread on the leaf paste likefrost.
5. A teeming caste of dwarfs cleans and weedsthe garden, then harvests the fungus for othersto eat.22

Në mënyrë të befasishme, është zbuluar se attat i përdorin këto gjethe për kultivimin e këpurdhave. Milingonat nuk mund t'i hanë vetë gjethet, për shkak se ato në trupat e tyre nuk kanë enzime që të mund të tretin celulozën brenda gjethës. Milingonat punëtore e bëjnë një grumbull të këtyre pjesëve të gjetheve pasi që i përtypin ato dhe i vendosin ato në nënshtresën e kopshtit. Në këto dhoma, ato kultivojnë këpurdha në gjethe. Kështu, ato marrin proteinat e nevojshme nga sythat e këpurdhave.20

yaprak kesici karınca_attalarla mantarlar arasındaki ortak yaşam

Due to the symbiosis of leaf cutter ants and fungi, the ants obtain the protein they need for nutrition from the mushroom buds they grow on leaves. Above we see a mushroom garden tended by ants.

Mirëpo, kur të largohen attat, normalisht kopshti do të filloj të shkatërrohet dhe së shpejti do të mbushet nga këpurdhat e egra. Atëherë, si munden attat, që i pastrojnë kopshtet e tyre vetëm përpara "mbjelljes", të mbrohen kundër këpurdhave të egra? Triku i mirëmbajtjes së pastërt të kultivimit të këpurdhave pa këputjen e vazhdueshëm të këpurthave të egra, duket se varet nga pështyma e milingonave që punojnë në përzierjen e plehrave të përtypura nga ato. Është menduar se pështyma përmbanë një antibiotik që pengon rritjen e këpurdhave të padëshirueshme. Sigurisht përmbanë një nxitës të rritjes për këpurdhat e duhura.21 Ajo për të cilën njëri duhet të mendojë është si në vijim: si janë mesuar këto milingona që të kultivojnë këpurdha? A është e mundur që një ditë një nga milingonat e ka marrë një gjethe në gojen e saj dhe e ka përtypur rastësisht, dhe prapë rastësisht, e ka vendosë këtë lëng që është bërë si qull në një shtresën e thatë të gjetheve që, rastësisht është një vend plotësisht i duhur, edhe milingonat tjera kanë sjellë pjesë të këpurdhave dhe i kanë mbjellur aty dhe, përfundimisht, milingonat që kanë parashikuar se një llojë i ushqimit që ato do të mund ta hanin do të rritej aty, filluan të pastrojnë kopshtin, duke hedhur materialet e panevojshme, dhe duke korrur? Dhe atëherë ato e njoftuan tërë koloninë një nga një për këtë proces? Gjithashtu, pse ato do të bartnin të gjitha ato gjethe në foletë e tyre edhe pse ato nuk kan mund t'i hanë ato?

Për më tepër, si do të mund të krijonin këto milingona pështymën që ato e përdorin derisa i përtypin gjethet për prodhimin e këpurdhave? Madje është menduar se ato mund të formojnë këtë pështymë, në njërën apo mënyrën tjetër, me çfarë informate ato do të mund të prodhonin një antiobiotik në pështymën e tyre që e pengon formimin e këpurdhave të egra? A nuk duhet me pasë njohuri të mjaftueshme të kimisë për të arritur një proces të tillë? Edhe nëse ato kanë pasë njohuri të tillë – që është e pamundur – si kanë mund ato të zbatojnë këtë dhe të përgatisin pështymën e tyre që të ketë këtë karakteristikë të substancës së antibiotikut?

attanın güçlü çenesi

Leaf cutter ant on duty

Kur njëri mendon se si milingonat mund të realizojnë një ngjarje aq të mrekullueshme, qindra pyetje të ngjashme dalin për të cilat nuk ka përgjigje.

Në anën tjetër, nëse mund të jipej një përgjigje e vetme shpjeguese, të gjitha këto pyetje do të kishin përgjigje. Milingonat janë dizajnuar dhe programuar që të bëjnë punën që ata janë duke e kryer. Ngjarja e vështuar është e mjaftueshme për të dëshmuar se milingonat kanë lindur ose më mirë janë bërë që të lindin me njohuri për bujqësi. Mostrat e tilla të ndërlikuara të sjelljes nuk janë fenomene që mund të zhvillohen në faza dhe me kohë. Ato janë punë të një njohurie gjithëpërfshirëse dhe një intelekti suprem. Kështu që pretendimet e evolucionistëve se sjellja e dobishme është zgjedhur me kohë dhe organet e nevojshme janë zhvilluar përmes mutacioneve duket plotësisht jologjike. Natyrisht, nuk është askush tjetër përveç All-llahut që i dha këtë njohuri milingonave që nga dita e parë, dhe i Cili i krijoj ato me të gjitha këto veti mahnitëse. All-llahu është "Krjiuesi" (Sani). Vetitë e milingonave atta që i përmendëm më sipër e reklamojnë pikturën që ne do ta hasim shpesh kudo në këtë libër. Ne po flasim për një gjallesë pa aftësi për të menduar, por që megjithatë e kryejnë një detyrë të madhe duke shfaqur intelekt të jashtëzakonshëm. Kjo është e vështirë për një njeri që ta kuptoj.

Atëherë, çfarë nënkupton e tërë kjo?

Është vetëm një përgjigje dhe është e thjeshtë: nëse kjo shtazë nuk ka aftësi që të mendoj për t'i mundësuar që të bëjë atë që po bën, atëherë shfaqja e saj e intelektit, në fakt, na e paraqet neve Urtësinë e dikujt tjetër. Krijuesi i Cili ka bërë që milingonat të ekzistojnë e lë këtë shtazë të bëjë gjëra përtej aftësive të saj për të treguar ekzistencën e Tij dhe lartësinë në krijimin e Tij. Milingona vepron sipas frymëzimit të All-llahut dhe intelekti që shfaqë në fakt është, Urtësia e All-llahut.

böcekle karınca arasındaki besin değişimi

In the picture on the above, we see the food exchange between a bug and an ant. Above, the bug touches the ant with its antennae. In the middle, the bud taps the ant's mouth with its forelegs. At the bottom, the ant presents a drop of liquid food to the imitating bug.

Në të vërtetë, situatë e ngjashme ekziston në tërë botën shtazore. Ne hasim krijesa që shfaqin një intelekt shumë superior, edhepse nuk kanë as mendje të pavarur e as aftësi për të gjykuar. Milingona është një prej më të shquarëve prej këtyre, dhe sikur shtazët tjera, në fakt, vepron në pajtim me programin që i është dhënë nga Dëshira që e mësonë atë. Reflekton Urtësinë dhe fuqinë e Poseduesit të asaj Dëshire, dmth, All-llahut.

Tani, të vazhdojmë rishikimin e aftësive superiore të milingonave me këtë njohuri themelore.

Metodat interesante mbrojtëse të attas

atta_leaf

Above we see an Atta, along with its smallsized guard, carrying a leaf.

Punëtorët mesatar të kolonisë së milingonave gjethe prerëse e kalojnë tërë ditën e tyre duke bartur gjethe. Gjatë këtij procesi bëhet e vështirë që ato të mbrojnë vetën, meqë ato e sigurojnë gjethen me mjekërrat që i përdorin për të mbrojtur vetën. Atëherë, nëse ato nuk janë në gjëndje që të mbrojnë vetën, kush i mbron?

Është vështruar se milingonat punëtore gjethe prerëse ecin tërë kohen me punëtorë të madhësisë së vogël. Së pari, është menduar se kjo ishte rastësisht. Pastaj, shkaku për këtë është hulumtuar dhe zbulimi, që ishte rezultat i një analize të gjatë, ishte një shembull mahnitës i bashkëpunimit.

Milingonat me madhësi mesatare, që u është dhënë detyra për të bartur gjethe përdorin një sistem mbrojtës interesant kundër një lloji armiqësor të mizës. Ky lloj i mizës armiqësore ka zgjedhur një vend të veçantë për të vendosur vezët e saj – pjesën e kokës së çdo milingone. Larva që del nga veza do të ushqehet në kokën e milingonës, eventualisht duke ja këputur koken milingonës. Pa ndihmësat e tyre të vegjël, milingonat punëtore janë të pambrojtur kundër këtij lloji të mizës që gjithmonë është e gatshme për sulm. Në rrethana normale, milingona që, me gërshëret e tyre sikur mandibula të mprehta, janë të afta që të largojë mizat që tentojnë të aterojnë në ato, nuk mund të bëjë këtë derisa është duke mbartur gjethe. Prandaj, ato e vendosin një milingonë tjetër që t'i mbrojtur ato, në gjethen që janë duke e mbartur dhe gjatë sulmit, këto milingona të vogla luftojnë kundër armikut.23

Autostradat e attas

Rrugën që attat e përdorin, derisa i mbartin gjethet kur ato kthehen në shtëpi, duket sikur një autostradë e vogël. Milingonat që zvarriten ngadalë në të i mbledhin të gjitha degëzat, guralecët, barin dhe bimet e egra dhe i vëjnë ato në njërën anë. Kështu, ato e bëjnë një shteg të pastërt për vete. Pas një kohe të gjatë të punës intenzive, kjo autostradë bëhet e drejtë dhe e lëmuar sikur të ishte ndërtuar me paisje të veçanta.

attaların savunması

The ant in the picture carries an extra small ant over the leaf it carries. The reason for this is to be able to be protected againt potential enemies that may attack it.

Kolonia e attave përbëhet prej punëtorëve me madhësi të një kokërre të vetme të rëres, ushëtarëve që janë shumë herë më të mëdhenj dhe "vrapuesëve të maratonës" mesatarëve. Vrapuesit e maratonës vrapojnë përreth për të sjellur pjesë të gjetheve në fole. Këto milingona janë aq të zellshëm sa që, sipas masës së dimenzioneve njerëzore, çdo punëtorë e vrapon ekuivalentin e një milje për katër minuta gjatë afërsisht 30 miljeve (48 km), me 500 pound (227 kg) gjah mbi supet e saj.24

Në folenë e attas, mund të gjinden galeritë sa grushti që mund të shkojnë 6 metra thellë. Punëtorët e vogël mund të lëvizin afërsisht 40 tonelata dhe derisa gërmojnë dhoma të shumëta të folesë së tyre gjigante.25 Ndërtimi i këtyre foleve nga milingonat për disa vite është e ngjashme me vështirësit dhe standardin e lart të profesionalizmit në ndërtimin që njëriu e ka bërë në murin e madh të Kinës.

attaların yolları attaların yolları

When carrying the leaves they cut, Attas clear the road they use of all kinds of twig bits, gravel and grass remnants. Thus they prepare what amounts to a "highway" for themselves.

Kjo është dëshmi se attat nuk mund të konsiderohen si krijesa thjeshtë të rëndomta. Këto milingona, që janë jashtëzakonisht të zellshme, janë në gjëndje që të kryejnë detyra të komplikuara që për njeriun do të ishin të vështira. Në të vërtetë, Poseduesi i vetëm i fuqisë i Cili ka mund t'u jep atyre këto aftësi është All-llahu. Do të ishte jologjike të thuhet se ato i kanë marrë të gjitha këto aftësi vetë dhe me anë të marrëveshjes së tyre.

Teknika e prerjes së gjetheve të attas

Kur milingona e prenë gjethen me mandibulat e saj, i tërë trupi i saj vibron. Shkencëtarët kanë parë se kjo dridhje e fikson gjethen, kështu që e lehtëson prerjen. Në të njëjtën kohë, zëri shërben për të tërheq punëtorët tjerë – të gjitha femra - anash për të përfunduar gjethen.26 Milingona fërkon dy organe të vogla në belin e saj për të prodhuar këtë vibrim që mund të ndëgjohet nga njerëzit si një zë i vogël. Ky vibrim dërgohet nëpët trup derisa të arrijë drapërit (madibulat) e milingonës. Duke lëkundur shpejt pjesën e prapme të saj, kjo milingonë e prenë një gjysmëhëne të gjethes me vibrimet e mandibuleve në mënyrë shumë të njëjtë si thika elektrike për gdhendje.

Kjo teknikë e lehtëson prerjen e gjethës. Sidoqoftë, dihet se vibrimet e tilla shërbejnë edhe për një qëllim tjetër. Duke parë që milingonën gjethe prerëse i tërheq të tjerët në vendin e njëjtë për shkak se shumë bimë tjera në rajonet ku attat jetojnë janë të helmueshme. Testimi i çdo gjetheje nga një milingonë duke qenë një procedurë aq e rrëzikshme, ato gjithmonë shkojnë në vendin ku të tjerët i kanë përfunduar me sukses detyrat e tyre.

attaların yaprak kesme teknikleri

Milingonat endëse

Milingonat endëse jetojnë në drunjë duke ndërtuar fole për vete nga gjethet. Duke i kombinuar gjethet, ato janë në gjëndje të formojnë fole mbi disa drunjë, pra duke mbajtur një popullatë shumë më të madhe.

Fazat e ndërtimit janë interesante. Së pari, punëtorët në mënyrë individuale kërkojnë vende në territorin e kolonisë që janë të përshtatshme për zgjerim. Kur ato të gjejnë një degë të përshtatshme, ato shpërndahen mbi gjethet e degës dhe fillojnë të tërheqin gjethet nga anash. Kur një milingonë të arrijë të lakojë një pjesë të një gjetheje, punëtorët afër gjithashtu lëvizin drejt saj dhe fillojnë të tërheqin gjethen bashkarisht. Nëse gjethja është më e gjërë se madhësia e milingonës, ose nëse është e nevojshme të tërhiqen dy gjethe bashkarisht, punëtorët bëjnë ura varëse ndërmjet pikave që do të bashkohen. Më vonë, disa nga milingonat në zingjirë hypin në shpinat e milingonave pranë tyre, kështu që e shkurtojnë zingjirin, dhe bashkimi i skajeve të gjethes është arritur. Kur gjethja të merrë formën e tendës, disa nga milingonat vazhdojnë të mbajnë gjethen me këmbët dhe mandibulat e tyre e të tjerët kthehen në folenë e vjetër dhe i sjellin në këtë rajon larvat e rritura në mënyrë të veçantë. Punëtorët i fërkojnë larvat para dhe prapa mbi bashkimet e gjethes, duke i përdorur ato si burim të mëndafshit. Me mëndafshin e tjerrur nga një e hapur mu nën gojën e larvës, gjethet fiksohen në vendet e nevojshme. Dmth, larvat përdoren si makina për qepje.27

dokumaciKArincalar

Phases of nest building by weaver ants... In the first phase, ants pick the right leaves on the tree they plan to settle in, and combine them by pulling from two sides. Later on, they bring their silk producing larvae, as shown at the bottom, and sew the leaves together by using them as sewing machines.

Gjëndrrat e mëndafshit të këtyre larëvave tjerrëse janë shumë më të mëdha, por ato mund të barten më lehtë për shkak se janë më të vogla në madhësi. Larvat e japin tërë mëndafshin e tyre për nevojat e kolonisë në vendë që të përdorin për vete. Në vend të prodhimit të mëndafshit ngadalë nga gjëndrrat e tyre të mëndafshit, ato nxjerrin një fije të gjërë të mëndafshit, dhe ato madje as që tëntojnë të ndërtojnë fshikëzat e tyre. Në pjesët e mbetura të jetës së tyre, milingonat punëtore do të bëjnë çdogjë që larvat duhet të bëjnë. Siç është evidente, këto larva jetojnë vetëm si "prodhuesë të mëndafshit".28

Si milingonat kanë mund të zhvillojnë bashkëpunim të tillë kurrë nuk është shpjeguar nga shkencëtarët. Një pikë tjetër e pashpjeguar është se si është shfaqur kjo sjellje për herë të parë gjatë kësaj periudhe të pretenduar nga eveolucioni. Si janë zhvilluar aftësitë aq të sofistikuara dhe përfituese duke evolvuar nga gjallesat e para, si krahtë e insekteve, sytë e vertebrorve dhe mrekullitë tjera biologjike, janë fenomene që nuk mund të shpjegohen me parimet bazore të evolucionit. Është situatë pa rrugëdalje për mbrojtësit e evolucionit.

weaver_ant1

A leaf nest prepared to meet all requirements

Natyrisht nuk do të jetë logjike të thuhet se një ditë larvat u bashkuan dhe thanë se "disa nga ne duhet të prodhojnë mëndafsh për të plotësuar nevojat e tërë kolonisë, pra le të përshtasim në përputhje me këtë peshat tona dhe gjëndrrat e mëndafshit". Kjo nuk do të ishte teori e mençur. Prandaj, ne duhet të pranojmë se larvat janë krijuar duke ditur çfarë të bëjnë. Me fjalë të tjera, All-llahu, i Cili i krijoj këto larva, i ka formuar ato në atë mënyrë që është e përshtatshme për detyrat e tyre.

Milingonat korrëse (vjelëse)

Disa nga milingonat, siç u përmend më sipër, janë "bujqë" ekspert. Midis këtyre, është e mundshme të radhiten milingonat korrëse, përveç attas-ve që folëm më parë.

Mekanizmat ushqyes të milingonave korrëse janë mjaft të sofistikuara dhe të ndërlikuara në krahasim me mekanizmat ushqyes të llojeve tjera të milingonave. Këto i mbledhin farat dhe i mbajnë ato në dhoma të përgaditura veçanërishtë. Këto fara, të bëra nga niseshtet, përdoren për prodhimin e sheqerit që do të ushqejë larvat dhe punëtorët tjerë. Derisa shumë milingona i përdorin farat dhe kokërrat si ushqim, vetëm milingonat korrëse e kanë një sistem të bazuar në grumbullimin e farave dhe përpunimin e tyre.

harvester_ants harvester_ants1

In the chambers we see, seeds to be used in the arid season are stored by harvester ants.

Harvester ants carry starchy seeds to special chambers and convert them into a form to be used in the nourishment of workers.

Këto milingona i mbledhin farat në sezonën e rritjes dhe i ruajnë ato për përdorim në sezonën e thatë. Në dhoma të veçanta në fole, ato i ndajnë farat nga objektet tjera që gabimisht janë sjellur prapa. Disa grupe të milingonave qëndrojnë në fole me orë, duke përtypur përmbajtjet e farave dhe kështu prodhojnë të ashtuquajturën bukë të milingonave. Njëherë është menduar se milingonat përdorin një proces të mësuar për të konvertuar niseshten e farës në sheqer që ato e hanë. Tani dihet se pështyma e bollëshme që ato e tajisin derisa përtypen e kryen këtë transformim.29

Natyrisht, milingonat për të cilat ne flasim nuk kanë pasur ndonjë edukim në kimi. E ato as që mund të parashikojnë se pështyma e tyre do të transformojë këto fara që ato i mbledhin rastësisht në sheqer që ato mund të hanë. Sidoqoftë, jetërat e këtyre milingonave varen në një seri të transformimeve kimike për të cilin ato nuk dinë dhe nuk mund të dinë. Kur edhe njëriu nuk dinë për një proces të tillë të transformimit që zhvillohet në trupat e milingonave – dhe ata sapo i kanë mësuar detajet në vitet e fundit – si kanë arritur milingonat që të ushqehen me anë të kësaj metode për mileniume?

Milingonat e mjaltit

bal karıncaları

Shumë lloje të milingonave ushqehen me plehrat e tretshme të afideve të quajtura "mjaltë". Kjo substancë në të vërtetë nuk ka lidhje me mjaltën e vërtetë. Mirëpo, plehrave të tretshme të afideve, që ushqen nga lëngun i bimëve, u është dhënë ky emër për shkak se përmbanë një përqindje të lartë të sheqerit. Kështu, punëtorët e kësaj specie, që quhen milingonat e mjaltit, e mbledhin mjaltin nga afidet, kokidat (insekte) dhe nga lulet. Metoda e milingonave për mbledhjen e mjaltit nga afidet është shumë interesante. Milingona i afrohet afides dhe fillon të shtyjë barkun e saj. Afideja i jep një pikë të plehut të tretshëm milingonës. Milingona fillon të shtyjë shumë e më shumë barkun e afides për të marrë më shumë mjaltë dhe e thithë lëngun që del. Atëherë si e shfrytëzojnë ato këtë ushqim me sheqer dhe çfarë dobie ka ky ushqim për ato më vonë?

Midis milingonave të mjaltit është një ndarje e madhe e punës në këtë fazë. Disa milingona përdoren si "shtambë" për të mbajtur nektarin e mbledhur nga punëtorët tjerë!...

Në secilën fole, është një mbretëreshë, punëtorët edhe bartësit e mjaltës. Kolonitë e tyre zakonisht janë të lokalizuara pranë lisave të shkurtër nga të cilët punëtorët mund të nxjerrin nektarin. Pasi që punëtorët e bartin nektarin, posa që të kenë gëlltitur,deri në foletë e tyre, ato e nxjerrin nga gojërat e tyre dhe e vënë në gojërat e punëtorëve të rinjë të cilët do të mbajnë mjaltin. Këta punëtorë, me nofkën enët e mjaltës, i përdorin trupat e tyre për të ruajtur lëngun e ëmbël, ushqimin që kolonia shpesh duhet të kaloj nëpër kohë të vështira për ta marrë atë në shkretirë. Ato ushqehen derisa të fryhen në madhësinë e boronicës. Pastaj varen sikur globe të qelibarit në tavanet e dhomave të tyre derisa të thirren për të zbrazur nektarin për motrat e uritura.30 Derisa janë të lidhura për këtë tavan, ato duken si një veshul i vogël dhe i tejdukshëm rrushi. Nëse ndonjëri prejt tyre bie poshtë, punëtorët e kthejnë atë menjëherë në vendin e mëparshëm. Mjalti në enët e mjaltit peshon gati 8 herë sa pesha e një milingone.

Në dimër, ose në sezonat e thata, punëtorët e thjeshtë i vizitojnë enët e mjaltit për të plotësuar nevojat e tyre ditore të ushqimit. Milingona punëtore e vë gojen e saj në atë të "enës" dhe ena kullon një pikë të vogël të mjaltit nga depoja e saj duke i tkurrur muskujt e saj. Punëtorët e konsumojnë këtë mjaltë të vlerës së lartë ushqyese si ushqim në sezonat e vështira.

bal karıncaları

Është një situatë interesante dhe tmerruese që një gjallesë të arrijë peshë sa 8 herë pesha e saj, që ka vendosur të shërbej si enë mjalti, dhe të jetë në gjëndje që të jetojë duke u varur nga këmbet e saja pa ndonjë rrezikë për të. Pse ato e kanë ndier nevojen që të pranojnë një pozitë aq të vështirë dhe të rrezikshme? A kanë menduar ato vetë për këtë teknikë unike deponuese dhe i kanë kontrolluar zhvillimin e trupave të tyre në përputhje me këtë? Vetëm mendo, ndërkohë që një njëri nuk mund të kontrollojë zhvillimin më të vogël të trupit të tij, si mund një milingonë, që nuk ka madje as tru në kuptim real, të bëjë këtë vetë?

Milingonat e mjaltit shfaqin sjellje që teoria e evolucionit nuk mund të shpjegoj. Është plotësisht e palogjikshme të pohohet se ato rastësishtë e kanë zhvilluar metodën e deponimit të mjaltës dhe organet e nevojshme. Në fakt, në burimet shkencore, ne hasim shumë deklarata praktike për këtë dhe tema të ngjashme. P.sh, merre shpjegimin e profesorit Etienne Rabaud, drejtor i institutit të biologjisë të Universitetit të Parisit:

bal karıncalarının balları

As shown in the picture above, honey pots that have been inflated by storing food look like grapes.

Këta shembuj (p.sh milingonat e mjaltës) paraqesin qartësishtë se organet e ndryshme për të kryer funksione të caktuara nga gjallesat nuk janë zhvilluar, edhe pse ekzistenca e tyre e mëparshme ndonjëherë i ka drejtuar ato që t'i kryejnë e nganjëherë mos t'i kryejnë veprimet dhe detyrat e caktuara. Kjo tregon se organet nuk janë zhvilluar me anë të adoptimit të gjallesave me kushtet e jetës, por kushtet e jetës janë dukur që nga ekzistenca e hershme e organeve të tilla dhe nga funksionet e tyre siç kemi parë. Pyetja vijuese mund të shtrohet siç ka bërë Darvini: A merr pjesë në këtë evolucion rasti i pastrimit, ose përjashtimi të njërit që humb fuqinë për jetë, ose adoptimin e organeve për kushtet e reja? Ne mbrojmë pikpamjen se ndodhitë kanë dëshmuar se një evoluvcion i tillë, ose ndryshim i tillë, nuk ka ndodhur. Në fakt, ka ndodhur një fenomen krejtësisht tjetër.31

Këto shpjegime të dhëna nga profesori Rabaud qartësisht na e paraqesin neve një përfundim në të cilën mund të arrijë secili që mendon me vetëdije të tij për një kohë shumë të shkurtër. Krijues i vetëm i Cili është burimi real i njohurisë dhe intelektit i ka krijuar të gjitha gjallesat me organet e tyre të pa gabime dhe me sjellje të përkryer. Kjo e vërtetë është shprehur në Kur'an siç vijon:

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. (Hashr: 24)

Milingonat e drurit

odun karıncaları

In the picture, a wood ant nest is shown. The height of these nests built by wood ants from pine needles and twigs may reach approximately 2 metres.

Milingonat e drurit janë të famshme me kodrat që ato i ndërtojnë nga halat e pishave dhe degëve të holla përmbi foleve të tyre nëntoksore. Foleja zakonisht gjindet pranë një trungu të drurit. Pjesa e folesë përmbi tokë, e bërë nga filizat, bishtat e gjetheve, dhe halave të pishave, është çatia e folesë. Kjo çati mund të arrijë deri në 2 metra lartësi, e ndalon dëpërtimin e shiut brenda dhe e rregullon temperaturën e folesë në kohë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë.32

Edhe milingonat e drurit, si të tjerat, janë shumë të zellshme. Ato vazhdimisht e zbukurojnë folenë e tyre. Ato e transferojnë shtresën origjinale të sipërfaqës në shtresa më të ulëta në faza dhe sjellin material nga shtresat e ulëta për t'a zëvendësuar me atë të shtresës së epërme. Është bërë një vrojtim interesant i ndryshimeve që milingonat e bëjnë në fole. Maja e kodrës së folesë është spërkatur me ngjyrë blu, dhe pas katër ditë është vrejtur se maja e kodrës është përsëri ngjyrë kafje. Copëzat e ngjyrës blu janë gjetur 8-10 cm nën sipërfaqe. Brenda një muaj këto copëza zbritën në thellësi prej 40 cm. Më pas, këto copëza të ngjyrës blu kanë arritur edhe njëherë në sipërfaqe.

Mirë, a e kryejnë këto milingona këtë proces të vazhdueshëm të transportimit vetëm sa për të bërë atë? Jo. Hulumtuesit shpjeguan pse milingonat e drurit angazhohen në këtë veprim të përhershëm në vijim: lëvizja e përhershme e thanë substancën e lagështë brenda në sipërfaqe dhe ndalon formimin e këpurthave. Përndryshe, milingonat do ta kishin një fole të okupuar nga këpurthat e dëmshme.

Në situatë të tillë janë dy mundësi. Njëra është se milingonat shumë kohë më parë, me anë të hulumtimit të tyre, e zbuluan faktin se këpurthat zhvillohen në ambiente të lagështa, (diçka që njeriu e ka zbuluar si rezultat të hulumtimeve shkencore afatëgjate) dhe zhvilloj metodën më të arsyeshme për të eleminuar këtë problem! Mundësia tjetër është se mendimi dhe implementimi i këtij procesi të përkryer mund të jetë vetëm përmes inspirimit nga një intelekt suprem. Pamundësia e rastit të parë është e qartë. Natyrisht Ai i Cili i ka frymëzuar milingonat që të mbrojnë vetën nga këpurthat dhe u ka treguar se si të bëjnë këtë është All-llahu i Plotëfuqishmi.

Metodat e ndryshme të riprodhimit të milingonave të drurit

Meshkujt dhe mbretëreshat e milingonave të drurit janë me krahë. Mirëpo, ato nuk fluturojnë me një fluturim martesor siç bëjnë speciet tjera të vogla të milingonave. Çiftëzimi realizohet në sipërfaqen e folesë ose diku afër. Pas çiftëzimit, mbretëresha mbledhë krahët e saj dhe e bënë njëren nga tri gjërat vijuese:

(1) Ajo kthehet në fole ku ajo më parë ka jetuar si larvë dhe i lë vezët e saj aty.

(2) Ndonjëherë ajo e lë folenë me punëtorë që e mbartin atë dhe kërkon një vend të ri për të ndërtuar folen.

(3) Nëse ajo largohet vetëm, ajo hynë në folenë e specieve të afërta më të vogla, sikur milingona e zezë Formica Fusca, dhe e zëvendëson mbretëreshën. Mbretëresha i lë vezët e veta në kujdesin e punëtorëve Fusca. Për një kohë në fole janë edhe punëtorët musafirë edhe ata mikëpritës. Mirëpo, meqenëse mikëpritësit nuk kanë mbretëreshë, pas një kohe punëtorët vdesin dhe mbretëreshat e drurit përfitojnë një fole të themeluar pa bërë asgjë.33

Në taktikat e diskutuara të mbretëreshës së milingonave të drurit në pjesën 3, është parë një vetëdije e qartë. Mirëpo, është e qartë se një vetëdije e tillë nuk i takon vetë milingonës. Milingona mbretëreshë kurrë nuk ka parë një vend tjetër përpos disa metrave katëror brenda folesë së saj. Ajo shkon brenda një kolonie që ajo kurrë nuk e ka parë ose nuk ka ditur për të përpara, dhe e dinë se kënd duhet të eleminoj në atë koloni. Ajo e arrinë këtë duke i tejkaluar të gjitha pengesat. Të gjithë këta faktorë padyshim dëshmojnë se milingona mbretëreshë vepron sipas frymëzimit. Fenomenet e sipërpërmendur janë provë e qartë e fuqisë dhe sovranitetit të All-llahut mbi të gjitha krijesat e gjalla.

odun karıncası kimyasal silah üretimi

Chemical Weapon Production of Wood Ants

Wood ants are very well armed for war. When faced with danger, the wood ant bends the lower part of its abdomen from between its legs and squirts formic acid on its enemy. Or, during fighting, it bites the enemy with its pointed chin and injects acid in the wound. With these features, the animal acts like a chemical weapon.

Its producing formic acid in its body without giving any harm to itself and its managing to use it in the best way are, no doubt, indications of a flawless design.

Milingonat legjionare

lejyoner karıncalar

Legionary ants who have formed a temporary nest by hanging on to each other with their feet.

Një nga shtazët më të frikshme të pyllit është milingona legjionare. Arsyeja për emrin "ushtri" që i është dhënë kësaj bashkësie të milingonave është veprimi i tyre sipas një dicipline të vërtetë ushtarake.

Milingonat legjionare janë mishëngrënëse dhe ato brejnë çdogjë që shihet. Secila milingonë është prej 6 deri 12 milimetra e gjatë, por numri dhe diciplina e tyre e jashtëzakonshme e zëvendësojnë disaventazhin e tyre të madhësisë së vogël.

Drita direkte e diellit për një kohë të shkurtë mund të vrasë milingonat legjionare. Prandaj ato udhëtojnë natën ose në hije. Për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj dritës, ato gërmojnë tunele të gjatë gjatë avancimit. Shumica e milingonave kalojnë nëpër këto tunele pa dalur jashtë. Kjo nuk e zvoglon shpejtësinë e tyre, sepse ato me mandibulat e tyre të forta mund të gërmojnë tunele shumë shpejt. Kështë që, vrapimi është i shpejtë dhe sekret. Legjionarët levizin sikur ushtritë shumë të mëdha, duke i kaluar të gjitha pengesat përveç zjarrit dhe ujit, edhe pse ato janë plotësisht të verbër.34

Milingonat legjionare e shqyejnë gjahun e tyre kur ta gjejnë atë dhe i bartin pjesë e vogla të tij në foletë e tyre të përkohshme. Goxha shumë ushqim nevojitet për një koloni të milingonave legjionare. Nevoja e përafërt ditore e një kolonie mesatare, që përbëhet nga 80,000 milingona të rritura dhe 30,000 larva, është rreth gjysmë galloni (2.27 litra) të ushqimit të bërë nga shtazët.35

lejyoner karıncalar

Chained together, army ants create a living nest. On the move at all times, a colony of army ants can make no permanent home on the grounds or in trees. But each night the workers join together to create shelters out of their own bodies. First, several ants choose an object near the ground, like a log, and dangle from it with their claws interlocked. Other ants arrive, run down the strands, and fasten on until strands become ropes that fuse into a mass a meter across called a bivouac; home is the entire colony of 200,000 to 750,000 individuals. At the center rests the queen and her brood. In the morning ants begin to disentangle to go out and raid.

Meqenëse milingonat legjionare nuk kanë fole të fiksuara, ato gjithmonë janë në lëvizje. Lëvizjet dhe migrimet e kolonive varen nga cikëli i prodhimit. Mbretëresha prodhon përafërsisht 25-35,000 vezë gjatë dy ditëve për çdo muaj. Disa ditë përpara pjelljes së vezëve, kolonia ndalet dhe mblidhet në një zonë të gjërë. Milingonat kapen fort me njëra tjetrën me anë të këmbeve të tyre në formë të grepit dhe formojnë një fole të përkohshme. Hapsira boshe në mes shërben si dhomë e gatshme për mbretëreshen dhe gjeneratën e re. Natyrisht, këtu këmbet dhe lidhjet e milingonave mu në maje janë të nënshtruara ndaj ngarkesës së tepërt. Megjithatë, pasi ato kanë konstrukt për të duruar pesha disa qindra her më shumë se pesha e tyre, ato mund të mbajnë tërë koloninë pa shumë probleme.36

Për gjueti më efektive, milingonat e caktojnë kohen e lëvizjes së tyre për nevojat e ngrohjes së vezëve në zhvillim, duke alternuar ndërmjet fazave shtegtuese dhe joshtegtuese. Gjatë periudhës së pushimit prej rreth 20 ditëve, mbretëresha e palëvizshme, e trashë, prodhon 50,000 deri në 100,000 vezë derisa pasardhësit tjerë qendrojnë të palëvizshëm në fazën krizalide. Në të shumtën e ditëve, punëtorët, kërkojnë ushqim vetëm për vete dhe për mbretëreshën, bëjnë sulme të shkurta nga foleja në model strehimi. Në çdo sulm ata e ndryshojnë drejtimin e tyre në një mesatare prej 123 shkallësh, kështu që i shmangen ri-gërmimit të tokës së njëjtë.37

Milingonat pa gabim mund të llogarisin vetë 123°, diçka që njëriu nuk mund të llogaritë pa një instrument. Kjo do të shfaqet si tregues i një njohurie komplete të matematikës. Por milingonat nuk e dinë matematikën, ato as që mund të numërojnë. Pra kjo tregon se ajo që ato e bëjnë bëhet me anë të një frymëzimi të veçantë, e jo me vetëdije.

Kur të del larva e parë, punëtorët mbledhin ushqim dhe, në ndërkohë, komuniteti qendron i palëvizshëm. Pjesët e ushqimit i jipen në mënyrë direkte larvës. Mbretëresha përseri e gatshme për pjelljen e vezëve zakonisht përputhet me periudhën e hershme kalimtare të larvave në fazën krizalide. Në këtë fazë, komuniteti edhe një herë ndalet. Përputhja e pjelljes së vezëve nga mbretëresha dhe kalimi i larvave në fazën krizalide tregon një planifikim të vëtëdijshëm pasi që zvogëlon kohën që ushtria ndalet.

Zhvillimi i larvave i nxitë milingonat e vjetra që të fillojnë një cikël të ri të migrimit. Kështu funksionon: larvat lëshojnë një tajitje kur ato lëpihen dhe pastrohen nga punëtorët. Hulumtimi ka treguar se ky lëng është efektiv në vendimin për të migruar.38

Do të ishte dobësi e logjikës që të pretendohet se larvat që nuk kanë fituar madje as identitetin e një milingone akoma, kanë menduar për tajimin e lëngut të tillë dhe kanë drejtuar tërë koloninë drejt përmbushjes së nevojave të tyre. E vetmja gjë që një vështrues i zgjuar mund të vrejë është ekzistencën e Krijuesit suprem dhe informacionin e sovranitetin e Tij që është përreth nesh.

Milingonat kadife

Milingonat kadife, që jetojnë në shkretira, i kanë trupat për së tepermi leshatore. Xhaketa e tyre natyrale u shërben si një shtresë për izolim nga nxehtësia. E ruan nxehtësinë mbrenda gjatë netëve të ftohta të shkretirës, dhe i mbron ato nga nxehtësia gjatë ditës. Mashkujt te milingonat kadife, për shkak të krahëve të tyre, janë të aftë që t'i shmangen nxehtësisë së zallit me anë të fluturimit. Por femrat e milingonave kadife duhet të ecin në zallin e nxehtë, për shkak se ato nuk kanë krahë. Atyre u nevojitet kjo xhaketë për t'u mbrojtur nga nxehtësia që vjen nga toka si dhe nga dielli.

Atëherë, çfarë është shpjegimi për insektet që kanë një "xhaketë" të tillë që t'i mbrojë nga kushtet e pafavorshme metorologjike? Është e pamundshme të pretendohet se shtaza e ka marrë atë me anë të adoptimit me natyrën si pjesë e procesit të evolucionit, sepse kjo do të shpiente në shumë pyetje që do të mbetëshin pa përgjigje: a kanë ngordhur femrat e milingonave kadife në sajë të temperaturave të larta përpara se të kenë pasur xhaketa të tilla? Nëse ky ishte rasti, si kanë pritur ato për gjeneratat që të kenë një xhaketë "me anë të përputhjes"? Përmes çfarë lloj të përputhjes e kanë marrë ato këtë trup?

Natyrisht, këto pyetje janë pa përgjigje, sepse këto insekte nuk kanë mund të marrin "xhaketat" e tyre që i mbronë ato nga nxehtësia me anë të mekanizmave që evolucionistët vazhdojnë të sugjerojnë, sepse këto milingona nuk mund të jetojnë pa këtë xhaketë, dhe ato nuk kanë kohë të presin për mutacione që ndodhin shumë rrallë – dhe që janë të gjitha të dëmshme. Është e qartë se shtazët janë dizajnuar që nga fillimi që të përballojnë klimën në të cilën ato jetojnë.

velvet_ants küçük karıncalar

In these pictures two velvet ants of different species are seen. The common feature of velvet ants is their having a "coat" that would isolate them from the heat of the environment they inhabit.

Femrat e milingonave kadife kërkojnë çdo lloj të folesë së insekteve ose koshere të bletëve që ato mund të përdorin pasi që largohen nga vendi i tyre i çiftëzimit. Kur të bëjnë këtë, ato hynë brenda në fole. Ato janë të pajisura që të shmangin çdo tentim të dëbimit dhe në fund ato qëndrojnë në fole, për shkak se milingonat kadife kanë armë të forta dhe një mburojë që u lejonë atyre të hynë brenda kosherës së bletëve. Mburoja e tyre e jashtme është jashtëzakonisht e trashë dhe e fortë. Zoologjistët pretendojnë se ata kanë vështirësi të therrin krahrorin e milingonave kadife me gjilëpërë të çelikët.39

Posa të hyjnë brenda, mbretëresha e milingonave kadife, që i ka të gjitha llojet e paisjeve për vendosje në kosheret e bletëve, fillon të ushqehet me rezervat e mjaltit. Gjithashtu, i lë vezët e saj në qelizat krizalide të bletëve ose fshikëzat e tyre. Larva e milingonës që del nga veza, ushqehet në krizalidët e bartësit dhe më vonë edhe ato bëhen krizalidë. Bletët largohen nga foleja në fund të verës. Milingonat kadife e kalojnë dimrin në këtë fole si krizalidë. Sipas një regjistri, në një fole të bletës, janë gjetur 76 milingona kadife dhe vetëm dy bletë.40 Ky shembull tregon se sa efektive dhe e suksesshme është femra e milingonave kadife kur ka të bëjë me bletën femër. Mbretëresha e milingonave kadife, duke përdorur taktika delikate, e pushton folenë nga brenda dhe vetë e fiton kontrollin e folesë.

Ajo që mund të thuhet këtu është se milingona kadife i njeh bletët shumë mirë dhe, për më tepër, gjithashtu e dinë shumë mirë se si t'i mashtroj ato. Atëherë a mund të jetë dikush tjetër përveç Krijuesit të bletës i Cili e frymëzon atë me karakterisitikat fizike të bletës, mënyrën e saj të jetës dhe strukturen e folesë? Shpjegim i vetëm logjik është pranimi i ekzistencës së një Krijuesi të vetëm i Cili i ka krijuar milingonat, bletët dhe, faktikishtë, të gjitha gjallesat.

Milingonat e zjarrit

Milingonat e zjarrit janë insekte të kuqe e të vogëla. Por ato mund të realizojnë gjëra të mëdha pavarësisht nga madhësia e tyre. Mbretëreshat e këtyre milingonave, që vetëm në Amerikë ka 20 lloje, mund të prodhojnë gati 5,000 vezë në ditë. Ndërsa shumë koloni të specieve të milingonave kanë disa qindra punëtorë, kolonitë e kësaj specie kanë rreth gjysmë milioni punëtorë. Një mbretëreshë e vetme e milingonave të zjarrit mund të prodhoj një koloni prej 240,000 punëtorësh.41

Milingona punëtorët të zjarrit me gjilëpëra helmuese sulmojnë gjahun e tyre në mënyrë shumë agresive. Është regjistruar se milingonat e reja të zjarrit kanë plagosur ose edhe kanë mbytur zvarranikë ose drerë të vegjël. Gjithashtu këto milingona agresive mund të shkaktojnë dështime të enërgjisë me anë të grisjes së kabllove elektrike. Për një kohë ato kanë pushtuar Amerikën Jugore dhe kanë shkaktuar dëme frikësuese. Gazetat dhe revistat e atij viti na tregojnë neve se këto milingona kanë përtypur tejëpërtej kabllot elektrike e kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë; ato kanë shkaktuar dëme në drithëra në vlerë prej biliona dollarë; ato kanë shkaktuar shembjen e autostradave dhe kanë torturuar njerëzit, duke u shkaktuar atyre goditje alergjike që i ka bërë ata të paaftë. Ato i kanë bërë të gjitha këto me anë të madibulave të tyre të fuqishme, edhe gërmimi i tuneleve nën rrugë që shkakton shembjen e autostradave, rrugëve dhe gjithashtu duke shkaktuar lloje tjera të kaosit në ambjent.

Mbrojtja nga mikrobet

Ekspertët amerikan kanë provuar metoda të ndryshme për të parandaluar dëmet e lartë përmendura të bëra nga milingonat e zjarrit. Ata konsideruan se përhapja e një sëmundje ngjitëse brenda kolonisë me anë të infektimit të mikrobeve në mizat që milingonat i hanë. Megjithatë, në mënyrë mahnitëse, është parë se mizat e tilla me mikrobe në asnjë mënyrë nuk dëmtojnë milingonat. Në analiza është zbuluar se milingonat kanë një nga sistemet mbrojtëse më interesante në botën e gjallesave: një strukturë në gushën e tyre që i mbronë ato nga mikrobet… Për shkak të kësaj strukture, bakteriet në çdo që që milingonat hanë ndalen në gushë pa hyrë në trup.

Por ne nuk kemi ardhur në fund të sistemin mbrojtës të milingonave të zjarrit që janë produkt të një mendje superiore. Ato gjithashtu lëshojnë një lëngë kundër mikrobeve, që prodhohet në qeskët e tyre të helmit, rreth folesë dhe në larva. Kështu që, ato bëjnë dezinfektim e përgjithshëm të folesë dhe larvave.42

Këto milingona, që janë të pajisura me një sistem të jashtëzakonshëm mbrojtës, padyshim nuk janë në dijeni për të. A mundet një njëri me vetëdije të pretendoj se një sistem i tillë është evolvuar rastësisht? As që mund të pretendohet se milingonat e kanë gjetur një sistem të tillë vetë. Atëherë kush është që vendos këtë filter në gushat e milingonave, dhe kush i ka inspiruar që të prodhojnë lëng kundër mikrobeve? Pa dyshim Krijuesi i karakteristikave të tilla, pasi që, njeriu, milingonat dhe fati i rastit nuk mund t'i prodhojnë, është All-llahu, i Cili është i Gjithë-Dijëshmi.

Milingonat punëtore (të zellshme)

Milingonat e zjarrit specialiste të mbrojtjes gjithashtu janë shumë të afta dhe të zellshme. Ato mund të ndërtojnë kodra prej 30 cm të larta dhe 60 cm të gjëra, ose ato mund të gërmojnë tunele të ndërlikuara që mund të shkojnë deri në 1.5 m thellë nën tokë. Në zona të caktuara, milingonat e zjarrit kanë ndërtuar kodra të vogla duke numruar deri në 350. Kapaciteti i qenieve aq të vogla që të vendosin fole aq të mëdha, natyrisht, varet në zellshmërinë e tyre. Atëherë ç'farë është fuqia që i bënë milingonat një nga gjallesat më të zellshme në botë? Me të vërtetë është për t'u habitur se ato punojnë tërë ditën pa u ndalur ose pushuar, dhe ndërtojnë fole të shpërndara nëpër zona të gjëra. Asnjë nuk thotë, "kam punuar shumë sot, me leni të pushoj pak," ose "nuk dua të punoj sot. Me leni të ulem në një qoshe". Kjo është një temë që duhet të konsiderohet me kujdes. Nuk duhet të harrohet se ka kohëra kur njerëzit janë në lodhje të madhe, edhe kur ata e dinë se kanë për të kryer një detyrë, dhe ka kohëra kur ata nuk përdorin dëshiren e tyre, sepse ata janë të lodhur ose ndihejnë përtaci. Megjithatë milingonat shfaqin përpjekje dhe dëshirë të madhe për të shtyrë çdo punë që ato e fillojnë në realizim. Ai i Cili u jep milingonave këtë dëshirë dhe vendosshmëri, që është edhe më e madhe se e njëriut, natyrisht është pronari i vetëm i të gjitha gjallesave – All-llahu.

Zotëruesi i taktikës që mund të depërtojë në sitemet mbrojtëse

Armiku më i frikshëm i milingonave të zjarrit është Solenopsis Davgeri, që është një specie parazite e milingonave. Kjo gjallesë që mund të depërtoj sistemin e tyre të shumëfishtë mbrojtës, të cilin edhe njeriu ka vështirësi të kuptoj, është një specie tjetër e milingonave. Nuk është e ditur se si kjo milingonë parazite mund të "depërtoj" në folenë e milingonave të zjarrit. Sidoqoftë posa të hyjë brenda, milingona parazite menjëherë sulmon mbretëreshën dhe shtërngohet në antenën, këmbët ose gjoksin e saj. Derisa milingonat punëtore normalisht duhet të shkatërrojnë çdo agresor, pse ato nuk bëjnë asgjë kundër kësaj krijese të veçantë duket e vështirë që të shpjegohet. Megjithatë është një përgjigje e thjeshtë. Në vetë ngjitjen në fytin e saj, paraziti imiton feromonet e mbretëreshës. Si pasoj, punëtorët i dedikojnë përpjekjet e tyre për të ushqyer parazitët, 5-6 prej të cilave mund të lidhin mbretëreshën, sepse ato mendojnë se ky parazitë që imiton feromonet e saj, është mbretëresha e tyre. Mbretëresha e tyre në anën tjetër vdesë nga uria përpara syve të punëtorëve që i shërbejnë asaj.43

Milingonat e shkretirës

Është e pamundur të jetohet në zallin përvelues në 150°F për shumë gjallesa duke përfshirë njeriun. Por milingonat janë ato që mund të vazhdojnë të jetojnë në këtë temperaturë. Mirë, si mundet Namib Ocymyrmex, që është një milingonë e zezë e shkretirës, mesatare me këmbë të gjata, të jetojë në nxehtësi aq të fuqishme?

Një ditë tipike në shkretirë nuk fillon në një kohë të caktuar për milingonat Namib. Ajo që e fillon ditën është arritja e temeraturës standarde të sipërfaqës së zallit në 30 shkallë. Mu në këtë pikë milingonat fillojnë të dalin nga foletë e tyre nëntokësore për të kërkuar ushqim. Meqë trupat e tyre janë shumë të ftoftë, ato nuk mund të lëvizin drejtë por ecin me lekundje. Por kur temperatura të rritet, më shumë milingona dalin dhe fillojnë të levizin më drejtë dhe më shpejtë. Qarkullimi brenda-jashtë folesë është më i madhë kur temperatura është 52.2 shkallë. Kur temperatura të ngritet mbi këtë pikë, levizja vazhdon, por kur të arrijë 67.8 shkallë, qarkullimi ndalet. Kjo temperaturë arrihet një orë përpara mesditës. Siç fillon të zbresë temperatura pasdite, kërkuesit e ushqimit fillojnë të lëvizin përseri dhe vazhdojnë deri sa temperatura e sipërfaqës të bije në 30 shkallë.

Këto milingona mund të kërkojnë ushqim rreth gjashtë ditë larg nga foleja pa u bërë gjah i ndonjë shtaze. Gjatë kësaj kohe ato bartin ushqim për në shtëpi që peshon 15-20 herë sa pesha e tyre.

Milingonat, që e kanë të pamundshme të kthehen në fole kur teperatura në shkretirë bëhet padurueshëm të larta. Përdorin një metodë mjaftë interesante për mbrojtje nga nxehtësia. Temperaturat e ajrit zvogëlohen përderisa njeri ngritet mbi zallë. P.sh, përderisa temperatura e zallit është 67.8 shkallë, pak mbi të, temperatura e ajrit është 55 shkallë. Prandaj, kur sipërfaqja e zallit është mbi 52.2 shkallë, milingonat hypin në objekte, si bimë, dhe qendrojnë aty pak për t'u ftohur. Temperatura e trupit të vogël të milingonës shpejt bie në temperaturën e ambientit. Në trungje të pemëve, temperatura ndryshon midis 30 dhe 38.3 shkallë. Këto trungje ftohëse i mundësojnë milingonave të kërkojnë ushqim në nxehtësinë përveluese, edhe pse në mënyrë sporadike.

Në temperatura të larta, nëse milingona nuk mund të gjejë një vend të ftohët brenda disa sekondave, do të ngordhë nga nxehtësia. Në fakt, në temperaturat e zallit prej mbi 52.2 shkallësh, ato rrezikojnë çdo herë që largohen nga foletë e tyre. Atëherë si milingonat e shkretirës kanë shpëtuar nga ky fund i paevitueshëm? Meqë ato nuk e masin temperaturën me një termometër, ne mundemi në mënyrë të sigurtë të themi se ato kanë ardhë në ekzistencë duke ditur se çka me bërë në cilën temperaturë – dhe duke i ditur këto gjëra që nga hera e parë që kanë dalë nga foleja.

Footnotes

19 National Geographic, July 1995, p. 100.

20 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 597-598.

21 The Insects, Peter Farb and the Editors of Time-Life Books, p. 164.

22 National Geographic, July 1995, p. 104.

23 National Geographic, July 1995, p. 100.

24 National Geographic, July 1995, p. 104.

25 National Geographic, July 1995, p. 100.

26 National Geographic, July 1995, p. 104.

27 Harun Yahya, For Men of Understanding, Ta-Ha Publishers, 1999, p. 148-149

28 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 626.

29 The Insects, Peter Farb and the Editors of Time-Life Books, p. 163.

30 National Geographic, June 1984, p. 803.

31 Bilim ve Teknik Dergisi (Journal of Science and Technics), June 1978, no: 127, p.44.

32 National Geographic, June 1984, p. 813.

33 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, The Ants, Harvard University Press, 1990, p. 176-177, 450.

34 The Insects, Peter Farb and the Editors of Time-Life Books, p. 164.

35 Encyclopaedia of Animals, Maurice-Robert Burton, C.P.B.C Publishing Ltd., p. 14.

36 National Geographic, June 1984, p. 797.

37 National Geographic, June 1984, p. 801.

38 Encyclopaedia of Animals, Maurice-Robert Burton, C.P.B.C Publishing Ltd., p. 15.

39 Encyclopaedia of Animals, Maurice-Robert Burton, C.P.B.C Publishing Ltd., p. 199.

40 Encyclopaedia of Animals, Maurice-Robert Burton, C.P.B.C Publishing Ltd.

41 New Scientist, November 4, 1995, p. 29.

42 Bert Hölldobler-Edward O.Wilson, Journey to The Ants, Harvard University Press, Cambridge, 1994, p. 6.

43 Science, Vol.263, 18 March 1994.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Hyrje
  • Jeta Sociale
  • Komunikimi Në Shoqëri
  • Speciet E Milingonave
  • Simbiozat
  • Mbrojtja Dhe Taktikat E Luftës
  • Reservimi I Racës
  • Ushqimi Dhe Gjuetia
  • Konkluzioni