Në këtë libër ne do të ju tregojmë për një krijesë që ju e njihni fare mirë, që ju e takoni çdo kund faktikisht pa i kushtuar shumë vëmendje, që është shumë eksperte, intelegjente dhe shumë shoqërore – ajo është “Milingona.” Qëllimi ynë është të shqyrtojmë jetën me plot mrekulli të këtyre krijesave të imëta që kurrë nuk kanë rëndësi në jetërat tona të përditshme.
Përderisa ne shqyrtojmë botën e veçantë të milingonave, ky sistem i përsosur do të fitoj admirimin tonë dhe do të shtoj nevojën për të menduar dhe gjurmuar. Në të njëjten kohë, ne do t’i shohim gabimet në teorinë e evolucionit dhe do të shohim krijimet e patëmeta të All-llahut, që është një punë shumë e rëndësishme.