Nga ajo që pamë deri këtu, shifet qartë se çdo periudhë kohore në formimin e spermës dhe të vezës dhe deri te takimi i tyre, çdo gjë që ndodh është një mrekulli. Ndryshimet që ndodhin kur këto dy qeliza bashkohen, dhe të gjitha përgatitjet që bëhen në trupin e femrës na paraqesin ndodhi të tjera të mrekullueshme.
Vetëm brenda disa orëve pasiqë veza të jetë fekonduar nga spermatozoidi, ajo ndahet dhe rritet shumë shpejt. Në ditët e sotme e dijmë se foshnja shkon nëpër tri faza të zhvillimit të embrionit derisa është në mitrën e nënës. Por ky informacion që u arrit me ndihmën e teknologjise moderne pas shumë viteve hulumtimi, është dhënë në Kur’an 1400 vite më parë. Këto fakte shkencore janë shpallur në këtë varg:
…Ai iu krijon juve fazë pas faze në mitrat e nënave tuaja në një errësirë të trefishtë. Ai është Zoti, Sunduesi i juaj, Sovraniteti është I Tij. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Çka ju bëri pra të largoheni prej Atij? (Kur’an, 39:6)
Do të vëreni se ky varg paraqet se tri faza të ndryshme ndodhin gjatë zhvillimit të njeriut derisa gjendet në mitrën e nënës. Me të vërtet, biologjia moderne ka vërtetuar se foshnja në mitrën e nënës kalon nëpër tri faza të ndryshme të zhvillimit, sikurse që është paraqitur në këtë varg. Kjo është një çështje e infomacionit bazë në të gjitha librat embriologjike që kërkohet të lexohet sot në fakultetet e mjekësisë. P.sh. Embriologjia Bazike e Njeriut, një punim bazë për embriologji, jep deklaratën në vijim:
Jeta në mitër ka tre etapa: 1) para-embrionike: java e parë deri dy javë e gjysmë; 2) embrionike: deri në fund të javës së tetë, dhe 3) fetale - nga java e tetë deri në lindje.20
Këto etapa përbëhen nga faza të ndryshme të zhvillimit të foshnjës. Veçoritë kryesore të këtyre tre etapave mund t’i përmbledhim si në vijim:
- Etapa para-embrionike: Në etapën e parë, zigoti (qeliza e sapo fekonduar) shumohet. Brenda tre javëve të para, mbasi të jetë bërë grumbull qelizash, e ngulit veten në muret e mitrës. Përderisa qelizat vazhdojnë të shumohen, ato formojnë tre shtresa.
- Etapa embrionike: Etapa e dytë zgjat plotë pesë javë e gjysmë, gjatë të cilave foshnja quhet embrion. Në këtë etapë organet dhe sistemet themelore të trupit marrin formë nga shtresat e qelizës.
- Etapa e fetusit: Me hyrjen në etapën e tretë të shtatzënisë, embrioni quhet fetus. Kjo etapë fillon nga java e tetë e shtatzënisë dhe vazhdon deri në lindje, për dallim nga etapat e më hershme, këtu fytyra, duartë dhe këmbët e fetusit bëhen të dallueshme dhe merr pamjen e jashtme të qenies njeri. Në fillim të kësaj etape, të gjitha organet e fetusit 3 cm. janë nëpër vende. Kjo etapë zgjat tridhjetë javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Etapat të cilat i përshkruam këtu me pak fjalë dhe zhvillimet mahnitëse që ndodhin në secilën etapë do të shpjegohen në detaje në faqet në vijim.
1) Çdo muaj një vezë lirohet nga vezoret. 2) Veza e pjekur e thyen mbulesën që e rrethon dhe lirohet në zgavrën e komblikut. 3) Veza kapet nga tuba fallopiane duke ia bërë të mundur vezës që të fekondohet me spermatozoidin. 4) Vetëm një spermatozoid i vetëm ia del të përshkojë membranën dhe të fekondojë vezën. 5) Veza e fekonduar fillon të ndahet dhe shumohet duke formuar një grumbull (tog - tufëz). 6) Në këtë fazë formohen një grumbull qelizash, të quajtura blastociste. Kjo është faza e parë e transformimit të qelizave dhe formimit të indeve dhe organeve të trupit. 7) Grumbulli i qelizave arrijnë mitrën me ndihmën e tubës fallopiane. 8) Fillon të përgatitet për të ngjitur veten në murin e mitrës. Duke ju falemnderuar veprimit të qelizave të veçanta të projektuara për këtë qëllim, ngjitet për murin e mitrës. 9) Nëse masa e qelizave ngjitet me sukses në murin e mitrës, ajo gjen një ambient mbrojtës ku mund të ushqehet dhe fillon të rritet. 10) Në fund të fazave të ndryshme të periudhës embrionike, në foto i paraqitur në fund të javës së tetë, një person në miniaturë me madhësi 2.5-3cm. Të gjitha këto faza dëshmojnë se njeriu është krijuar. Në krijimin e vetvetës ka shenja për çdo njeri që di të mendoj. |
Qeliza e parë që përmban 46 kromozome e cila është formuar me bashkimin e spermatozoidit dhe të vezës është qeliza e parë e njeriut të ri që do të hap sytë në botë pas nëntë muajve. Qeliza e parë dhe e vetme e cila përmban planin për tërë trupin quhet “zigot”.
Ndarja e parë e qelizës fillon 24 orë pas bashkimit të spermatozoidit dhe vezës. Këto dy qeliza të formuara janë identike me njëra tjetrën. Me këtë, fillon dita e parë e periudhës nëntë muajshe të jetës në mitrën e nënës. Tash në mitrën e nënës nuk është një qelizë por janë dy. Më vonë ky numër rritet në katër dhe në këtë mënyrë vazhdon shumimi me ndarje.21
Grumbulli i qelizave në tubin fallopian vazhdon të ndahet dhe rritet dhe lëvizë në drejtim të vendit ku ato do të kalojnë nëntë muajt e tjerë. Kjo është mitra e nënës (uterus).
Në këtë fazë, ndryshimet e nevojshme ndodhin në mitër. Gjaku nxiton në mitër dhe e bën atë të zhvilluar dhe elastike. Sikur që kemi përmendur në pjesët e mëparshme, korpus luteumi në vezore rrit sekretimin (tajitjen) dhe informon trupin se shtatzënia ka filluar. Ndërkohë, zigoti lëviz me një lëvizje notuese në drejtim të mitrës dhe fillon të dërgoj sinjale biokimike që përmban mesazhin, “Unë jam këtu”. Këto mesazhe bëjnë trupin e nënës të përgatitet dhe sigurohet për prezencën e kripës, hekurit, gjakut dhe vitaminave të nevojshme për fetusin. Në të njëjtën kohë, mesazhi biokimik që zigoti ka sekretuar (tajitur) (hCG hormoni), arrin vezorën e nënës dhe bën që një hormon tjetër aty të sekretohet (tajitet) që të parandalojë periudhën tjetër të ovulacionit (periudhën menstruale) në trupin e nënës.22
Pas bashkimit me spermatozoidin, qeliza vezë fillon të ndahet. Në ndarjen e parë formohen 2 qeliza; këto dy qeliza ndahen dhe brenda një kohe të shkurtër një grumbull qelizash formohet. Si rezultat i transformimeve që pëson ky grumbull, struktuart vitale të foshnjës formohen. Mbas periudhës që foshnja kalon në mitrën e nënës, ajo në secilin aspekt është e gatshme për jetë në botën e jashtme. |
Zemra, nervat, shtylla kurrizore, arteriet, mushkërit, dhëmbët, eshtrat, sythat e shijes – të gjitha këto pjesë vitale formohen derisa embrioni kalon nëpër faza në mitrën e nënës. P.sh. në fund të muajit të tretë, gjinia e foshnjës është e përcaktuar. Pjesët e trurit janë formuar. Në fund të muajit të tetë, praktikisht të gjitha pjesët e trupit të foshnjës janë formuar. |
Zigoti ende është i përbërë nga disa qeliza. Fakti që e di se ku gjendet dhe menjëherë dërgon sinjale lidhur me periudhën 9 mujorshe që pason është një gjë e jashtëzakonshme. Si e di zigoti kujt t’ia dërgoj mesazhin? Si organelet e ndryshme që pranojnë mesazhin e dijnë se është duke ardhur nga një masë mishi mikroskopik të cilin kurrë nuk e kanë takuar më parë, dhe fillojnë t’a ndihmojnë duke përgatitur ambientin në të cilin do të jetojë? Në fund të fundit, hormoni i sekretuar (tajitur) nga zigoti është i përbër nga molekulat; kështu që, në vendin që janë pranuar këto molekula, si e dijnë qelizat se cili është qëllimi i këtyre molekulave me arritje në atë vend? Kur një mesazh dërgohet te njeriu në gjuhën që ai e kupton, është e mundur për atë t’a lexoj dhe t’a kuptojë, dhe të sjell një vendim në bazë të asaj se çka ka lexuar. Por në këtë rast, mesazhi përmban një hormon të përbërë nga disa molekula; ato që dërgojnë mesazhin janë një grumbull qelizash; ato që pranojnë mesazhin janë një grumbull pak më i madh qelizash. Me të vërtet është një mrekulli që qelizat lexojnë dhe kuptojnë mesazhet (hormonet) që ju vijnë sikurse një njeri që kupton një mesazh që lexon.
Përveç kësaj, si e di zigoti se çfarë materiali i nevojitet atij gjatë rritjes së tij?
P.sh. mendo për vetveten. Çfarë duhet ngrënë në mënyrë që trupi yt të bëhet i fortë? Çfarë minerale duhet të marrësh? Këtë mund t’a mësosh vetëm me mësim nga punimet shkencore që janë bërë në këtë fushë. Çfarë efekti ka në trupin tënd kaliumi, fosfori dhe kalciumi? Prej cilit ushqim mund t’i marrësh këto gjëra? Kur dhe sa duhet ngrënë këtë ushqim? Këto janë gjëra të cilat nuk mund t’i dijsh pa u konsultuar me një ekspert. Ti, një qenie me aftësi mendore, shikim, intelegjencë dhe ndjenja, me mundësinë e të folurit, mund të dijsh për këto gjëra vetëm duke kërkuar ndihmë; ndërsa një grumbull i vockël qelizash e dijnë se për çfarë kanë nevojë dhe çfarë duhet të prodhohet për t’u përmbushur nevojat; e dijnë se kush mund t’a prodhojë atë që është e nevojshme dhe se duhet të dërgohet një sinjal për të filluar procesi i prodhimit. Përveç kësaj, përkundër faktit se ka qenë në trup për vetëm ca ditë, zigoti e di si duhet dërguar informata kimike dhe llogarit se organe të ndryshme në trup janë të afta të pranojnë këtë informat kimike.
Sigurisht se nuk mund të thuhet se një grumbull qelizash ka këto informata të jashtëzakonshme dhe sajon një plan në bazë të atyre. Është një fuqi supreme që i bën këto qeliza të kryejnë këto funksione të mrekullueshme dhe i krijon ato në atë mënyrë që iu mundson atyre të bëjnë punën e tyre. Kjo fuqi i takon Zotit, Sundimtarit të vetëm të qiejve dhe tokës. Si dëshmi për neve për fuqin e Tij të patundëshme, Zoti ka inspiruar qelizat e gjalla, të pavetëdijshme, mikroskopike, në atë mënyrë që t’a kryejnë detyrën e tyre komplekse në mënyrë perfekte që mendja e njeriut nuk mund t’a kap,
Pamja e jashtme e masës së qelizave të formuara nga ndarja e qelizës duket si një pjesë mishi. |
Grumbulli i qelizave lëviz në drejtim të vendit të sigurt të përgatitur për të dhe vazhdon me ndarje nga dita në ditë. Në çdo 30 orë një ndarje ndodh. Duke u ndarë në 2 ,4, 8, 16, qelizat gradualisht formojnë grumbullin (togun); duke lëvizur së bashku me spermatozoidet e pasuksesshme, shkon ngadal nga tubi fallopian drejt mitrës.
Sikur t’a zmadhonit tubën fallopiane në të do të shikoni pamje që paraqitet në fund të oqeanit. Grumbulli i qelizave vazhdon rrugën e tij për shkak të lëvizjes se valëzuar në tubën fallopiane. Kjo lëvizje, e cila ka siguruar fekondimin e vezës me shtyerjen e spermatozoidit në drejtim të saj, kësaj radhe bart vezën për në mitër. Qime të vogla (silia) që gjenden në sipërfaqen e qelizave të tubës fallopiane lëvizin në të njejtin drejtim. Në këtë mënyrë, ato bartin vezën sikur të ishin duke bartur një objekt shumë të çmuar, në drejtim të vendit ku duhet të shkoj.
Këtu, sikur të gjitha elementet e përfshira në këtë funksion kanë pranuar një urdhër nga një qendër e përbashkët dhe ato fillojnë përnjëherë të punojnë për qëllimin e njejtë. Ky urdhër është i atillë që çdo vend i ndryshëm i trupit e kupton dhe e zbaton.
Derisa grumbulli i qelizave është në tubën fallopiane ai kalon nëpër një numër të fazave të ndarjes. Grumbulli me rreth 100 qeliza hyn në mitër. Por në mënyrë që të bëhet ndarja, qelizat duhet të ushqehen. Kjo kërkesë duhet të konsiderohet si një aspekt i rëndësishëm i mrekullisë së krijimit të njeriut. Zoti e ka krijuar tubën fallopiane në atë mënyrë që t’i përgjigjet nevojave të zigotit. Në këtë periudhë të pritjes, qelizat tajitëse alternojnë me qelizat e vogla në formë të qimeve që shtresojnë (veshin përbrenda) tubën fallopiane. Qelizat tajitëse prodhojnë sasi të mëdha të sekrecionit (lëngut) mes tjerash molekula organike, jone dhe ujë për ushqyeshmërin e zigotit.24
Kur shikojmë lëvizjen në tubën fallopiane, kemi përshtypjen se jemi duke shikuar në fund të një oqeani (fotoja e vogël). Këto qime të imëta në tubën fallopiane (lart) bëjnë lëvizje të valëzuar, e cila ndihmon vezën të lëviz në drejtim të mitrës. |
“…mitra rritet në madhësi për të mbrojtur embrionin. Tubat fallopiane bëjnë atë që është e nevojshme për të ushqyer qelizat…” Me këto fjali deri këtu kemi folur rreth indeve dhe organeve të cilat e mbrojnë grumbullin e qelizave të formuara pas bashkimit të vezës dhe spermatozoidit, për masat e duhura që të sigurohet ushqyeshmëria dhe për punën për të strehuar këto qeliza. Nuk duhet të harrojmë se këto organe dhe inde po ashtu janë të komponuara nga qelizat. Kështu që, si ka mundësi që një qelizë mund të ndiej nevojën e tjetrës dhe saktësisht në kohën e duhur, të bëj ndryshimet e nevojshme për të ushqyer dhe mbrojtur atë?
Kur shtrojmë këtë pyetje, përgjigja e parë që vjen në mendje do të jetë se këtu ka një intelegjencë që kontrollon qelizat. Askush nuk do të mendojë për një përrallë në të cilën “një ditë qelizat fillojnë të bëjnë një ndryshim rastësisht dhe pastaj këto qeliza disi bëhen të afta për të prodhuar ushqim që i nevojitet zigotit, dhe pastaj vazhdojnë t’i mbajnë këto dukuri mahnitëse që ndodhin në të gjitha femrat.” Është e qartë se kushdo që bën një pohim të tillë do të akuzohej për trillim. Përgatitjet që mitra i bën për të strehuar embrionin dhe karakteristikat e veçanta të tubave fallopian të cilët mundësojnë furnizimin me ushqim për zigotin, janë veprime të cilat ekzistojnë vetëm në njohurin e Zotit. Secila nga këto gjëra është një manifestim i bekimit dhe mëshirës që Zoti ka për çdo gjë të gjallë të krijimit të Tij perfekt.
Mitra është një organ muskulor i zbrazët që peshon rreth 50 gram. Natyrisht që nuk është mjaft e madhe për foshnjën që të zhvillohet në të. Prandaj, struktura e mitrës duhet të pësoj një transformacion. Gjatë shtatzënisë, mitra rritet gradualisht, duke arritur rreth 1.100 gram në fund të shtatzënisë. Për shkak të kësaj karakteristike, mitra realizon kushtet më të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e vezës së fekonduar dhe për daljen e një njeriu komplet të formuar. Përveç kësaj, duke qenë saktësisht në qendër të zgavrës të komblikut të nënës, ajo e strehon foshnjën dhe e mbron në rrjedhën e zhvillimit të saj. 1 Në Kur’an Zoti paraqet cilësinë mbrojtëse të mitrës së nënës dhe na përkujton edhe njëherë për mëshirën e Tij për njerëzimin: Ne krijuam njeriun nga balta më e pastër; pastaj vendosëm atë, një perlë e gjallë, në një vend të sigurt. (Kur'an, 23: 12-13) 1. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 950 | ||||
Një embrion i strukur në mitër |
Që shtatzënia të vazhdojë në mënyrë të shëndetshme, grumbulli i qelizave duhet të gjejë një vend të duhur që të banoj. Duhet të zgjedhet një vend që ofron mbrojtje dhe t’i ketë karakteristikat që të ndihmoj lindjen pas nëntë muajve. Përveç kësaj, ky vend duhet po ashtu të jetë afër enëve të gjakut të nënës të cilat do të furnizojnë foshnjën me ushqim. Vendi më i përshtatshëm për këtë gjë është muri i mitrës.
Grumbulli i qelizave, që përparon në drejtim të mitrës nga tuba fallopiane, lëviz me vetëdije për atë se çka është duke bërë. Qëndron në tubën fallopiane për 3-4 ditë por nuk përpiqet të ndalet apo të strehohet në ndonjë vend aty. E di se para se të arrij në mitër, asnjë vend në të cilin do t’a ngjiste veten nuk do t’a pranonte apo lejonte të mbijetonte. Vazhdon në drejtim të mitrës, e gjen në muret e mitrës një vend ku enët e gjakut janë të bollshme dhe strehohet aty. Sikur një farë e mbjellur në tokë që i nxjerr dhe i shtrin rrënjët e saj, ashtu dhe grumbulli i qelizave (zigoti) vazhdon të rritet dhe lëvizë thellë në inde të cilat do të ushqejnë atë, për veten ai prodhon kanale të reja për këtë ushqim.
Këtu është e dobishme të përmendet një pikë e rëndësishme. Është mrekulli që një grumbull qelizash është në gjendje të zgjedh vendin më të përshtatshëm për të vendosur veten. Në librin e tij, Fillimi i Jetës, G. Flanagan po ashtu pyet “ Si grumbulli bën një zgjedhje të tillë “të kujdesshme” mahnitëse?”
Pika në të cilën Flanagan tërheq vërejtjen është shumë e rëndësishme. Në mënyrë që të ilustrojmë këtë pikë të rëndësishme, le të marrin së pari një shembull. Imagjinoni një foshnje që është sapo ka filluar të ecë. Vendoseni këtë foshnje në një ndërtesë që është miliona herë më e madhe se sa ajo, dhe në të cilën nuk ka qenë kurrë më parë; pastaj prisni që kjo foshnje të zgjedh për vete dhomën me ambientin më të përshtatshëm në këtë ndërtesë. A mundet një foshnje të bëj një gjë të tillë? Sigurisht që jo. Nëse ky veprim është i pamundur për një foshnje që nuk e ka arritur moshën që të përdorë aftësitë mendore, dmth që nuk ka përvojë e njohuri të mjaftueshme, aq më shumë është e pamundur për një masë mishi, me disa centimetra, që të lëviz në errësirën e një trupi, e të gjej për vetveten vendin më të përshtatshëm, më të rehatshëm dhe më të sigurt?
Përveç kësaj, ky grumbull qelizash nuk është ende qenie njerëzore. Kujtojmë që, ajo së cilës i referohemi këtu është një masë mishi e përbërë (për momentin) nga disa qindra qeliza, pa veshë, sy, tru, duar apo krahë. Por kjo masë qelizore, duke demonstruar një aftësi njohëse të veçantë, strehon veten në mitër në vendin më të përshtatshem për vetveten.
Mrekullitë e krijimit të njeriut nuk ndalen këtu. Në çdo fazë të formimit të qenies njerëzore është një zinxhir i mrekullueshëm i dukurive mahnitëse. Kemi folur se si veza e fekonduar shumohet dhe se si e gjen vendin e nevojshëm për zhvillimin e saj. Në këtë fazë, një pyetje tjetër e rëndësishme lind: Ky grumbull qelizash, i përbërë nga qelizat plotësisht të ngjajshme me njëra tjetrën, nuk ka një spirancë apo ndonjë organ tjetër të ngjajshëm që t’ia bëj të mundur kapjen në një vend. Pra, si është e mundur të ngjitet në murin e mitrës?
Me ndihmën e tubës fallopiane, një grumbull qelizash (blastocisti) arrin në mitër dhe strehohet aty. Është trup i rrumbullakët pa grep apo ndonjë mekanizëm tjetër ngjitës dhe është një mrekulli e krijimit që është i aftë të ngjes vehten në mitër. Ajo që ia lejon embrionit t’ia dal me këtë është një enzim që sekretohet prej qelizave në shtresën e jashtme të tij (trofoblastet). |
Mënyra se si grumbulli i qelizave ngjet veten në murin e mitrës është një pjesë interesante dhe tejet komplekse e sistemit. Qelizat në shtresën e jashtme të grumbullit të qelizave sekretojnë (tajisin) një enzim qe quhet hialuronidaza. Tipari i veçantë i këtij enzimi ( siç kemi përmendur më herët në rastin e spermatozoidit) është aftësia për të zbërthyer shtresën e acidit (acidin hialuronik) në indet e murit të mitrës. Kjo ju mundëson qelizave që përbëjnë grumbullin e qelizave (zigotin) të tretin indin e mitrës dhe të depërtojnë në mitër. Disa qeliza në grumbullin e qelizave tretin qelizat e mitrës, depërtojnë më thellë dhe ngulitin veten mirë në mur.
Ashtu siç përmendëm dhe më lart, fakti që një masë qelizash ka aftësi të zgjedh vendin më të përshtatshëm për veten dhe vendos se është e nevojshme të ngjitet në atë vend mbetet një diçka vërtet mahnitëse. Me sjelljen e vet, ky grumbull i vockël i qelizave paraqet aftësinë e llogaritjes së nevojave të veta dhe veprimin sipas kësaj llogaritje. Akoma më mahnitëse është që e di si të bëj këtë ngjitje dhe që disa qeliza e kanë këtë aftësi të veçantë. Sigurisht që është e pamundur që këto qeliza, duke përdorur intelegjencën dhe vullnetin e tyre, të analizojnë acidin hyaluronik në murin e mitrës dhe të fillojnë sekretimin (tajitjen) e enzimit hialuronidaza i cili do t’a tret atë.
Siç shpjeguam më herët, nëse një person nuk ka përgatitje të posaçme në kimi, nuk di të jep një sqarim për këtë. Por, disa qeliza kanë këtë informat kimike dhe e përdorin atë për të kryer funksione vitale në prodhimin e asaj që nevojitet për ekzistencën e tyre. Ky funksion i jashtëzakonshëm zbatohet jo vetëm nga një qelizë e vetme, por nga qelizat që kanë formuar çdo njeri në të kaluarën dhe të tashmen.
Siç po shihet nga ajo që kemi thënë, në formimin e grumbullit të qelizave të cilat do të formojnë embrionin më vonë dhe në ndryshimet që pësojnë qelizat që e strehojnë atë, vepron një plan i caktuar dhe i vetëdijshëm. Saktësisht në kohën e duhur, qelizat që përbëjnë tubin fallopian pësojnë një ndryshim dhe në momentin e përpiktë qelizat që e rrethojnë sipërfaqen e grumbullit të qelizave fillojnë të sekretojnë një enzim (hialuronidazën).
Ky plan i vetëdijshëm tregon se këto funksione që ndodhin në trupin e njeriut janë të kontrolluara nga një intelegjencë superiore.
Është Ai I Cili ju formon në mitër ashtu siç Ai dëshiron. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij, I Plotëfuqishmi, I Gjithdijshmi. (Kur’an, 3:6)
Ngjitja e Embrionit në Mitër është një Mrekulli e Kur’anit
| ||||
Pamja e qelizës vezë të fekonduar në ditën e tetë |
Në ditën e tetë, qelizat fillojnë të diferencohen (të dallohen) dhe ato organizohen në dy grupe të ndryshme, në atë të jashtëm dhe atë të brendshëm. Masa e brendshme (embrioblasti), formon qelizat të cilat embrioni do t’i mbart gjatë gjithë jetës së tij. Grupi i jashtëm i qelizave (trofoblast), përbëhet nga qelizat të cilat ndihmojnë njeriun në fazën e jetës së tij që zhvillohet në mitrën e nënës d.m.th. gjatë periudhës nëntë mujore e deri në lindjen e tij.
Masa e qelizave të brendshme ndan veten nga grupi i jashtëm i qelizave të cilat do të shërbejnë për nëntë muajt. Regjioni i mbetur do të bëhet kordon umbilikal që do të ofrojë lidhjen në mes të embrionit dhe placentës e cila do të zhvillohet më vonë.
Në të njejtën kohë që fillon të zhvillohet placenta, masa e qelizave të brendshme rrafshohet dhe zhvillohet në tri shtresa të qelizave që quhet “disku embrionik”. Tre llojet e shtresave të qelizave janë ektoderma, mesoderma dhe endoderma. Në një proces të quajtur diferencim, qelizat nga secila shtresë lëvizin në fusha të caktuara të diskut embrionik dhe pastaj palosen për të formuar tuba dhe grumbuj (togje). Këta tuba dhe grumbuj zhvillohen në inde dhe organe të ndryshme të trupit. 23
Qelizat e shtresës më të jashtme (ektodermës) formojnë trurin, palcën kurrizore, organet shqisore dhe lentet e syrit. Përveç kësaj, kjo shtresë do të formojë edhe epidermën, gjëndrrat e djersës, smaltin e dhëmbëve, qimet dhe thonjët. Shtresa më e brendshme e embrionit (endoderma) do të sjell zhvillimin e organeve që përbëjnë sistemin e tretjes dhe të frymëmarrjes (mëlçin, mushkëritë, pankreasin, etj) dhe gjëndrrat relevante (tiroidea, timusi, etj.) Shtresa e tretë (mesoderma) është e formuar në mes të këtyre dy shtresave. Nga kjo shtresë formohen zemra, muskujt, veshkët, gjëndrrat, enët e gjakut dhe organet riprodhuese. Enët limfatike dhe epiteli (sipërfaqja, ose shtresa mbështjellese e brendshme, indet) që mbulojnë sipërfaqën më të madhe të brendshme dhe të jashme të trupit dhe organet e tij zhvillohen nga kjo shtresë. Qelizat që përbëjnë të gjitha indet e trupit janë të formuara nga këto qeliza të cilat zhvillohen prej njërës nga këto shtresa.
Nga qeliza bazë vijën të gjitha përafërsisht 200 llojet e qelizave të trupit të njeriut. (1) Qelizat bazë papritmas fillojnë të ndryshojnë (diferencohen) nga qelizat e tjera. Me këtë ndryshim (modifikim), formohen indet e trupit nga qelizat bazë. Qelizat yndyrore të cilat sigurojnë energji (2), qelizat të cilat shërojnë plagët (3) dhe qelizat e enëve të gjakut (4) janë disa nga këto inde. |
Është shumë me rëndësi të mendojmë për domethënjën e fjalisë së fundit në paragrafin më lart, dhe të shqyrtohet mirë kuptimi i asaj se çfarë është thënë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuptojmë zhvillimin e jashtëzakonshëm të qenies njerëzore. Fakti se të gjitha elementet që përbëjnë trupin e njeriut (organet, indet, sistemet, enët e gjakut, etj.) zhvillohen nga tre lloje shtresash që përbëjnë embrionin na shtyn të mendojmë se nga e marrin qelizat këtë inteligjencë supreme për të vepruar?
Ndërkohë, janë disa detaje të cilave ju duhet kushtuar vëmendje sepse janë pikërisht këto detaje që i bëjnë këto ndryshime akoma më të jashtëzakonshme. P.sh. në rrjedhën e zhvillimit të një qenie njerëzore ekziston një harmoni perfekte ndërmjet këtyre tre shtresave. Për prodhimin afërsisht të 200 llojeve të qelizave të trupit të njeriut nga tre lloje qelizash, nevojitet një renditje dhe kordinim i saktë. P.sh. rendi i ngjarjeve në diferencimin e qelizave të gjakut dhe qelizave të lëkurës është shumë i ndryshëm në secilin rast.
Ndryshimet në mitër fillojnë me fekondimin dhe ajo bëhet një vend ku foshnja do të kalojë nëntë muaj në siguri dhe rehati. Mitra rritet në madhësi dhe ofron strehë mbrojtëse për embrionin. Të gjitha përgatitjet bëhen nga qelizat në mitër. Fakti që këto qeliza janë në dijeni për atë se çfarë ka nevojë qeliza tjetër, ka vetëm një sqarim, këto qeliza lëvizin sipas inspirimit të Zotit të Madhërishëm. |
Tash grumbulli i qelizave është bërë një embrion. Sikur të mund t’i shikojmë qelizat gjatë kësaj periudhe, do të vërenim një aktivitet të madh. Qelizat të ngjajshme njëra me tjetrën ndahen dhe shumohen në kohë të caktuar dhe disa nga këto qeliza fillojnë të marrin strukturë tjetër nga qelizat e tjera. Ky proces nuk dallohet në fillim, mirëpo me çdo ditë që kalon, bëhet më e qartë se qëllimi i këtij aktiviteti është të vijnë në ekzistencë, shpejt dhe sipas një plani, funksionet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut. Të gjitha qelizat, shumë të ngjajshme me punëtorët e caktuar në një punë, shkojnë të punojnë në grupe. Më vonë, grupet e qelizave të cilat janë për të formuar organin e njejtë bashkohen njëra me tjetrën dhe formojnë një masë dhe përgatiten për të formuar organet. Si rezulatat i këtij aktiviteti intensiv, disa qeliza do të bëhen qeliza të eshtrave, ndërsa të tjerat do të bëhen qeliza të lëkurës dhe muskujve. 24
Qelizat e eshtrave mblidhen në vendet ku duhet të jenë eshtrat. Qelizat e muskujve grumbullohen në vendet ku duhet të jenë muskujt. Disa qeliza shkojnë edhe në vende më të thella dhe fillojnë të formojnë organet e brendshme. Disa formojnë trurin, disa sytë dhe të tjerat enët e gjakut. Me kohë, shtohen proceset e reja: p.sh. lëvizja e qelizave në vendet e tyre të caktuara dhe ndërtimi i disa organeve me vdekjen e programuar të qelizave të caktuara, etj. Shkurt, në rrjedhën e diferencimit, një strategji perfekte zbatohet ku qelizat kryejnë aktivitetin e tyre sipas një plani të qartë.
Në fazat e para të lindjes, qelizat kopjet e veta i bëjnë identike. Ky shumim sikur të mos kontrollohej, njeriu nuk do të formohej; mirëpo, një copë e madhe mishi e përbërë nga qelizat identike do të ishte rezultati. Por kjo nuk ndodh. Qelizat identike fillojnë të ndryshojnë (diferencohen). Si rezultat i këtij ndryshimi, eshtrat, muskujt e lëmuar, epiteliumi, mëlçia, mushkëritë, shkurt, të gjitha qelizat dhe indet e trupit formohen. Sigurisht se kjo është dituria dhe fuqia e pakrahasueshme e Zotit që sjell këto transformime të mrekullueshme në qeliza dhe bën që prezenca e këtyre elementeve të veçanta t’a bëjnë njeriun njeri. |
Inspirimi se si duhet të bëhet kjo përgatitje ju është njoftuar në mënyrë të veçantë secilit grup të qelizave. Informata e shkruar në ADN-në e çdo qelizë është e njejtë. Mirëpo vetëm kur çdo grup i qelizave përdor këtë informatë në programin i cili është vendosur brenda kufijëve të instiktit të tyre, ato mund të formojnë ndërtime të posaçme të nevojshme për organet që të kryejnë funksionet e tyre. Përveç këtij diferencimi, ndarja konstante bën që numri i tyre të rritet. Ky organizim perfekt nuk bie kurrë në anarki. Për shkak të këtyre përgatitjeve të bëra për formimin e zemrës, syrit, trurit, krahut, këmbës dhe organeve të tjera, trupi ngadal merr formë. 25
Mirë pra, por kush iu jep urdhërin këtyre qelizave të cilat të gjitha dalin nga një esencë e vetme? Si munden qelizat, të cilat nuk kanë intelegjencë, dije apo ndjenja, të kuptojnë këtë urdhër dhe t’a zbatojnë atë?
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se plani që dikton diferencimin e qelizave dhe vendosjen e tyre në vendin e duhur në trup është i shkruar në ADN. Por kjo nxit një pyetje: Kush shkroi këtë plan madhështor aq perfekt në këtë bankë të dhënash mikroskopike të fshehur në bërthamën e qelizave?
Lart shofim disa nga llojet e qelizave të trupit. Në trup formohen përafërsisht 200 lloje të qelizave si rezultat i shumimit të qelizave që fillimisht janë identike. Përkundër faktit se informata e shkruar në ADN është e njejtë, secila qelizë përdor vetëm informatën që i duhet asaj. Nuk paraqitet asnjë hutim. Qelizat e eshtrave asnjëherë nuk përpiqen të formojnë një sy apo ndonjë organ tjetër; qelizat nervore nuk ndërhyjnë me qelizat e kuqe të gjakut. Secila e di shumë mirë ku dhe si do të funksionoj. Është Zoti I Madhërishëm, Sunduesi i të gjithave, Ai që garanton këtë organizim pa të meta dhe i inspiron qelizat e trupit për atë çfarë duhet bërë. |
Gjithashtu, kush bën që qelizat të lexojnë këtë plan të shkruar në ADN dhe t’a zbatojnë atë pa gabime? Si ndodh që miliona qeliza të ndryshme gjejnë informatën e përshtatshme për vetveten në një bankë të pafund informatash në ADN dhe ndryshojnë strukturën në bazë të saj?
P.sh. mendo për qelizat të cilat formojnë sytë: Si e dijnë ato se kur bebëza është formuar plotësisht? Si e dijnë ato si të ndërtojnë strukturën e retinës, muskujve të syrit, lentet dhe si ia japin atyre madhësine e duhur? Dhe si e dijnë ato se në cilën kohë duhet të ndalin këto procese?
Apo, si i dijnë qelizat që kurrë nuk i kanë parë mëlçinë, veshkët apo pankreasin tiparet e këtyre organeve dhe ndryshojnë strukturën e tyre në përputhje me këtë njohuri?
Gjithashtu, kur këto qeliza ndryshojnë strukturën e tyre në bazë të organeve të cilat do t’i formojnë, ato marrin në konsideratë shumë faktorë. P.sh. një qelizë e cila ndryshohet për t’u bërë qelizë e trurit duhet të kujdeset për sistemin nervor, ushqimin e trurit, furnizimin me oksigjen, nevojshmërinë e themelimit të lidhjeve në mes të të gjithë nervave të trupit, duhet të dallojë pjesët e trurit që shikojnë, dëgjojnë dhe ndiejnë. Qelizat e tjera marrin në konsideratë mundësin që truri mund të dëmtohet dhe e rrethojnë atë; ato i vlerësojnë faktorët negativ që mund të ndodhin gjatë procesit të lindjes kështu që formojnë strukturën në funksion të këtyrë faktorëve. E gjithë kjo duket shumë mirë, por si munden qelizat të paraqesin “parashikim” të tillë në veprimin e tyre?
Të gjitha këto pyetje tregojnë se lindja e njeriut është një mrekulli e vërtet, dhe teoria e evolucionit në këtë pikë ka arritur në një rrugë pa krye. Asnjë evolucionist nuk mund të shpjegoj këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm që ndodh në mes gjeneve të ADN-së derisa qelizat formojnë organet dhe i japin formë trupit. Fakti që gjenet, të cilat i kemi përkufizuar si grumbull i atomeve pa dije, nuk mund të organizojnë rastësisht një harmoni kaq të vetëdijshme është aq e qartë sa që evolucionistët në përgjithësi preferojnë që të mos shtjellohet kjo temë fare.
Hoimar von Ditfurth, një shkencëtar evolucionist gjerman, ka këtë thënie rreth zhvillimit të mrekullueshëm që ndodh në mitrën e nënës:
Fakti që një qelizë vezë e vetme ndahet që të formojë aq shumë qeliza të ndryshme, komunikimi perfekt natyral dhe bashkëpunimi në mes të këtyre qelizave kryeson ngjarjet që mahnisin shkencëtarët.26
Dhe G. Flanagan, autor i Fillimi i Jetës shkruan:
Si është arritur një organizim i tillë kaq i lartë? Çfarë i bën qelizat të veprojnë sikur dijnë se ku shkojnë, çfarë të jenë dhe çka të bëjnë kur të arrijnë atje? Dhe po ashtu të veprojnë në harmoni të tillë me qelizat partnere? 27
Flanagan është përpjekur t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve, por ai është larg për të qenë i aftë që të shpejgoj këto ndodhi të mahnitshme.
Këto pyetje të mëdha na dërgojnë në një botë jashtëzakonisht të vogël të molekulave të vogla brenda qelizës, së pari tek ato që përbëjnë gjenet dhe formojnë programin gjenetik. Me arritjen e biologjisë molekulare, për të parën herë është duke u mundësuar zbulimi dhe qartësimi i këtyre proceseve. “ Dukej se, libri i jetës u hap papritmas…”, megjithëse vetëm disa faqe magjepëse të tij. Ne jemi ende larg nga të kuptuarit e tërë tregimit.
Është e qartë se qelizat punojnë së bashku aq mirë për shkak të ekzistimit të dialogut të vazhdueshëm në mes tyre dhe ato pranojnë udhëzimet e brendshme gjenetike në përputhje me rrethanat. Udhëzimet mbahen në gjene në formë të të ashtuquajturit kod-gjenetik, të radhitura me organizim të molekulave, ashtu si shkronjat e një alfabeti të veçantë. Programi gjenetik për foshnjën, i radhitur në atë kod, arrihet në ditën e parë të bashkimit të qelizave të prindërve. Prej aty e më tutje, çdoherë që ndonjë qelizë ndahet dhe jep dy qeliza të reja, bëhet një kopje e përpiktë e të gjitha gjeneve dhe i transmetohet qelizës së re. Kështu që çdo qelizë e trupit bart saktësisht të njejtat gjene, dhe mban programin gjenetik të plotë.
Sikur i tërë programi të ishtë aktiv gjatë gjithë kohës, çdo qelizë thjeshtë mund të prodhonte klonime (kopje identike) të vetvetës, të gjitha me destinacion dhe funksion të njejtë. Ajo që bën të mundur prodhimin e shumëllojshëm të qelizave si dhe shpërndarjen e tyre në drejtime të ndryshme është fakti që gjenet kyqen dhe ç’kyqen pra, nuk jane aktive gjatë gjithë kohës.
Kjo ndodh në përgjigje të sinjaleve që vijnë nga qelizat partnere pasiqë ato të gjitha përshtatin veten në programin e hollësishëm të zhvillimit.
Këto ndodhi mund të krahasohen me një detyrë të vështirë ndërtimi që kërkon bashkëpunim të ngushtë. Secili e di planin kryesor, secili jep sinjale, dhe ju përgjigjet në mënyrë të ndjeshme sinjaleve të të tjerëve që të bëhet pjesë e pandarë e tërë projektit. Qelizat e embrionit punojnë në një mënyrë të krahasueshme, në një marrëveshje të shoqërueshme me gjenet të cilat kyqen dhe ç’kyqen sipas nevojës. 28
Qelizat i Japin Formë Trupit…
| ||
Siç kuptojmë nga sqarimet e mësipërme, fakti që qelizat dallohen nga njëra tjetra dhe marrin funksione plotësisht të ndryshme dëshmon se aty ka një “program gjenetik” i cili bën që ato të veprojnë brenda një plani të përcaktuar. Është e vërtet se një program perfekt është ngulitur në çdo qelizë, por gjëja e rëndësishme është kjo: Kush e krijoj këtë program dhe e nguliti atë në qeliza? Programi për të cilin bëjmë fjalë nuk është një program i thjeshtë kompjuteri. Me përdorimin e këtij programi qelizat sjellin në ekzistencë njeriun i cili në vetvete ka miliona ndërtime organike të ndërlikuara e të ndërlidhura: një person që mund të dëgjoj, të shikoj, të ndiej, të mendojë, të marr vendime, të përjetoj kënaqësi, të çmoj bukurinë, që mund të studjojë qelizat e veta dhe ADN-në, dhe të sjell përfundime nga hulumtimet e veta. Përveç kësaj, sigurisht që është një mrekulli që masat e proteinave të cilat ne i quajmë qeliza, kuptojnë një program të tillë, veprojnë sipas tij, vihen në dijeni për atë që kërkohet dhe kompletojnë çdo fazë në mënyrë përfekte.
Richard Dawkins, evolucionist bashkëkohor i njohur, nuk mund të jep sqarim se si gjenet të cilat përmbajnë programin gjenetik të njeriut veprojnë së bashku në një shkallë të tillë të bashkëpunimit në formimin e njeriut.
Zhvillimi embrionik është i kontrolluar nga një rrjet i ndërthurur raportesh të ndërlikuara të pa imagjinueshme.29
Dawkins ka kuptuar se raportet në mes të gjeneve përgjegjëse për krijimin e mrekullueshëm të njeriut dhe aftësitë e jashtëzakonshme të demonstruara nga gjenet nuk mund të kenë ardhur nga rastësia, sepse është e pamundur të shpjegohet një sistem kaq i ndërlikuar me mekanizmat e evolucionit, si rrjedhim ka bërë një pohim të tillë. Mirëpo, ai prapë lëshon një pikë të rëndësishme: Në të njejtën mënyrë është e pamundur që në zinxhirin e mrekullive të prodhimit të foshnjës, të ketë ardhur në ekzistencë nga rastësia ndonjë grimcë e nevojshme për krijimin e foshnjës, apo ndonjë qelizë e vetme. Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, një qelizë e formuar në organet riprodhuese të nënës shndërrohet në qenie njerëzore që dëgjon, ndjenë, merr frymë, mendon dhe ky transformim në çdo detaj ndodh sipas një plani perfekt. Përveç kësaj, kjo mrekulli ndodh vazhdimisht me perfeksionin e njejtë për vite të panumërta.
Sipas pohimeve të evolucionistëve, tërë kjo ndodh nga rastësia; për ata, kjo mrekulli vjen si rezultat i vendimit të atomeve pa vetëdije të cilat prodhojnë qelizat e njeriut. Ata pohojnë se një ditë, atomet papritmas vendosën të bashkohen dhe prodhojnë organe të cilat ata nuk i kishin parë apo njohur më parë. Ata kapen aq verbërisht në pohimet e tyre të palogjikshme sa që besojnë se secila nga këto atome të pa vetëdijshme vendos se cilën pjesë do t’a formojë dhe shkojnë në vendet e duhura sipas këtij vendimi. Ata besojnë se çdo gjë ndodh pa ndërhyrje si rezultat i rastësisë: se qelizat dhe atomet vendosin nga vullneti i tyre që të ndërmarrin veprimin më të mirë, dhe ndërtojnë një trup njeriu në mënyrë perfekte. Edhe nëse ata nuk dëshirojnë të pranojnë atë që është thënë këtu, kjo është saktësisht përmbajtja e asaj që pohojnë ata.
Në këtë pikë është e qartë se përballë një logjike tejet të madhe evolucionistët gjejnë vetveten në një gjendje pa rrugëdalje.
Çdo detaj i shpjeguar deri këtu dhe ajo me të cilën do të mirremi më vonë, në kundërshtim me atë që pohojnë evolucionistët, tregon se fazat që ndodhin në formimin e njeriut nuk mund të ndodhin nga rastësia. Këto gjëra të jashtëzakonshme ndodhin jo nga puna e qelizave apo organeleve që i sollën ato në ekzistencë; jo nga aktiviteti i molekulave apo atomeve, por nga fjala e Zotit të Madhërishëm, “Bëhu”:
Ai është I Cili ju krijoj prej toke, pastaj prej një pike sperme, pastaj prej një embrioni, pastaj ju sjell foshnje në botë; ju e arrini pjekurinë, pastaj plakeni megjithëse disa nga ju vdisni të rinjë kështu që arrini moshën e paracaktuar dhe kështu me shpresë që do të rriteni në meçuri (urtësi). Është Ai I Cili cakton jetën dhe vdekjen. Kur ai vendos për diçka, Ai vetëm thotë “Bëhu” dhe ajo bëhet. (Kur'an, 40: 67-68)
Njohuria që Demonstron Qeliza Vezë
Qelizat të cilat bëjnë përgatitje për t’u strehuar në muret e mitrave gjenetikisht janë të ndryshme nga ato të nënës. Pse ato nuk refuzohen sikurse një organ apo ind i transplantuar në trupin e nënës për shumë kohë ka qenë një mister i pazgjidhur. R.Flanagan e shpjegon këtë në këtë mënyrë: … Tufëza (qeliza grumbull) ndrydh shënuesit e saj gjenetik dhe lëshon sinjale të veçanta që mund të krahasohen me një fjalë kaluese (kod / password) universal. Ky kod është i njejtë për të gjithë njerëzit dhe është i njejti kod që qelizat e nënës e lëshuan kur ajo ishte tufëz (qelizë grumbull). Për këtë, qelizat e saj nuk mobilizohen tash që të mbrohen kundër arritësit të ri, sepse biologjikisht ato njohin tufëzën çerdhe-ngritëse si mik universal, e jo armik.1 Vëmendje duhet t’i kushtohet këtu një pike shumë të rëndësishme. Sikur që thotë Flanagan, është misterie e madhe se si një grup i qelizave i dërgon një “mesazh universal” një grupi tjetër të qelizave të cilat e pranojnë këtë mesazh dhe e “kuptojnë” se ato nuk po takojnë një armik por mik. Duhet të përkujtojmë se nuk jemi duke folur këtu për një grup njerëzish, por për një masë të përbërë nga qelizat aq të vogla që nuk shihen pa mikroskop; një masë e cila nuk ka duar, sy, veshë apo tru, e përbërë nga atomet, molekulat dhe proteinat e pavetëdijshme. Sigurisht se të supozohet se një demonstrim i tillë vjen nga dituria e qelizave është jashtëzakonisht e pa logjikshme. E vërteta që ballafaqohemi është e qartë: Ajo që i ofron embrionit të strehohet lehtë në mitrën e nënës dhe të mbijetojë është mëshira e Zotit, I Cili krijoj embrionin, nënën dhe sistemin mbrojtës të nënës. Me të vërtet, Zoti ka dijeni për Orën (e kijametit) dhe lëshon shi tepër dhe e di se çka ka në mitër. Dhe askush nuk e di se çka sjell e nesërmja dhe askush nuk e di se në cilën tokë do të vdes. Zoti është I Gjithëdijshmi, Gjithënjohësi. (Kur'an, 31: 34) 1. Geraldine Lux Flanagan, Beginning Life, Dorling Kindersley, London, 1996, p. 34 | ||||||
Qelizat të cilat ngjiten për mitrën e nënës vazhdojnë të zhvillohen dhe ushqehen në këtë vend të sigurt. Por kjo është një gjë mahnitëse, sepse ky embrion që rritet kaq shpejt ndeshet me rreziqe serioze – sistemin imunologjik të nënës.
Sistemi imunologjik çdo material të huaj që futet në trup e llogaritë si një armik dhe e sulmon atë. Përbërja gjenetike e embrionit është e ndryshme nga ajo e nënës dhe e trupit të saj, është një organizëm i huaj. Në momentin që qelizat e nënës vihen në dijeni të prezencës së këtij organizmi të huaj, ato nxitojnë në drejtim të mitrës. Sikur të mos ishin ndërmarrur masa paraprake, qelizat mbrojtëse sigurisht se do t’a mbysnin embrionin.
Mirëpo në rrethana fiziologjike nuk ndodh një gjë e tillë, sepse embrioni që nga fillimi është nën mbrojtje të veçantë.
Para se embrioni të ngjes veten në murin e mitrës, qelizat trofoblaste fillojnë të formojnë një sipërfaqë për rreth embrionit, duke formuar një lloj filteri në mes të enëve të gjakut të nënës dhe embrionit. Qelizat imune të nënës janë të paafta që të zbulojnë indet trofoblastike sepse atyre iu mungojnë disa proteina të cilat i kanë shumica e qelizave të tjera dhe ato proteina i ndihmojnë qelizave imune që t’i zbulojnë ato. Duke ju falemnderuar kësaj karakterisike të qelizave trofoblaste, embrioni ruhet nga sulmet e sistemit imunologjik të nënës. Përveç kësaj, disa nga qelizat trofoblaste ndihmojnë që oksigjeni, ushqimi dhe substancat e tjera të nevojshme të arrijnë te embrioni.
Le të shikojmë në detaje ndërtimin e veçantë të këtyre qelizave.
Trofoblast hücreleri embriyoyu oluşturan diğer bütün hücrelerden ayrılarak, embriyonun anne karnındaki gelişimiyle ilgili tüm destek görevleri üstlenmiş bir hücre grubudur. Bu hücrelerin embriyo ve anne arasında kurdukları dengeler sayesinde embriyo, gelişimini güven içinde sürdürür. Örneğin annenin damarlarının embriyoya basınç yapmasını ya da annenin savunma sisteminin bebeğe zarar vermesini bu hücreler engeller. Bu hücrelerin bebeğin ihtiyaçlarından haberdar olmalarını sağlayan elbette ki Allah'tır. |
Siç shpjeguam në faqet e mëparshme, përkundër faktit se qelizat trofoblaste shumohen nga e njejta qelizë vezë, ato ndahen nga qelizat të cilat formojnë embrionin; ato janë një grup qelizash që kryejn të gjitha aktivitetet ndihmëse në lidhje me zhvillimin e embrionit në mitrën e nënës. Në ditën e shtatë, këto qeliza nxjerrin zgjatje në çdo drejtim dhe fillojnë të rriten. Qëllimi i këtij ndryshimi është të depërtojnë në murin e mitrës. Gjatë këtij depërtimi, ato takohen me enët e gjakut të nënës dhe përshkojnë sipërfaqen e tyre të jashtme. Kështu që, brenda 7-8 ditëve, indi i embrionit lidhet me gjakun e nënës.
Disa qeliza trofoblaste prodhojnë enzime për shkatërrimin e membranës të enëve të gjakut në murin e mitrës. Në këtë mënyrë, shtypja që del nga gjaku i nënës në embrion është e zvogëluar. Qelizat trofoblaste nisen në aksion sikur të ishin në dijeni për rrezikun e brendshëm dhe marrin masat që të parandalojnë çdo gjë që do të rezultonte në vdekjen e embrionit. Sikur këto qeliza të mos bënin një rregullim të tillë në enët e gjakut të nënës, gjaku i nënës do të rridhte me shtypje të lartë. Në situatë të tillë, qarkullimi i gjakut në embrion do të ndalej si rezultat i shtypjes së jashtme të nënës.
Në javët që pasojnë, një numër i këtyrë qelizave krijojnë një mbrojtëse në mes embrionit dhe gjakut të nënës. Kjo mbrojtëse quhet “placenta” e cila ka një ndërtim shumë të veçantë. Kur e analizojmë atë së afërmi, shikojmë se qelizat trofoblaste krijojnë këtë mbrojtëse që të veprojë si një ndalues i gjakut. Ky është një tipar shumë i rëndësishëm, sepse embrioni tash është i lidhur për indet e nënës dhe do të ushqehet me ushqim që vjen nga gjaku i nënës. Është e nevojshme që ushqimi të hyjë, por është shumë e rëndësishme që qelizat mbrojtëse në mitrën e nënës të mos arrijnë deri te embrioni së bashku me ushqimin. Kështu që, sistemi ndalues i formuar nga placenta pengon qelizat mbrojtëse të nënës në mitër që t’i afrohen embionit. Mirëpo, nëse rrjedhja e gjakut nga nëna është e bllokuar, si ushqehet embrioni?
Përgjigja në këtë pyetje paraqet perfeksionin e strukturës së ndërtimit të qelizave. Hapësira të zbrazëta që gjenden në mes të këtyre qelizave që shërbejnë si ndalues, janë të asaj madhësie që lejon ushqimin e nevojshëm për embrionin të tërhiqet nga protoplazma e gjakut të nënës. Oksigjeni, materiali ushqyes dhe mineralet nga gjaku i nënës, kalojnë përmes këtyre hapësirave dhe arrijnë embrionin. Ndërsa, qelizat mbrojtëse, meqenëse janë aq të mëdha, nuk mund të kalojnë nëpër këto hapësira. 31
Në të majtë shofim një embrion të ngulitur në muret e mitrës (blastocisti). Embrioni gjen një vend në mitër ku ka shumë enë të gjakut dhe vendoset aty. Sikurse fara që hidhet në tokë, përhap rrënjët e veta dhe përparon, ashtu edhe embrioni vazhdon të rritet dhe bën për vete kanale të thella në inde të cilat do t’a furnizojnë atë me lëndë ushqyese. Ato që e bëjnë këtë janë qelizat e posaçme, të quajtura trofoblaste, që gjenden në shtresën më të jashtme të embrionit. |
Nëse mendojmë për urën të cilën ato e krijojnë në mes nënës dhe embrionit, nuk do të gabojmë të themi se puna e bërë nga qelizat trofoblaste kërkon një dituri ingjinierike pa të meta. Me sistemin që ato ndërtojnë, ato me të vërtet krijojnë themelin e një “ure të jetës” në mes nënës dhe foshnjës. Këto qeliza veprojnë si ndalues të materialit të rrezikshëm që të futet në gjak dhe duke lënë hapësira në mes veti, ato lejojnë materialin e nevojshëm që të kalojë.
Këto shpjegime tregojnë vetëm disa funksione të qelizave trofoblaste, por është më se e mjaftueshme për të dhënë një ide të ndërtimit perfekt të këtyre qelizave. Në të gjitha rregullimet që ato bëjnë, ato lënë zbraztira duke formuar një sistem që vendos çfarë materiali është mirëbërës dhe e lejojnë të kaloj; ato e dijnë se cili material është i rrezikshëm për embrionin dhe nuk e lejojnë të futet. Është shumë e qartë se një ndërtim i tillë nuk do të vinte në ekzistencë nga rastësia.
Çdokush që pohon se të gjitha këto tipare të jashtëzakonshme janë rezultat i rastësisë, sigurisht që nuk do të jetë në gjendje t’ju përgjigjet pyetjeve të poshtëshenuara:
Si e dijnë këto qeliza për çka ka nevojë embrioni për zhvillimin e tij?
Si vendosin ato nga të gjitha ato materiale që gjenden në gjak se cili material është i nevojshëm?
Si e dijnë ato se qelizat mbrojtëse janë të rrezikshme për embrionin?
Si kanë ato njohuri që të krijojnë një filter që pengon kalimin e materialit të dëmshëm dhe lejojnë kalimin e materialit të nevojshëm?
Që raca njerëzore të vazhdojë, ky sistem nuk duhet të ketë as gabimin më të vogël. Secili që ka intelegjencë dhe vetëdije e di se rastësia nuk ju dha këtyre qelizave karakteristikat e tyre të veçanta. Rastësia nuk mund të prodhojnë një ndërtim dhe të bëj këtë ndërtim saktësisht të njejtë në çdo qenie njerëzore. Është Zoti I Cili krijon qelizat trofoblaste me të gjitha karakteristikat e tyre të veçanta dhe i drejton ato në rolin mbështetës në formimin e njeriut. Ky është vetëm një shembull i krijimit të artit të pakrahasueshëm të Zotit:
Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë në mes tyre përveç se me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por ata të cilët nuk besojnë largohen nga vërejtja jonë. Thuaj: “A keni menduar rreth atyre të cilët i thërrisni përpos All-llahut? Më tregoni se çka krijuan ata në tokë. Apo a kanë pjesëmarrje në qiej? Sillni ndonjë libër të zbritur para këtij apo ndonjë grimcë të diturisë hyjnore, nëse jeni duke e thënë të vërtetën.” (Kur'an, 46: 3-4)
Placenta është urë vitale ndërmjet nënës dhe foshnjës. |
Sistemet mbajtëse të jetës të prodhuara nga tekonologjia e fundit, që përdoren në shumicën e spitaleve dhe kushtojnë me miliona dollarë, janë primitive dhe gati të pavlefshme kur krahasohen me një masë mishi që peshon vetëm disa kilogram. Kjo masë mishi është placenta, që nga shkencëtarët quhet “heroi i vërtetë i lindjes”. 32
Në një kohë të caktuar embrioni fillon të marr ushqimin, oksigjenin dhe materialet e tjera nga gjaku i nënës. Placenta, e cila është krijuar të plotësoj të gjitha nevojat e zhvillimit të fetusit, vepron si një urë duke siguruar kalimin e këtyre materialeve në mes nënës dhe fetusit. (Nga fillimi i muajit të tretë, embrioni quhet fetus). Placenta është e mbushur me enë të buta të gjakut të cilat bartin te foshnja materialin ushqyes të filtruar nga qelizat trofoblaste; ajo dërgon tërë këtë material ushqyes dhe mineralet e rëndësishme siç është hekuri dhe kalciumi që vijnë nga nëna, së pari në zorrën umbilikale pastaj në kapilarët e fetusit. Përveç kësaj, placenta nuk kujdeset vetëm për furnizimin me lëndët ushqyese për metabolizëm të fetusit, por ajo gjithashtu zgjedh dhe transporton te fetusi lëndët ushqyese që janë të nevojshme për ndërtimin e indeve.33
Tre tuba të ndryshëm përbëjnë kordonin umbilikal, të cilët sigurojnë lidhjen ndërmjet foshnjës dhe trupit të nënës. Njëri nga këta tuba bart ushqimin dhe oksigjenin për embrionin. Për këtë shkak, edhe pse embrioni jeton në një ambient të mbushur me lëng dhe mushkërit e tij janë të mushura me këtë lëng, ai nuk mbytet; dhe megjithëse ai nuk ka sistem tretës dhe nuk mundet për të ngrënë, embrioni nuk vdes nga uria. Dy tubat e tjerë largojnë mbeturinat e prodhuara nga embrioni. Mund të shifet se embrioni është krijuar me një ndërtim perfekt. |
Aminoacidet janë të nevojshme për fetusin për të gjitha llojet e sintezës (karbohidratet, acidet nukleike - tullat ndërtuese të ADN-së, yndyrnat, etj.) Placenta zgjedh këto elemente dhe i merr ato nga gjaku i nënës. Përgjithësisht kjo realizohet nga bartës të veçantë. Ajo pajiset me këto elemente, përdor çka është e nevojshme për vetveten dhe dërgon një sasi të tyre në gjakun e fetusit, dhe është e nevojshme që me ato të pajiset në sasi të mëdha. Në mesin e këtyre elemente janë: hekuri që nevojitet për rritjen e volumit të gjakut dhe kalciumi që nevojitet për zhvillimin e eshtrave. Transferimi i këtyre elementeve në mënyrë të veçantë është efikas: edhe nëse nëna ka konsumuar pak hekur, placenta merr sasinë e nevojshme nga gjaku i nënës, furnizon nevojat e foshnjës dhe e mbron atë nga çdo lloj rreziku. 34
Placenta po ashtu në mënyrë efikase kryen edhe veprimin e kundërt, duke bartur materialin hedhës nga fetusi në gjakun e nënës.
Nuk duhet të harrohet se placenta, të cilën e shpjeguam si “zgjedhës”, “marrës”, “pajisës” dhe “bartës” është një ind i përbërë nga qelizat. Është placenta ajo e cila kryen të gjitha aktivitetet e shenuara me fjalët më lart; p.sh. ajo e di se ka nevojë për hekur, dhe është e aftë të zgjedh elementin e hekurit nga shumë substanca të tjera dhe e di se si hekuri i zgjedhur duhet të përdoret. Ajo nuk është njeri që ka njohuri por një grumbull qelizash e quajtur placenta. Qelizat të cilat përbëjnë placentën e njohin materialin që ato kanë nevojë dhe e zgjedhin atë, dhe fakti se një qelizë mund të njoh një element sigurisht se është një mrekulli. Përveç njohjes së këtij elementi, është edhe më mahnitëse që ajo e merr materialin e nevojshëm në sasinë e duhur dhe e bart atë në vendin e caktuar. Informacioni i dhënë deri këtu dhe ai që do të pasojë duhet gjithnjë të vlerësohet duke pasur këtë parasysh.
Ngjarjet të cilat ndodhin në mrekulllin e krijimit të njeriut paraqesin një dituri të ekspozuar nga qelizat dhe nga molekulat dhe atomet që i prodhojnë qelizat. Në të vërtet, kjo dituri nuk i takon asnjërës nga ato, por i takon Zotit I Cili i krijon ato dhe i inspiron për funksionet që duhet t’i kryejnë.
Të gjitha detajet të cilat do t’i hasim në faqet në vijim janë po ashtu dëshmi e qartë e krijimit.
Zorra umbilikale, e cila lidh fetusin me placentën ka tre enë të gjakut dhe duket si një litar i gjatë. Njëra nga këto enë të gjakut quhet vena umbilikale. Ajo dërgon gjakun që bart materialin ushqyes dhe oksigjenin nga placenta te foshnja. Dy enët e tjera të gjakut quhen arteriet umbilikale ato trasportojnë prej foshnjës në placentë gjakun i cili përmban dioksid karboni dhe produktet mbetëse nga materiali ushqyes.
Për shkak të ndërtimit të fortë dhe elastik (fleksibil) të zorrës umbilikale, ajo nuk dëmtohet ose deformohet lehtësisht. Është shumë e rëndësishme që të mos ketë problem në furnizim me gjak. Përveç kësaj, ndërtimi elastik i zorrës mundëson lëvizjen e foshnjës.
Nga këndvështrimi i funksionit të saj, placenta është krijuar që të veproj për fetusin nganjëherë si mëlçi dhe stomak, dhe nganjëherë si zorrë dhe veshkë. Gjithashtu, placenta nuk e kryen funksionin e saj sipas një rregulli të fiksuar, por ndryshon atë sipas nevojave të foshnjës. P.sh. ushqimi që fetusit i nevojitet në muajin e parë dhe të dytë ndryshon nga ushqimi që i nevojtet në muajin e tetë dhe të nëntë; por për këtë placenta bën rregullimet dhe bën një ekuilibrim perfekt, duke zgjedhur ushqimin që foshnja t’a tret në mënyrën më të lehtë në secilën periudhë të zhvillimit të saj.
Organi që i kalkulon nevojat ndryshuese të fetusit dhe i përgjigjet këtyre nevojave pa mangësi është placenta. Qelizat në shtresën e jashtme të placentës formojnë një lloj filteri në mes të gjakut të nënës dhe fetusit. P.sh. derisa ia lejojnë kalimin materialit ushqyes nga gjaku i nënës, ato ia ndalojnë hyrjen elementeve të sistemit mbrojtës. Placenta është e përbërë nga qelizat. Si e dijnë këto qeliza çka i nevojitet fetusit? Si e kuptojnë nga cilat qeliza duhet t’a mbrojnë fetusin? Si e dallojnë në mesin e milionave molekulave atë çfarë i nevojitet embrionit? Kush ia dha këtë aftësi eksperte një mase mishi të quajtur placenta dhe qelizave prej të cilave përbëhet? Sigurisht që është Zoti I Cili ka marrur të gjitha masat paraprake që foshnja të mbijetojë dhe ka krijuar një sistem në trup për këtë qëllim. Zoti ka dituri të plotë për të gjitha llojet e krijimit. |
Një nga funksionet më të rëndësishme të placentës është të sekretoj (tajit) hormone (p.sh. estrogjenin dhe progesteronin) që janë të nevojshme për foshnjën. Nga këto hormone, progesteroni ka ndikim të veçantë në uljen e tkurrshmërisë së mitrës në trupin e nënës dhe i jep mbështetje fizike foshnjës. Në mënyrë që zhvillimi i foshnjës të vazhdoj, ai bën të mundur formimin e një ambienti tejet të rehatshëm. Përveç kësaj, ai lejon zhvillimin e gjëndrrave të qumështit në gjinjët e nënës dhe në kohën e duhur ndihmon prodhimin e qumështit. Gjithashtu, ai ndihmon ngritjen e metabolizmit të nënës, kështu që i kontribon shëndetit dhe qetësisë së saj. Këto hormone sigurojnë që mitra të bëhet vend i rehatshëm dhe i sigurt për embrionin, dhe sekretimi (tajitja) i tyre në mënyrë dhe sasi të duhur janë shumë të rëndësishme që foshnja të ketë lindje të shëndetshme. Përveç kësaj, këto hormone përgatisin sistemin e nënës për lindje.
Ai është I Gjallë – nuk ka zot tjetër përpos Tij. Kështu që lutjuni Atij, dhe adhurojeni sinqerisht. Lavdi i qoftë All-llahut, Zotit të të gjitha botërave. (Kur'an, 40: 65) |
Përveç këtyre funksioneve, placenta sigurohet që foshnja të jetë imune ndaj infeksioneve që mund të ndodhin në tre muajt e fundit të shtatzënis.
Ato që kemi shpjeguar deri në këtë pikë janë vetëm disa nga funksionet që ndërmerr placenta gjatë zhvillimit të foshnjës. Dhe, në çdo gjë që kemi shpjeguar këtu, ka një sasi të paimagjinueshme të detajeve. Secili sistem varet nga funksionimi i veprimeve kimike shumë komplekse.
Gjithashtu, çdo hulumtim i ri i bërë në lidhje me zhvillimin e fetusit zbulon një funksion të ri që placenta kryen për foshnjën. Në të gjitha këto është një çështje e përbashkët. Çdo aktivitet i placentës lidh ndërmjet tyre nënën me embrionin në një bashkim perfekt harmonik. Ky bashkim ka rëndësi të madhe sepse, sikur vetëm një nga balancimet në trupin e nënës të çrregullohet, embrioni nuk mund të mbijetoj.
Fakti që një organ i formuar nga qelizat është në dijeni të nevojave të një qenie të gjallë, vendos se çka është e nevojshme dhe vepron me njohuri se si t’ju përgjigjet këtyre nevojave; si dhe fakti që ky organ mund të prodhoj materialet e nevojshme në sasi të caktuar duke i zgjedhur dhe duke i marrë nga jashtë; shkurt, që një organ i tillë të paraqes aktivitet të dijshëm nuk është diçka që mund t’a bëj nga përpjekjet e veta. P.sh. nëqoftëse një njeriut i kërkohet të bëj të njejtën gjë, ai nuk do të jetë në gjendje të kryej këtë funksion. Të kuptohet se për çfarë dhe kur ka nevojë fetusi të marrë sasinë e nevojshme; të zgjedh materialin e duhur dhe të refuzoj materialin e padëshiruar janë gjëra të cilat një person pa kualifikim mjeksor nuk mund t’i realizojë. (Edhe një person me kualifikim mjeksor nuk do të mundte vazhdimisht, ditë dhe natë, të kryej këtë detyrë pa bërë asnjë gabim).
Por këto detyra që një njeri nuk mund t’i kryej, mund të bëhen në mënyrë efikase dhe pa të meta nga ky organ të cilin e quajmë placentë. Dhe placenta e secilit nga miliona qenie njerëzore që kanë jetuar nëpër mijëra vite ka demonstruar të njejtën detyrë perfekte dhe të vetëdijshme. Në të vërtet ndërtimi perfekt i placentës dhe aktiviteti i saj i vetëdijshëm me të gjitha këto karakteristika janë rezultat i krijimit të Zotit. Të pohohet e kundërta do të ishte një hap përtej kufijëve të intelegjencës. Me ndërtimin e shkëlqyeshëm që Ai ka krijuar në trupin e njeriut, Zoti na paraqet neve artin e Tij të pakrahasueshëm, dhe na urdhëron neve në Kur’an që të mendojmë për këto të vërteta:
Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka në mes tyre, kështu që adhurojni Atë dhe këmbëngul në adhurimin e Tij. A njihni dikend tjetër që ia vlen Emrin e Tij? Njeriu thotë, “Kur unë të jem i vdekur, a mos do të ngritem prapë në jetë?” A nuk përkujton njeriu që Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë? (Kur'an, 19: 65-67)
Në temat që do të diskutohen në faqet në vijim, një çështje e rëndësishme nuk duhet të harrohet. Sikur që kemi parë në shembujt e dhënë deri këtu, të gjitha njësitë e trupit të njeriut të cilat veprojnë sipas një plani, kryejnë detyrat e tyre të ndryshme në kohë të caktuar, e dijnë në cilën pikë duhet të ndalen, nuk largohen nga vendi i detyrës së tyre, mund të punojnë në ekipe, bëjnë zgjedhje që të përmbushen nevojat e caktuara dhe prodhojnë materialin e nevojshëm në kohën e duhur, janë qeliza. Siç do të shikojmë në disa detaje më vonë, në veprimet e këtyre qelizave aq të vogla që nuk mund të shikohen me sy të lirë pa mikroskop, ka një intelegjencë të qartë, dhe kjo intelegjencë nuk iu përket qelizave. Qelizat e përbëra nga atomet pa dije dhe jetë nuk mund të kenë kapacitete të menduari e të vepruari. Kjo dije dhe intelegjencë supreme i përket Zotit. Është e rëndësishme të mbahet në mend vazhdimisht kjo e vërtetë; është mënyra me anë të së cilës individi thellon vetëdijen e tij në këto ngjarje mahnitëse dhe sheh fuqinë e përjetshme të Zotit.
| ||
Në ditët e para embrioni merr ushqimin e nevojshëm vetëm nga gjaku i nënës. Tash, që të ushqej trupin e tij dhe të dërgoj oksigjen te qelizat e veta, embrioni ka nevojë për sistemin e vet qarkulles. Në mënyrë që të sjell sistemin e tij në ekzistencë, një numër i qelizave marrin një vendim të menjëhershëm që të bashkëpunojnë, dhe fillojnë të formojnë sistemin qarkullues. Ky aktivitet qelizor është dëshmi e qartë se ato dirigjohen nga një intelegjencë dhe dituri e përhershme.
Rreth ditës së 13-të, një grup qelizash lëvizin në vendin ku do të formohet krahërori dhe zemra. Duke rregulluar veten si tub në formë të një U-je, me një nivel të lartë të diturisë ato së pari formojnë strukturën bazë të zemrës. Pastaj, sikur të kishin dëgjuar se formimi i zemrës ka filluar, mijëra qeliza të tjera fillojnë të ndërtojnë enët e gjakut që do të shtrihen në tërë trupin. Kështu që, me shpërndarjen e qelizave në vendet e duhura, formimi i enëve të gjakut kompletohet rreth ditës së 21, tani, sistemi qarkullues është gati për funksion, dhe me rrahjen e saj të parë rreth ditës së 25-të, zemra mban një ritëm prej 60 rrahjeve në minutë gjatë muajve të parë të zhvillimit. Shtrëngimet (kontraksionet) shpërndahen në gjithë zemrën si valë, mirëpo kur formimi i zemrës përfundon, kontraksionet shpërndahen midis dhomëzave të ndryshme.
Majtas shofim madhësinë e embrionit në ditët e para të zhvillimit të njeriut. Sigurisht, është Zoti Ai që bën një masë qelizash prej disa centimetrash të zhvillohet në një njeri me trup plotësisht të zhvilluar. |
Zemra fillon të rrahë, por ende nuk ka gjak. Edhe për këtë aspekt kontribojnë qelizat e duhura. Këto qeliza, në fakt, llogarisin paraprakisht se formimi i trupit të njeriut të ri ka nevojë për një substacë e cila quhet “gjak”, dhe ato bëhen qeliza të gjakut. Së shpejti gjaku fillon të rrjedh nëpër enë të gjakut. Në fund të javës së katërt, gjaku fillon të mbush plotësisht zemrën dhe enët e gjakut. Me të vërtet, formimi i zemrës, sistemi qarkullues dhe gjaku në vetvete janë një gjë e mahnitshme. Përderisa asnjë nga këto ende nuk ekzistonte, qelizat, duke ekzekutuar një plan perfekt dhe duke shkuar në vende të duhura në kohën e duhur, formojnë sistemin qarkulles të domosdoshëm për jetën e njeriut. Asnjë nga fazat të cilat i kemi thënë këtu nuk janë rezultat i asnjë veprimi të rastësishëm; ky plan prefekt i ndërtimit nuk është e mundur të jetë bërë nga qelizat të cilat erdhën në ekzistencë nga një qelizë e vetme. Në këtë pikë gjithashtu, ajo me të cilën ballafaqohemi është një dëshmi e vërtet e krjimit.
Formimi i Mrekullueshëm i Sistemit Qarkullues
| ||
Jo vetëm formimi i sistemit qarkullues por gjithashtu edhe karakteristikat që posedon çdo element i saj janë të krijuara në një ekuilibër mahnitës. Gjaku i foshnjës që është duke u zhvilluar në mitrën e nënës ka shumë më shumë cilësira të veçanta nga ai i individit të rritur. P.sh. hemoglobina e gjakut të foshnjës është në gjendje të mbajë më shumë oksigjen se sa ajo e një të rrituri. Numri i qelizave të kuqe të gjakut në një kub centimetër të gjakut të marr nga një embrion është më i lartë se sa ajo që gjendet në volumin e njejtë të gjakut të foshnjës së posalindur. Në muajin e katërt, kordoni mund të bart një qarkullim të barabartë me 24 litra në ditë në mes të foshnjës dhe placentës. Ky qarkullim, që sjell furnizim për foshnjën nga placenta dhe kthen mbeturinat në placentë rrjedh vazhdimisht dhe aq shpejt sa që një udhëtim shkues-kthyes kompletohet për rreth 30 sekonda. 36 Në këtë mënyrë, gjaku fillon të marr oksigjenin dhe ushqimet e nevojshme nga placenta dhe i bart ato te qelizat. Në momentin që formohen veshkët, gjaku fillon të pastrohet duke marr me vehte mbeturinat e mbledhura nga qelizat e foshnjës për te veshkët.
Le të ndalemi pak këtu që të shqyrtojmë: A është e mundur që një sistem kaq perfekt të jetë formuar një ditë nga rastësia, në mënyrë perfekte dhe nga vetvetja? A është e mundur që cilësitë e veçanta të gjakut të foshnjës, enët e gjakut që bartin gjakun në zemër dhe nga zemra në vendet e duhura, dhe elementet që lidhin qelizat e gjakut me placentën të vijnë në ekzistencë me kalimin e kohës nga rastësia? A është e mundur që të gjitha këto elemente në këtë sistem të kenë ndërtuar veten?
Sigurisht që jo. Ky sistem, me një rëndësi maksimale për qenien njerëzore, duhet vijë në ekzistencë në mënyrë perfekte dhe në një moment, sepse çfarëdo problemi në formimin e gjakut dhe enëve të gjakut do të shkaktonte ndaljen e zhvillimit të embrionit. Sikur zemra të pomponte gjakun para formimit të enëve të gjakut, gjaku do të rrjedhte pa kontroll dhe nuk do të kishte qarkullim. Apo, sikur zemra të mos fillonte rrahjen në momentin e duhur, gjaku nuk do të qarkullonte nëpër trup. Kjo d.m.th. se embrioni do të vdiste pa u zhvilluar në mitrën e nënës. Megjithatë, në secilin njeri prej milionave që kanë jetuar gjatë periudhave e deri më sot, nuk ka pasur problem me këto funksionime, zemra bën rrahjen e saj të parë saktësisht në kohën e duhur dhe pompon mjaft gjak për trupin në zhvillim. Kjo e bën absurde pyetjen që e shtruam më herët: “A mund të ketë ndodhur rastësisht?” Fakti që një sistem, një qenie e gjallë apo një organizëm vjen në ekzistencë në një moment është dëshmi e qartë se është krijuar. Kjo është një e vërtetë e qartë që secili person intelegjent do t’a pohoj.
Krijuesi i gjithë këtyre sistemeve perfekte është Zoti, I Cili krijoj njeriun së bashku me çdo gjë që i nevojitet dhe i dha atij formën më të bukur.
Derisa të gjitha këto veprime vazhdojnë, një ndërtim i rëndësishëm duhet të bëhet: sistemi nervor qendror. Sistemi nervor qendror (truri dhe palca kurrizore) del nga një e zgjatur e trashë e ektodermës, shtresa më e jashtme e tri shtresave fillestare të embrionit. Anësoret e kësaj pllakëze neurale ngriten përderisa nervori mbështillet, i cili me t'u rritur më tutje, mbushet dhe kapsullohet, dhe kështu krijon një tub nervor.
Pjesa e përparme e këtij tubi trashet dhe shtrihet për të formuar trurin, ndërkohë pjesa e pasme formon palcën kurrizore.
Të gjitha zhvillimet të cilat i kemi përmbledhur këtu me një apo dy fjali kalojnë kufijtë e imagjinatës së njeriut. Fazat e tjera në formimin e sistemit nervor vazhdimisht vërtetojnë karakterin e jashtëzakonshmë të këtyre zhvillimeve.
Nga java e katërt në palcën e kurrizit fillojnë të prodhohen qeliza të veçanta nervore që quhen neurone. Ato prodhohen shumë shpejt në një shpjetësi prej 5000 në sekond. 37 Një numër i madh i qelizave të trurit prodhohen në pesë muajt e parë të jetës së embrionit, dhe të gjitha para lindjes vendosen në vendin e vet në tru. Qelizat e sistemit nervor formohen shumë shpejt dhe pastaj fillojnë të shpërngulen në vendet më të largëta në mënyrë që të formojnë vargjet e sistemit nervor.
Në këtë fazë, është absolutisht e nevojshme për çdo njeri që secili neuron të gjej vendin e tij të rezervuar në sistemin nervor. Për këtë arsye, një udhëzues është i domosdoshëm që të ndihmojë orientimin e neuroneve të reja drejt vendit të tyre. Këta udhëzues janë qelizat e veçanta të cilat zgjaten si një lloj kablloje në mes të vendit ku zhvillohet truri dhe palca kurrizore. Neuronet e lëshojnë vendin ku ato prodhohen dhe shpërngulen të ngjitura në këta udhëzues. Ato e dijnë vendin e caktuar të tyre, vendosen aty dhe menjëherë lëshojnë zgjatime duke formuar lidhje me neuronet e tjera.
Ndërtimi i trurit paraqitet qartë në ambientin me ujë në mitrën e nënës. Ky ndërtim bëhet nga qelizat të cilat nuk kanë intelegjencë apo dituri. Në fund të këtij procesi të mrekullueshëm foshnja do të ketë një total prej 10 bilion qeliza të trurit. Secila qelizë vepron me një njohuri paraprake se me cilën qelizë duhet të lidhet. Nga mundësit e pafundme, ajo gjen vendin ku përket. Bashkohet me qelizën që duhet të bashkohet. Në fund, arrihen 100 trilion lidhje perfekte në tru. Ai vullnet që ua lejon qelizave pa vetëdije, duke punuar në terr, të ndërtojnë kompjuterin më të shkëlqyeshëm në botë – trurin – është ditura e përjetshme e Zotit. |
E gjithë kjo është shumë mirë. Mirëpo, si e dijnë neuronet që duhet të nisen në një udhëtim të gjatë menjëherë mbas formimit të tyre? Si vendosin që të përdorin një udhëzues që të arrijnë tek vendi dhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën? Ato që quajmë neruone janë qeliza të vogla që mund të shikohen vetëm me anën e mikroskopit, dhe janë të përbëra nga atomet dhe molekulat. Pa dyshim se ato nuk mund të pozicionohen në mënyrë të tillë nga vendimi dhe vullneti i tyre. Ajo që i drejton ato nuk është truri, sepse truri i embrionit në mitrën e nënës nuk është zhvilluar ende.
Menjëherë mbasi të formohen këto qeliza, të dirigjuara nga informacioni që gjendet në to, lëvizin sikur të programuara drejt vendit të panjohur. Është e qartë se në procesin e formimit të trurit dhe sistemit nervor, asnjë ndodhi nuk mund vjen në ekzistencë nga rastësia, sepse një ndryshim në një fazë të vetme do të shkaktonte reagime të njëpasnjëshme zinxhirore duke bërë që tërë sistemi të prishet. Formimi i neuroneve dhe bërja e tyre sistem nervor është vetëm një fazë e formimit të trurit dhe sistemit nervor të lidhur me të. Jo truri, siç pohojnë evolucionistët, por asnjë neuron i vetëm nuk mund të formohet nga rastësia.
Ka shumë e shumë detaje të tjera në këtë zhvillim. P.sh. kur neuronet vijnë në ekzistencë në fillim, ato kanë ndërtim të ndryshëm nga ato të njeriut të pjekur. Në mënyrë që të kryejnë funksionet e kërkuara nga sistemi nervor i një njeriu në zhvilllim, neuronet shpërngulen në një pjesë të veçantë të trupit, dhe në fazën e parë, metabolizmi i tyre ju mundëson atyre që të mbijetojnë pa oksigjen. Kur ato arrijnë në tru dhe vendosen aty, ato menjëherë marrin një metabolizëm që varet nga oksigjeni për mbijetesen e tyre. Për dobi të të gjitha qelizave nervore ky ndryshim duhet të ndodh çdo herë në mënyrë perfekte, përndryshe mbijetesa e tyre do të ishte e pamundur. Kjo padyshim se është një gjë e mrekullueshme. 38
Sot e dijmë që është tejet e rrezikshme për njeriun që qelizat e trurit të mbesin pa oksigjen për një kohë të caktuar, dhe nëse kjo kohë zgjat paraqitet paraliza, pastaj vdekja është e pashmangshme. Mirëpo neuronet e para që vijnë në ekzistencë kanë një sistem krejt ndryshe. Sikur të ketë problem në këtë fazë, d.m.th, sikur të mos ndodh ndryshimi në metabolizmin e neuroneve saktësisht në momentin e duhur, embrioni nuk do të zhvillohej në njeri. Natyrisht që, nuk është e mundur që qeliza të vendos çfarë funksioni do të kryej në të ardhem dhe të ndryshoj ndërtimin nga vullneti dhe dijenia e saj në mënyrë që të kryej këtë funksion.
Duke qenë kështu, ne konfrontohemi me një të vërtet të qartë: është Zoti I Cili krijon neuronet me këto karakteristika, i fut ato në punë në momentin e duhur dhe i përcakton drejtimin ku duhet të shkojnë. Çdo njeri duhet të di se është sjellur në jetë nëpërmes këtyre fazave, dhe të falemnderoj Zotin për madhështinë me të cilën e ka krijuar atë në njeri. Ai nuk duhet për asnjë moment të harroj se Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, dhe përveç Atij, nuk ka forcë tjetër në qiell e në tokë.
…A nuk besoni në Atë I Cili ju krijoj juve nga dheu, pastaj prej një pike të spermës, dhe pastaj ju bëri juve njeri? Megjithatë, Ai është All-llahu, Zoti im, dhe unë nuk i bëj asnjë shok Zotit tim. (Kur'an, 18: 37-38)
Kur shikojmë zhvillimin e embrionit, vërejmë një shkallë të lartë të proporcionit dhe harmonisë. Në fund të muajit të parë, zhvillimi i syve, veshëve, hundës, mjekrrës dhe faqeve bëhen të dallueshme.
Në rrjedhën e këtij zhvillimi harmonik është shumë e rëndësishme që të ndodh rritja dhe ndryshimi struktural. Është e nevojshme që këto ndryshime të ndodhin në të njejtën mënyrë në të gjitha pjesët e trupit, sepse të gjitha organet e trupit të njeriut kanë ndërtim tepër të ndërlikuar. P.sh. vetëm syri ka 40 pjesë të ndryshme. Që syri të jetë i aftë të kryej funksionin e tij, është e nevojshme që rritja e këtyre pjesëve të jetë proporcionale, lidhjet në mes pjesëve të jenë të mira dhe çdo pjesë të jetë në vendin e vet. Përndryshe, syri nuk do të mund të kryej funksionin e tij. Në të njejtën mënyrë, në formimin e krahut, eshtrat dhe muskujt duhet të fillojnë formimin e tyre në të njejtën kohë.
Siç kuptohet nga e tërë kjo, të gjitha qelizat e embrionit veprojnë në harmoni. Secila nga ato është në dijeni të planit kryesor të trupit. Secila dërgon një numër të mesazheve dhe reagon në mesazhet që i vijnë nga qelizat e tjera. Të gjitha qelizat në embrion veprojnë së bashku; me mirëkuptim të vërtet, secila e ndryshme nga tjetra, ashtu siç duhet ato përdorin atë që nevojtet nga informacioni që gjendet në ADN.
Para se të fillojë të zhvillohet, embrioni i ngjan një cope mishi. Sytë, veshët, zemra dhe organet e tjera zhvillohen dhe një person i ri vjen në ekzistencë. Lart, shofim zhvillime serike që ndodhin në formimin e fytyrës së njeriut. Çdo njeri në faqen e tokës ka kaluar nëpër këto faza. Njeriu si një grumbull qelizash të pavetëdijshme për ekzistencën e tyre, vazhdon nëpër këtë zhvillim në ambientin e mbrojtur dhe të sigurt në mitrën e nënës. Sytë simetrik, vetullat, hunda, goja dhe lëkura mbrojtëse të gjitha formohen në trupin e nënës. Këto transformime mrekulluese që shifen në foton lart janë dëshmi e artit krijues të Zotit. Është detyrë e secilit person në botë të mendojë për këtë të vërtet dhe të falemnderoj Zotin. |
Por si e dijnë qelizat ku të shkojnë dhe çka të bëjnë? Si mund të veprojnë së bashku në harmoni të tillë me qelizat e tjera? Kush vendos se si duhet të përdoret materiali gjenetik që gjendet në qeliza dhe si e bëjnë qelizat dallimin ndërmjet njëra tjetrës?
Në organet e trupit tonë nuk duhet të ketë mangësi apo tepricë. Një e metë në një organ nganjëherë është fatale; e më së paku shkakton paaftësi. Një teprim vendos një barrë të panevojshme në trup. Kështu që, së pari është e nevojshme që të vendoset numri i organeve që trupi ka nevojë. Si vendoset për këtë numër? Si ndodh që kur një grup qelizash fillojnë të bëjnë një organ, një grup tjetër i qelizave nuk e bëjnë të dytin, d.m.th. të njejtin organ?
Evolucionistët mundohen t’i shmangen kësaj çështje duke thënë se molekula e ADN-së është përgjegjëse për këto funksione, por kjo është vetëm një mashtrim. Çështja kyqe për t’u shqyrtuar këtu është: kush i vendosi të gjitha informatat në molekulën e ADN-së të çdo qelize në trup. Gjithashtu, kush vendos se ku, kur dhe si kjo informatë të përdoret? Këtyre pyetjeve evolucionistët nuk mund t’ju japin përgjigje.
Qelizat formohen nga atomet pa jetë dhe dije, enët e gjakut, indet, ajri, era apo çfarëdo materiali tjetër, nuk kanë fuqi të sjellin vendime të tilla. Është Zoti I Cili nguliti këtë plan të mrekullueshëm në ADN dhe është Zoti I Cili siguron realizimin perfekt të këtij plani duke i frymëzuar qelizat që të bëjnë atë që duhet bërë. Zoti ka fuqi mbi të gjitha gjërat.
KRIJIMI MAHNITËS I SYRIT
| ||||||
| ||||
Foshnja, organet e të cilës zhvillohen ngadalë dhe e cila është në prag të fillimit të lëvizjes, pret një zhvillim të mëtjeshëm. Që foshnja të mbijetojë në një ambient plotësisht të ndryshëm nga ai në të cilin jeton tash, duhet që përgatitjet e nevojshme të bëhen.
Foshnja ka nevojë të fillojë të lëvizë ngadalë dhe t’i fus në veprim organet e sapo formuara. Ky problem është zgjidhur në mënyrën më të mrekullueshme. Në membranën që e ndan foshnjën nga mitra, një lëng i veçantë i quajtur “lëngu amniotik” fillon të prodhohet. Veshkët dhe mushkëritë e foshnjës, membrana amniotike dhe mitra që e rrethon kontribojnë në formimin e këtij lëngu. 39
Në të djathë, fetusi shifet në membranën amniotike. Lëngu brenda membranës mbron fetusin nga lëndimet dhe dëmtimet. Përveç kësaj, lëngu amniotik po ashtu i përgatit zorrët e fetusit për funksionin e tyre absorbues (thithës), ndihmon në funksionimin e veshkëve dhe ofron temperaturën konstante që i nevojitet foshnjës. Prezenca e lëngut amniotik është po ashtu i rëndësishëm edhe për shëndetin e nënës. Ky lëng pengon fetusin të bëj shtypje në mitër. |
Lëngu amniotik është i prodhuar posaqërisht për foshnjën; ajo siguron që organet të jenë të përgatitura për funksionim pas lindjes. Foshnja, sikur të ishte duke ushtruar e gëlltit lëngun amniotik që të përgatitet për botën e jashtme. Në këtë mënyrë, gjuha e saj fillon të ndjej shijen e hidhur, të ëmbël, të njelmët dhe të thartë. Pastaj gjëndrrat e pështymës fillojnë të funksionojnë. Lëngu amniotik që gëlltitet nga fetusi fillon të përgatisë zorrët për funksionin absorbues (thithës), dhe i bën veshkët të funksionojnë duke krijuar nevojën e filtrimit të vazhdueshëm të këtij lëngu të njejtë nga gjaku. Lëngu i marrur nga veshkët kthehet prapë te lëngu amniotik, pa e ndotur atë, sepse veshkët kanë aftësinë e dallimit nga funksioni i tyre i mëvonshëm, të filtrojnë dhe të sterilizojnë lëngun e gëlltitur nga foshnja. Ky lëng, vazhdimisht pastrohet me ndihmën e disa lëngjeve të tjera sikurse që pastrohet një pishinë noti.
Në të njejtën periudhë së bashku me këto zhvillime, lëngje që ndihmojnë tretjen e ushqimit fillojnë të sekretohen (tajiten) në stomak në mënyrë që sistemi i tretjes të përgatited plotësisht.40 Qelizat në zorrët e reja të foshnjës kanë aftësine e dallimit në mes të sheqerërave dhe kripërave dhe kthejnë mbetjet e posaçme në gjakun e nënës. Në këtë mënyrë, të dyja, zorrët dhe veshkët vihen në veprim. Lëngu amniotik thithet nga zorrët e fetusit njëherë në tre orë, kjo ndodh tetë herë në ditë dhe kthehet te nëna nëpërmes gjakut. E njejta sasi e lëngut gëlltitet dhe lirohet në hapësirën e lëngut amniotik nga mitra e nënës, mushkëritë dhe veshkët e fetusit. Në këtë mënyrë, sasia e këtij lëngu, që ka rëndësi vitale për fetusin, mbetet konstante. Ky organizim perfekt siguron funksionimin e sistemit të tretjes së fetusit pa ndonjë dëmtim të fetusit.
Në përputhje me rritjen e fetusit, sasia e lëngut amniotik shtohet, duke arritur rreth 30 ml në javën e dhjetë, 350 ml në muajin e pestë dhe 1 litër në muajin e shtatë. Në momentin e lindjes, sasia e lëngut bie në gjysmë litër. 41
Lëngu amniotik jo vetëm që përgatit sistemin tretës për periudhën pas lindjes, por gjithashtu ofron mundësinë që foshnja të lëvizë lirshëm në mitrën e nënës. Fetusi noton në këtë lëng sikurse një barkë e lidhur për liman (port). Edhe në këtë gjendje mund të lëvizë lirshëm në mitrën e nënës. Në të njejtën kohë, ky lëng mbron fetusin nga lëndimet fizike të jashtme. Shtypja e bërë në lëng nga çfarëdo drejtimi shpërndahet barabartë në çdo drejtim duke e mbrojtur fetusin nga efektet e dëmshme. P.sh. nëse nëna vrapon, lëkundjet nuk kanë efekt në foshnjën; kjo mund të krahasohet me një tapë që noton në një enë të mbushur me ujë. Sistemi mbrojtës më perfekt i mundshëm është krijuar për fetusin; çdo lloj rreziku është parashikuar dhe masat paraprake janë ndërmarr.
Faktori kryesor në përgatitjen e foshnjës për botën e jashtme është padyshim lëngu amniotik. |
Prania e lëngut amniotik është i rëndësishëm për shëndetin e nënës gjithashtu. Ky lëng mbush tërë mitrën, kështu që derisa fetusi rritet dhe fiton peshë, nuk bëhet shtypje në mitër. Sikur ky lëng të mos ishte prezent, rritja e fetusit do të peshonte mitrën poshtë dhe kundër-shtypja nga muret e mitrës do të bënte të pamundur zhvillimin normal të fetusit.
Pa lëngun amniotik nuk është e mundur që foshnja të zhvillohet në mitrën e nënës. Ky lëng është prodhuar pa mangësi që nga koha e njeriut të parë e deri më sot. Kjo zhvlerëson pohimin e evolucionistëve se ky zhvillim ndodhi rastësisht fazë pas faze gjatë një periudhe kohore. |
Ky lëng i veçantë ofron edhe një nevojë tjetër vitale për fetusin: një temperaturë konstante. Dihet se lëngjet shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë të barabartë. Lëngu amniotik qarkullon vazhdimisht dhe ruan një temperaturë konstante. Nxehtësia që nevojitet për zhvillimin e fetusit shpërndahet e barabartë në çdo drejtim.
Problemi më i vogël në prodhimin, pastrimin e vazhdueshëm apo rregullimin e volumit të këtij lëngu, ndikon në mos zhvillim normal të fetusit. P.sh. nëse sasia e lëngut amniotik është më e ulët se sa që kërkohet, apo nëse fare nuk është i pranishëm, një seri anomalish paraqiten. Gjymtyrët vyshken dhe deformohen, nyjet ngjiten, lëkura lëshohet dhe për shkak të shtypjes, fytyra deformohet. Problemi më serioz është se zhvillimi i mushkërive ndalon dhe foshnja vdes menjëherë pas lindjes. 42
Gjithë kjo na tregon se nga njeriu i parë e deri më sot, prodhimi i lëngut amniotik ka vijuar pa të meta. Pa atë, foshnja nuk mund të zhvillohet në mitrën e nënës. Ky fakt plotësisht zhvlerëson pohimin e evolucionistëve se zhvillimi ka ndodhur fazë pas faze gjatë një periudhe kohore. Sikur një fazë e vetme në krijimin e njeriut të mos zhvillohej, lindja nuk do të mund të ndodhte kurrë dhe raca njerëzore nuk do të ekzistonte. Për këtë arsye nuk mund të pohohet se lëngu amniotik filloi të prodhohej gjatë një periudhe kohore kur u lind nevoja për të. Ky lëng duhet të ekzistojë së bashku me foshnjën. Është e pamundur të pohohet se një lëngë i tillë, me të tilla funksione vitale, është formuar në një moment rastësisht. Të thuhet se një organizëm kompleks erdhi në ekzistencë në një moment është të thuhet se ky organizëm u krijua. Është e pamundur që veprimet e rastësishme të llogaritin, të vendosin për nevojat, të zgjedhin gjërat e duhura për këto nevoja dhe të zbatojnë ato saktësisht në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
Është e qartë se Zoti krijoj lëngun amniotik dhe sistemet me të cilat është e lidhur ajo. Ai po ashtu vendos për sasinë e nevojshme të këtij lëngu.
All-llahu e di se ç’bart çdo grua dhe çdo tkurrje dhe enjtje (fryrje) të mitrës. Çdo gjë ka masën tek Zoti. (Kur'an, 13: 8)
| ||
Pas lindjes gjëja më e rëndësishme për foshnjën është frymëmarrja; është e nevojshme që mushkëritë, të cilat kurrë nuk e kanë njohur ajrin më parë, të mbushen me atë dhe t’a fillojnë frymëmarrjen. Foshnja, e cila me parë ka pranuar oksigjenin nga gjaku i nënës, tani duhet t’a merr atë nga ajri me anën e mushkërive të saj. Dhe në mëyrë të mrekullueshme, mushkëritë, që kurrë nuk kanë marrë frymë më herët në momentin e parë të lindjes, fillojnë të marrin frymë krejt normalisht.
Vjen koha që foshnja lind, Zoti krijoj çdo gjë të gatshme dhe bëri që përgatitjet e mushkërive të jenë kompletuar siç duhet. Në përgatitjen e mushkërive, luan rol edhe diafragma; e cila është e lokalizuar në mes stomakut dhe kafazit të brinjëve. Diafragma fillon të funksionojë gjatë muajit të gjashtë të shtatzënisë. Në fillim ajo zgjerohet dhe shtrëngohet me ndërprerje disa herë në orë, por pas lindjes ajo e bën këtë pa ndërprerje.
Nga kjo mund të kuptohet se foshnja është vazhdimisht nën mbrojtje të vazhdueshme, por duhet të mbahet në mend se kjo nuk është mbrojtje nga nëna. Derisa fetusi zhvillohet, nëna bën jetën e saj normale; asnjë nga ndryshimet në trupin e saj nuk janë nën kontrollin e saj. Edhe sikur të dëshironte të intervenonte nuk do të kishte mundësi. Të gjitha këto zhvillime bëhen nga një fuqi e përhershme e Zotit tonë. Zoti në mënyrën më të mrekullueshme ka krijuar të gjitha gjërat e nevojshme që foshnja të vijë në botë si një njeri normal. Të gjitha nevojat e foshnjës përmbushen derisa është në fazën e fetusit, dhe nëna është e kursyer nga të menduarit se çka duhet të bëj që të sjell foshnjën në botë dhe të siguroj mbijetesën e foshnjës.
Edhe sikur ajo të mendonte të bënte diçka, nuk do të kishte mundësi të ndërhynte. P.sh. marrja e materialit të ndotur nga trupi i fetusit në veshkët e saj, pastrimi dhe lirimi janë gjëra të cilat asnjë nënë nuk mund t’i bëj vet. Është Zoti I Cili i vendos të gjitha nevojat për një njeri të ri që do të vijë në botë dhe ndërton sistemet në atë mënyrë që t’i përgjigjen më së miri këtyre nevojave.
Ndërkohë që fetusi gradualisht përgatitet për jetë në botën e jashtme, një ekip punëtorësh të jashtëzakonshëm janë organizuar ndërmjet organeve. Puna që bëhet është vendosur në bazë të kushteve të botës së jashtme. Sytë, e papërdorur në mitrën e nënës, janë ndërtuar për të përballuar intensitetin e dritës së botës; veshët janë bërë për të dëgjuar tingujt e botës. Në të njëjtën mënyrë, stomaku dhe organet e tjera tretëse kanë një strukturë fiziologjike që përshatet me ushqimin e botës së jashtme. Qelizat e sistemit tretës janë të programuara dhe të rregulluara në mënyrë të atillë që të tretin ushqimin që kurrë nuk e kanë takuar. Së bashku me aftësinë e tyre për të analizuar karbohidratet dhe yndyrnat, ato janë të programuara të njohin se cilat ushqime nevojiten për organe dhe bëjnë që këto ushqime të dërgohen te qelizat e nevojshme në trup. Kështu, fetusi përgatitet për botën e jashtme në një mënyrë të planifikuar dhe të programuar. Këtu duhet të theksojmë përsëri se këto organe dhe qeliza që formojnë trupin e një njeriu të ri bëjnë këto përgatije për një ambient të cilin kurrë nuk e kanë parë, nuk e dëgjuar apo nuk e kanë përjetuar. Ato zhvillohen sikur të jenë në dijeni për ambientin që është duke i pritur mbasi t’a lëshojnë trupin e nënës. Sigurisht se është e pamundur të pohohet se këto qeliza kompletojnë këto veprime nga parashikimi i tyre. Përgatitjet e dijshme dhe të qëllimshme të bëra nga qelizat në formimin e trupit të foshnjës, të inspiruara nga Zoti, duhen të gjykohen si një dëshmi e rëndësishme e krijimit.
Me teknologjinë e ditëve të sotme është e mundur që me anë të ultrazërit të vështrohet zhvillimi i foshnjës në mitrën e nënës. |
Në muajt e fundit, fetusi fillon të fitojë peshë. Qeliza të caktuara prodhojnë një shtresë yndyrore e cila quhet “yndyra e kaftë” sepse ajo ka një ngjyrë kafeje. Yndyra e veçantë kafe zhvillohet në vende të posaçme si zverku i qafës, rreth veshkëve dhe prapa dërrasës së gjoksit. Përveç ofrimit të izolimit, kjo yndyrë prodhon edhe nxehtësi. Funksioni i veçantë i kësaj shtrese është të mbajë foshnjën ngrohtë në javët e para të lindjes.43 Fakti që qelizat të cilat prodhojnë këtë shtresë yndyrore pa të meta kryejnë detyrat e inspiruara në to është një dëshmi tjetër e krijimit.
Ndërkohë, lëkura e fetusit kalon nëpër ndryshime të rëndësishme që rezulton në zhvillimin e sipërfaqes së lëkurës para lindjes e cila është tejet e rëndësishme për mbijetesë pas lindjes. Lëkura e fetusit prodhon një mbulesë vajore sipërfaqësore e cila zmbraps ujin nga lëkura që është në kontakt me lëngun amniotik. Kjo shtresë vajore sipërfaqësore ka një efekt të rëndësishëm në ngritjen e pjekurisë së qelizave nënlëkurore dhe në formimin e një barriere lëkurore para lindjes. 44
Në pjesët e mësipërme, kemi përmendur se në fazat e hershme të embrionit, qelizat mbrojtëse të nënës nuk lejohen të hyjnë në gjakun e foshnjës sepse e konsiderojnë foshnjën si një trup të huaj dhe mund t’a mbysin. Por në muajin e nëntë, papritmas kjo situatë ndryshon dhe antitrupat (një proteinë mbrojtëse e prodhuar nga sistemi imunologjik) në mitrën e nënës kalojnë në fetus përmes placentës. Kur e kuptojmë arsyen e kësaj, mahnitemi nga diçka tejet befasuese. Në gjashtë muajt e parë pas lindjes, qelizat në sistemin imununologjik të foshnjës nuk zhvillohen, por foshnja ka nevojë për antitrupa që të mbrohet nga mikrobet në botë. Kështu që, në muajin e fundit, antitrupat e nënës, të cilët lejohen të kalojnë në gjakun e foshnjës, do të jenë të gatshme që të mbrojnë foshnjën nga sëmundjet infektive kur të lind. 45 Në muajt vijues, sistemi imunologjik i foshnjës fillon të prodhojë antitrupat e vet dhe antitrupat e nënës pushojnë së funksionuari.
Sikurse e kemi përmendur edhe më lart ky veprim, është një shembull i planit perfekt të krijimit të njeriut. Detajet e formimit të qenies njeri janë të llogaritura hollësisht në çdo muaj, në çdo ditë e në çdo minutë. Sistemet pa të meta ndalojnë materialin e dëmshëm që të arrijë foshnjën, por kur këto materiale nevojiten, sistemi i vjetër mënjanohet në bazë të planit të njejtë perfekt, dhe një i ri vendoset. Sigurisht se, ky perfeksion nuk vjen nga vendimi dhe vullneti i paramenduar i qelizave të cilat formojnë njeriun. Të gjitha këto gjëra janë dëshmi e krijimit të pakrahasueshëm të Zotit të Madhërishëm.
Placenta mbron foshnjën nga qelizat imunologjike të nënës deri në muajin e nëntë. Një nga funksionet e placentës është që të mbrojë foshnjën nga qelizat mbrojtëse të nënës (lart). Por kjo mbrojtje vazhdon vetëm deri në muajin e caktuar. Në muajin e nëntë, kjo situatë ndryshon dhe antitrupat e gjakut të nënës me ndihmën e placentës kalojnë në fetus (fotoja e madhe). Në gjashtë muajt e parë të jetës në botën e jashtme, qelizat imunologjike të foshnjës nuk formohen. Kjo do të ishte vdekje për foshnjën. Prandaj, është shumë e rëndësishme që placenta i lejon antitrupat të kalojnë. Kjo është e qartë për secilin se qelizat që bëjnë kompromis me placentën janë të paafta që vetvetiu të shfaqin sjellje të tillë të vetëdijshme. Është Zoti Ai që i krijon këto qeliza dhe i inspiron ato për atë çfarë duhet bërë. |
Nga shembujt e dhënë, kuptojmë që secila fazë e zhvillimit të njeriut është e kontrolluar dhe ndodh sipas një plani perfekt të urdhëruar. Dhe secili njeri derisa është në fazën e fetusit, kalon nëpër këtë zhvillim të kontrolluar dhe rritet deri në pjekuri. Për individët e vetëdijshëm plani i veçantë dhe procesi perfekt në zhvillimin e njeriut janë manifestim i diturisë dhe mençurisë së përhershme të Zotit.
Gjatë nëntë muajve në mitrën e nënës, rritja vazhdon në mënyrë perfekte. Fetusi së pari hyn në mitër si një pikë lëngu dhe gradualisht kthehet në një qenie njerëzore.
Sikur aty të ishte edhe mungesa më e vogël e kordinimit në zhvillim, fetusi sigurisht se do të vdiste. P.sh. sikur truri të rritej më shpejt se sa eshtrat e kafkës, truri i fetusit do të shtrëngohej dhe do të kishte pasoja. Ky kordinim është po ashtu shumë i rëndësishëm në fomimin e syve, mëlçisë, zemrës, organeve të tjera si dhe eshtrave që i rrethojnë.
Zhvillimi i renditur i organeve është po ashtu shumë i rëndësishëm sepse, sikur veshkët të zhvilloheshin ngadalë dhe sistemi qarkullues të formohej me kohë, gjaku nuk do të pastrohej dhe trupi do të helmohej.
Por kjo nuk ndodh dhe foshnja gati për të hapur sytë në botën e jashtme është krijuar duke kaluar në mënyrë perfekte nga një fazë në tjetrën.
Fuqia e vetme që krijon një qenie njerëzore komplet nga ajo që në fillim ishte vetëm një pikë lëngu është ajo e Zotit të Madhërishëm, Zotit të universit.
Kur’ani tregon se si Zoti krijoj njeriun:
“A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar?
A nuk ishte një pikë sperme e derdhur,
e pastaj një alaq (embrion) të cilin Ai e krijoj dhe i dha formë,
duke i bërë nga ai të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën?
Ai I Cili e bëri këtë a nuk është në gjendje të sjell të vdekurin në jetë?”
(Kur'an, 75: 36-40)
Një individ që ballafaqohet me këtë të vërtet gjithmonë do t’i jetë falemnderues Zotit të tij që e krijoj atë nga një pikë lëngu dhe e formoi atë në një person që shikon, dëgjon dhe mendon.
Thuaj: “Është Ai I Cili ju solli në qenie dhe iu dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat. Sa pak falemnderim tregoni!” (Kur’an, 67:23)