…Zoti im përfshin të gjitha gjërat në diturin e Tij kështu që a nuk do të kushtoni vëmendje? (Kur'an, 6: 80) |
Lindja është një dëshmi e një krijimi suprem, megjithatë evolucionistët përpiqen që të adresojnë atë në mbrojtje të teorisë së tyre. Procesi i krijimit të njeriut që kalon nëpër faza që zhvillohen sipas një skeme tepër delikate, në ditët e sotme është një fakt i padiskutueshëm në fushën e embriologjisë. Prandaj si ka mundësi që evolucionistët mundohen të interpretojnë këtë fakt të krijimit në adresim të teorisë së tyre?
Në fund të shekullit të 19të, biologu evolucionist Ernst Haeckel propozoi tezën e tij, "Ontologjia Përsërit Filogjenin”. Në këtë tezë, Haeckel pohoi se embrionet e gjalla në procesin e zhvillimit të tyre përsërisin procesin evolutiv nëpër të cilin kanë kaluar stërgjyshërit e tyre. P.sh. ai propozoi se një embrion njeriu në mitrën e nënës së tij paraqet karakteristikat e një peshku, pastaj të një zvarraniku para se përfundimisht të kthehet në një qenie njeriu.
Evolucionisti Haeckel nuk hezitoj të sajoj dëshmi. Mirëpo me përparimin e shkencës, u zbulua se skenari i Haeckel-it ishte krejtësisht imagjinues. |
Së shpejti u kuptua se kjo tezë nuk pasqyronte fakte. Gushëzat të cilat supozoheshin se paraqiteshin në periudhën e parë të embrionit të njeriut faktikisht ishin kanali i brendshëm i veshit, gjëndrrat paratiroide dhe timusi; pjesa e embrionit që i ngjante të verdhës së vezës në të vërtet ishte qesja përgjegjëse për prodhimin e gjakut të foshnjës; pjesa e cila mendohej të ishte bishti u identifikua se ishte shtylla kurrizore.
Këto tashmë janë fakte të vërtetuara nga shkenca. Pak kohë pasi Haeckel propozoi teorinë e tij, vetë evolucionistët pranuan se pohimi i tij nuk ishte i saktë. Dy udhëheqës neo-Darvinistë, George Gaylord Simpson dhe W. Beck vërtetuan pavlefshmërinë e kësaj teorie:
Haeckel deklaroi gabim përfshirjen e parimit evolutiv. Tash është plotësisht e vërtetuar se ontologjia nuk e përsërit filogjenin.50
Vlefshmëria e teorisë së Haeckel-it gjithashtu u hodh poshtë në debatin shkencor më 1920. Pas kësaj, më 1950, teoria u hoq plotësisht nga tekstet mësimore.51
Në propozimin e teorisë së tij, Haeckel nuk veproi në kundërshtim me traditën e shkencëtarëve evolucionistë; ai bëri vizatime imagjinuese që të ilustronte idetë e tij. Madje kur embriologjia u zhvillua dhe u zbulua se vizatimet ishin të falsifikuara, ai pranoi se nuk kishte ndjekur ndonjë shteg të ndryshëm nga kolegët e tij:
Pas këtij pohimi kompromentues të falsifikimit do të isha i obliguar të konsideroja vehten të dënuar dhe të asgjësuar sikur të mos kisha ngushëllimin që shikoj në bankën e të pandehurve krah për krah me mua qindra bashkë-fajtorë në mesin e tyre shumë vëzhgues të besuar dhe biologjistë të respektuar. Pjesa më e madhe e të gjitha skicimeve në librat më të mirë shkollorë të biologjisë, librat mësimor dhe revistat duhet të bartin në të njejtën shkallë përgjegjësinë e ‘falsifikimit’, pasi të gjitha ato janë të pasakta, dhe pak a shumë janë të falsifikuara, skematizuara dhe të konstruktuara.52
Nga ky pranim mund të kuptohet se përpjekjet e Haeckel-it për të përdorur embriologjinë si një dëshmi për evolucionin janë plotësisht pa bazë dhe asgjë më shumë se arsyetim i shtrembër. Detajet për krijimin e njeriut që i kemi dhënë në rrjedhën e këtij libri janë dëshmi të pamohushme të së vërtetës së krijimit.
Në vizatimet e sajuara (fabrikuara) të Haeckel-it, embrionet e gjallesave të ndryshme ishin vendosur krahëpërkrah në përpjekje për të lënë përshtypje se ato kishin ngjajshmëri ndërmjet tyre. Në mënyrë që të paraqiste ngjajshmërinë ndërmjet embrionit të njeriut dhe atij të peshkut, Haeckel bëri ca shtesa në disa pjesë dhe hoqi disa pjesë të tjera. Sikur në të gjitha falsifikimet e tjera të evolucionistëve, qëllimi këtu ishte të ofrohen dëshmi false për evolucionin. Mirëpo fotografitë e këtyre embioneve qartë paraqesin falsifikimin e Haeckel-it. Këto fabrikime janë vetëm një dëshmi se teoria e evolucionit është mashtrim i themeluar në falsitet. |