A ke menduar ndonjëherë për pyetjen se si ke ardhur në këtë botë?
Për atë se kush e bëri trupin tënd?
Kush i ndërtoj sytë, duartë dhe organet e tua?
Nëse pak u kushton vëmendje këtyre pyetjeve do të ballafaqohesh me një fakt tejet interesant: shumë vite me parë, ti ishe një send i imët, një send mikroskopik, shumë i vogël për t’u parë me sy, i përbërë nga një qelizë e vetme. As madhësia jote e as substancat që të përbënin ty nuk ishin shumë më të ndryshme nga ato të bakterieve. Megjithatë një mrekulli ndodhi, dhe ajo qelizë u rrit me biliona herë dhe u shndërrua në foshnje.
Ajo foshnje po ashtu u rrit, dhe u bë një qenie njerëzore me arsye (mendje).
Dhe ai person tash është duke lexuar kopertinën e një libri për krijimin e tij!
Si ndodhi ajo mrekulli?
Do të gjesh përgjigjen e kësaj pyetje në këtë libër. Do të shohësh se çfarë mrekullie e madhe në të vërtet është krijimi i qenies njerëzore, poshtu do të shohësh edhe dëshmi të fuqisë së pakufishme të Zotit, I Cili krijoj njeriun nga një pikë uji.
Gjithashtu do të kuptosh që teoria e evolucionit, e cila pohon se njeriu erdhi ne ekzistencë “rastësisht”, është një paragjykim që bie poshtë në sytë e arsyes dhe shkencës.
Përveq kësaj, do të kuptosh që Zoti, I Cili të krijoj ty, është mjaft I Plotëfuqishëm që të të ringjallë ty prapë. Sikur që është shpallur në vargun e mëposhtëm:
“A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar?
A nuk ishte një pikë sperme e derdhur,
e pastaj një alaq (embrion) të cilin Ai e krijoj dhe i dha formë,
duke i bërë nga ai të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën?
Ai I Cili e bëri këtë a nuk është në gjendje të sjell të vdekurin në jetë?”
(Kur'an, 75: 36-40)