Teoria e evolucionit ka pësuar disfatë të zhurmshme në paleontologji sikur edhe në fushat e biokimisë siç janë gjenet, ADN dhe sistemi qelizor. Fosilet demonstrojnë se speciet e gjalla nuk kanë evoluar nga njëra tjetra, por janë krijuar ndaras me karakteristikat e tyre specifike individuale.
Sipas teorisë së evolucionit që të gjitha speciet e gjalla kanë evoluar nga njëra tjetra. Speciet e mëhershme ekzistuese me kohë u shëndërruan në specie tjera dhe që të gjitha speciet u krijuan në të njëjtën mënyrë. Sipas kësaj teorie, ky transformim ka ndodhur brenda një periudhe të gjatë prej qindra miliona vitesh dhe është zhvilluar gradualisht.
Në atë rast, “specie të ndërmjetme” të shumta, do të duhej të ishin krijuar dhe do të kishin jetuar brenda kësaj periode të gjatë të supozuar të transformimit.
Për shembull, disa krijesa gjysëm-peshk/gjysëm-zvarranik do të duhej të kishin jetuar në të kaluarën gjë që do të kuptonte shtim të disa tipareve të zvarranikëve në tiparet ekzistuese të peshqve tek këto krijesa. Ose disa zvarranikë-shpendë do të duhej të kishin ekzistuar gjë që do të kërkonte shtim të disa tipareve të shpendve në tiparet ekzistuese të zvarranikëve të cilat këto krijesa veqse i kishin. Duke qenë se këto krijesa ishin në periodë tranzitore, ato do të duhej të ishin të gjymta, të mangëta dhe defektive. Evolucionistët u referohen këtyre krijesave teorike, për të cilat besojnë që të kenë jetuar në të kaluarën, si “forma tranzitore”.
Nëse shtazët e tilla do të kishin ekzistuar me të vërtetë në të kaluarën, tash do të kishim miliona e bile edhe biliona sosh në numër dhe varietet.
Darvinizmi po shpartallohet mu në këtë pike, për arsye se nuk ekziston as edhe një gjurmë e vetme e këtyre “formave të ndërmjetme tranzitore” imagjinative.
Ky fakt ka qenë i njohur për një kohë të gjatë. Megjithatë evolucionistët akoma spekulojnë rreth disa fosileve, duke tentuar që ti prezantojnë ato si “forma të ndërmjetme tranzitore” dhe e ngushëllojnë vetveten duke thenë se “vetëm disa forma të ndërmjetme janë gjetur deri më tash por në të ardhmen të gjitha ato do të zhgroposen”. Fosili më i rëndësishëm i paraqitur si formë e ndërmjetme ka qenë fosili 150 milion vite i vjetër i shpendit të vdekur i quajtur Archaeopteryx. Evolucionistët pohonin se ky shpend kishte tipare të zvarranikëve. Megjithë faktin se pohimet e tyre janë përgënjeshtuar një nga një dhe se është vërtetuar se Archaepteryx-i nuk ishte një formë e ndërmjetme tranzitore por një specie shpendi që fluturonte, ata dëshpërueshëm kapen për këtë fosil të fundit që e kanë.
Një fosil i zbuluar gjatë viteve të fundit definitivisht i përmbysi pohimet e evolucionistëve. Cituar nga burime evolucioniste, është gjetur një fosil i cili zbuloi se paraardhësi i lashtë i shpendëve nuk ishte dinosaur apo ndonjë qenie tjetër e gjallë por shpend.
Lajmet rreth këtij zbulimi së pari u paraqitën në mediat botërore më 23 Qershor 2002. Në New York Times u paraqit titulli “Zbulimi fosil kërcënon teorinë e evolucionit të shpendëve”. Ishte ky një artikull rreth një shpendi të zhgroposur kohëve të fundit në Lindjen e Mesme. Revistat shkencore prominente si Science dhe Nature sikur dhe rrjeti i famshëm televiziv BBC shpallën zhvilimet e fundit si vijon: “është zbuluar se fosili i zhgroposur në Lindjen e Mesme i cili llogaritet të ketë jetuar para 120 milion vitesh, është i mbuluar me pupla, e ka shporin (parmëzën) mu sikur Archaeopteryx-i dhe shpendtë e tjerë të kohës së sotme, dhe se ka boshte të zbrazëta në puplat e tij. KJO I BËN JOVALIDE POHIMET SE ARCHAEOPTERYX-I ËSHTË PARAARDHËS I SHPENDVE, për arsye se fosili i zbuluar është 75 miliona vite më i vjetër se Archaeopteryx-i. Kjo do të thotë se SHPENDI I VËRTETË ME TË GJITHA TIPARET E TIJ KARAKTERISTIKE VEQSE KA EKZISTUAR 75 MILION VITE PARA KRIJESËS E CILA SUPOZOHEJ TË JETË PARAARDHËS I SHPENDVE.”
Pranimi nga vetë evolucionistët se Arheopterixi nuk është ‘formë e ndërmjetme tranzitore’ që do të shërbente si evidencë për evolucionin është një kthesë e madhe e rendësishme në historinë e paleontologjisë. Kjo për arsyen se për afër 150 vite Archaeopteryx-i vazhdonte të ishte më prominenti midis shumë pak të të ashtuquajturave ‘forma të ndërmjetme tranzitore’, të cilat evolucionistët kishin mundur ti zhvillojnë. Sidoqoftë, kjo derë e shpëtimit tashmë është e mbyllur gjihashtu dhe bota e paleontologjisë duhet të ballafaqohet me të vërtetën e thjeshtë se nuk ekziston as edhe një fosil i vetëm i cili do të sillte ndonjë evidencë për evolucionin.
Rezultati është evident. The New York Times gjithashtu ka pranuar faktin dhe e ka vënë në faqen e parë titullin “Zbulimi fosil kërcënon teorinë e evolucionit të shpendëve”. Kjo është e vërtetë. Paraardhësi i shpendve ishte shpend. Paraardhësi i peshqve ishte peshk, paraardhësi i kuajve ishte kali, paraardhësi i kengurëve ishte kengur dhe paraardhësi i njerëzve ishte njeri. Me fjalë të tjera, që të gjitha klasët e ndryshme të qenieve të gjalla u shfaqën në formën e përsosur dhe specifike që e kanë sod. Thënë ndryshe, ato u krijuan nga Perëndia.
Rezistenca konzervative që evolucionistët e tregojnë ndaj këtij fakti evident tani e ka humbur edhe gurin e fundit të themelit.
Thanë: “Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!”
(Kur’an 2:32)