Kompletimi i hartës së gjenomit njerëzor sot nuk jep rezultatin se njeriu dhe majmuni janë kushërinjë. Nuk duhet mashtruar nga tentimet e evolucionistëve për ta shftytëzuar këtë zhvillim të ri shkencor ashtu siç kanë bërë me të gjitha zhvillimet tjera.
Sikur që e dimë, kompletimi i tashëm i hartës së gjeneve të njeriut në kuadër të Projektit të Gjenomit Njerëzor është një përparim i rëndësishëm shkencor. Por disa rezultate të këti projekti po shtrembërohen nga disa publikime evolucioniste. Pohohet se gjenet e shimpanzës kanë 98% ngjashmëri me gjenet e njeriut dhe kjo promovohet si fakt për pohimin se majmunët janë të lidhur me njerëzit gjë kjo që sjell te teoria e evolucionit. Në të vërtetë, kjo është një pjesë “fallso” e evidencës së promovuar nga evolucionistët të cilët përfitojnë nga mungesa e njohurisë lidhur me këtë temë në shoqëri.
Së pari, duhet deklaruar se koncepti i ngjashmërisë 98 përqindëshe midis ADN-së së njeriut dhe shimpanzës, i përdorur shpesh nga evolucionistët është mashtrim.
Për të pohuar se ndërtimi gjenetik i njeriut dhe shimpanzës ka 98 % ngjashmëri, duhet bërë hartën e gjenomit të shimpanzës, njëjtë sikur të njeriut, pastaj këto të dyjat duhet të krahasohen dhe pastaj duhet të nxirret rezultati i këtij krahasimi. Mirëpo nuk ekziston asnjë rezultat i tillë për arsye se deri më tani është bërë harta e vetëm të gjenomit të njeriut. Akoma nuk është bërë ndonjë hulumtim i tillë tek shimpanza.
Në realitet, ngjashmëria 98 përqindëshe midis gjeneve të njeriut dhe shimpanzës, i cili po sillet në agjendë, është një sllogan propagandues qëllimisht i krijuar disa vite më parë. Kjo ngjashmëri është një gjeneralizim tejmase i ekzagjërua,r bazuar në ngjashmërinë e sekuencës së aminoacideve të nja 30-40 proteinave bazike, prezente tek njeriu dhe shimpanza. Analiza e sekuencës është bërë duke e përdorur metodën e quajtur “hibridizimi i ADN-së” në sekuencat e ADN-së që janë në korrelacion me këto proteina dhe vetëm ai numër i kufizuar i proteinave është krahasuar.
Mirëpo ekzistojnë rreth njëqind mijë gjene, dhe në bazë të kësaj njëqind mijë proteina të shifruara nga këto gjene tek njeriu. Për këtë arsye, nuk ekziston asnjë bazë shkencore për pohimin se të gjitha gjenet e njeriut dhe të majmunit janë 98% të ngjashme vetëm për shkak se 40 nga 100 000 proteinat janë të ngjashme.
Për më tepër, krahasimi i ADN-së kryer në këto 40 proteina është gjithashtu kontraverz. Ky krahasim është bërë në vitin 1987 nga dy biologët Sibley dhe Ahlquist dhe është publikuar në Journal of Molecular Evolution. 19 Mirëpo një shkencëtar tjetër i quajtur Sarich, i cili ka ekzaminuar të dhënat e fituara nga këta dy shkencëtarë, ka konkluduar se besueshmëria e metodës që ata kanë përdorur është kontraverze dhe të dhënat janë interpretuar në mënyrë të ekzagjeruar. 20
Për më tepër, proteinat bazike të sipër përmendura janë molekula vitale të zakonshme prezente edhe tek qeniet e tjera të ndryshme të gjalla. Struktura e llojit të njëjtë të proteinave prezente jo vetëm te shimpanza, por gjithashtu edhe tek krijesa tjera të gjalla krejtësisht të ndryshme, është shumë e ngjashme me atë të njerut.
Për shembull analizat gjenetike të publikuara në New Scientist kanë zbuluar 75% ngjashmëri midis ADN-së së krimbave nematode dhe njeriut21
Kjo definitivisht nuk do të thotë se ekziston vetëm 25% dallim midis njeriut dhe këtyre krimbave! Sipas trungut familjar të bërë nga evolucionistët, tipi Chordata ku është i përfshirë njeriu, dhe tipi Nematoda ishin shumë të ndryshëm nga njëri tjetri qysh para 530 milion vitesh.
Pastaj një zbulim tjetër i cili poashtu u paraqit në media, thotë se krahasimet e bëra midis gjeneve të Drosophila sp. dhe gjeneve të njeriut tregojnë një ngjashmëri prej 60%. 22
Në një rast tjetër, analizat e bëra në proteinat e caktuara e paraqesin njeriun poaq afër të lidhur me qenie të tjera të gjalla të ndryshme. Në një hulumtim të kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Kembrigjit janë krahasuar disa proteina të kafshëve tokësore. Quditërisht, në gati të gjithë shembujt, qeniet njerëzore dhe pulat janë qiftëzuar si kushërinjtë më të afërt. Kushëriri tjetër më i afërt ishte krokodili. 23
Një shembull tjetër i përdorur nga evolucionistët lidhur me “ngjashmërinë gjenetike midis njeritu dhe majmunit”, është prezenca e 48 kromozomeve tek shimpanzat dhe gorillat krahas 46 kromozomeve tek njeriu. Evolucionistët e konsiderojnë afërsinë e numrit të kromozomeve si indikacion të lidhjes evolutive. Por, nëse logjika e tillë e përdorur nga evolucionistët do të ishte valide, atëherë njeriu do ta kishte një kusheri edhe më të afërt se sa shimpanza: “pataten”! Për arsye se numri i kromozomeve tek patatja është i njëjtë me atë tek njeriu: 46
Këta shembuj konfirmojnë se koncepti i ngjashmërisë gjenetike nuk përbën evidencë për teorinë e evolucionit. Kjo për arsyen se ngjashmëritë gjenetike nuk janë në linjë me skemat e supozuara evolucioniste, dhe përkundrazi, këto tregojnë rezultate krejtësisht të kundërta.
Nuk është aspak befasi se kur kjo qështje vlerësohet si e tërë, shihet se tema e ”ngjashmërisë biokimike” nuk konstituon evidencë për evolucionin por e hudhë këtë teori në greminë. Dr. Christian Schwabe, hulumtues biokimist nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e South Carolina, është një shkencëtar evolucionist i cili ka kaluar vite të tëra duke kërkuar evidencë për evolucionin në fushën molekulare. Në veqanti ai ka kryer hulumtime në proteinat e tipit të insulinës dhe relaksinës dhe ka tentuar që të krijojë një afërsi evolutive midis qenieve të gjalla. Mirëpo, atij i është dashur të pranojë shumë here se ai nuk ka mundur të gjejë ndonjë evidencë për evolucionin në ndonjë pikë të studimeve të tij. Në një artikull të publikuar në një revistë shkencore, ai thotë:
Evolucioni molekular është duke u pranuar si metodë më superiore ndaj asaj paleontologjike për zbulimin e afërsive evolutive. Si evolucionist molekular unë do të duhej të isha i ngazëllyer. Në vend të kësaj duket turbullues fakti se ekzistojnë shumë përjashtime në progresionin e renditur të specieve përcaktuar sipas homologjisë molekulare: këto janë aq të shumta në të vërtetë sa që unë mendoj se përjashtimi mund të bartë ne vete porosi më të rëndësishme. 24
Bazuar në zbulimet e vonshme në fushën e biologjisë molekulare, biokimisti i famshëm Prof. Michael Denton ka dhënë këto komente:
Secila klasë e nivelit molekular është unike, e izoluar dhe e palidhur me ndërmjetësues. Kështuqë, molekulat, njësoj sikur fosilet kanë dështuar të sigurojnë ndërmjetësuesit e pakapshëm të kërkuar aq gjatë nga biologjia evolucioniste…Në nivelin molekular asnjë organizëm nuk është “më i vjetër” ose “më primitiv” apo “më i avancuar” krahasuar me të afërmit e tij…Ka pak dyshim se sikur këto fakte molekulare të ishin të pranishme para një shekulli…ideja e evolucionit organik mund të mos ishte pranuar kurrë. 25
Sigurisht se është e natyrshme për trupin e njeriut që të ketë disa ngjashmëri molekulare me qeniet e tjera të gjalla, për arsye se të gjitha këto janë të ndërtuara nga qelizat e njëjta, të gjitha përdorin ujin dhe atmosferën e njëjtë, të gjitha konsumojnë ushqimin e përbërë nga molekulat e njëjta. Sigurisht se metabolizmi i tyre dhe me këtë edhe ndërtimi i tyre gjenetik do ti përgjasojë njërti tjetrit. Megjithatë, ky nuk është vërtetim se ato kanë evoluar nga paraardhës të përbashkët.
Ky “material i njëjtë” nuk është rezultat i evolucionit por i “dizajnit të njëjtë”, që do të thotë se ato janë krijuar sipas planit të njëjtë.
Është e mundur të sqarohet kjo qështje me një shembull: të gjitha konstruksionet në botë janë të ndërtuara me material të ngjashëm (tulla, hekur, qimento, etj). Por kjo nuk do të thotë se këto ndërtesa kanë “evoluar” nga njëra tjetra. Ato janë ndërtuar ndaras duke përdorur materialin e rëndomtë. E njëjta gjë vlen edhe për qeniet e gjalla poashtu.
Jeta nuk ka filluar si rezultat i rastësive të pavetëdijshme siç pohon evolucioni, por si rezultat i krijimit nga Perëndia, i Gjithëfuqishmi, Poseduesi i diturisë dhe menqurisë të pafund.
Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën, e si mund të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuronie Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi. (Kur’ani, 6:101-102)
Si shtesë e krejt informatave që i kemi shqyrtuar deri më tash, ne mendojmë se do ishte ndihmesë theksimi i një fakti tjetër.
Përveq ngjashmërisë sipërfaqësore midis tyre, majmunët nuk janë më të afërt me qeniet njerëzore se sa ndonjë shtazë tjetër. Për më tepër, kur përdoret intelegjenca si mjet i krahasimit, bleta e cila prodhon mrekullinë gjeometrike të huallit, apo merimanga e cila e prodhon mrekullinë inxhinierike të rrjetës, janë më të afërta me njeruin se sa majmuni. Ne bile edhe mund të themi se ato janë më superiore në disa aspekte.
Sidoqoftë, midis njeriut dhe majmunit ekziston një zbraztësirë marramendëse e cila kurrë nuk mund të mbyllet me trille e përralla. Fundja, majmuni është një shtazë pa asnjë dallim me kalin apo qenin në aspektin e vetëdijes. Njeriu, në anën tjetër është qenie me vetëdije dhe vullnet, e cila mund të mendojë, arsyetojë, vendosë dhe gjykojë. Të gjitha këto kualitete janë funksione të ‘shpirtit’ që ai posedon. Dallimi më i rëndësishëm që e shkakton këtë zbraztësirë gjigante midis njeriut dhe qenieve tjera të gjalla është ky “shpirt”. Asnjë ngjshmëri fizike nuk mund ta afrojë këtë zbraztësirë midis njeriut dhe qenieve tjera të gjalla. E vetmja krijesë në natyrë që ka “shpirt” është njeriu.
Ky kualitet superior të cilin e posedon njeriu dhe i cili e dallon atë nga qenie e tjera të gjalla, në Kur’an referohet si:
Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni. (Kur’ani 32:9)
19 Journal of Molecular Evolution, vol. 26, fq. 99-121
20 Sarich et al. 1989. Cladistics 5:3-32
21 New Scientist, 15 May 1999, fq. 27
22 http://news.vvc.co.uk/1/hi/sci/tech/specials/washington-2000/647139.stm
23 New Scientist, v. 103, 16 August 1984, fq. 19
24 Christian Schwabe, "On the Validity of Molecular Evolution", Trends in Biochemical Sciences, July 1986
25 Michael Denton, Evolution: A Theory in Crisis. London: Burnett Books, 1985, fq. 290-291.