logo
HARUN YAHYA

Informatat në Strukturat e Gjalla dhe Vdekja e Materializmit

Filozofia materialiste qëndron në themele të teorisë së evolucionit. Materializmi mbështetet në supozimin se gjithqka që ekziston është materie. Sipas kësaj filozofie, materia ka ekzistuar qysh nga përjetësia, do të vazhdojë të ekzistojë përgjithmonë dhe nuk ka gjë tjetër pos materies. Për të mbështetur pohimin e tyre, materialistët e përdorin logjikën e quajtur “reduktionizëm”. Kjo është ideja se gjërat që nuk janë të observueshme mund që sqarohen gjithashtu me shkaqe materiale.

Për të qartësuar gjërat le të marrim një shembull nga mendja e njeriut. Është evidente se mendja nuk mund të preket apo shihet. Për më tepër, kjo nuk ka ndonjë qendër në trurin e njeriut. Kjo situatë pashmangshëm qon në konkluzionin se mendja është koncept përtej materies. Kështuqë, qenia të cilës ne i referohemi si “Unë”, e cila mendon, dashuron, nervozohet, brengoset, ndjen kënaqësi apo dhembje, nuk është qenie materiale sikur sofa, dërrasa apo guri.

Materialistët megjthatë pohojnë se mendja është e “thjeshtësuar në materie”. Sipas pohimit materialist, të menduarit, dashuria, brengosja dhe të gjitha aktivitetet tona mentale nuk janë asgjë tjetër veqse reaksione kimike që ndodhin midis atomeve në tru. Dashuria ndaj dikuj është reaksion kimik në disa qeliza në trurin tonë, dhe frika është një tjetër reaksion. Filozofi i famshëm materialist Karl Vogt e nënvizoi këtë logjikë me fjalët e tij të famshme “Ashtu sikur që mëlqia e tajon vrerin, edhe truri ynë e sekreton mendimin.”16 Por vreri është materie, përderisa nuk ka ndonjë fakt se edhe mendja është diqka e tillë.

Reduksionizmi është deduksion (përfundim) logjik. Sidoqoftë, deduksioni logjik mund të bazohet në themel solide apo në themele tundëse. Për këtë arsye, pyetja që ne duhet ta bëjmë është: Qfarë ndodhë kur reduksionizmi, logjika themelore e materializmit, krahasohet me të dhënat shkencore?

Shkencëtarët dhe mendimtarët materialistë të shekullit 19 mendonin se përgjigja do të ishte se “shkenca e vërteton reduksionizmin”. Sidoqoftë, shkenca e shekullit 20 ka shafaqur një pamje krjet ndryshe.

Një nga qështjet më të spikatura në këtë pamje është “informata” e cila është prezente në natyrë dhe e cila kurrë nuk mund të reduktohet në materie.

Materia nuk mund të prodhojë informata

Më herët ne kemi përmendur se në ADN-në e qenieve të gjalla ekzistojnë informata jashtëzakonisht gjithëpërfshirëse. Diqka që është e vogël sa e njëqindëmijëta pjesë e milimetrit përmbanë një farë “banke të të dhënave” që specifikon të gjitha detajet fizike të trupit të qenies së gjallë. Për më tepër, trupi poashtu e përmbanë sistemin që i lexon këto informata, i interpreton ato dhe e kryen pastaj “prodhimin” në pajtim me to. Në të gjitha qelizat e gjalla, informatat në ADN lexohen nga enzime të ndryshme dhe pastaj prodhohen proteinat sipas këtyre informatave. Ky sistem e bën të mundshëm prodhimin e miliona proteinave për çdo sekondë, dhe atë të llojit të duhur të proteinës për vendin e duhur në trupin tonë. Në këtë mënyrë, qelizat e vdekura të syrit zëvendësohen me ato të gjalla dhe qelizat e vjetra të gjakut zëvendësohen me të rejat.

Le ta konsiderojmë në këtë pikë pohimin e materializmit: A është e mundur që informatat në ADN të reduktohen në materie, siq sugjerojnë materialistët? Ose, me fjalë tjera, a mund të pranohet pohimi se ADN është vetëm një përzierje e materies, dhe se informatat që ajo i përmbanë vijnë si rezultat i interaksioneve të rëndomta të pjesëve të tilla të materies?

Të gjitha hulumtimet, observimet dhe eksperimentet shkencore të kryera në shekullin 20 tregojnë se përgjigjja në këtë pyetje është definitivisht “Jo”. Drejtori i Institutit Federal Gjerman për Fizikë dhe Teknologji Prof. Dr. Werner Gitt ka për të thënë këtë lidhur me këtë qështje:

Sistemi i koduar gjithmonë patjetër përfshinë proces intelektual jomaterial. Materia fizike nuk mund të prodhojë kod informatash. Të gjitha përvojat tregojnë se çdo pjesë e informacionit kreativ përfaqëson disa përpjekje mendore dhe mund të lidhet me ide-dhënësin personal i cili e ka vënë në përdorim vullnetin e tij të lirë dhe të cilit i është dhuruar mendja intelegjente…Nuk ekziston asnjë ligj i natyrës, asnjë proçes i njohur dhe asnjë sekuencë ngarjesh e cila mund të bëjë informatat që të lindin nga materia vetvetiu…17
Kitap

Materia e cila përmbanë informatat është e rregulluar nga poseduesi i atyre informatave. Informatat në ADN janë dizajnuar dhe krijuar nga Zoti, poseduesi i intelegjencës së pakrahasueshme.

Fjalët e Werner Gitt e përmbledhin konkluzionin e “teorisë së informatave”, e cila është zhvilluar në 50 vitet e fundit dhe është pranuar si pjesë e termodinamikës. Teoria informative e investigon origjinën dhe natyrën e informatave në univers. Konkluzioni i arritur nga teoretët informativë si rezultat i studimeve të gjata është se “Informata është diqka tjetër nga materia. Ajo kurrë nuk mund të reduktohet në materie. Origjina e informatës dhe ajo e materies fizike duhet hetuar ndaras.”

Për shembull le të mendojmë lidhur me burimin e një libri. Libri përbëhet nga letra, ngjyra dhe informatat që ai i përmbanë. Letra dhe ngjyra janë elemente materiale. Burimi i tyre është prapë materia: Letra është prodhuar nga celuloza dhe ngjyra nga materiet përkatëse kimike. Por, informatat në libër janë jomateriale dhe nuk mund të kenë burim material. Burim i informatës në secilin libër është mendja e personit që e ka shkruar atë.

Për më tepër, kjo mendje e përcakton se si do të përdoren letra dhe ngjyra. Libri primarisht formohet në mendjen e autorit. Autori pastaj e ndërton në mendjen e tij zingjirin e logjikës dhe i rregullon sentencat e tij. Në hapin e dytë, ai i vendos ato në formë materiale, pra mund të thuhet se ai i kryen përkthimin e informatave të mendjes së tij në letër, duke përdorur laps, makinë shkrimi apo kompjuter. Më vonë këto shkronja shtypen në shtëpinë botuese dhe marrin formën e librit të përbërë nga letra dhe ngjyra.

Kështuqë mund ta japim këtë konkluzion të përgjithshëm: “Nëse materia fizike përmbanë informata, atëherë ajo materie duhet të jetë dizajnuar nga një mendje që ka poseduar informatat në fjalë. Së pari është mendja. Ajo mendje i kthen informatat që i posedon, në materie, veprim ky që përbën aktin e dizajnit.”

Origjina e Informatave në Natyrë

Kur e aplikojmë këtë definim shkencor të informatës në natyrë, për pasojë kemi një rezultat shumë të rëndësishëm. Kjo për arsyen se natyra të përmbytë me masën e pafundme të informatave (si për shembull në rastin e ADN-së), dhe duke qenë se kjo informatë nuk mund të reduktohen në materie, ajo pra vie nga një burim tjetër jashtë materies.

Një nga mbrojtësit më të flaktë të teorisë së evolucionit, George C. Williams e pranon këtë realitet të cilin shumica e materialistëve dhe evolucionistëve ngurrojnë ta shohin. Williams në mënyrë të fuqishme e ka mbrojtur materializmin me vite të tëra, por në artikullin që shkroi në vitin 1995, ai i vë në pah jokorrektësitë e qasjes materialiste (reduksioniste) e cila pohon se çdo gjë është materie:

Biologët evolucionistë kanë dështuar të shohin se ata kanë të bëjnë me dy fusha që nuk kanë plotpjestues të përbashkët: me fushën e informatës dhe atë të materies. Këto dy fusha kurrë nuk mund të sillen së bashku në ndonjë koncept të njohur rëndom si “reduksionizëm”. Gjeni është një pako e informatave dhe jo një objekt…Në biologji kur flitet për gjëra si gjenet, gjenotipet dhe grumbujt e gjeneve, flitet për informata e jo për objektiva fizike…Kjo mungesë e përshkruesve të përbashkët i bën materien dhe informatën dy fusha të ndara të ekzistencës, të cilat duhet diskutuar ndaras, në termet e tyre të veta. 18

Kështuqë, përkundër supozimeve të materialistëve, burimi i materieve në natyrë nuk mund të jetë vetë materia. Burim i informatës nuk është materia por Menquria superiore jashtë materies. Kjo Menquri ka ekzistuar para materies. Materia është sjellur në ekzistencë, i është dhënë formë dhe është organizuar nga Ai.

SHËNIMET

16 Encyclopaedia Britannica, “Modern Materialism”

17 Werner Gitt, In the Beginning Was Information, CLV, Bielefeld, Germany, fq. 107, 141.

18 George C. Williams. The Third Culture: Beyond the Scientific Revolution, (ed. John Brockman ) New York, Simon & Schuster, 1995, fq. 42-43

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje: Kthesë e Madhe në Historinë e Njerëzimit
  • ADN: Burimi i të Dhënave të Jetës
  • Informatat në Strukturat e Gjalla dhe Vdekja e Materializmit
  • Ngjashmëria e Njeriut me Majmunin Është Përrallë!
  • Idetë e Gabuara Darvinisto-Materialiste Rreth Projektit të Gjenomit Njerëzor
  • Pohimet e Fundit Lidhur me Mbështjetjen Fosile të Teorisë Së Evolucionit Gjithashtu Janë Tashmë Histori