logo
HARUN YAHYA

Idetë e Gabuara Darvinisto-Materialiste Rreth Projektit të Gjenomit Njerëzor

Me bërjen të njohur të të arriturave të fundit në Projektin e Gjenomit Njerëzor, disa institucione publikuese kanë filluar të përhapin mesazhe çorientuese duke e keqinformuar publikun, ashtuqë rruga pa krye ku ka mbërrirë evolucioni të mos bëhet e ditur edhe më tutje.

Më herët, ne përmendëm mesazhet mashtruese të evolucionistëve rreth “ngjashmërive gjenetike” dhe e bëmë të qartë se këto janë interpretime subjektive të cilat nuk sjellin ndonjë fakt për teorinë e evolucionit. Një temë tjetër e cila po promovohet dhe po theksohet me të madhe nën sllogane e tituj të ndryshëm nga shtypi Darvinsto-Materialist, është pohimi se zbulimi i hartës së gjeneve sugjeron se fati i caktuar nga Perëndia mund të sfidohet.
Ky është një keqkuptim dhe mashtrim i madh i trumbetura nga qarqe të ndryshme. Titujt që po paraqiten tash vonë në shtypin e shkruar dhe deklaratat e bëra në diskutime në programet televizive japin impresionin e një indoktrinimi tinzar. Është një gabim i madh prezentimi i informatave nga projekti i gjenomit njerëzor, i shoqëruar nga mesazhe si “Njeriu më nuk do të jetë i mundur nga fati i tij”. Sepse në fakt, hartimi i gjenomit njerëzor nuk ka kurrfarë rëndësie në rrjedhjen e fatit të njeriut. Prodhimi i hartës së gjeneve të njeriut në asnjë mënyrë nuk do ta ndërrojë formën e fatit të njeriut, për arsye se ai gjithashtu është i parapërcaktuar.

Rrjedhja e Fatit nuk mund të ndërrojë

Vücudu İnsan

Fati është njohuria e përsosur e Perëndisë për të gjitha ngjarjet, të tashmet apo të ardhmet, sikur një moment i vetëm. Zoti veqse i di ngjarjet të cilat akoma nuk kanë ndodhur. Një numër i madh i njerëzve nuk mund të kuptojnë se si Perëndia mund të dijë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, me fjalë të tjera se mund ta dijë realitetin e fatit. Sidoqoftë “ngjarjet të cilat akoma nuk kanë ndodhur” janë të tilla vetëm për neve. Të gjitha ato ngjarje rezultatin e të cilave ne e përshkruajmë si të “panjohur” janë “të panjohura” vetëm për neve. Zoti i cili e posedon njohurinë e pafundme nuk është i kufizuar nga koha dhe hapësira. Në asnjë mënyrë, sepse ishte Ai që e krijoi kohën dhe hapësirën. Për këtë arsye e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë që të gjitha njësoj për Zotin; për Të çdo gjë veqse ka ndodhur dhe është kryer. Çdo gjë që neve na ndodhë tani dhe që do të na ndodhë në të ardhmen, është veqse e mbaruar dhe e kryer në shikimin e Perëndisë. Në kohën e duhur të gjithë njerëzit e takojnë fatin që Perëndia e ka përgatitur për ta.

Ashtu sikur dikush që e ka në dorë shiritin e një filmi dhe që mund ta shohë fillimin, fundin dhe gjithqka që është në mes si një tërësi të vetme, njësoj Zoti di çdo gjë rreth qenieve njerëzore që Ai i ka krijuar. Zoti i cili di gjithqka si në një moment të vetëm, e ka shpallur Fuqinë e tij ndaj nesh duke e krijuar pafundësinë, ose kohën pafundësisht të gjatë, në një moment të vetëm, e kjo do të thotë, në një kohë pafundësisht të shkurtër.

Perëndia ka krijuar çdo njeri të në kaluarën dhe të tashmen duke e ditur çdo detaj të jetës së tyre. Qfarëdo që do ti ndodhë dikuj, qoftë kjo e mirë apo e keqe në sytë e tij, ndodhë mbrenda dijes së Perëdnisë. Sura An’am zbulon se gjithqka që ndodhë në këtë botë, qoftë kjo e vogël apo e madhe ndodhë me vullnetin e Perëndisë:

Çelësat e fshehtësive janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë. (Kur’ani 6:59)

Hastane
Qfarëdo që ndodhë në jetën e dikuj: aksidente të papritura, sëmundje, trajtim mjekësor dhe kurim, gjithqka që duket e mirë apo e keqe, ndodhë në kontekstin e fatit të caktuar nga Perëndia. Se a do të shërohet apo jo personi nga fotografia është e paracaktuar qysh në momentin kur ai sëmuret. Në të njëjtën mënyrë, spitali ku ai do të trajtohet, kohëzgjatja e qëndrimit të tij aty dhe lloji i trajtimit të cilit ai do ti nënshtrohet janë të parapërcaktuara në vështrimin e Perëndisë.Se a do të kurohet ky person një ditë nëpërmes teknologjisë së re, është gjithashtu fati i tij. Është Zoti ai i cili ka krijuar gjithqka dhe ai që di gjithqka.

Kjo është e vërtetë për secilin njeri dhe për secilën ngjarje. As nuk është e mundur që që dikush ta ndërrojë fatin që Perëndia e ka përgatitur për të, e as që është e mundur që të bëhet të ngjajë ndonjë ndryshim në rrjedhjen e ngjarjeve. Perëndia e ka krijuar secilin me jetëzgjatje të caktuar dhe momenti i vdekjes është caktuar (vendi, koha dhe forma) në vështrimin e Perëndisë. Për shembull, sëmundja nga e cila do të vuajë ndonjë person është paracaktuar me biliona vite para lindjes së tij. Se a do të shërohet apo jo ai njeri nga ajo sëmundje është vendosur nga Zoti në fatin e tij. Edhe mjekët, infermierët, spitalet dhe metodat e trajtimit që do të jenë motor i shërimit të tij janë të shkruara që më pare në vështrimin e Perëndisë. Për këtë arsye, fakti që dikush shërohet nga ndonjë sëmundje nuk do të thotë se ai ka mashtruar fatin e tij, por kjo do të thotë se shërimi i tij është pjesë e fatit të njëjtë.
Nëse, në vitet që vijnë, jeta e dikuj zgjatet me intervenime kohore në gjene, kjo nuk do të thotë se kjo ngjarje e ka mposhtur fatin e atij personi. Kjo, thjeshtë, do të thotë kështu: Perëndia i ka dhënë këtij personi jetë të gjatë dhe se Ai e ka bërë përfundimin e hartës së gjeneve si mjet që jeta e tij të jetë e gjatë. Zbulimi i hartës së gjeneve, të jetuarit e atij personi në atë kohë dhe zgjatje e jetës së tij me metoda shkencore janë që të gjitha fati i tij. Krejt kjo është përcaktuar në sytë e Perëndisë para se ai person të vinte në këtë botë.

Njësoj, dikush sëmundja fatale e të cilit është kuruar nëpërmjet zbulimeve të bëra në spektrin e këtij projekti, prapë nuk e ka ndërruar fatin e tij. Kjo për arsye se është fati i atij personi që të shërohet nga ajo sëmundje nëpërmes mjeteve të këtij projekti.

Rrjedhimisht, kompletimi i projektit të gjenomit njerëzor dhe fakti se ai njeri do të mund të intervenojë në ndërtimin gjenetik, nuk do të thotë konfrontim i fatit të krijuar nga Perëndia. Përkundrazi, në këtë mënyrë njerëzimi i përcjell zhvillimet e krijuara për të nga Perëndia, dhe gjurmon e përfiton nga informatat e krijuara nga Perëndia. Nëse njeri jeton 120 vite falë këtyre zhvillimeve shkencore, kjo sigurisht është jetëzgjatje e dekretuar për të nga Zoti, dhe për këtë arsye ai ka jetuar aq gjatë.

Zoti ka shpallur në një ajet se jeta e secilit njeri është e paraqitur në një libër në sytë e Tij:

All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër, e kjo për All-llahun është e lehtë. (Kur’ani 35:11)

Studenti i cili bie nga provimi pranues në universitet për disa vite para se të pranohet në degën ku ai dëshiron, biznismeni i cili e shpëton kompaninë e tij nga bankrotimi, njerëzit të cili i ikin në momentin e fundit një rrëmbimi të aeroplanit, dhe të tjerët që bëjnë gjëra të njëjta, që të gjithë vetëm janë duke e jetuar fatin e tyre. Askush nga ta nuk mund ta ndërrojë atë fat, e as që dikush tjetër ka fuqi për ta ndërruar fatin e tyre për ta.

Shkurtimisht thënë, shprehjet si “E kam mashtruar fatin”, “E kam ndërruar fatin” apo “Kam intervenuar në fatin tim” janë si pasojë e injorancës të shkaktuar nga mosnjohja e fakteve rreth fatit. Në anën tjetër, edhe personi që i përdorë këto shprehje gjithashtu është i parapërcaktuar: kur, si dhe nën qfarë kushtesh ai do ti thotë këto gjëra, janë që të gjitha të përcaktuara në sytë e Perëndisë. Është Zoti Ai që i di të gjitha.

Perëndia na ka informuar se çdo gjë është e regjistruar në një libër të qartë në sytë e Tij. Ne jetojmë atë që është e shkruar në atë libër, as më shumë as më pak.

E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. (Kur’ani 34:3)

Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është e lehtë. (Kur’ani 57:22)

Klonimi i qenieve njerëzore apo gjallesave
tjera nuk është krijim

adn

Në disa publikime është pohuar se me përparimin e shkencës së gjenetikës, qeniet njerëzore do të klonohen dhe kështu njerëzit do të krijojnë njerëz. Kjo gjithashtu është një pjesë shume e shtrembëruar dhe e panatyrshme e logjikës. Të krijosh do të thotë të sjellësh diqka në jetë nga asgjëja, dhe ky veprim është privilegj vetëm i Perëndisë. Formimi i kopjes identike së qenies së gjallë duke kopjuar informatat gjenetike nuk do të thotë se ajo qenie e gjallë është krijuar. Kur një njeri apo ndonjë qenie tjetër e gjallë është klonuar, qelizat e qenies së gjallë janë marrë dhe kopjuar. Sidoqoftë, njeriu kurrë nuk e ka krijuar nga asgjëja as edhe një qelizë e vetme. Hulumtimet e kryera në këtë drejtim janë stopuar: që të gjitha ishin fare jobindëse.

Rrjedhimisht, zbulimi i ndërtimit gjenetik të njeriut në asnjë mënyrë nuk implikon sfidim të njeriut ndaj fatit të tij, dhe kjo kurrë nuk do të mund të ndodhë. Çdo incident, çdo akt i të folurit dhe të zhvilluarit është i paracaktuar në sytë e Perëndisë sipas fatit përkatës. Njësoj vlen edhe për përparimet teknologjike, zhvillimet shkencore dhe inovacionet që ato do të sjellin. Zoti është i Gjithëdijshëm dhe Gjithëpërfshirës. Fakti se çdo gjë,e madhe apo e vogël, ndodhë brenda njohurisë së Perëndisë është përmendur në Kur’an:

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon pjesë nga Kur’ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurtë. (Kur’ani 10:61)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje: Kthesë e Madhe në Historinë e Njerëzimit
  • ADN: Burimi i të Dhënave të Jetës
  • Informatat në Strukturat e Gjalla dhe Vdekja e Materializmit
  • Ngjashmëria e Njeriut me Majmunin Është Përrallë!
  • Idetë e Gabuara Darvinisto-Materialiste Rreth Projektit të Gjenomit Njerëzor
  • Pohimet e Fundit Lidhur me Mbështjetjen Fosile të Teorisë Së Evolucionit Gjithashtu Janë Tashmë Histori