Në trupin tonë ekziston një portë mbrojtëse: epiglota e cila është vendosur në fillim të laringut. Ky kapak mbulon hapjen e kalimit të ajrit gjatë gëlltitjes, duke penguar ushqimin apo lëngjet që të hyjnë në laring.
Energjinë e nevojshme për nevojat trupore ne e sigurojmë nga ushqimet dhe pijet e ndryshme. Megjithatë, çdo ushqim që ne hamë, për shembull makaronat, mishi apo bananet fillimisht kanë nevojë të treten para se të jenë të gatshme të përdoren nga trupi ynë. Pasi këto ushqime janë tretur, ato përdoren nga qelizat e trupit tuaj. Sheqeri që përmbahet në një banane apo në një mollë siguron karburantin për qelizat tuaja dhe rrit energjinë tuaj; proteinat që përmbahen tek mishi janë thelbësore për rritjen e numrit të qelizave tuaja, pra kështu edhe të trupit tuaj. Tani mundohuni të ktheheni mbrapa në kohë, në foshnjërinë tuaj.
1 Vjeç | 7 Vjeç | 11 Vjeç |
Kur ju lindët ju ishit afërsisht 2-3 kilogram. Pesha juaj rritet në 30-35 kilogram kur ju jeni 10 vjeç, në 40-50 kilogram kur arrini moshën 15 vjeç dhe 50-60 kilogram kur arrini moshën 20-25 vjeç.
Arsyeja për këtë diferencë kaq të madhe është fakti që substancat e ushqimeve që ju konsumoni i shtohen trupit tuaj me kalimin e kohës. Disa nga këto ushqime sigurojnë energjinë që ju nevojitet për të ngarë bicikletën, për të vrapuar dhe për të luajtur, ndërsa një pjesë e tyre i shtohen trupit tuaj dhe formojnë mishin dhe kockat tuaja. Materialet e tepërta shkarkohen jashtë trupit. Të gjitha këto proçese kryhen në sistemin tuaj të tretjes. Gjendrat dhe organe të tilla si stomaku, zorrët dhe pankreasi kanë rolin e tyre në proçesin e tretjes.
GJATËSIA TOTALE E APARATIT TRETËS, DUKE FILLUAR NGA GOJA DERI NË FUND TË ZORRËVE, ËSHTË 10 METRA. 1- Gjëndrat e pështymës sekretojnë pështymë, e cila fillon copëzimin e ushqimit. |
Funksionimi i sistemit të tretjes është i ngjashëm me funksionimin e një rafinerie nafte. Nafta e papastër që vjen tek rafineria si material i papërpunuar përpunohet nga makineri të posaçme dhe rafinohet në mënyrë të tillë që të jetë e përdorshme. Ushqimet që ne hamë në fazën e parë janë materiale të papërpunuara, më pas ato përpunohen në stomak ashtu që të përdoren nga trupi. Pasi të jenë coptuar në stomak dhe në zorrë, ushqimet e ngrëna bëhen gati për t’u përdorur si ushqim për qelizat dhe tranportohen në vendet e përshtatshme të trupit nëpërmjet enëve te gjakut.
Në një rafineri nafte nga përpunimi i një substance fillestare dalin një sërë nënproduktesh, për shembull benzina, e cila përdoret si karburant për automjetet, ose goma që përdoret si shuall për këpucët tuaja. Në mënyrë të ngjashme, lëndët ushqyese që gjenden në ushqimet që ju hani, ndahen në yndyrna, sheqerna dhe karbohidrate në stomakun tuaj. Por duhet të kini parasysh se ajo çfarë ndodh në stomakun tuaj pasi keni ngënë një sanduiç të shijshëm, është akoma shumë më komplekse se ajo çfarë ndodh në një rafineri. Por ç’është më tepër, këto seri veprimesh të cilat ne do t’i diskutojmë më poshtë nuk marrin pjesë në ndonjë fabrikë gjigande, por në një zonë shumë të vogël brenda trupit tuaj.
Gjatësia totale që ushqimit i duhet të kalojë në mënyrë që të tretet është 10 metra. Kjo gjatësi është afërsisht 6-7 herë më e madhe se gjatësia mesatare e trupit të njeriut dhe është një diçka e mahnitshme se si një gjatësi e tillë është përshtatur në trupat tanë. Si ka mundësi që një kanal i tillë kaq i gjatw të jetë vendosur në trupin e njeriut? Përgjigjia ndaj kësaj pyetje tregon edhe një herë tjetër që ekziston një projektim i veçantë në krijimin e trupave tanë.
Siç mund ta shikoni edhe në figurë, meqenëse aparati i tretjes është mbledhur kutullaç, pavarësisht nga gjatësia e tij ai është përshtatur në një zonë shumë të vogël. Kjo formë e veçantë është një projektim i përkryer i Zotit tonë, i Cili ka krijuar çdo gjë. Kjo veçori e sistemit të tretjes është vetëm njëra nga mrekullitë që Allahu ka krijuar në trupat tanë.
A e dini përse dhëmbët tuaj kanë forma të ndryshme? |
Arsyeja se përse dhëmbët kanë forma të ndryshme është sepse secili prej tyre ka detyra të ndryshme. Për shembull dhëmbët tuaj të parë janë të mprehtë, kështu që ju mund kafshoni një mollë me lehtësi. Çfarë do të ndodhte sikur dhëmballët tuaja të ishin përpara? Po, keni të drejtë. Ju nuk do të ishit në gjendje ta kafshonit mollën me të tillë dhëmbë. Po ashtu, nëse dhëmbët tuaj të parë do të ndodheshin në pjesën e prapme të gojës, ju nuk do të ishit në gjëndje ta bluanit ushqimin që ju hani. Ashtu si çdo pjesë sado e vogël e trupit tuaj, edhe dhëmbët në gojën tuaj janë rregulluar nga Allahu në mënyrën më të përshtatshme dhe më të favorshme për ju. |
Në pjesën e prapme të gjuhës jetojnë bakterie të dobishme. |
Bakteriet ne përgjithsi njihen si shkaktare sëmundjesh, dhe për të qenë të mbrojtur nga efektet e tyre të dëmshme, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pastërtinë si të trupave të tyre ashtu edhe të ambjenteve ku ata jetojnë. Por megjithatë, jo shumë kohë më parë, shkencëtarët zbuluan ekzistencën e disa bakterieve të dobishme në trupin e njeriut, dhe në veçanti në pjesën e prapme të gjuhës. Po, fjalinë e mësipërme e lexuat saktë; ka edhe bakterie të dobishme në trupin tuaj. Detyra e bakterieve në fund të gjuhës është që të ngordhin mikrobet e dëmshme që ndodhen në stomakun tuaj. Por sigurisht që kjo nuk është një detyrë e lehtë dhe për këtë kërkohen një seri veprimesh. Para së gjithash, këto bakterie shndërrojnë nitratin që gjendet në perimet jeshile në nitrit. Megjithatë, proçesi nuk ka mbaruar akoma. Nitriti, në bashkëpunim me pështymën që sekretohet në gojë, ka një efekt vrasës ndaj mikrobeve. Me fjalë të tjera, bakteriet që ndodhen në fundin e gjuhës ndihmojnë në prodhimin e një substance mikrobvrasëse. Siç e dini mikrobet shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Falë bakterieve të dobishme që prodhojnë një substancë mikrobvrasëse, ju jeni të mbrojtur ndaj shumë sëmundjeve. Këto bakterie të dobishme janë një nga manifestimet e mëshirës së Zotit tonë, i Cili i krijoi trupat tanë në mënyrën më të përkryer. Allahu neve na ka dhënë shumë bukuri dhe dhurata. Përsa i përket pamundësisë për t’i numëruar këto dhurata në një ajet Kur’anor thuhet si më poshtë: |
Nëse do të mundoheshit t’i numëronit mirësitë e Allahut, ju kurrë nuk do të arrinit t’i numëronit ato. Allahu është i Mëshirshëm dhe Falës i Madh. (Sure En-Nahl: 18) |
Tani le të ndërmarrim një ekzaminim më të detajuar të procesit të tretjes. Le të konsiderojmë dhe shqyrtojmë frymëmarrjen, të notuarit, ngarjen e një biçiklete, të ngënurit… Këto veprime janë pjesë e jetës sonë të përditshme, megjithatë në pjesën më të madhe të kohës ne as nuk na shkon në mendje se si ndodhin këto veprime. Trupat tanë kanë nevojë për energji. Ne tashmë e kemi shpjeguar që këtë energji e marrim nga ushqimi që ne hamë. Por ushqimi që kërkon trupi duhet të jetë i thjeshtë dhe i grimcuar në përmasa të tilla që të jetë në gjëndje të kalojë nëpër enët e gjakut. Përndryshe ai nuk do të ketë mundësi të depërtojë në qeliza. Megjithatë ushqimet që ne hamë gjenden në copa të mëdha. Kështu që na nevojitet një makineri që t’i mundësojë trupit tonë ta përdorë ushqimin që hamë. Në fakt, ne mund ta quajmë shkurt këtë një mulli, i cili në parim copëton ushqimin që ne hamë në pjesëza më të vogla. Kjo makinë bluajtëse në trupin tuaj, quhet “sistemi i tretjes”.
Ky sistem, si çdo makineri, përbëhët nga komponente të ndryshme dhe në sajë të funkionimit të përkryer të secilit prej këtyre komponentëve, ne mundemi të tresim ushqimin. Por është thelbësore që komponentët e sistemit të tretjes të funksionojnë në harmoni dhe në mënyrë të plotë sepse përndryshe prishet komplet sistemi.
Lë të sjellim një shembull për të ilustruar se përse të gjitha komponentët e sistemit duhet të jenë të plota për funksionimin e duhur të tij:
Një makinë lodër me komandim në distancë përbëhet nga pjesë të tilla si: rrotat, një pajisje kontrolli, motorri, bateritë, ingranazhet, bobina elektrike, antena etj. Në mënyrë mjaft të ngjashme sistemi i tretjes është i përbërë nga komponentë të ndryshëm. Këto komponentë përfshijnë dhëmbët, gojën, ezofagun, stomakun dhe zorrët.
Tani mendoni, a do të funksiononte një makinë e komanduar në distancë nëse ajo nuk do të kishte antenë apo rrota? Sigurisht që jo. Makina mund të ecë vetëm nëse ajo i ka të gjitha pjesët e saj. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për sistemin e tretjes. Ekzistenca e stomakut do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të kishte gjithashtu edhe një ezofag, sepse ai që e transporton ushqimin për në stomak është ezofagu. Në të njëjtën mënyrë, zorrët nuk do të kishin ndonjë dobi nëse nuk do të ekzistonte stomaku, për arsye se ushqimet që treten në stomak më pas kalohen për në zorrë, vend ku ushqimit i jepet forma e duhur që të jetë i përshtatshëm për t’u transportuar në qelizat e trupit.
Kjo na tregon qartë që Zoti ynë, Krijuesi i çdo gjëje, ka krijuar për ne një sistem që është i përkryer nga çdo anë që ta marrim. Kjo tregon edhe një herë që nuk ka zot tjetër përveç Zotit tonë:
Zoti juaj është vetëm Allahu, që nuk ka zot tjetër përvec Tij. Ai ka përfshirë çdo gjë me diturinë i Tij. (Sure Ta Ha: 98)
Tretja fillon në gojë. Karbohidratet që gjenden në ushqimet që ju hani, pikësëpari copëtohen në copa më të vogla nga pështyma që gjendet në gojën tuaj. Për shembull, ushqimi që ju hëngrët në mëngjes fillimisht filloi të copëtohej në gojë. Por që të zbërthehet plotësisht djathi së bashku me bukën që ju hëngrët, nevojitet një kohë më e gjatë.
Lëndët ushqimore të copëtuara në gojë kalojnë përmes ezofagut dhe arrijnë në stomak. Në stomak merr pjesë një tjetër gjëndje e mrekullueshme ekuilibri. Tretja e ushqimit në të kryhet nga një lëng shumë i fortë. Ky lëng është acid klorhidrik.
That is Allah, your Lord. There is no god but Him, the Creator of everything. So worship Him. He is responsible for everything. Eyesight cannot perceive Him but He perceives eyesight. He is the All-Penetrating, the All-Aware.
(Surat al-An'am: 102-103)
Ashtu siç e dini, acidet janë materiale gërryese. Ato janë në gjëndje të shpërbëjnë çfarëdo lloj gjëje me të cilën ato bien në kontakt. Për shembull, ajo çka nënat tuaja përdorin për të pastruar një prizë me vrima të bllokuara është një lëndë më përmbajtje acide. Për të shkatërruar papastërtitë apo hedhurinat që kanë bllokuar psh. tubin e lavamanit, janë lëndët acide ato që mundësojnë zhbllokimin nga këto papastërti. Është falë acidit të fortë që gjendet në stomak arsyeja që ushqimet, të cilat janë në copa të mëdha, kur ato fillimisht mbërrijnë në stomak, zbërthehen në pjesëza më të vogla në mënyrë që të përdoren nga trupi. Por ka akoma një pikë tjetër që duhet vënë re.
STRUKTURA E BRENDSHME E STOMAKUT |
Tipe të ndryshme qelizash të stomakut sekretojnë sekrecione të ndryshme, të cilat shërbejnë për të tretur ushqimet që hamë. |
I. stomaku, |
Ne kemi përmendur që ushqimi i ngrënë zbërthehet në pjesëza të vogla nga stomaku ose acidet e stomakut. Por si ka mundësi që ky acid nuk e shkatarron vetë stomakun, i cili është i përbërë prej mishi? Tani, mendoni rreth kësaj çështjeje. Acidet e stomakut tresin mishin që psh., hëngrët për darkë, dhe nuk gërryen stomakun, i cili edhe ai është po ashtu një copë mishi. Si ka mundësi që kjo të jëtë kështu? Në këtë pikë, përsosmëria në krijimin e Zotit tonë shpaloset edhe një herë tjetër. Allahu, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrë të përkryer, ka projektuar një mburojë në stomak në mënyrë të tillë që ai në vetvete të mos gërryhet.
Këtë mburojë mund ta përshkruajmë në mënyrë të përmbledhur si më poshtë; një lëng tjetër që quhet “mukozë”, sekretohet në stomak gjatë proçesit të tretjes në mënyrë që të acidin klorhidrik ta shkatarrojë stomakun. Një shtresë e vecantë mukoze shërben si veshje e brendëshme e stomakut dhe e mbron atë nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga ky acid i fuqishëm. Në këtë mënyrë stomaku nuk tret veten e tij.
Vendndalimi tjetër përgjatë itinerarit të tretjes janë zorrët. Lëndët ushqimore zbërthehen në pjesë akoma më të vogla dhe bëhen kështu të gatshme për përdorim nga trupi, gjatë kalimit të tyre përmes dy zorrëve, e madhja dhe e vogla. Ajo çfarë është e dobishme nga këto lëndë ushqimore futet në sitemin e qarkullimit të gjakut dhe mbetjet e panevojshme shkarkohen jashtë trupit nga sistemi i jashtëqitjes. Fazat nëpër të cilat ushqimi i ngrënë kalon në zorrë janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Tretja vazhdon po ashtu si tek stomaku edhe në zorrë. Lëndët ushqimore zbërthehen në pjesëza akoma më të vogla. Ato tashmë janë aq të vogla saqë mund të përthithen nga enët e gjakut që ndodhen në pjesën e brendëshme të zorrëve dhe futen kështu në sistemin e qarkullimit të gjakut për t’u transportuar në çdo pjesë të trupit.
|
Fëmijë, ju tashmë duhet ta keni kuptuar që sistemi i tretjes është planifikuar në mënyrë të plotë dhe të përkryer. Gjatë udhëtimit të tij, i cili fillon nga goja, vazhdon më tej me ezofagun, stomakun dhe zorrët, ushqimi i ngrënë kalon nëpër disa faza. Dhe më në fund përfitohen lëndët ushqimore që qelizat e trupit tonë kërkojnë. Këto lëndë thithen në zorrë dhe shpërndahen në trup përmes rrjedhës së gjakut. Proçesi i tretjes së ushqimit do të ishte shumë i vështirë nëse ky mekanizëm nuk do të punonte në mënyrë kaq perfekte.
Stomaku Një nga funksionet e stomakut, përveç tretjes, është edhe depozitimi: Ushqimi që arrin në stomak qëndron këtu për një periudhë kohe. Më pas, ai pak nga pak kalon në zorrën e hollë për copëzim të mëtejshëm. Nëse ushqimet që hani nuk do të depozitoheshin në stomak, juve do t'ju duhej të hanit çdo 20 minuta, për arsye se stomaku juaj do të mbetej vazhdimisht i boshatisur dhe do të ndjeheshit të uritur gjatë gjithë kohës. |
Para së gjithash, nëse ne nuk do të kishim dhëmbë, ne nuk do të kishim mundësi të përtypnim ushqimin në mënyrë të mjaftueshme dhe ai nuk do të kalonte poshtë përmes fytit. Por edhe nëse do të kalonte ai do ta dëmtonte seriozisht ezofagun. Nëse stomaku ynë nuk do ta treste ushqimin, çdo gjë që ne do të hanim do të mbeste si një masë e madhe në stomak, gjë e cila do të ishte mjaft shqetësuese. Përveç kësaj, si rezultat i pamundësisë për të tretur ushqimin, trupat tanë nuk do të siguronin ushqimin për të cilin ata kanë nevojë. Një trup i pa ushqyer humbet forcat e tij me kalimin e kohës dhe qelizat e trupit fillojnë të vdesin. Por ne nuk përjetojmë gjëra të tilla, sepse Zoti ynë krijoi çdo detaj të trupit tonë në mënyrë perfekte. Ky sistem i mrekullueshëm punon në mënyrë të përsosur, dhe ne jemi pothuaj të pavetëdijshëm për një sistem të tillë. Kjo mrekulli në krijim përshkruhet në ajetin e mëposhtëm:
Ai është Allahu – Krijuesi, Bërësi, Formësuesi. Atij i përkasin Emrat Më të Bukur. Çdo gjë në qiej dhe në tokë madhëron Atë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.(Sure El-Hashr:24)