Në kapitujt e mëparshëm ne shqyrtuam një rrjet gjigand nervash që përshkon pikërisht gjithë trupin tonë. Ekziston gjithashtu edhe një rrjet tjetër i tillë i mrekullueshëm. Ky është i përbërë nga enët e gjakut. Po ashtu si rrjeti i nervave edhe enët e gjakut shtrihen gjatë gjithë trupit. Ato janë aq të gjata saqë në qoftë se do të shtriheshin mbi një sipërfaqe të sheshtë gjatësia e tyre totale do të arrinte rreth 100 000 kilometra. Në fakt, nuk ësht fare e vështirë të kuptohet që enët e gjakut shtrihen gjatë gjithë trupit tonë. Do të mjaftonte një gërvishje e vogël në çdo pjesë të trupit dhe ajo menjëherë do të fillonte të rridhte gjak. Kjo tregon se gjaku qarkullon gjatë gjithë trupit tonë. Për ne është jetësore çështja që të kemi enë gjaku në çdo pikë sado të vogël të trupit për arsye se siç e përmendëm edhe në kapitullin e mëparshëm, ushqimi që kërkohet nga qelizat e trupit transportohet përmes enëve të gjakut. Oksigjeni për të cilin qelizat kanë nevojë për mirëfunksionimin e tyre transportohet gjithashtu në gjak përmes venave tona.
Transportimi i lëndëve ushqimore në enët e gjakut mund të krahasohet me transportimin e mallrave me anije. Para se të transportohen, së pari të gjitha mallrat vendosen mbi anije, në port. Mallrat duhet të paketohen dhe vendosen në anije në mënyrën e duhur. Pasi çdo gjë është ngarkuar, anija del jashtë portit dhe drejtohet drejt portit destinacion. Kur ajo mbërrin në port, të gjitha mallrat shkarkohen dhe shpërndahen në seksionet e duhura. Lëndët ushqimore në enët e gjakut, transportohen në qeliza në mënyrë të ngjashme me anijen që transporton ngakesa përmes oqeanit. Oksigjeni, yndyrnat dhe aminoacidet rrjedhin në gjak në paketa dhe shkarkohen tek qelizat destinacion. Ky plan transportimi nuk prishet kurrë. Sasi të duhura substancash të kërkuara transportohen në qelizat e duhura pikërisht në kohën e duhur. Në të kundërt, psh., në qoftë se një qelizë do të kishte nevojë për oksigjen dhe do të merrte yndyrna në vend të tij, kjo do të shkaktonte vdekjen e qelizës. Duhet të vihet re që edhe gabimi më i vogël në këtë sistem do të çonte në dëmtime serioze. Gabime të tilla nuk ndodhin kurrë përveç se në raste të pazakonta, për arsye se asjnë nga këto sisteme nuk erdhi në ekzistencë rastësisht. Allahu, Krijuesi, e krijoi këtë sistem në mënyrë të përkryer për shërbimin tonë.
Ndërsa gjaku qarkullon gjatë gjithë trupit, ai përmbush shumë detyra. Tani le t’i hedhim një shikim të shkurtër këtyre detyrave.
Ne tashmë e kemi shpjeguar që të gjitha llojet e substancave për të cilat ka nevojë trupi ynë transportohen për në organet e caktuara nëpërmjet gjakut. Në të njëjtën kohë, qelizat e gjakut mbledhin materialet e panevojshme, të tilla si dioksidi i karbonit, dhe sigurohen që ato të shkarkohen jashtë trupit. Në një farë mënyre gjaku sillet si një makine plehrambledhëse. Duke ndaluar në secilën prej 100 triljon qelizave në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës, ai u lë qelizave çfarë ato kanë nevojë dhe në të njëjtën kohë mbledh çfarë nuk është e nevojshme.
Gjaku, i cili është thjesht një lëng, mund të kryejë në mënyrë të pagabueshme një detyrë që kërkon shumë vëmendje dhe përgjegjësi.
Në gjak ndodhen tipe të ndryshëm qelizash, ku secila kryen një detyrë të veçantë. Siç shihet edhe në figurën më lart, disa nga këto qeliza transportojnë ushqim, të tjerat si ushtarë, mbrojnë trupin. |
Ai e njeh secilën nga substancat që transporton, për çfarë do të përdoret dhe ku duhet te dërgohet. Për shembull, ai (gjaku) nuk transporton gabimisht tek një qelizë dioksidin e karbonit që ai e ka marrë nga një qelizë tjetër si produkt të padobishëm. Ai gjithmonë i furnizon qelizat me oksigjen dhe largon prej tyre dioksidin e karbonit. Gjaku e kryen këtë detyrë pa gabime dhe pa lodhje, sepse ai është një pjesë e planit të përkryer që Allahu krijoi në trupin e njeriut. Të gjitha qelizat e gjakut i kryejnë këto detyra pa bërë asnjë gabim, pasi ato i janë nënshtruar në mënyrë të pakushtëzuar sistemit të krijuar nga Zoti ynë.
Siç shikohet në këtë figurë, bakteret ose mikrobet që hyjnë në trup kapen, gëlltiten, dhe kështu çaktivizohen nga qelizat luftëtare të quajtura makrofage. I. makrofag, II. baktere, III. rruaza e kuqe e gjakut, IV. enë gjaku |
Çdo ditë trupat tanë luftojnë kundër shumë bakterive, viruseve dhe mikrobeve. Një pjesë prej tyre ndalohen të hyjnë në trup, ndërsa një pjesë ia del mbanë që të depërtojë. Por në trupin tonë ekzistojnë qeliza të veçanta për mbrojtje, për të luftuar kundër tyre, që quhen qelizat imune. Këto qeliza, të cilat janë si ushtarë që luftojnë kundër armikut dhe që mbrojnë trupat tanë nga rreziqet, lëvizin në rrjedhën e gjakut. Sa herë që ndodh ndonjë sulm nga armiku, ato mund të arrijnë në pjesën në fjalë të trupit lehtësisht përmes enëve të gjakut dhe të luftojnë kundër armikut. Qelizat imune nuk i kanë mësuar vetëvetiu misionet e tyre. Ato i kanë ditur ato që në momentin kur ato erdhën në ekzistencë. Ato fillojnë ta kryejnë detyrën e tyre dhe të ruajnë trupin që në çastin që një fëmijë lind. Ky është një detaj i përkryer në krijimin e Allahut. Zoti ynë i ka mësuar qelizat të cilat janë të tilla që nuk mund të shihen me sy të lirë njohuri shumë të rëndësishme dhe i ka vënë ato në shërbimin tonë.
Gjaku gjithashtu shërben si mjet komunikimi në trup. Në gjak ekzistojnë mesazherë të cilët transportojnë mesazhet nga një pjesë e trupit në një tjetër. Këto mesazherë, të njohur si hormonet, transportojnë mesazhe në organet e duhura njësoj si një postier që shpërndan postën. Shumë proçese të rëndësishme, që përfshijnë proçesin e rritjes së trupit, etjen, proçesin e djersitjes dhe kontrollit të nivelit të sheqerit në gjak janë vetëm në sajë të saktësisë së shpërndarjes së këtyre mesazheve.
Siç shikohet në figurën sipër, hormonet udhëtojnë nëpërmjet rrjedhës së gjakut së bashku me mesazhet që ato transportojnë dhe i dërgojnë këto mesazhe në organet e duhura. I. Receptor hormoni, II. Hormon, III. membrana e qelizës, IV. kapilar i gjakut, V. bërthama e qelizës, VI. receptor hormoni, VII. kapilar i gjakut, VIII. hormon |
Ju duhet ta keni vënë re që kur ndodh ndonjë dëmtim i lehtë i lëkurës gjaku që del prej saj ndalon të rrjedhë vetvetiu kur kalon pak kohë. Kjo, në të vërtetë, është disi provokuese për logjikën, sepse në kushte normale, një lëng që rrjedh nga një vrimë nuk mund të ndalojë të rrjedhë nga dëshira e tij.
Për të kuptuar më mirë këtë fakt, supozoni se keni një tullumbace të mbushur me ujë. Nëse bëni një vrimë të vogël me gjilpërë në tullumbace, uji do të rrjedhë jashtë tullumbacit. A do të ndalojë ai të rrjedhë pas pak kohe pa një ndërhyrje nga ana juaj? Sigurisht që jo. I gjithë uji do të vazhdojë të rrjedhë derisa tullumbacja të boshatiset . Kjo ndodh me të gjitha lëngjet në hapësirat e mbyllura.
Gjaku lëviz përmes një rrjeti të mbyllur venash dhe fillon të dalë jasht edhe në rastin e një prerjeje të lehtë. Megjithatë, për shëndetin tonë është mjaft e rëndësishme që ai të ndalojë të rrjedhë. Ju mund të keni dëgjuar për njerëz që vdesin nga humbje të tepërta gjaku në aksidente ose operacione. Mirë atëherë, çfarë e ndalon rrjedhjen e gjakut vetëm pak kohë pasi një plagë fillon të rrjedhë gjak?
Kjo quhet mpiksje e gjakut, e cila është një nga sistemet automatike të sigurisë në trupat tanë. Disa substanca që gjenden në gjak ndalojnë rrjedhjen e tij dhe mbyllin plagën. Falë aftësisë së mpiksjes së gjakut, ndalohet rrjedhja e tepërt e tij. Siç tregohet edhe në ilustrimin në të djathtë, disa qeliza në gjak lajmërohen për venën e dëmtuar dhe nisen menjëherë në këtë vend. Fillimisht ato rreshtohen përreth plagës dhe pengojnë rrjedhën e gjakut duke thurur një rrjetë. Kjo rrjetë ngurtësohet me kalimin e kohës dhe formon atë çfarë ne e quajmë shenjë të plagës.
Majtë: Qendër: Tagër: |
Tani le të mendojmë së bashku. A ka mundësi që këto seri veprimesh të planifikuara të veprojnë rastësisht? Si ka mundësi që disa qeliza gjaku të informohen për një dëmtim diku në enët e gjakut, të cilat janë si një botë gjigande në krahasim me përmasat e tyre. Përse luftojnë ato për të ndaluar rrjedhjen e gjakut? Nga e dinë ato që duhet të mbyllin plagën në mënyrë që të ndalojnë humbjet e gjakut? Kush i mësoi këto qeliza që ato duhet ta mbyllin plagën?
Gjaku rrjedh nga plaga... |
Gjaku që rrethon plagën mpikset. |
Qelizat e mbyllin plagën njëlloj si me tapë |
Një gërvishtje në dorë apo një plagë në gju shërohet për një kohë të shkurtër. Piktura më sipër tregon diçka rreth asaj çka ndodh në gjak gjatë procesit të shërimit. |
Nuk ka mundësi që qelizat t’i kenë mësuar gjithë këto gjëra rastësisht por as kanë mundësi t’i përmbushin këto detyra vetë nga aftësia e tyre. Madje edhe qëniet njerëzore, të cilat zotërojnë inteligjencë, nëse i jepet e drejta, nuk mund të krijojnë një sistem të tillë kaq të detajuar dhe t’i mësojnë qelizave se çfarë duhet të bëjnë. Sigurisht, inteligjenca që paraqesin këto qeliza nuk u përket atyre. Është Allahu që i frymëzon ato dhe ato veprojnë sipas një plani të përkryer.
Allahu na njofton neve për përsosmërinë e krijimit të Tij si më poshtë:
Ai është që krijoi shtatë qiej në shtresa. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë të metë, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet tek ti i përulur dhe i molisur! (Sure El-Mulk: 3-4)
Në figurën më lart, ju mund të shihni qelizat e kuqe të gjakut të ngecura midis fibrave të një tromboze gjaku. Në sajë të aftësisë mpikëse të tij, gjaku vazhdon të rrjedhë vetëm për shumë pak kohë pasi jeni dëmtuar. |
Një Lëng I Mrekullueshëm I Pakonkurueshëm Për Tu Riprodhuar: Gjaku Shkencëtarët kanë kryer mjaft studime në mënyrë që të arrijnë të prodhojnë një lëng të ngjashëm me gjakun. Megjithatë, duke dështuar në arritjen e një qëllimi të tillë, ata hoqën dorë nga përpjekja për të imituar gjakun dhe i fokusuan kërkimet e tyre në fusha të tjera. Shkencëtarët nuk mund ta imitojnë gjakun për arsye se kampjonët e gjakut të marra nga një enë gjaku mpiksen menjëherë dhe struktura e gjakut bëhet e papërshtatshme për ekzaminim. Por edhe ruajtja e kampjoneve në epruveta qelqi përsëri nuk funksionon, për arsye se qelizat e gjakut nuk mbijetojnë plotësisht në epruveta. Si rrjedhim shkencëtarëve u duhej t’i veçonin qelizat e gjakut dhe t’i ekzaminonin ato në mënyrë individuale. Padyshim, është një nga shpjegimet më të paarsyeshme dhe jologjike në botë të pretendosh që një substancë e tillë perfekte, e cila edhe as nuk mund të imitohet me të gjithë informacionin e mbledhur nga njerëzimi për vite me rradhë, të ketë ardhur në ekzistencë spontanisht dhe në mënyrë të rastësishme. Allahu e krijoi gjakun si një substancë të pakonkurueshme. Një qelizë gjaku e cila zotëron aftësi të mahnitshme është thjesht një nga manifestimet e zgjuarsisë së pakufijshme të Allahut në trupin e njeriut. |
A keni menduar ndonjëherë se sa litra gjak qarkullojnë lart e poshtë pa pushim në trupin tonë? Për të kryer një lëvizje të vazhdueshme çdo objekt ka nevojë për një motor. Makinat, aeroplanët, motoskafët, madje edhe makinat lodër me komandim në distancë lëvizin me ndihmën e një motorri. Në mënyrë të ngjashme, edhe gjaku që qarkullon në trupin tonë ka nevojë gjithashtu për një motorr. Motorri që vë në lëvizje gjakun tonë ditë e natë, për muaj madje për vite me rradhë, është zemra jonë.
Vendosni gishtat tek kyçi i dorës dhe prisni pak. Ju do të ndjeni rrahjen e zemrës tuaj. Zemra juaj bën 70 rrahje në minutë, dhe gjatë gjithë jetës tuaj pompon afërsisht 152 miljon litra gjak. Kjo sasi e madhe gjaku është afërsisht e barabartë me sasinë e naftës që mbajnë 10 000 fuçi nafte. Këto të dhëna janë befasuese, apo jo? Tani supozoni që ju duhet të zbrazni nje kovë me ujë dhe ta kaloni atë në një tjetër me anë të një kanaçeje, 70 herë në minutë. Në fund të kësaj detyre muskujt e krahut dhe dorës tuaj do t’ju dhimbnin dhe juve do t’ju duhej të pushonit. Megjithatë, zemra juaj e kryen këtë detyrë përgjatë gjithë jetës tuaj dhe ajo nuk pushon kurrë ndonjëherë gjatë kësaj kohe.
Pompa Më E Përkryer Pompa e ndërtuar në mënyrën më përfekte në botë tani po rreh në anën e majtë të gjoksit tuaj. Me projektimin e saj të mrekullueshëm dhe kontraktimet e saj te pandërprera, zemra juaj i bën komplet gjakut që ndodhet në trupin tuaj 1000 cikle të plota gjatë një dite. Zemra është një pompë e përbërë nga mishi, e cila afërsisht është sa një grusht dore. Megjithatë, ajo është dukshëm motorri më i fortë, më jetëgjatë dhe më efiçent në botë përsa i përket kapacitetit të saj. Ne kemi shumë arsye për ta shprehur fortësinë e zemrës në këtë mënyrë. Ajo që është më e rëndësishmja është se zemra përdor një energji shumë të madhe kur ajo rreh. Me energjinë që përdoret nga zemra, gjaku mund të ngrihet në lartësinë deri në 3 metra. Do të ishte e dobishme të jepnim një shembull për ta bërë më të lehtë për të kuptuar kapacitetin e zemrës. Gjatë një ore zemra mund të prodhojë një sasi energjie që është e mjaftueshme për të ngritur një makinë mesatare një metër nga toka. | |
Zemra juaj është një muskul mjaft i fortë. Ajo rreh rreth 70 herë në minutë dhe pompon 59 cm3 gjak në çdo rrahje. Zemra kryen 2 500 000 rrahje në 70 vjet dhe gjatë kësaj kohe ajo pompon rreth 152 000 000 litra gjak. Një sasi e tillë gjaku është afërsisht ekuivalente me sasinë e karburantit që mbush serbatorët e 10 avionëve reaktivë Boeing 747 gjatë një viti. | Serbatori i një avioni reaktiv kur mbushet plot mban 217 000 litra karburant. |
Zemra, e cila është një organ muskular me përmasat e një grushti dore, është e përbërë nga dy pjesë. Në secilën nga këto pjesë ka nga një pompë. Pompa e majtë, e cila është më e fortë, dërgon gjak të pasur me oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Pompa e djathtë është më e dobët se e para dhe dërgon gjak të varfër me oksigjen në mushkëri. Transporti i gjakut nga zemra për në mushkëri përshkon një distanë të shkurtër prandaj edhe quhet “qarkullimi i vogël”. Ndërsa i pari quhet “qarkullimi i madh”.
Gjaku qarkullon në të gjithë trupin, nga truri te mushkëritë, në sajë të zemrës. | |
1-qeliza indore | 6-ventrikuli i majtë |
Secila nga gjysmat e zemrës ndahet më tej në dy seksione të tjera. Gjaku kalon nga njëri seksion tek tjetri përmes valvulave të zemrës. Këto pompa punojnë pa ndërprerë me një sasi të madhe energjie, falë së cilave gjaku qarkullon në trupin tonë 1,000 herë në ditë.
Makineritë kanë nevojë për mirëmbajtje rutinë (të vazhdueshme). Mund të jetë e nevojshme që disa pjesë të makinës të mirëmbahen, ose të zëvendësohen ato pjesë që janë konsumuar. Makineritë kanë nevojë të trajtohen me vaj pas një periudhe kohe pune, në mënyrë që të zvogëlohet kunsumimi i tyre për shkak të fërkimit.
Po ashtu si makineritë, edhe zemra, e cila punon vazhdimisht gjatë gjithë kohës, ka gjithashtu nevojë për mirëmbajtje. Megjithatë, ajo e kryen vetë mirëmbajtjen e saj, ajo vetë-lubrifikohet.
Por si e kryen zemra vetë-lubrifikimin e saj? Përgjigjia e kësaj pyetje fshihet në krijimin e zemrës. Sipërfaqja e jashtme e zemrës mbulohet nga një qese që përbëhet nga dy membrana. Midis këtyre membranave ndodhet një lëng i yndyrshëm. Ky lëng vepron ngjashëm me vajin e motorrit dhe lehtëson punën e zemrës. Kjo strukturë vetë-mbrojtëse e zemrës shpalos edhe njëherë se sa e përkryer dhe e plotë është mjeshtëria e Allahut në krijim.