Në trupin tonë gjenden 206 kocka. Ju mund të mendoni se të gjitha këto janë shumë, por me shembullin që do të japim, ju do të kuptoni se sa e rëndësishme është ekzistenca e kaq shumë kockave. Le të marrim e shqyrtojmë gishtërinjtë. Nëse secili nga gishtërinjtë tuaj do të konsistonte vetëm nga një kockë e njëtrajtshme, ju nuk do të ishit në gjendje ta mbanit këtë libër ashtu siç jeni duke bërë tani. Kjo për arsye se një kockë e njëtrajtshme nuk mund të përthyhet dhe mund të thyhet nëse e sforconi atë shumë fort. Përderisa ju nuk do të ishit në gjëndje të përthyenit gishtërinjtë tuaj, ju nuk do të ishit në gjëndje as të kapnit apo të shtërngonit objektet. Ju nuk do të ishit në gjëndje as të shkruanit dhe as të hanit. Ajo që ju mundëson juve të mbani me lehtësi këtë libër dhe ndoshta të pinit në të njëjtën kohe lëngun tuaj të frutave, është ekzistenca e 27 kockave të ndërlidhura, duke përfshirë edhe ato të gishtërinjve, në dorën tuaj.
Siç thamë edhe më parë, në trupin tonë gjenden 206 kocka, të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën ngjashëm me ato të duarve. Secila nga këto kocka është vendosur në vendin e vet sipas një plani inteligjent. Në sajë të këtij plani perfekt ju arrini të përkulni para trupin tuaj, të bini në gjunjë dhe të ktheni kokën anash.
Por mos bëni gabim: ju nuk i bëni të gjitha këto gjëra vetëm me përdorimin e kockave tuaja, kockat nuk mund të përthyhen. Në pikat e lidhjeve të kockave tuaja ekzistojnë nyje. Falë këtyre nyjeve, ju mund të përthyeni me lehtësi krahun tuaj, të ngrini këmbën tuaj dhe të përdorni gishtërinjtë tuaj.
Le të japim një shembull në mënyrë që t’ju ndihmojmë juve ta kuptoni më mirë se sa të rëndësishme janë nyjet për lëvizjen e kockave tona:
Le të supozojmë që ju keni ndërtuar një kukull prej druri. Çfarë do të bënit ju që të lëviznit krahët e saj? Krahët e kukullës sigurisht që nuk do të lëvizin në qoftë se ju nuk do të vendosnit një nyje në vendbashkimin e krahut me supin. Po këmbët e saj si do t’i bënit të lëvizshme? Ju përsëri duhet të përdorni nyje në vendbashkimin e këmbëve me trungun e saj. Vetëm pasi të keni bërë këto ju mundeni të lëvizni krahët dhe këmbët e kukullës së drurit. Po ashtu, nëse e ndani drurin që e keni përdorur për krahët dhe këmbët në dy pjesë dhe vendosni nyje ndërmjet këtyre pjesëve, atëherë krahët dhe këmbët e kukullës do të ishin gjithshtu të përthyeshme përkatësisht tek bërrylat dhe gjunjët.
Siç mund të kuptohet qartë nga ky shembull, pasja e shumë kockave dhe nyjeve të vendosura midis tyre atje ku është e nevojshme, na mundëson neve të lëvizim me lehtësi.
1-nyje mbështetëse | 3-nyje kokë dhe fole |
Ekzistojnë tipe të ndryshme nyjesh midis kockave tona. Ndërsa disa nga këto nyje u mundësojnë kockave të lëvizin para dhe mbrapa, të tjera u mundësojnë atyre të lëvizin anash. Tani le t’i ekzaminojmë nyjet dhe kockat pak më nga afër.
Kockat tona kanë marrë përsipër detyrën e zhvendosjes dhe mbrojtjes së trupave tanë. Sigurisht, që ato janë krijuar të afta dhe të forta sa duhet, për të kryer këto detyra të vështira.
I-Kulla Eifel |
Kjo strukturë poroze, e cila shpjegon edhe qëndrueshmërinë e kockave, zbatohet gjithashtu edhe në ndërtimin e ndërtesave të forta. Struktura e brendshme e kockave ka shërbyer si model për ndërtimin e shumë ndërtesave të njohura. Kulla Eifel është njëra prej tyre. |
Kockat tona janë të lehta për arsye se ato janë pajisur me vrima të vogla ngjashëm me hojet e bletëve. Por megjithëse janë shumë të lehta falë strukturës poroze të tyre ato janë gjithashtu edhe shumë të paepura. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ato janë të thyeshme. Përkundazi, ato janë janë aq të paepura saqë po të marrim të njëjtën sasi kockash dhe hekuri, ato janë 5 herë më të forta se hekuri. Për shembull, kockat e kofshës kanë një aftësi aq të madhe saqë kur qëndrojnë në pozicionin vertikal ato mund të ngrejnë një ton ngarkesë. Kur kërceni nga njëra anë në tjetrën, kjo kockë i nënshtrohet peshave deri në 3-4 herë më të mëdha se ajo e trupit tuaj. Megjithatë, ju nuk pësoni ndonjë dëmtim, për shkak të qëndrueshmërisë dhe fortësisë së kockave tuaja.
Kafka: Mburoja E Trurit Përveçse mburojë e trurit, kafka mundëson lidhjen e syve, veshëve, hundës dhe gojës. Edhe pse duket një strukturë e thjeshtë, kafka është pjesa më e gjithanshme e skeletit. Në të janë 22 kocka të lidhura me njëra tjetrën. |
Por çfarë i bën kockat kaq të forta? Në fakt, përgjigjia e kësaj pyetje fshihet në krijimin e pakrahasueshëm të kockave, të cilin e kemi përmendur shkurtimisht më lart. Kockat janë të përbëra nga një material poroz ngjashëm me hojet e bletëve. Falë kësaj strukture ato janë jo vetëm mjaft të forta por edhe të lehta për t’u përdorur në detyrën që ato kanë. Në qoftë se do të kishte qenë ndryshe, domethënë, në qoftëse brendësia e kockave do të kishte qenë e ngurtë dhe nuk do të përbëhej nga hapësira, dhe të kishin qenë ashtu siç është pjesa e jashtme e tyre, kockat do të kishin qenë shumë të rënda. Veç kësaj, përderisa ato nuk do të ishin fare elastike, kockat tuaja do të thyheshin ose kriseshin me goditjen më të thjeshtë, le të themi kur krahu juaj do të përplasej lehtë me cepin e një komodine. Mirëpo, Allahu është i Gjithëmëshirshëm dhe Ai i krijoi kockat tona në mënyrë të tillë që të sigurojnë lehtësi dhe mbrojtje fizike tonën.
Që kur keni lindur, të gjitha kockat tuaja janë rritur dhe zgjatur në një raport mjaft të përkryer. Falë këtij raporti kaq të mirë të zgjatjes së kockave tona, ne bëhemi më të gjatë kur rritemi më tepër në moshë. |
Përbërja e kockave ka ngjallur mjaft interes tek shkencëtarët dhe ata janë përpjekur për vite me rradhë që të imitojnë materialin e tyre. Ky material, i cili është shumë i fortë, duke qenë edhe mjaft i lehtë, dhe i cili, ajo që është më e rëndësishmja, është i aftë të riparojë vetveten, mund të rritet vetë. Arsyeja që gjatësia e juaj e tanishme nuk është e njëjtë me gjatësinë kur ju ishit 4-5 vjeç dhe arsyeja që gjatësia juaj do të jetë e ndryshme kur ju arrini moshën 19-20 vjeç është për shkak të rritjes së kockave tuaja.
Në mënyrë shumë të mahnitshme kjo rritje është harmonizuar mjaft mirë. Krahët tuaj rriten ndërsa edhe këmbët tuaja rriten, gishtërinjtë e dorës dhe ato të këmbëve rriten në mënyrë harmonike dhe rritja e çdo kocke ndalon në një kohë fikse. Veç kësaj, kjo gjë nuk ndodh vetëm në trupin tuaj por në trupin e çdo njeriu të shëndetshëm. Çdo njeri ka kocka që i zotërojnë këto karakteristika. Shkencëtarët kanë ndërmarrë studime që të arrijnë të prodhojnë një substancë të ngjashme me atë që formon kockat në trupin e njeriut. Megjithatë, asnjë nuk ka arritur të prodhojë një substancë me karakteristika të tilla të avancuara që ka një kockë.
Falë mëshirës së Zotit tonë kockat na mundësojnë neve jetë të lehtë dhe gjithashtu të kryejmë një variacion të madh lëvizjesh pa asnjë vështirësi dhe pa asnjë mundim.
Ne kemi shpjeguar që në vendbashkimin e kockave me njëra tjetrën ekzistojnë nyje. Për shembull, ne mund të përthyejmë dhe shtrijmë krahët dhe këmbët tona falë nyjeve të vendosura tek bërrylat dhe gjunjët tanë. Megjithëse këto nyje lëvizin gjatë gjithë jetës sonë, ato nuk kanë nevojë të lubrifikohen. Megjithatë, makineritë, kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme. Për shembull, juve ju duhet të lubrifikoni pedalet ose zinxhirin e biçikletës tuaj herë pas here për arsye se sasia e tyre e vajit pakësohet gjatë përdorimit të tyre, dhe kjo gjë pengon lëvizjen. Në të njëjtën mënyrë, edhe nyjet ndërmjet kockave tuaja përdoren gjatë gjithë kohës, por megjithatë juve nuk ju duhet kurrë t’i lubrifikoni ato. Po përse ndodh kjo?
Nyjet ju mundësojnë të përkulni me lehtësi gishtat tuaj. Ndërmjet tyre ekziston një projektim i veçantë për të penguar fërkimin, dhe, si rrjedhim, edhe konsumimin, gërvishtjen dhe dhimbjen. | ||
I. Kocka e kyçit të dorës, | VI. Kockë e gishtit të dorës, | IX. Membrane e nyjës, |
Shkencëtarët e kanë kërkuar gjatë përgjigjen e kësaj pyetjeje, dhe më në fund zbuluan faktin e mëposhtëm: në një nyje, një material i fortë si gomë i quajtur jastiku kërcor formon fundet e kockave në pikat e kontaktit. Një membranë e hollë e cila shtrihet në të gjithë kavitetin e nyjes sekreton një lëng të veçantë. Kur kocka ushtron forcë mbi nyje, ky lëng detyrohet të dalë jashtë membranës dhe kështu nyja “lubrifikohet”.
Të gjitha këto fakte tregojnë që trupi i njeriut është rezultat i një projektimi të përkryer dhe i një krijimi të mrekullueshëm. Vetëm në sajë të këtij projektimi perfekt ne arrijmë të bëjmë shumë lëvizje të ndryshme shpejt dhe me lehtësi. Këto veti të kockave janë krijuar nga Zoti ynë. Allahu i fton njerëzit të mendojnë rreth krijimit të kockave:
… Dhe shikoji kockat – se si Ne i kombinojmë ato dhe i veshim me mish… (Sure Bekare: 259)
I. një masë e madhe gjaku e mpiksur rrethon kockën e thyer |
Ne kemi përmendur që kockat janë shumë të ngurta dhe të forta. Megjithatë, ato mund të thyhen në qoftë se i ekspozohen goditjeve të rënda. E çfarë ndodh atëherë? Kocka riparon vetveten. Doktorët e fiksojnë kockën e thyer dhe e fusin atë në allçi në mënyrë që pjesa e thyer të përputhet siç duhet. Më pas doktorëve nuk u mbetet gjë tjetër për të bërë sepse kocka ka mekanizmin e saj vetëriparues. Është mrekulli që një kockë e thyer vetëshërohet dhe bëhet madje edhe më e fortë se më parë. Kjo mrekulli ndodh si më poshtë:
Gjaku që rrethon kockën e thyer mpikset dhe formon një “hematomë”, e cila është një masë e madhe gjaku e mpiksur. Kjo masë gjaku e mpiksur është një veshje e ngjashme me koren që zë lëkura kur ajo pritet. Mineralet që sekretohen nga qelizat-ndërtuese të kockave e transformojnë këtë masë gjaku të mpiksur në një kockë të ngurtë. Pasi mbaron kjo fazë, hyjnë në veprim qelizat gërryese të kockave. Duke vepruar si skulptore profesioniste, këto qeliza e pakësojmë kockën e re duke përdorur acid klorhidrik, i cili është një acid shumë i fortë, për t’i dhënë kështu kockës një formë të veçantë. Ky proçes vazhdon deri sa kocka rifiton formën e saj origjinale. Qelizat gërryese të kockave vazhdojnë ta reduktojnë kockën, madje edhe deri pas një viti, si skulptore të zellëshme në mënyrë që t’i japin formë asaj.
Siç mund ta keni kuptuar, të gjitha këto detyra që kryhen nga qelizat kockore, të cilat janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë, janë shenja të një inteligjence të lartë. Kjo për arsye se qelizat nuk kanë sy që të shikojnë me to dhe pavarësisht nga kjo, ato mund të ndërtojnë kocka. Përveç kësaj, ato mund të kuptojnë kohën kur hapësira midis dy pjesëve të thyera mbushet dhe kështu vendosin se kur të ndalojnë. Qelizat gërryese të kockave vënë re që kocka e sapondërtuar ka nevojë t’i jepet formë, dhe fillojnë ta gërryejne atë. Në mënyrë që ta bëjnë këtë, ato përdorin një acid të fortë për të gërryer kockën, dhe i japin asaj formën e duhur duke e përdorur këtë acid në sasi të vogla e të mëdha ashtu siç është e nevojshme.
Duke vepruar me një mjeshtri prej skulptori, qelizat tona asnjëherë nuk e tejkalojnë duke shkaktuar efekte të dëmshme. Ato nuk bëjnë gabim në formësimin dhe zgjatimin e kockave tona. Veç kësaj, ato llogarisin pa asnjë gabim se kur duhet të shumohen dhe kur duhet të ndalojnë. Mendoni për një moment - po sikur kockat e gishtërinjve tuaj të rriteshin vazhdimisht apo këmbët tuaja të zgjateshin e të zgjateshin? Kjo do të ishte shumë tmerruese, apo jo? Por kjo nuk ndodh kurrë dhe të gjitha kockat tuaja zgjaten saktësisht aq sa duhet. Kjo është një nga provat e qarta për faktin që qelizat tona veprojnë me frymëzimin e Allahut. |
Kockat e gishtave të këmbëve janë të ndryshme nga ato të gishtërinjve të duarve tuaja. Gjatësitë, format, dhe trashësia e tyre ndryshojnë nga njëritjetri. Megjithëse, siç edhe mund t'ju kujtohet, të gjitha ato prodhohen nga të njëjtat qeliza kockore. |
Siç mund ta shikoni, të gjitha qelizat e kockave e dinë shumë mirë se çfarë të bëjnë, si dhe kur ta bëjnë. Sistemi i ndërtuar për shërimin e kockave tona funksionon në një mënyrë të përkryer dhe u mundëson atyre të riparojnë vetveten. Shkencëtarët i kanë admiruar këto aftësi mahnitëse të kockave për vite me rradhë.
Si arritën qelizat e kockave të fitojnë një aftësi të tillë mahnitëse, e cila funksionon madje totalisht pa vetëdijen e personit në fjalë? Si arrijnë qelizat të dinë se çfarë u duhet për të riparuar një kockë të thyer dhe çfarë veprimesh të kryejnë në mënyrë që ta shërojnë atë? Ndërsa disa nga qelizat kanë fituar aftësinë e ndërtimit të kockave, të tjerat kanë marrë përsipër detyrën e dhënies formë të tyre. Kush ua caktoi atyre këto detyra? Si ndodh që nuk ka asnjë çrregullim dhe si shpjegohet që secila prej tyre e kryen detyrën e saj pikërisht në momentin e duhur kur kërkohet? A i mësuan vetë qelizat e kockave të gjitha këto gjëra?
Sigurisht që të gjitha këto detyra të jashtëzakonshme nuk mund të bëhen me vetë vullnetin e këtyre qelizave që janë pothuajse të padukshme. Ato nuk mund t’i kënë mësuar këto detyra as nga rastësia. Duke vepruar me inspirimin e Allahut të Gjithëditur, i Cili i krijoi ato, qelizat tona të kockave arrijnë t’u japin formë kockave tona si skulptore mjeshtërore.
Shumica e formave të 206 kockave që gjenden në trupin tonë janë të ndryshme nga njëra tjetra. Ky dallim ndërmjet tyre filloi që kur ato u shfaqën për herë të parë, pra, kur ju ishit në barkun e nënës suaj. Qelizat, të cilat gradualisht po rriteshin në numër, morën forma të ndryshme sikur secilës prej tyre t’i ishte mësuar se cilën pjesë të trupit u duhej të ndërtonin.
Disa nga qelizat u ndanë për të krijuar kockat, disa për të formuar mëlçinë, disa për të formuar veshkat dhe disa të tjera për të formuar sytë. Por grupet e qelizave që do të formojnë mëlcinë, kockat apo sytë nuk bashkohen përkatësisht thjesht me njëra tjetrën dhe kaq. Ato kanë nevojë të ndahen akoma më tej. Për shembull, qelizat e kockave duhet të jenë të vetëdijshme për vendndodhjen e kockës që ato do të formojnë në trup. Më pas ato duhet të shkojnë secila në vendin e duhur dhe të marrin formën e duhur.
Hapësirat midis kockave të kafkës së një foshnje zhduken me kalimin e kohës duke u rritur kockat. | ||
1-Kocka parietale, | 3-fontanela, | 5-kocka temporalebone, |
Qelizat e kockave në këmbët tuaja veprojne si skulptore profesioniste dhe formojnë kockat e këmbëve të gdhendura në mënyrë përkryer, prerjet dhe projeksionet edhe për gishtërinjtë që gjenden në to. Qelizat e kockave që formojnë kafkën tuaj ndërtojnë, sikur ta dinin përmasën e trurit, një skelet kockor të lëmuar që mbyll brenda në mënyrë perfekte trurin. Kafka nuk është as e vogël por as shumë e madhe, kështu që ajo as nuk e shtyp trurin por as nuk jua vështirëson juve mbajtjen drejt dhe lart të kokës.
Një fëmijë, kur ndodhet ende në barkun e nënës, është më së shumti i përbërë nga kërci. Kërci zhvillohet dhe shndërrohet me kalimin e kohës në kocka të forta, siç shikohet edhe në diagramin e mësipërm. | ||
1-kërci | 7-formimi i palcës së kockës | 13-kockë në zhvillim |
Ashtu si të gjitha kockat e trupit, edhe kockat e gishtërin-jve, zhvillohen me rritjen në moshë. Sidoqoftë, ajo që ia vlen të theksohet këtu është se, secili nga gishtërinjtë rritet në mënyrë proporcionale në lidhje me tjetrin. |
Cili është burimi i vetëdijes së qelizave, të cilat u japin formë të përkryer kockave, duke ditur se cilën formë ato duhet të marrin dhe cilin ind ato duhet të ndërtojnë?
Zoti ynë është Ai i Cili ia inspiron këtë plan delikat atyre. Dituria supreme e Allahut tregohet në ajetin e mëposhtëm:
E Tij është çka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo është më e lehtë për Të. Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Gjithëdituri.(Suretu Er-Rrum: 26-27)